Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 62
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454

    Vendimi i fesë mbi mjekrrën

    Gurabatë gjithmonë kanë qenë caku i armiqve, qofshin ata prej kafirave apo prej bidatçive. Mirëpo, në kohët e fundit gurabatë jo vetëm që sulmohen në mënyra të ndryshme dhe me mjete të ndryshme, po atyre u bëhet edhe nje sulm tjetër që ka të bëje me shenjat e tyre te shenjta, e që Allahu e ka lënë atë si shenjë të njërës gjini njerëzore. Ata të cilët e bëjnë këtë sulm, e bëjnë në prapavijë, sepse sulmi i drejtpërdrejt në gurabatë është i gjykuar në dështim. Kështu që armiqtë mundohen që t'i shpërbëjnë gurabatë në mënyrë graduale dhe parciale, gjersa t'i arrijnë qëllimet e tyre. Mirëpo, si duket kanë harruar se Allahu i Lartësuar ka thënë në Librin e Tij: ”Vërtet Allahu i mbron besimtarët…”. Kjo shenjë e shenjtë e gurabave është mjekrra. Me këtë shenjë dallohen burrat prej grave, dhe me të Allahu e krijoi mashkullin, dhe sikur të mos kishte qenë e nevojshme për mashkullin, Allahu nuk do ta kishte krijuar me të, apo do ta kishte urdhëruar që ta heq e mos ta mbajë atë. Përkundrazi, e urdhëroi që ta mbajë atë dhe e ndaloi që ta heq, dhe këtë (heqjen) e konsideroi si ndryshim të krijesës së Tij. Kjo do të thotë se mjekrra është pjesë e krijimit të mashkullit. Për këtë shkak, dhe me kërkesë të disa vëllezërve të cilët dëshirojnë ta mbrojnë indentitetin e tyre - pikërisht të gurabave - vendosa që të përkthej diçka në lidhje me këtë çështje, e prej asaj që në syrin tim mu duk më e shkurtër, por që është më përfshirëse dhe më përmbledhëse është teksti i cili vijon, të cilin e kam marrë të tërin - me disa ndryshime - nga një broshurë e dijetarit më të madh të kësaj kohe në lëmin e hadithit pas Muhaddithit Nasiruddin Albanit - Ali Hasen El-Halebi, i cili momentalisht jeton dhe vepron ne Jordan, e që njëherit ka qenë prej nxënësve më të afërt të Shejh Albanit. Kur është pyetur Shejh Albani për të pak para vdekjes së tij, në lidhje me atë se kush është më i dituri në hadith pas tij, ai ka thënë Ali Haseni dhe Ebu Is-hak el-Huvejni (i cili jeton në Egjipt). Broshura prej të cilës kemi shkëputur këtë pjesë të përkthyer quhet: ”Vendimi i fesë mbi mjekrrën dhe duhanin”.






    1. Definicioni terminologjik dhe gjuhësor i mjekrrës

    Thotë Fejruz Abadi në “El-Kamus el-Muhit”: 'Mjekrra është: qimet e dy faqeve dhe të nofullës'.





    2. Hadithet e transmetuara për lëshimin e mjekrrës

    a) Transmetohet nga Ibn Omeri se Pejgamberi alejhis-selam ka thënë: 'Kundërshtoni mushrikët, shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat'. Tra. Buhari dhe Muslim.

    b) Transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi alejhis-selam ka thënë: 'Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat. (E me këtë) Kundërshtoni zjarrputistat”. Tra. Muslim, Bejheki, Ahmed dhe të tjerët.

    c) Transmetohet nga Ebu Umameh se Pejgamberi alejhis-selam ka thënë: 'Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat. (E me këtë ) Kundërshtoni Ehlul-Kitabët (Hebrenjtë dhe të Krishterët). Tra. Muslim dhe katër Sunenet.

    d) Transmetohet nga A'isha se Pejgamberi alejhis-selam ka thënë: 'Dhjetë gjëra janë prej natyrshmërisë: shkurtimi i mustaqeve, lëshuarja e mjekrrës…”. Tra. Muslim dhe të tjerët.





    3. Argumentet mbi ndalimin e rruarjes së mjekrrës

    a) Ndryshimi i krijesës së Allahut

    Kur flet Allahu i Lartësuar për shejtanin në Kur’an, thotë: ”Allahu e mallkoi atë, ndërsa ai tha,”Do të përfitoj një pjesë të caktuar nga robërit e Tu. Me siguri unë do t’i ngatërrojë dhe do t’u ngjalli dëshira të rreme, do t’i urdhëroj që t'ua presin veshët begative dhe gjithashtu do t’i urdhëroj që ta ndryshojnë atë që Allahu ka krijuar“. Dhe kushdo që zgjedh shejtanin për mbrojtës dhe mik në vend të Allahut, pa dyshim ai ka pësuar humbje të qartë”. (en-Nisa:118/119).

    Ky është një tekst i qartë që tregon se ndryshimi i krijesës së Allahut pa lejen e Tij, është nënshtrim ndaj shejtanit të mallkuar dhe mosrespektim i urdhërave të Allahut. Dhe padyshim se edhe vetë Pejgamberi alejhis-selam i ka mallkuar ata që e ndryshojnë krijesën e Allahut për hir të zbukurimit, ku edhe thotë: 'Allahu i ka mallkuar ato që bëjnë tatuazh, dhe ato që kërkojnë t'u bëhet tatuazhi, dhe ato të cilat i ndukin vetullat, dhe ato të cilat lënë zbrazëtirë në mes dy dhëmbëve të parë që të zbukurohen, të cilat (me këtë) e ndryshojnë krijesën e Allahut”. Tran. Buhari dhe Muslim. Prej këtij hadithi kuptojmë se çdo gjë që ndryshohet prej krijesës së Allahut për hir të zbukurimit, hyn nën këtë mallkim, e nuk ka dyshim se nëse rruajtja e mjekrrës bëhet për shkak të zbukurimit, atëherë edhe ata që e rruajnë mjekrrën hyjnë nën këtë mallkim. Shejh et-Tehanevi në tefsirin e tij “Bejanul-Kur’an” thotë se rruajtja e mjekrrës hyn nën këtë shprehje (të Pejgamberit në hadith). Kurse ed-Dehlevi në librin e tij ”Huxhxhetull-llahi el–Baligah” thotë: 'Shkurtimi i mjekrrës është prej traditës së zjarrputistëve, dhe kjo është prej ndryshimit të krijesës së Allahut”.





    2-Kundërshtim i urdhërit të Pejgamberit alejhis-selam:

    E ky urdhër, manifestohet në fjalën e Pejgamberit alejhis-selam në disa hadithe që i përmendëm më herët, siç është: 'lëshoni mjekrrat …” dhe të gjitha këto hadithe janë në mënyrën urdhërore, dhe kur folja vjen në mënyrën urdhërore, atëherë ajo tregon në obligueshmëri, përveç nëse ka ndonjë tekst apo argument që e largon foljen nga mënyra urdhërore. E në këtë rast, nuk kemi diçka të tillë, por përkundrazi kemi argumente apo tekste tjera të cilat e përforcojnë edhe më shumë urdhërin për lëshuarjen e mjekrrës. Prej këtyre teksteve janë:





    3-(Rruajtja e mjekrrës) Është në ngjasim me pabesimtarët

    Meqë u vërtetua edhe më herët në hadithet e Pejgamberit alejhis-selam, 'Kundërshtoni mushrikët', dhe 'Kundërshtoni zjarrputistët', dhe 'Kundërshtoni ehlul-kitabët'…dijetarët kanë thënë se ai i cili beson në Allahun dhe Pejgamberin e Tij duhet t'i kundërshtojë pabesimtarët, dhe të mos u gjasojë atyre, ngase edhe vetë i Dërguari i Allahut thotë në një hadith tjetër, 'Kush i gjason nje populli, ai është prej tyre'. Hadithi është i vërtetë, e transmeton Ebu Daud. Pra, rruajrja e mjekrrës është gjasim me të tjerët (pabesimtarët).



    4-Është në ngjasim me gratë

    Pa dyshim se kur mashkulli e rruan mjekrrën e tij – e që Allahu me të e ka dalluar nga femra - ai me këtë më së shumti i gjason femrës. Dhe mashkulli i cili i gjason femrës është i mallkuar në gjuhën e Pejgamberit alejhis-selam, siç transmetohet në Buhari, Tirmidhi dhe të tjerët nga Abdull-llah Ibn Abbasi.



    5-Kundërshtim i Fitres (natyrshmërisë)

    Esenca e Fitres (natyrshmërisë) është forma e parë e krijimit. Në esencë, kjo do të thotë se Allahu e ka dalluar mashkullin me mjekërr. Ibn Kethiri në “en-Nihaje” thotë: 'El-Fitre' do të thotë tradita (sunneti). Pra, kjo nënkupton se mjekrra është sunneti i të gjithë pejgamberëve, ndërsa ne jemi urdhëruar t'i pasojmë ata. Kurse es-Sujuti thotë se komentimi më i mirë që është thënë për sa i përket Fitres është ai se: Fitreh është një traditë e vjetër që e kanë zgjedhur të gjithë pajgamberët dhe është pjesë e të gjitha ligjeve (të Allahut); Dhe sikur ata kane qenë të inspiruar në këtë mu nga natyrshmëria.



    6-Kundërshtim i traditës së pejgamberëve dhe njerëzve të mirë

    Dijetari i madh Shejh Shenkiti, në tefsirin e tij “Advaul-bejan”, kur komenton ajetin e Kur’anit, ”Ai (Haruni) i tha, ”O biri i nënës sime! Mos më kap as për mjekrre as për flokë! Ngase vërtet unë kisha frikë se mos po thua: ’Ti ke bërë përçarje mes Bijve të Israilit dhe nuk e ke respektuar porosinë time”. (Ta-Ha:94), tha se prej këtij ajeti kuptojmë se lëshuarja e mjekrrës është prej traditës së pejgamberëve dhe se ky ajet aludon në atë se lëshuarja e mjekrrës është prej kërkesave të Sheriatit. Përveç kësaj, në shumë hadithe dhe athar është transmetuar se Pejgamberi alejhis-selam dhe shokët e tij i kanë pasur mjekrrat e lëshuara, dhe jo vetëm kaq, por edhe i kanë pasur të mëdha siç është transmetuar në shumë hadithe, ku përveç që thuhet se Pejgamberi alejhis-selam e ka pasur mjekrrën e madhe dhe të shpeshtë, po ashtu thuhet edhe për Aliun r.a. se ka pasur mjekërr aq të madhe sa që mjekrra e tij ia ka mbuluar gjoksin. E njëjta gjë thuhet edhe për Othmanin r.a., se ai ka pasur mjekërr shumë të gjatë dhe të madhe.



    4.Thëniet e dijetarëve në lidhje me rruarjen e mjekrrës

    Shumica (xhumhuri) e Ulemave janë deklaruar se rruatja e mjekrrës është haram, kurse disa prej tyre kanë thënë se është mekruh (e urryer), duke pasur parasysh se me mekruh te ta është menduar në haram, siç është cekë në shumë libra të usuli-fikhut.

    1.Ibn Hazmi në “Muhal-la” thotë: 'Dijetarët kanë ra ne ujdi se rruajtja e mjekrrës është deformim i cili nuk lejohet'.

    2.Ibn Tejmije në “El-Ihtijarat” thotë: 'Ndalohet rruajtja e mjekrrës'.

    3.Ibn Abidin – njëri prej dijetarëve të mëdhenj hanefit - thotë: 'Mashkujve u ndalohet shkurtimi i mjekrrës”. (Reddul-Muhtar 2/418).

    4.El-Adeviju – njëri prej dijetarëve të njohur Malikit - thotë: 'Është transmetuar nga Imam Malik se ai aq e ka urrejtur rruajtjen e mjekrrës, sa që ka thënë se kjo është prej veprave të mexhusive...”.

    5.Perveç këtyre dijetarëve të hershëm, edhe shume dijetarë të kësaj kohe e kanë ndaluar rruarjen e saj, siç janë Abdul-Xhelil Isa, Ali Mahfudh, Abdul-Aziz ibn Baz, Nasiruddin Albani, Sultan el-Measumi, Ebu Bekr el-Xhezairi, Ismail el-Ensari dhe kështu me radhë.

    Kjo do të mjaftojë – inshaAllah - për të kuptuar se lëshuarja e mjekrrës është prej obligimive fetare për çdo Musliman, dhe se rruajtja apo shkurtimi i saj është e ndaluar.

    Perktheu me disa ndryshime dhe shkurtime dhe me disa fjalë të shtuara, Zejd Haziri, Gjilan, 1423 H.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Postime
    127
    selam alejkum vella i dashur
    me vje mire qe ke hapur dicka per mjekren...une nuk jam nga ato qe gjykoj mjekren ,pantallonat e shkurtra apo veshjen e xhematit tablik.Por nuk eshte koha te merremi me gjera me te rendesishme se sa mjekra.Ne nje vend tjeter po vriten cdo dite dhe cfare ka bere komuniteti yne ?asgje do te ishte pergjigjja.Edhe njehere kushtojuni rendesi gjerave qe vlejne.

    Selam alejkum
    ruela

  3. #3
    Besimtar Musliman
    Anëtarësuar
    01-01-2009
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    60
    Citim Postuar më parë nga ruela Lexo Postimin
    selam alejkum vella i dashur
    me vje mire qe ke hapur dicka per mjekren...une nuk jam nga ato qe gjykoj mjekren ,pantallonat e shkurtra apo veshjen e xhematit tablik.Por nuk eshte koha te merremi me gjera me te rendesishme se sa mjekra.Ne nje vend tjeter po vriten cdo dite dhe cfare ka bere komuniteti yne ?asgje do te ishte pergjigjja.Edhe njehere kushtojuni rendesi gjerave qe vlejne.

    Selam alejkum
    ruela
    Pajtohem plotesish, ne duhet to mosperqahemi mes vete sepse kjo eshte ajo qe po na dobeson. Tani muslimanet jan ka merren me shm me veten e tyre sesa me armikun prandaj jemi shum te dobet.
    Mund të jemi më të zgjuar se dikush, por jo më të zgjuar se gjithkush.

  4. #4
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar më parë nga hulumtuesi09 Lexo Postimin
    Pajtohem plotesish, ne duhet to mosperqahemi mes vete sepse kjo eshte ajo qe po na dobeson. Tani muslimanet jan ka merren me shm me veten e tyre sesa me armikun prandaj jemi shum te dobet.
    Nuk po e kuptoj musilmanet qenkan te dobet?!?! Nga e gjete kete broçkull? Dhe sipas teje kush qenkan keta te fortit? Ti dime dhe ne qe te kemi kujdes te pakten? S'po arrijme te shikojme se kush eshte me ne dhe kundra nesh?

    Mos nenvleresoni veten, sepse keshtu tregoni se jeni te pazote!

    ps: Sa per mjekrren dhe ferexhene jam kundra sepse kjo eshte nje shenje e vjeter e shekujve te kaluar. Me vjen mire qe kryetari, i nderuari S. Muça nuk mban mjekerr kjo per t'ua bere te qarte te gjithe besimtareve qe mjekerra nuk ka te bej me fene por me personalitetin e njeriut. Kush do e mban, kush do se mban.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  5. #5
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    nuk di qka me then per ket tem po a esht haram nese e rregullon mjekrren jo me len weq ashtu te rritet
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Pershendetje shikone ketu ne ket link, eshte nje shpjegim per pjekren edhe per shum gjera te tjera nga dijetari shehj. Abulkader Arnauti, Allahu e meshiroft shpirtin e tij.

    http://www.truveo.com/Abdulkadr-Arnaut/id/2434097793
    Ndryshuar për herë të fundit nga altruisti_ek84 : 22-01-2009 më 06:46
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  7. #7
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga GeNi_25 Lexo Postimin

