Duke e zėnė Lubonjen nder ata intelektuale te rralle shqiptare qe kane aftesine te shpjegojne e te zbulojne drejtperdrejt, pa u bėrė viktimė e skemave false te te shkruarit te nje kohe te vjeteruar , ligjet qe drejtojne realitetet shqiptare, po sjell kete shkrim te tij interesant
Paraja
Fatos Lubonja
Para disa ditėsh mė erdhi nga njė mike shqiptaro -amerikane njė e-mail ku mė thoshte se kishte parė nė Top Channel shqiptarė qė intervistoheshin nė rrugėt e Tiranės, tė cilėve u kėrkohej tė jepnin urimin e tyre pėr shikuesit e televizionit. Ajo qė e kishte shokuar ishte se tetė vetėvė ndėr dhjetė fjala e parė qė u dilte nga goja si urim pėr Vitin e Ri ishte: "para". "U uroj tė gjithėve para, fat dhe sukses" pėr shembull. "A tė duket normale kjo - mė shtronte pyetjen e ēuditur. Nėse do t'ia bėje dikujt kėtė urim kėtu nė Amerikė do ta merrte si shaka, kurse ata e thoshin kėtė urim me gjithė seriozitetin e mundshėm…"
Nuk e kam parė kėtė emision tė Top Channel; ose ndoshta e kam kaluar shpėrfillshėm siē kalojmė shumė gjėra nė televizionet tona. Por vėzhgimi i njė tė huaji ėshtė i vlefshėm nė raste tė tilla sepse sikur na tėrheq vėmendjen drejt diēkaje me tė cilėn jemi ambjentuar aq sa nuk na bėn mė pėrshtypje. Para disa kohėsh kam shkruar pėr kutėrbimin e rėndė tė kazanėve tė plehėrave pranė tė cilėve kalojmė pėrditė e qė nuk na bėn pėrshtypje pasi jemi mėsuar, na duket pjesė e aventurės sė nuhatjes sonė qė do tė na ndjekė qė nga lindja deri nė vdekje. Por, kur sheh njė tė huaj qė, kalon pranė tyre, ndjen erėn e qelbėsirllėkut, mbyll hundėn dhe ikėn me tmerr, atėhere ti sikur zbulon se ka diēka qė nuk funksionon normalisht nė hundėn tėnde.
Por ky vėzhgimi i urimeve tė shumta pėr para mė duket mė interesant e mė kompleks sesa ai i erės sė kazanėve tė plehėrave. Si t'i shpjegojmė kėto urime? Qė ato flasin pėr njė shoqėri tė sėmurė kjo mė duket evidente, por pėr ēfarė sėmundjeje bėhet fjalė? A janė shprehje e njė sistemi vlerash ku paraja ka uzurpuar e zhvleftėsuar gjithshka tjetėr apo janė shprehje e njė ankthi ekzistencial pėr shkak tė pasigurisė pėr tė siguruar paranė qė ėshtė jo vetėm e vetmja vlerė pėr disa, por edhe mundėsi pėr tė mbajtur frymėn gjallė pėr tė tjerė? Gjithsesi, nė tė dyja rastet, apo edhe nė rastin e njė kombinimi tė tė dyjave, katandisja e urimeve pėr vitin e ri tek fjala "para" duhet tė ftojė pėr reflektim tėrė shoqėrinė pėrsa i pėrket vlerave dhe modeleve qė ajo po promovon gjatė kėtyre 18 vjetėve. M'u kujtua historia e njė gruaje tė urtė e cila mė tha me trishtim njė ditė se, kur i kishte thėnė tė birit: nuk tė kam lėnė ndonjė pasuri, por tė kam lėnė njė emėr tė mirė, ai i ishte pėrgjigjur thatė: mė mirė tė mė kishe lėnė pasuri.
Pėrgjithėsisht, nė atė qė quhet "bonsens" popullor, qė ėshtė produkt i njė pėrvoje shekullore tė njeriut, urimet lidhen, nė kėsi rastesh, me vlera qė sillen rreth shėndetit, lirisė (pėr ata qė nuk e gėzojnė), dashurisė, familjes, punės, dijes, idealeve, besimit (ky ėshtė njė rreshtim i imi, tė tjerė mund t'i rreshtojnė ndryshe). Kurse mbizotėrimi i njė urimi tė tillė si "para, fat, sukses" nuk do mend se tregon se njė pjesė e vlerave tė sipėrpėrmendura ose nuk kanė qenė kurrė tė ngulitura aq sa duhet nė kulturėn sonė (si psh liria, dashuria, puna, idealet, dija) ose qė, ato qė kanė ekzistuar (si psh, familja, besimi), janė pervertuar rėndė sa nga regjimi i kaluar aq edhe nga paraja, vaniteti, dhe injoranca qė po kalėron kėtė shoqėri traumatike postkomuniste sėbashku me kultin e tė fortit qė ėshtė baraz me tė suksesshmin. Urimi "para, fat, sukses" ėshtė bash shprehja mė eksplicite e njeriut tė lehtė e sipėrfaqėsor qė po pėrfton vaniteti, injoranca dhe mujsharia e kėsaj kohe.
Nuk mund tė mohoet se, gjithė sipas bonsensit popullor, paraja ėshtė njė element i rėndėsishėm i jetės, e pėrmendim apo nuk e pėrmendim. Mungesa e saj do tė thotė varfėri dhe varfėri do tė thotė shumė tė kėqija njėherėsh. Mirėpo mund t'ia bėsh ndryshe njė njeriu urimin qė tė mos bjerė nė varfėri; mund t'i thuash "suksese nė punė", sepse edhe puna vetė nuk mund tė reduktohet kurrsesi thjeshtė nė para. Ajo ėshtė edhe sociabilitet, edhe solidaritet edhe inspirim, edhe gėzim krijimi edhe shumēka tjetėr qė nuk mund tė matet dot vetėm me para.
Megjithatė duhet pranuar se kjo historia e reduktimit tė gjithshkaje tek paraja, nuk ėshtė njė sėmundje vetėm shqiptare. Nė fakt kemi tė bėjmė me njė histori tė vjetėr tė raportit tė njeriut me paranė, por edhe me njė histori tė re qė lidhet me shoqėrinė konsumiste qė ėshtė ndėrtuar e zhvilluar veēanėrisht nė dy tre dekadat e fundit nė botė. Thelbi i konsumizmit konsiston nė atė qė njeriun e shnderron thjeshtė nė njė klient, e klientizon, aq sa mund tė thuash se e pėrzbraz nga vlerat e tjera pėr ta shndrruar nė njė thes me dėshira pėr tė blerė (gjithnjė e mė nė rritje nė sajė tė njė sistemi reklamash masakrues). Qė tė plotėsojė kėto dėshira qė i japin gėzim e kėnaqėsi, qė tė mbushė pra kėtė thes, i cili, nė fakt, ėshtė pa fund, i duhen para dhe qė tė ketė para ai bėn ē'tė mundet. Dhe kjo e shndėrron pavetėdijshėm nė njė skllav tė konsumizmit. Ai rropatet qė tė blejė pėr tė pasuruar njė gusht njerėzish qė e kanė shnderruar thjesht e vetėm nė njė blerės. Zigmund Bauman, nė njė shkrim tė tij tė fundit mbi krizėn botėrore, jepte shembullin e njė vajze australiane 23 vjeēare tė cilės, kur kishte arritur moshėn qė presupozon autonominė, prindėrit i kishin dhuruar njė kartė krediti me tė cilėn mund tė blinte vetė mė nė fund ē'tė donte. Pas disa kohėsh e pa veten tė detyruar, duke ndjekur shembullin e miqve tė tjerė, tė merrte njė kartė tė dytė pėr tė mbuluar borxhet e akumuluaar nė tė parėn dhe, pas jo shumė kohėsh, kėrkoi njė tė tretė qė tė mund tė paguante njė udhėtim, qė s'mund tė mos e bėnte sepse e bėnin tė gjithė shokėt e shoqet, ndėrkohė qė kishte hyrė me mijėra dollarė australianė borxh.
Ai qė e quajta "bonsens popullor" ka qenė historikisht kritik ndaj etjes pėr para tė njeriut, por edhe ndaj pushteti tė parasė gjithashtu. Thėnia e Krishti se ėshtė mė e lehtė pėr njė deve tė kalojė nė vrimėn e gjilpėrės sesa pėr njė tė pasur tė shkojė nė Parajsė ka qenė bashkudhtare e sistemit tė vlerave tė njeriut pa mundur, megjithatė, ta mposhtė tundimin e tij pėr pasuri. Nė 1971 nė kongresin e Partisė Socialiste franceze tė njohur si "kongresi i Epinayt" kryetari i kėsaj partie Franēoi Mitterand, duke folur pėr pushtetet e parasė, thoshte: "paraja qė korrupton, paraja qė blen, paraja qė vret, paraja qė e shkatėrron deri nė kalbėzim ndėrgjegjen e njerėzve". Mirėpo edhe nė kėtė aspekt kohėt qė po kalojmė e kanė ndryshuar mendėsinė ndaj parasė. Qė nga ajo kohė, qė konsiderohet kohė e fundit e ideologjive qė projektonin njė tė ardhme, pra koha kur, si tė thuash, njeriu perėndimor reshti sė jetuari pėr tė ardhmen nė emėr tė gėzimit tė pėrditshmėrisė, dhe veēanėrisht me triumfin e neoliberizmit, ka rrjedhur shumė ujė. Aq sa para jo shumė kohėsh njė intelektual i njohur i sė majtės Bernard - Henri Lévy i propozonte Partisė Socialiste franceze: "njė kongres tė rithemelimit, njė anti - Epinay". Tek paraja ai nuk sheh korrupsionin, vdekjen, shkatėrrimin, dekompozimin, por "aftėsinė pėr tė arritur qė tregėtia tė zėvendėsojė luftėn, kufijtė e hapur universet e mbyllur, pra njė epokė ku, nė sajė tė parasė, marrėveshjet, transaksionet dhe kompromiset zėvendėsojnė, padurimin, dhunėn, allishverishet, plaēkitjen, gjithshka o asgjėnė, fanatizmin" (B.H.Levy "Ce grande cadavre alla renverse" (Kjo kufomė e madhe e kthyer pėrmbys) Grasset Paris 2007, f. 190.)
Nė fakt me krizėn/krizat qė po kalojmė vėshtirė se mund t'i japėsh tė drejtė Levyt. Ėshtė njė mendim i shumėpranuar sot ndėr mendimtarėt mė tė njohur tė botės se kjo qė po ndodh ėshtė kriza e njė shoqėrie me mungesė vlerash, utopish, idealesh, ku e vetmja vlerė ka mbetur paraja e glorifikuar aq shumė nga Levy, por qė duket se nuk e ka humbur aspak vetinė e saj kalbėzuese tė ndėrgjegjes njerėzore. Duke komentuar krizėn botėrore sociologu i madh frėng Edgar Morin, parashikon lindjen e utopive tė vogla tė reja siē janė psh mikrokreditė, punėt e bėra me kompiuter nga shtėpitė, ikja nga metropolet "ēnjerėzore" drejt fshatit, rritjen e bujqėsisė biologjike, kujdesin pėr tė vjetrit. Me njė fjalė kthimin tek etika. Kultura materialiste, thotė sociologu, do tė ketė njė perėndim tė pandalshėm. "Do tė duhen ende vite, ndoshta dhjetėra pėr kėtė. Por herėt ose vonė do tė zėvendėsohet nga kultura e imateriales. " E imateriales qė, fal mendjeve tė ndritura, nuk ka reshtur kurrė sė gjalluari nė ndėrgjegjet njerėzore.
Thėnė gjithė kėto, pėr t'u kthyer sėrisht tek shoqėria shqiptare, e cila ngulmoj ta them dhe rithem: ėshtė njė pasqyrė ku shoqėria perėndimore mund tė shohė tiparet mė tė shėmtuara tė kulturės sė vet tė materiales, tė parasė, tė deformuara nė formėn mė groteske, (siē e tregojnė edhe urimet qė u bėnė shkak i kėtyre refleksioneve) , e shoh urgjente nevojėn e gjetjes sė rrugėve tė implementimit tė disa vlerave themelore imateriale, mungesa e tė cilave po e bėn "vlerėn" e vetme tė mbetur, paranė, njė kafshė tė rrezikshme nė mos shkatėrrimtare pėr shoqėrinė tonė. Mjaft tė kesh parasysh se sot nuk dėgjon mė tė flitet pėr mėsues tė nderuar e respektuar, sepse shkolla dhe dija janė kthyer thjesht nė diploma qė blihen me para tek mėsues pa emėr. Mjaft tė kesh parasysh se gjykatėsit, mjekėt, prokurorėt nuk maten mė me shkallėn e profesionalizmit, ndershmėrisė, pėrkushtimit, guximit, por me madhėsinė e vilave e makinave qė disponojnė. Mjaft te kesh parasysh se avokatėt nuk ushtrojnė njohėsin e ligjit, por sekserin midis gjykatėsit dhe klientit. Mjaft tė kesh parasysh se arkitektėt nuk ngurrojnė tė projektojnė monstra mbi parqe e lulishte, mbi ndėrtesa historike, mbi rrugė, trotuare pa u merakosur pėr shėmtimin e emrit qė lenė, sepse ky nuk ka asnjė vlerė pėrpara parasė qė fusin nė xhep. Se gazetarėt nuk merakosen pėr tė vėrtetėn, por pėr gėnjeshtrėn dhe manipulimin qė u mbush xhepat. Mjaft tė kesh prasysh se ēdo administrator qė ka nė dorė njė firmė nuk mendon se si ta pėrdorė atė pėr t'u shėrbyer njerėzve, por se si t'u tėrheqė atyre para. Nuk po zgjatem me shembuj qė ilustrojnė se ku na ka ēuar paraja si urim i vetėm. Dikush mund tė mė akuzojė se po gaboj duke i futur tė gjithė nė njė kategori e se kėshtu po vras shpresėn pėr ndryshim. Le tė themi tetė nė dhjetė qė mė duket njė pėrqindje qė i pėrgjigjet saktė edhe pėrqindjes sė urimeve pėr para. Por le tė mos harrojmė se nė njė shoqėri ku mbizotėrojnė tetė, dy qė mbeten nxirren jashtė loje prandaj mbizotėrimi i tė keqes bėhet gati dhjetė. Madje mund tė thuhet se ky raport ėshtė edhe raport i ndarjes sė ndėrgjegjs sė ēdo individ. Shpesh e keqja fiton mbi tė mirėn tek individi pikėrisht pse kjo e dyta ndjehet e pafuqishme pėr ta mbajtur atė nė kėmbė. Nė njė shoqėri ku mbisundon e keqja njeriu nxjerr nė pah e zhvillon tė keqen e tij pėr tė mbijetuar. Sepse askush ėshtė vetėm i mirė apo vetėm i keq.
E megjithatė fakti qė mbeten dy nė dhjetė qė vazhdojnė tė urojnė tjetėrēka nga paraja ėshtė njė mundėsi e mirė, e vetmja do tė thoja, qė, pikėrisht nėpėrmjet tyre, shoqėria tė fillojė tė reflektojė pėr nevojėn e kultivimit tė atyre vlerave "imateriale" qė do ta nxjerrin nga gropa e rrezikshme ku ka rėnė e qė do t'i japin dimensionin e vet normal edhe parasė.
(Korrieri, 12 janar 2009)
Krijoni Kontakt