VMRO-DPMNE pėrgėnjeshtron deklaratat e liderit tė BDI-sė Ali Ahmeti se ekziston njė marrėveshje mes tyre qė nė vitin 2014 presidenti tė jetė shqiptar.
Sipas burimeve tė partisė sė Gruevskit nuk ėshtė e mundur qė prej tani tė bėhen marrėveshje tė tilla pėr tė ardhmen e largėt. Nė njė bisedė telefonike Ahmeti i ka thėnė VMRO-DPMNE se deklarata e tij ėshtė nxjerrė nga konteksti.
"Dhe ideja kryesore ėshtė qė, qė tani ne si shqiptarė tė Maqedonisė tė hedhim idenė dhe tė bėjmė hapin e parė qė nė zgjedhjet e ardhshme tė arrihet njė marrėveshje, njė konsensus mes partive mė tė mėdha politike shqiptare dhe maqedonase dhe tė garohet pėr njė kandidat tė pėrbashkėt shqiptar", ka deklaruar lideri i BDI-sė Ali Ahmeti pėr Alsat nė Tiranė.
Por pavarėsisht kėsaj, nėnkryetarja e BDI Teuta Arifi ka deklaruar se partia qėndron pas deklaratės sė dhėnė nga lideri i tyre.
"Gjithsesi ne si parti politike do tė mbetemi nė deklaratėn e cila ėshtė dhėnė nga lideri ynė e cila shkon pikėrisht nė favor tė asaj qė thatė mė parė tė mėsimeve nga politika amerikane sipas tė cilės absolutisht ėshtė mirė qė tė pritet qė nė njė tė ardhmen tė afėrt presidenti I vendit tė jetė shqiptar", deklaron nėnkryetare e BDI-sė, Teuta Arifi.
Partitė opozitare shqiptare e cilėsojnė deklaratėn e Ahmetit si njė bllof dhe tė shpejtuar.
"Maqedonasit nuk kanė gatishmėri qė tė votojnė shqiptar pėr kryetar e shtetit andaj mendoj qė ėshtė edhe njė bllof i radhės I BDI qė mossukseset e saj nė shumė sfera sidomos nė sferėn e marrėdhėnieve ndėretnike apo avancimit tė tė drejtave tė shqiptareve tė mbulojė me deklarata boshe me deklarata tė kota", thotė deputeti i PDSH, Besim Dogani.
Pėr deputetin e DR Sulejman Rushiti deklarata e Ahmeti ėshtė e pėrshpejtuar dhe e pa menduar mirė. "Marrėveshje tė tilla nuk mund tė bėhen ėshtė e pamundur qė tė ketė njė marrėveshje tė tillė pėr shkak se subjektet tė cilat do tė nėnshkruhen pas 4 viteve ndoshta nuk do tė kenė edhe pozicionin e njėjtė qė e kanė tani", shtoi Rushiti.
Burime nga BDI-ja pėr Alsat kanė konfirmuar se bisedimet me VMRO-DPMNE po zhvillohen rreth dy temave, pėr zgjedhjet presidenciale dhe atyre lokale. Sa i pėrket zgjedhjeve presidenciale BDI ka theksuar se do tė pėrkrahė kandidatin e VMRO-DPMNE nėse ai i plotėson disa kritere pėr tė qenė i kapshėm edhe pėr shqiptarėt. Ndėrkaq sa i pėrket zgjedhjeve lokale bisedohet qė nė komunat ku VMRO-DPMNE nuk mund tė ketė kandidat tė saj tė mbėshtesė kandidatin e BDI dhe anasjelltas.
Alsat
Me gėnjeshtra nuk mbahet gjithmon pushteti o Ahmetovski!
Krijoni Kontakt