Ballkani deri ne shekullin 20 ishte i banuar nga nje numer i konsiderushem i muslimaneve , skishte qytet ku skishte musliman , ne qytetet e medha kishte edhe xhami te shumta , medrese...

Evlija Çelebiu, i cili në “Sejahatnamen” e tij para 300 vjetësh na shkruan se në Valevë ka pasur 10 xhami e një hamam.

Në Smederevë (ne afersi te Beogradit, sot me 100.000 banor) ka pasur 24 xhamia, dy medrese, një teqe dhe një hamam (krahas kësaj në çdo shtëpi ka pasur nga një hamam).

Në Mitrovicën e Sremit ( ne Vojvodin-Serbi , ne kufi me Kroacin) ka pasur 12 xhamia, 6 mesxhide e pesë medrese.

Në Çaçak ( Shumadi-Serbi) ka pasur 7 xhami, tri medrese, tri mesxhide, 10 teqe, dy hamame dhe një karvansaray, në të cilën kalonin natën pa pagesë.

Ai gjithashtu shënon se në Beograd ka pasur 270 xhami, 12 mesxhide, 7 hane, 3 tyrbe, 160 saraje, 6 karvansaraje, 7 dhoma për të pamartuarit dhe një han imareti (dhe sikur të kalonte një muaj ditë përsëri nuk paguante asgjë por vetëm se lutej për shpirtin e bëmirësit).

Sipas të dhënave të njëjta në kohën e Evlija Çelebiut në Krushevc ka pasur 9 xhamia, në Zemun një xhami dhe 6 mesxhide, në Pozhegën e Uzhicës 10 xhamia, në Cërnik (sot është vetëm një fshat afër Nova Gradinskës) 21 xhami, një teqe dhe një hamam. Në Vukovar 5 faltore (mesxhide) një xhami tërheqëse, në Osijek 66 xhami, 14 xhami lagjesh, 4 teqe, një hamam të bukur dhe një karvansaraj. Në Hrceg Novi 46 xhami, 44 mesxhide dhe dy medrese.


Por fatkeqsisht sot 99% e ketyre xhamive nuk ekzistojne , sepse u rrenuan duke kaluar regjime te ndryshme.

Bashk me rrenimin e xhamive , largoheshin edhe muslimanet :

Ne Selanik - Greqi ne vitin 1478 jetonin : 4320 musliman dhe 6094 ortodoks. Ne vitin 1500 ne Selanik jetonin : 7986 ortodoks dhe 8575 musliman.

Ne vilajetin e Janines ne fillim te shekullit XX jetonin 40% musliman , shumica prej tyre shqiptare ( 200.000).

Vilajeti i Manastirit poashtu kishte nje perqindje te madhe te muslimaneve , qyteti i Manastirit ishte qendra e madhe e muslimaneve : shqiptar , turq ... sot muslimanet ne kete pjes kan ngel pakic.

Vilajeti i Kosoves ne fund te shekullit XIX , kishte 850.000 banor , ndersa me ardhjen e serbeve ky numer pergjysmohet , ne dem te muslimaneve.

Shpernguljet skishin te ndalur , me heret u larguan muslimanet nga pjeset ku muslimanet ishin pakic , ndersa me pastaj filloj edhe ekzodi ne pjeset ku muslimanet ishin shumice , keshtu gati nuk ngelen musliman ne pjesen ku sot eshte Greqia (Janin) , ne Manastir , ne pjeset verilindore te Kosoves , ku muslimanet ishin shumic deri ne Nish , sot fatkeqsisht ska musliman.

Gjitha kto shperngulje muslimaneve u kushtuan 5 milion musliman me pak ne Ballkan , prej Bosnje e deri ne Greqi.

E gjithe kjo zgjati deri ne vitin 1961 , kur shpernguljet tanime filluan te ndalen dhe muslimanet filluan te organizojn jeten fetare , por Ballkani ne kete koh ishte ne pergjithsi ne nje kontroll diktatorial komunist , ku feja ishte e ndaluar dhe muslimanet nuk prap ishin pran nje sprove te rend , ku detyroheshin te hjekin dor nga praktikimi i fese se tyre , por fatmirsisht shperngulje skishte sikur me par , dhe muslimanet me nje shtim natyror te lart , arriten te kompenzojn humbjet ne numer .
Psh. ne vitin 1945 Kosova kishte 400.000 shqiptar musliman , per 60 vite ku numer u 5-fishua , e njejta ndodhi edhe me muslimanet e Bosnjes qe po merrnin veten dhe numri i tyre filloj te rritet dhe ne Bosnje muslimanet prap u beren shumic sikur qe ishin me pare.

Ne Bullgari muslimanet edhe pse u shperngulen , sot jan gati 1 milion banor dhe perbejn 13% te popullsis se Bullgarise.

Muslimanet e Shqiperise poashtu u ngriten pas 50 viteve diktatur , filluan te organizojne jeten fetare , duke hap xhamite e mbyllura dhe duke ndertu te reja.

Muslimanet në numër :

1.Shqiperi : 2.3 milion
2.Kosove : 2 milion
3.Bosnje dhe Hercegovine : 1.9 milion
4.Bullgari : 1 milion (13%)
5.Maqedoni : 700.000
6.Greqi: 400.000
7.Serbi : 380.000
8.Mali i zi : 111.000 (18%)
9.Kroaci : 65.000


Selam Alejkum vellezer dhe motra , Zoti na udhezofte , shtoft e forcofte.
Vista