    . Me vjen mire qe kryetari, i nderuari S. Muça nuk mban mjekerr kjo per t'ua bere te qarte te gjithe besimtareve qe mjekerra nuk ka te bej me fene por me personalitetin e njeriut. Kush do e mban, kush do se mban.
    sipas teje i bie qe,meqense Kryetari i K.M.SHqiprise S Muca nuk paska mjeker,u dashka qe te gjithe myslimanet duhet te mbajne nje qendrim te tille duke mos mbajtur mjekren!!
    pa na trego ti nje here,a mos eshte gje me shum e rrezikshme mjekra e nje myslimani shqiptar, se sa ajo mjekra e Janullatosit Grek per te cilin nuk e permendni fare..???,

  8. #8
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    sipas teje i bie qe,meqense Kryetari i K.M.SHqiprise S Muca nuk paska mjeker,u dashka qe te gjithe myslimanet duhet te mbajne nje qendrim te tille duke mos mbajtur mjekren!!
    pa na trego ti nje here,a mos eshte gje me shum e rrezikshme mjekra e nje myslimani shqiptar, se sa ajo mjekra e Janullatosit Grek per te cilin nuk e permendni fare..???,
    Une thash qarte: Besimtar i devotshem eshte dhe ai qe ka mjekerr dhe ai qe nuk ka mjekerr. Nqs ta ndjen mbaje, nqs jo mos e mba. Zoti nuk e vlereson besimin ke mjekerr apo jo. Problemi qendron se disa besimtar musilman i detyrojne dhe i mesojne gabim te rinjte duke thene se te mos mbash mjekerr eshte mekat. Per kete une jo qe nuk jam dakort por protestoj me te madhe.

    Sa per Janullatosin nuk mund te them gje sepse as nuk kam share dhe as nuk do te shaj ndonje udheheqes fetar. Absolutisht jam kundra monopoleve greke apo ligjeve anti-njerezore te shtetit grek. Po te shikosh dhe ne temat per Çamerine apo dhe me gjere kam qene mjaft aktiv dhe pro çeshtjes kombetare. Hap, lexo, shiko.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  9. #9
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga GeNi_25 Lexo Postimin
    Une thash qarte: Besimtar i devotshem eshte dhe ai qe ka mjekerr dhe ai qe nuk ka mjekerr. Nqs ta ndjen mbaje, nqs jo mos e mba. Zoti nuk e vlereson besimin ke mjekerr apo jo. Problemi qendron se disa besimtar musilman i detyrojne dhe i mesojne gabim te rinjte duke thene se te mos mbash mjekerr eshte mekat. Per kete une jo qe nuk jam dakort por protestoj me te madhe.

    Sa per Janullatosin nuk mund te them gje sepse as nuk kam share dhe as nuk do te shaj ndonje udheheqes fetar. Absolutisht jam kundra monopoleve greke apo ligjeve anti-njerezore te shtetit grek. Po te shikosh dhe ne temat per Çamerine apo dhe me gjere kam qene mjaft aktiv dhe pro çeshtjes kombetare. Hap, lexo, shiko.
    ok e kuptova qendrimin tend!
    faleminderit per komentin,
    e di qe nuk ke share lider apo udheheqes fetare,por ky janulla sikur nuk na perket ne shqiptarve ama!kjo eshte ajo qe do duhej te na shqetsonte ty ,mua dhe gjithe shqiptaret me shume se sa mjekrat e myslimanve apo katolikve shqiptare!KLM
    Ndryshuar për herë të fundit nga BEHARI : 22-01-2009 më 07:47

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Kjo eshte teme e kote, nuk sjell dobi, per mua kjo teme eshte injorante dhe e nbyllur.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  2. Kushtetuesja: Vendimi i qeverisë për prishjen e mbikalimit antikushtetues
    Nga Gunnar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 247
    Postimi i Fundit: 18-01-2008, 12:05
  3. Vendimi i fshehtë, qeveria jep me qera 15 mijë m2 të Spitalit Ushtarak
    Nga Humdinger në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 04:56
  4. Vendimi per Kosoven jashte Keshillit te Sigurimit
    Nga FЯODO në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 05:32
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-09-2005, 11:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •