Kodi:
Por pervec tyre ne faqet e kronikes se zese eshte regjistruar si me e renda
ajo e vrasjes me plumb dhe me pas djegien e kufomes te taksistit, Ramazan Hyka,
por duket se zbardhja e ketij egzekutimi ka ende jo pak pista qe pritet te
sqarohen nga sektori i vrasjeve ne drejtorine e Tiranes, mes te cilave nuk
perjashtohet edhe ajo e hakmarrjes.
Vrasja e taksistit. Misteri i telefonatės me tė shoqen
(Dėrguar mė: 10/01/09) Zbardhja e tabulateve telefonike do te zbuloje misterin e pakos qė taksisti do dėrgonte nė Farkė para se tė zhdukej dhe tė gjendej i ekzekutuar me 6 plumba dhe mė pas i djegur me gjithė makinė brenda bagazhit tė mjetit. Policia e Tiranės ka nisur hetimet pėr tė zbuluar klientėt e taksistit, dhe llojet e "porosive" qė ai transportonte.
TIRANE- Taksisti Ramazan Hyka, i ekzekutuar me 6 plumba nė kokė dhe mė pas i djegur me gjithė makinė brenda bagazhit tė mjetit, nė orėn 20:00 tė sė mėrkurės ishte nisur pėr tė dėrguar njė pako nė Farkė. Kėshtu kanė dėshmuar familjarėt e viktimės pėr “Gazeta Shqiptare”, tė cilėt i referoheshin bisedės sė fundit qė ai kishte bėrė nė telefon me tė shoqen.
Misteri i pakos ka shtuar dyshimet e policisė sė kryeqytetit, tė cilėt kanė kėrkuar zbardhjen e tabulateve telefonike tė viktimės, pėr tė mėsuar kontaktet e fundit tė kryera prej tij. Ramazan Hyka u gjet brenda bagazhit tė automjetit tė tij 'Benz' 190, i cili ishte djegur plotėsisht, rreth orės 16:30 tė pasdites sė tė enjtes nga banorėt e Farkės, pranė bregut tė liqenit. Autorėt e kishin ekzekutuar mė parė dhe duke dashur ta hidhnin me makinė nė liqen, u kishte ngecur mjeti nė baltė nė rrugėn dytėsore. Duke mos mundur ta lėviznin, aty e kishin djegur.
"Njeri punėtor, ditėn punonte nė ndėrtim dhe nė darkė dilte me makinėn si taksi", - e kanė pėrshkruar Ramazan Hykėn, tė afėrmit e shumtė qė ndodheshin nė shtėpinė dykatėshe nė rrugėn "Mihal Grameno", ku dje mbahej morti. Sipas taksistėve tė tjerė, Hyka punonte mė tepėr me "porosi" qė i merrte nė telefon dhe klientėt ishin shpesh tė njohur tė tij. Policia mėsohet se ka nisur hetimet pėr tė zbuluar klientėt e taksistit, dhe llojet e "porosive" qė ai transportonte.
(s.g/GSH/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt