Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Abaz S. Hoxha
    Anėtarėsuar
    01-01-2009
    Vendndodhja
    BRD ( Germany ).
    Postime
    16
    Bashkepjesemares te Forumit Shqiptare, duhet qe t#iu ngushellon vetem ajo thenia " ndigjoja krismen mbrapa asaj pune " dmth dekoratave ... .
    Keshtu eshte kur kadiu ta ka b... dhe Qoftelargu J... e bekon Topin & CO.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qe ne titull GSH e bollinos merr anen e kanibaleve.. te 97 tes..

    muuu ben..


    -----

    Sokol Bizhga: Nuk i pashė kur vranė policėt
    » Dėrguar mė: 29/01/2009 - 12:59



    Klodiana Lala

    Sokol Bizgha, ish-shefi i policisė kriminale nė Vlorė nė vitin 1997, rrėfeu dje nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda pėr masakrėn e Qafė Gjashtės, ku viktimė mbeti punonjėsi i policisė Gjergji Mehmeti. Pėr afro tre orė, Bizhga, personi qė ka mbajtur poste tė rėndėsishme nė Policinė e Shtetit, tregoi gjithēka kishte ndodhur me 4 mars tė vitit 1997, kur ishte nisur drejt Sarandės pėr tė rivendosur rendin e qetėsinė. "Agim Shehu mė kėrkoi tė shkoja pėr tė rivėnė rendin dhe rimėkėmbur komisariatin e Sarandės. Nuk mė urdhėroi. Policėt mė ndoqėn dhe e dinin ku do shkonin", - tha Bizhga. Dėshmia e tij zgjati afro dy orė e gjysmė dhe pėr vdekjen e Gjergji Mehmetit theksoi se ishte vėnė nė dijeni nėpėrmjet televizioneve greke. Mė poshtė do botohet e plotė….
    Prokurori: Dėshmitar, mund tė na thoni nėse keni pasur ndonjė funksion nė polici gjatė vitit 1997? Nėse po, ēfarė funksioni?
    Bizhga: Nga viti 1996 deri me 2 prill 1997 kam qenė shef i policisė kriminale nė Drejtorinė e Policisė nė Vlorė.
    Gjatė kėsaj periudhe e jeni urdhėruar nė ndonjė detyrė tjetėr?
    Ndėrhyn avokati: Tė mos lejohet kjo pyetje, ėshtė sugjestionuese. A jeni urdhėruar? Nuk lejohet prokurori tė bėjė njė pyetje tė tillė.
    Dėshmitari: Unė kėtė detyrė e kam ushtruar deri nė 2 prill tė vitit 1997 dhe episodi pėr tė cilin janė sjellė dėshmitarė, dua t'iu them me datėn 4 mars 1997 kam qenė nė komisariatin e policisė Vlorė, sepse pėr kushtet e vėshtira tė cilat u krijuan ne rrinim nė komisariat, flinin dhe punonim nė komisariat. Me datėn 4 mars nė mėngjes kam komunikuar me titullarin mė tė lartė tė policisė, Agim Shehun qė ishte zv/ministėr me gradėn gjeneral dhe i kam thėnė qė unė nė Vlorė nuk rri se e kam tė pamundur, pėr shkak se rrezikohesha realisht dhe dua tė largohem. Ai nė mėnyrė jourdhėrore, por tepėr miqėsore mė ka thėnė; 'Sokol, edhe komisariati i policisė Sarandė ka rėnė, efektivat janė larguar dhe nėse ėshtė mundėsia pėr tė shkuar pėr ta ringritur komisariatin, bėje njė gjė tė tillė'. Atėherė, unė u kam thėnė disa punonjėsve tė policisė, me ftesė, jo duke i detyruar, sepse mendoni kushtet nė tė cilat ishte policia nė atė kohė, duke u thėnė dhe qėllimin pėr tė cilin do shkonin nė Sarandė, dhe nėse nuk do tė mundnim dot nė Sarandė tė organizojmė komisariatin, do tė shkoja pranė familjes time nė Gjirokastėr. Arsyeja pėrse nuk kalova nga Fieri pėr nė Gjirokastėr, ishte sepse rruga ishte e zėnė... me mua u bashkuan pėr tė ardhur komandanti i grupeve tė gatshme, Gjergji Mehmeti, inspektori i policisė sė rendit, Eduart Alija dhe polici Myzafer Blushi, i cili kishte dhe makinė, pasi nuk kishim automjet me ēfarė tė lėviznim, njė 'Benz' 240 ngjyrė jeshile e ēelėt. Rreth orės 07.30 duhet tė jemi nisur nga Vlora tė katėrt, kemi mbėrritur nė Llogara, aty kemi ngrėnė mėngjesin dhe kemi marrė pak ushqimin me vete. Nė Llogara kemi takuar edhe vėllain e Myzafer Blushit bashkė me njė burrė tė moshuar, qė unė qė tė dy i shikoja pėr herė tė parė.
