
Postuar më parë nga
Albo
Kur te mbahen zgjedhjet e ardhshme dhe kur te numerohen votat e kesaj partie, edhe ti e shume si ty do te mesoni per ekzistencen e minoritetit turk mes shqiptareve. Ne fakt, minoriteti turk eshte i perfaqesuar me se miri edhe ne kete forum, edhe ne kete teme.
Turqit e Shkodres, Prizrenit e Tiranes njiheshin ne mbare perandorine otomane si "te perkedhelurit e Sulltanit" pasi nuk i paguanin as haracin Sulltanit dhe nuk i dergonin as femijet e tyre ne lufte.
Perqindja e myslimave sunite ne Shqiperi, nuk eshte me shume se 45% e popullsise e perqendruar kryesisht ne Shkoder e Shqiperine e Mesme. Ne kete 45%, 8-10% jane minoritare turq, qe u bene "shqiptare" pas renies se Portes se Larte dhe pas shpalljes se pavaresise nga Shqiperia ne 1912. Pra numri real i "safi myslimaneve" ne Republiken e Shqiperise eshte aty tek 37% e popullsise.
20% te tjere jane besimtare myslimane bektashij, jo sunite qe banojne tradicionalisht ne Shqiperine e jugut dhe ne disa qendra te Shqiperise se Mesme. 25%-30% jane besimtare te krishtere orthodhokse, edhe keta shumica te perqendruar ne Shqiperine e Jugut, krah per krah bektashijve. Komuniteti tjeter i krishtere, komuniteti katolik eshte 10% e popullsise, kryesisht ne Malesine Shqiptare dhe Lezhe, Shkoder, Mirdite.
Bektashijte, orthodhokset dhe katoliket se bashku perbejne shumicen e elektoratit shqiptar ne Shqiperi, 55%.
Mos u habit: Demokraci + Myslimane = Shteti turk i Qemal Ataturkut, demokracia e vetme quasi-suksesshme ne bote ne kete shekullin e fundit ne nje popullsi myslimane. Pasi deshtuan me nismen e para disa viteve ne Shkoder duke i apeluar "fese Islame" te popullsise myslimane shqiptare, turqit po mundohen te perdorin nje formule tjeter. Llogjika eshte e thjeshte, nese shqiptaret myslimane nuk e praktikojne ne mase besimin e tyre ne Islam, duhet ti apelojme "identitetit kulturor islam", duhet tu apelojme "myslimaneve laike shqiptare". Shqiptaret aspirojne te hyjne ne NATO dhe BE, edhe ne (partia e re) duam te hyjme ne NATO dhe BE si myslimane pasi "Shqiperia eshte nje popull islamik".
Nuk ka asgje te keqe qe parti te tilla dalin ne skene. Ato vetem sa reflektojne realitetin demografik te Shqiperise. Askush nuk i detyron shqiptaret qe sot jane te lire te votojne per X apo Y parti nese nuk e mbeshtesin ate parti dhe programin e saj.
Kur Nano e Berisha marrin PBDNJ ne koalicionin qeverises, kur maredheniet shqiptaro-greke bejne hapa te medhenj para, keto nuk jane ne interesin kombetar te Turqise. Turqia nuk deshiron te shohi nje Shqiperi ne NATO dhe ne BE, pasi kjo per ta do te thote qe Shqiperia nuk na e ka me nevojen. Ne fakt, Shqiperia ka shanse qe te pranohet ne BE perpara se vete Turqia, qe ne syte e Erdoganit e kompani eshte nje "turp evropian per Turqine". Bashkimi Evropian eshte me i prirur qe te pranoje 4 milion shqiptaret myslimane ne BE se sa 70 milion myslimanet turq. Dhe kur te shtyje per te disaten here kerkesen e Turqise per anetaresim ne BE, evropianet do te justifikohen me "nuk kemi gje kunder fese se turqve, ja shikoni, ne pranuam shqiptaret ne BE."
Koha ka manine qe te vertetoje ato qe une shkruaj ne kete forum, ok "njeri racional"?
Albo
Krijoni Kontakt