Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151

    Nuk ka moment në Tokë pa ezan..!

    Nuk ka moment në Tokë pa ezan



    Prim.dr.med. sc. Ali F. Iljazi

    Shikoni hartën e botës. Në pjesën lindore do të vëreni Indonezinë. Vendet më të mëdha në Indonezi janë: Java, Sumatra, Borneo dhe Saibili. Posa fillon agimi në pjesën e lindjes së Saibilit, në 5:30 sipas kohës lokale, dëgjohet ezani i sabahut. Me mijëra myezinë e thirrin ezanin. Duke kaluar minutat, thirrja e sabahut përhapet kah perëndimi. Gjysmë ore pasi që thërret ezani në Saibil, fillon në Xhakartë e pastaj në Sumatra. Dhe para se të përfundojë ezani i sabahut në Indonezi, ai fillon në Malajzi e pastaj në Birmani.

    Një orë pas ezanit në Xhakartë, ezani i sabahut dëgjohet në Dakë, kryeqytetin e Bangladeshit. Përderisa ezanët të përfundojnë në Bangladesh, fillojnë në Indi. Nga Kalkuta deri te Bombai, nëpër tërë Indinë dëgjohen thirrjet e sabahut. Dhe përderisa ezanët ushtojnë nëpër Indi, myezinët pakistanezë fillojnë të thirrin njerëzit në sabah. Brenda 40 minutave ezani i sabahut udhëton nëpër Pakistan dhe nuk vie deri te fundi, dhe tani fillon në Afganistan dhe Muskat.

    Dallimi kohor në mes Muskatit dhe Bagdadit është një orë. Për këtë kohë ezani përcjellët drejtë Hixhazit, ku janë Meka dhe Medina, Jemeni, Emiratet, Kuvajti dhe Iraku.

    Dallimi kohor në mes Bagdadit dhe Aleksandrisë në Egjipt është përsëri një orë. Gjatë kësaj ore ezani dëgjohet në Siri, Egjipt, Somali dhe Sudan. Në tërë Turqinë ezani kryhet për një orë e gjysmë.

    Dallimi kohor në mes Aleksandrisë dhe Tripolit është një orë, dhe thirrja e ezanit vazhdon nëpër tërë Afrikën Veriore.

    Ezani i sabahut që fillon në Indonezi arrin te brigjet e Atlantikut pas nëntë orë e gjysmë. Dhe para se të arrijë brigjet e Atlantikut, në lindje të Indonezisë fillon ezani i drekës. Dhe përderisa ezani i drekës fillon në Bangladesh, në Saibil myezinët përgatiten për ezanin e ikindisë, e pastaj akshamit dhe jacisë. Përderisa myezinët nëpër tërë Indonezinë thirrin ezanin e sabahut, myezinët në Afrikë e thirrin ezanin e jacisë.

    Ky fenomen na sjellë në një konkluzion mahnitës: Nuk kalon asnjë moment në rruzullin tokësor, e që qindra mijë myezinë nëpër tërë botën nuk thirrin ezanin.

    Dhe mu tani, derisa lexoni këta rreshta të jeni të sigurt që mijëra njerëz mu në këtë moment thirrin dhe dëgjojnë ezanët.

    20.01.2009.

    http://www.islamgja kova.net/
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Postime
    127
    Eshte e vertete ezani ka qene nje nga shkaqet qe mua me ka lidh me Allahun pa e kuptuar.SIdomos kur ezani u kendonte tek dine hoxha nga Altin Vorpsi dhe me vone nga nje djale nga Maqedonia Festimi.

    selam alejkum
    ruela

  3. #3
    Everlasting Princess Maska e princcesha
    Anëtarësuar
    16-09-2007
    Vendndodhja
    Ne enderr...!!!
    Postime
    237
    Allahu ju shperbleft ......
    "Deshiro per te tjeret, ate qe deshiron per veten" ---- Muhamedi a.s----

  4. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Shume Interesante kjo!! e sqaruar ne menyren me te mire .
    Prim.dr.med. sc. Ali F. Iljazi
    Sipas Mendimit tim Ali Iljazi eshte Harun Yahja i Shqiptareve ,ka njohuri te gjera dhe i shpjegon faktet shkencore dhe nje sy te jashtezakonshem,dhe puna dhe veprat e tij flasin me se shumti.

    Allahu e nderoft
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Tema të Ngjashme

  1. Hadithe
    Nga tulipanonero në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 29-09-2009, 14:42
  2. cdo sekonde ... cdo moment
    Nga Gimi3 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-01-2007, 01:43
  3. Këngë për dashurinë
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  4. Fotoalbumi I Grupeve Rap Shqiptare
    Nga The Dardha në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 11-04-2003, 06:31
  5. Thjesht nje Moment
    Nga tironce85al në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •