Histori per Vitin e Ri
(viti 2002 - pjesa e pare )
Personazhet:
Gjysh Zihniu --veteran i dekoruar disa here.Sheh vazhdimisht endrra me lufte.
Ndreko --baba e druvar i ndershem, mjeshter ne perdorimin e sopates dhe gotes.
Beharja --shtepiake dhe nene e mire.Di se c'behet jo vetem ne fshatin e saj por edhe ne ate fqinj.
Kosta --adoleshent,deshiron te behet snajperist.
Lulja --vajza e vogel,luan akoma me kukulla.
---------------
***Kjo ngjarje ka ndodhur ne nje fshat kodrinor te Shqiperise jugore. Ishte pragu i nderrimit te moteve dhe nje familje e varfer po festonte me ato qe kishin. Pese minuta para ores 12...vijne dritat. Ndreko i bie me grusht tavolines nga gezimi. Pjesa tjeter e familjes zgjohet si e trembur dhe fillojne te ngrene dolli per driten e re te Vitit te Ri.
Ndreko - (pasi kthen me fund shishen e mbetur te veres) Koste mor dembel ,cohu e shko na merr kallashin e t'ja bejme bam nje here se kemi nja 6 muaj pa qelluar!
Beharja - Po ti harrove pardje kur i vrave Lazimit macen e vetme?
Ndreko -E moj dhe ti se mu duk si lepur fushe, apo nuk ishte dhe e majmur.
*Kosta ashtu si pergjumesh zbret ne bodrumin e shtepise dhe gati sa nuk rrezohet mbi 2-3 granata qe ndodheshin afer deres. Merr armen e pare qe i ze dora dhe del ne oborr ku po e priste i jati me te motren.
Ndreko -(pasi sheh se i biri po i sillte kundra-tanksin) Po jo ate mor derman! Pse diten e pavaresise kemi sot? Apo do qe te djegim fshatin?
Kosta -Po ne mullaret do qellojme, megjithse edhe automatiku nuk eshte keq (dhe vrapon perseri per ne bodrum).
*Lulja ndez dy fishekzjarre. I treti i plas ne dore se ish i skaduar dhe e nxin pak ne fytyre.
Ndreko -E mja edhe ti me keto shkrepse se e bere plazhin dhe per sivjet, po shiko babane tend si qellohet.
*Nderkohe mberrin Kosta dhe Ndreko ia rremben kallashin nga duart duke i thene :
Sille more ketu se na zuri Viti i Ri. Pa e ngritur koken fare harxhon nje karikator te tere. Nje dege fiku keputet dhe i bie ne koke, por njekohesisht dicka e madhe perplaset me zhurme ne shkurret buze rruges.Ndreko shikon nga e bija.
Lulja - (duke treguar duart e frikesuar) Jo un' nuk bera gje, nuk ndeza gje!
Kosta - Me duket se rrezove nje UFO o bab'.
* Beharja dhe gjysh Zihniu dalin me vrap ne oborr.
Zihniu -C'qe ajo krisme mo bir? Nuk mu duk zhurme e mire. Apo mos rrezove ndonje aeroplan?
Ndreko -Do zoti ka qene nga ata qe transportojne ndihma.
Beharja - Po c'na bere mo Ndreko se tani do na quajne dhe familje terroristesh,apo kemi nge ne te merremi me marinsat e Amerikes? Pu pu pu, hapu burg thuaj !
Kosta -O po do behemi me nam e do na marre Euronjuzi. Mire qe u qetha e u rrojta dje se do kujtonin se jam taleban.
Gjysh Zihniu - Shyqyr qe nuk e prishem ate bunkjer ne fund te ares se do na hyje ne pune me duket.
Ndreko - Si thua o baba, a shkon e shikon se c'ra atje ne ferra?
Zihniu - Pse o mua do ma fusni ju qe jam plak?
Kosta -Po ti ke qene dhe partizan o gjyshi.
Zihniu - Kam qene o kam qene po me shoke ama , jo tek pulle.
*Pasi e diskutuan kete pune per nja cerek ore, me ne fund vendosen te shkojne te tere ne vendin e ngjarjes. Lulja u printe me nje elektrik dore.
Kur arriten tek shkurret nuk u besuan syve. Nje burre me nje mjekerr te gjate, i veshur me rroba te kuqe ishte shtrire permbys mbi nje dyshek te vjeter. Pak me tutje dergjej nje dre i madh i ngaterruar me litaret e nje slite te bukur. Dukej se nga njera kembe po i rridhte pak gjak.
Lulja - Uaaaaa?!? Po ky qenka Plaku i Vitit te Ri! Ja shikoni drerin fluturues dhe thesin e madh me pako qe ka!
*Plaku i V. te Ri vjen ne vehte dhe sheh me habi njerezit rreth tij.
Gjysh Zihniu - Eo e paske vjedhur ndonje magazine me duket, apo po te ndjek policia?
Plaku V.Ri - Po jo bre. Un shperndaj dhurata nga Kryqi i Kuq Skandinav. Me paten thene se kendej nga ju festohet pak rendshem Viti i Ri prandaj dhe vesha kete jelekun anti-plumb por harrova ti ve nje edhe drerit tim. I gjori mu plagos ne kembe e ra ne toke si lope.
Beharja - Po ti je vrare gje ?
Plaku V. Ri - Jo, jo. Rrofshin keto plehrat qe paskeni hedhur ne ferra se me shpetuan jeten.
Ndreko -Ejani te fusim drerin ne stalle e ta mjekojme.(Te tere dhane nga nje dore dhe mezi e ngriten )
Lulja -Kushedi sa kohe do duhet qe ti sherohet plaga.
Gjysh Zihniu -(duke ju drejtuar plakut te V. Ri) Po lere ketu fundja, po ta nderrojme me cjapin tone te madh se dhe ai coc fluturon neper shkembenj kur kollot.
Plaku V.Ri - Po pra se jam Skenderbeu une.
Beharja -He dhe ju mos u zini si pensionistat , po ejani te shkojme brenda e te vazhdojme te ngrenit.
Zihniu -Po se ju nuset per te ngrene e kini mendjen dhe vec kur e rreshtoni nje skuader futbolli me gjithe rezerva.
Ndreko - Rri o baba se te ka zene rakia e qymyrit se edhe ti i ke 8 femije, po me ler ti ndihmoj ketij plaku ta marre brenda edhe kete thes.
*Thesi i dhuratave qe grisur ne njere ane dhe disa gjera kishin rene ne toke: pervec rrobave dukej dhe nje gjenerator i vogel, ca shishe me uje te gezuar, nje kukull qe fryhej me pompe, embelsira si dhe ca libra fetare.
Gysh Zihniu -Po keto bibla e kurane c'i deshe?
Plaku i V.RI -Me thane se disa nga ju kane dale nga rruga e perendise. Nuk e di pse nuk duan te shkojne ne parajse?
Ndreko - Me siguri nuk njohin kend atje, se tere te afermit do i kene ne ferr si duket.
*Me pas futen ne guzhine dhe ia shtrojne perseri me te ngrena e me te pira.
Plaku V. Ri - Ndreko ,femijte i paske te edukuar mire
Ndreko - Po po engjej jane, sidomos kur flene.
Plaku V.Ri - Koste, Lule, ejani ketu tu jap nga nje dhurate.(Hap thesin dhe i jep Kostes nje loje elektronike. Lules i thote te zgjedhe nje pako .Lulja i tregon me gisht kutine me te madhe dhe Plaku ia kthen: Asaj ti hash ***** ti po shih keto kutiat e vogla ,- dhe i jep nje kuti te vogel me cemcakeza).
Zihniu - Po ne o babagjysh na harrove fare?
Ndreko - Baba na turperove , ti s'ke nevoje ti kerkosh gje se ai te jep vete.
Zihniu - E o dhe ju rinia si s'e mbani shakane fare.
Plaku V. Ri - He se edhe ju s'do ju le pa gje.Pastaj ju me shpetuat dhe jeten pasi me plagoset.
Zihniu - Po ne po te lehtesojme dhe peshen o derbardhe. Po ti shkarkohu si ne shtepine tende.
Plaku V. Ri -(pasi u jep te terve nga nje pako) Faleminderit per mikpritjen dhe ne te tilla raste ua shperblefsha! Tani do te doja te pushoja pakez se kam rruge te gjate neser.
*E cojne te fleje ne dhomen e miqve dhe pastaj e tere shtepia bie ne gjume.
Ne mengjes vone, Ndreko bertet : Heeeej, na paska ikur plaku!
Beharja -Po si keshtu pa na pershendetur fare? Po a kerkove mire?
Ndreko - Po moj po se edhe dreri me sliten jane zhdukur. Po na paska vjedhur dhe oren e murit malukati!
Gjysh Zihniu -C'thua more, po ai na paska fikur deren?
Ndreko - Ore e blere tek tezgat ishte o baba!
Zihniu - Po pra po aty kisha fshehur kursimet e shtepise more! Po mire te na behet se keshtu eshte kur fut ne shtepi njerez te panjohur. Po hajt se ja tregojme ne vitin tjeter atij!
Krijoni Kontakt