    Gjyqtari: E mban mend si quhej?
    Dėshmitari: Vėllain e Myzaferit nuk e mbaj mėnd, qė tė dy nuk i mbaj mend si quheshin, vetėm di qė ishte mė i thyer nė moshė se sa Myzaferi dhe kishin edhe ata njė 'Benz' tė bardhė 240 me targa tė Vlorės. Dhe, ishte bashkė me njė burrė tė moshuar me flokėt pak tė rėna.
    Gjyqtari: Dhe ēfarė ndodhi?
    Dėshmitari: Myzaferi shkoi i takoi ata dhe tha qė: dhe kėta do tė vijnė pėr nė Gjirokastėr, domethėnė vėllai im bashkė me kėtė burrin e moshuar, sepse kemi pėr tė marre mbesėn tonė nė Universitetin e Gjirokastrės. Ne u nisėm dhe rreth orės 11:00 kemi mbėrritur nė Sarandė. Kemi shkuar drejt dhe te godina e komisariatit, qė ishte nė qendėr tė qytetit. Kur shkuam aty, pamė qė nga dritaret dhe dyert e komisariatit kishte tym, pra komisariati ishte djegur. Zjarri nuk kishte mbaruar dhe vazhdonte tė dilte tym. Zbritėm nga makina, bėmė pak rrugė nė kėmbė dhe pamė qė nuk na foli njeri. Diku tek sheshi pėrpara Bashkisė pamė disa njerėz tė grumbulluar, ndoshta 6-7 veta, por jo mė shumė se 10 veta dhe ishte njė burrė i shėndoshė me flokė tė rėna qė mbante njė listė nė dorė nuk e di se ēfarė problemi kishin. Na panė dhe ne i pamė, por asnjėra nga palėt nga reagoi. Personat ishin civilė. Lėvizėm pak nėpėr qytet, bėmė njė xhiro dhe meqė po vinte ora e drekės, mbase duhet tė ishte ora 12.00, nuk mbaj mend, na tha; 'hajde tė vemi nė Butrint se kėtu nuk ka mbetur gjė. Hamė drekė dhe ikim'. Shkuam nė Butrint. Aty kemi qėndruar rreth njė orė. Dhe, u nisėm pėrsėri nėpėr Sarandė. Pėrshkruam rrugėn Sarandė deri afėr portit dhe kur u kthyem u ndaluam te kėndi i lojėrave dhe pyetėm a ka gjėkundi telefon.
    Gjatė kėsaj kohe, kishit uniformė?
    Jo. Unė nuk kam qenė asnjėherė me uniformė, pasi mbaja detyrėn e shefit tė policisė kriminale. Asnjėri nga punonjėsit nuk ka pasur uniformė. Siē ju thashė, pyetėm nėse kishte ndonjė njeri telefon dhe njė burrė rreth tė 40-ave tha 'unė kam telefon, por e kam me Greqinė, ėshtė i shtrenjtė', por ne na duhej patjetėr tė flisnin pėr tė informuar si ishte gjendja. Na e vuri nė dispozicion pėr tė komunikuar. Komunikova me zotin Agim Shehu, dhe i thashė qė gjendja nė Sarandė nuk ėshtė e mirė. Nuk kemi takuar asnjė polic dhe komisariati nuk mund tė riorganizohej. Pasi paguam telefonin, diku nė njė distancė nja 50 metra prej aty dėgjuam krisma armėsh. Megjithatė, ne u nisėm pėr tė dalė nga Saranda pėr tė shkuar nė Gjirokastėr. Kujtoj se kur u kthyem nga Butrinti, na doli para njė ushtar qė kishte braktisur ushtrinė dhe me erdhi keq, sepse ishte katandisur. Na tha 'mė merrni me vete, sepse gjithė reparti ėshtė larguar'. Na tha qė ishte nga Tepelena.
    Nė qytetin e Sarandės keni takuar njeri?
    Po, jam takuar me djalin e hallės.
    Ēfarė ndodhi mė pas?
    Kur po dilnim nga Saranda, pak sa kalon sheshin para bashkisė nė drejtim pėr tė dalė, shikojmė njė Benz ngjyrė vishnje, qė kishte nxjerrė automatikun nga dritarja. Ishin nja 50 metra pėrpara nesh. Por, ne nuk e ndalėm lėvizjen. Tek vendi qė quhet Rrapi, mbaj mend qė ajo makina mori krahun e djathtė. Sa u ngjitėm pėr tė marrė maloren pėr tė dalė nė Qafė Gjashtė, aty Myzaferi ja bėri me dorė vėllait tė vet dhe njė tė moshuari qė ishin me Benzin e bardhė. Ne vazhduam rrugėn drejt. 100 metra mė tej na pret rrugėn njė Benz me ngjyrė jeshile dhe nga dera e kėtij Benzi, nga krahu i djathtė dera e parė, ka dalė njė djalė me automatik nė dorė tė padrejtuar nga askush. Po e mbante nė dorė dhe erdhi tė krahu i parė i pasagjerit, ku isha ulur unė. Pėrpara kėtij momenti dua tė sqaroj se unė kam qenė nė vendin e parė tė pasagjerit, Myzafer Blushi shofer dhe pas sediljes time, ka qenė Eduart Alija, pas sediljes sė shoferit ishte Gjergji Mehmeti.
    Ēfarė bėri ky personi?
    Personi qė doli me automatik nė dorė nuk i kishte 30 vjeē. Flokėt i kishte pak tė gjata nga mbrapa dhe tė shkurtra anash. Me onde, jo tė drejta. Me trup mesatar. Dhe nė kohėn kur u afrua te dera e makinės, tha: 'ēfarė jeni ju'?
    Unė menjėherė me dorėn e majtė e kapa automatikun nga xhami i dritares. Me dorėn e djathtė kam hapur derėn dhe i kam thėnė: 'unė Jam Sokol Bizhga, shef i policisė kriminale tė Vlorės'. Ai u hutua dhe mė tha, qė edhe unė njoh dikė ne Vlorė, mė tha njė emėr qė s'mė kujtohet. Ndėrkohė, nga makina kishin zbritur dhe dy persona tė tjerė. Njė nga personat e mbaj mend, se para se tė zbriste ishte ulur nė sediljen e pasme tė makinės, dorėn e djathė tė vendosur nė sedilje dhe po shikonte nė drejtimin tonė.
    Gjatė kohės qė unė po komunikoja me personin qė i kisha kapur armėn, edhe dy personat e tjerė dolėn nga makina. Pasi kishin zbritur nga makina, e kishin lėnė derėn hapur. Edhe Gjergji Mehmeti kishte zbrit nga makina dhe nė kohėn qė po sqaroheshim, shoferi i 'Benzit' u fut nė makinė dhe shokėt e tij u larguan. Unė atė zonė nuk e njihja, sepse shumė pak mė kishte lidhur puna mė Sarandėn. Ndėrkohė qė personi nė makinė u largua, ne mbetėm me dy qytetarėt dhe i pyetėm mos ka ndonjė rrezik pėr tė kaluar. Tė dy na thanė: 'mos kini merak se nuk ka rrezik'. Ne pėr t'u siguruar i kemi marrė qė tė dy qytetarėt ne makinė. U thamė qė jemi punonjės policie. Na thanė vetė se do na e bėnin tė lehtė kalimin. U nisėm drejt Qafė Gjashtės dhe pa bėrė 60-70 metra rrugė kemi dėgjuar shumė krisma armėsh. Nė kėto kushte, shoferi e vendosi makinėn e tij pas njė kamionēine tė madhe, qė s'e di pse ishte parkuar aty. Nga krismat nuk ishte lėnduar njeri. Dhe menjėherė nga makina kemi dalė unė dhe Gjergji. Dhe unė ju kam folur. Djem, unė jam Sokol Bizhga, jam shef i policisė kriminale tė Vlorės. Jemi lebėr, jemi vėllezėr, mos qėlloni. U krijua njė pauzė. U thashė dy djemve qė kishim nė makinė se; 'shkoni u thoni se kush jemi', me qėllim qė tė na hapnin rrugė pėr tė kaluar. Dua tė them qė personi i armatosur qė erdhi nė drejtimin tim, kur unė iu prezantova jam Sokol Bizhga, me tha jam Bugeshi. U nisėm nė drejtim tė personave tė armatosur qė kishin zėnė pozicion.
    Sa larg ndodheshit ju me kėto persona?
    Jo shumė larg. Jo mė larg se 50 metra.
    Sa persona mendoni se kanė qenė?
    Nuk jam nė gjendje t'u them, por poshtė makinės tonė, afėr njė kabine tė vogėl karburanti, kam fiksuar dy persona nė anėn e djathtė. Dhe nga pjesa e sipėrme e rrugės kam parė dhe persona tė tjera tė vendosur nė pozicion. Personat zbritėn nga makina u larguan me ngadalė. Personat e tjerė kishin qėlluar me armė, por nuk ishte lėnduar njėri. Tek kasollja kam parė se personi qė mu prezantua si Bubeshi ka thirrur fort, Tupjani. Mė bėri pėrshtypje si fjalė, se nuk e kisha dėgjuar asnjėherė. U dėgjuan krisma me breshėri. Dėgjova qė Gjergj Mehmeti tha; 'ooo u plagosa', dhe ra nė gjunjė. E pyeta ku u plagose. Nė kėmbė, mė tha. Futui nė makinė i thashė.
    Ku ndodheshit?
    Pranė makinės. Prisnin tė negociohej me personat e armatosur qė tė niseshim. Gjergji i thashė futu nė makinė. Atėherė kam marrė automatikun dhe kam qėlluar mbi kokat e personave pa rrezikuar kokėn e askujt. U krijua njė periudhė pauze. Shoferit Myzafer Blushi i thashė merre makinėn dhe futu nė Sarandė. Por Myzaferi bashkė me Edin doli nga makina dhe u fshehėn pas benzit. Filluan krismat pėrsėri dhe unė qėllova sėrish me breshėri. Duke u thėnė policėve iu largohuni se keta e kanė me mua. Pasi kam mbaruar zjarrin pashė qė policėt nuk ishin mė pranė meje. Kisha gjashtė granata nė makinė, qė e kanė rrezen e veprimit 25 metra dhe i kam hedhur tė gjashta ne asfalt. U hodha nga njė mur dhe pėr tė shpėtuar policėt nuk kam ecur nėpėr luginė, por pėrkrah njė godine, qė ka qenė e FNSH. Pasi kam bėrė nja 50 metra rruga nuk dėgjoja asnjė krisėm, atėherė filluan breshėri automatiku nė drejtimin tim dhe me ėshtė fiksuar pėrpara godinave shihja plumbat. Jam larguar rreth 330 metra, jam futur nė njė kodėr tė pyllėzuar, dhe i bindur se aty do me gjenin kam dale nga kodra dhe jam hedhur nė njė kodėr tjetėr tė papyllėzuar. Jam pozicionuar ne njė shkurre dhe po shikoja veprimet e personave tė armatosur. Dikush u tha mos qėlloni me antitank se ėshtė larguar. E kanė lėvizur tankun pėr ta mitraluar vendin e pyllėzuar, tė bindur se aty isha unė. nė kėtė kohė, kam pa njė tym tė madh tė zi qė doli nga vendi ku ne kishim rėnė nė pritė. Nuk munda tė lėvizja derisa ra nata. Pastaj natėn kam zbritur, jam futur nė ujė dhe kam bė rrugėn nė kėmbė nėpėr male dhe nė orėn katėr pasdite kam mbėrritur nė shtėpi. Nė kėtė pikė mėsova nėpėrmjet televizionit grek qė ishte vrarė Gjergji dhe ishte djegur qė Myzaferi kishte shpėtuar qė Edin e kishin kapur. Nėse Edi do kishte ndjekur rrugėn e Myzaferit nuk do tė ishte kapur. Njoftova komisariatin e policisė Gjirokastėr. I informova pėr ēfarė kishte ndodhur. Mbėrrita dhe nė Tiranė dhe informova drejtorin e policisė kriminale pėr ngjarjen. Kam bėrė njė informacion pėr ministrin dhe presidentin e asaj kohe. Dėshminė time se jepja dot nė Sarandė pasi prokuroria nuk funksiononte.
    Kur ndryshoi formacioni politik i kam bėrė informacion shefit tė kabinetit tė zotit Neritan Ceka, Bekim shehu, dhe u kėshillova prej tij tė bėj njė deklaratė tė noteruar dhe ta dėrgoja pranė prokurorisė Sarandė. Tė njėjtėn gjė kam bėrė dhe pranė grupit parlamentar qė u krijua pėr ngjarjet e vitit 1997 ku e kam shpjeguar kėtė ngjarje me detaje.
    Keni qenė tė armatosur?
    Po kemi pasur pistoleta, automatikė dhe gjashtė granata. Ndėrsa Myzaferi nuk ka pasur armė.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 13:51
  2. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  3. Moisiu dekoron Poēin
    Nga dodoni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 20:42
  4. Moisiu dekoron Nanon pse?Per ....
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-09-2002, 15:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •