Pranoji të metat e trupit tënd
Të arrish të jetosh në paqe me trupin dhe me të metat e tij është një hap shumë i rëndësishëm për të kaluar në disponibilitet të plotë seksual.
Kështu thonë psikologët dhe këtë ata e bazojnë në studime të gjata dhe profesionale që janë bërë gjatë kalimit të viteve. Por natyrisht, një gjë e tillë nuk është aspak e lehtë. Shqetësimi që shumë femra kanë për të metat e trupit të tyre dhe për faktin se ato nuk janë të përsosura, shpesh e bllokojnë trurin e tyre dhe nuk i ndihmon ato të jenë plotësisht të qeta gjatë aktit seksual. Zgjidhja është e thjeshtë: Nëse partneri juaj ka vendosur të bëjë seks me ju, atëherë ai nuk i shikon dhe nuk i konsideron fare të metat e trupit tuaj.
Po ju, pse duhet të mendoni për to?
Përse shumë femra e kanë të veshtirë "ekspozimin e plotë" para partënerit gjatë marrëdhenieve?!
A jeni të mendimit se këto "komplekse" frenojnë aktin në dashuri?!
Cili është mendimi juaj?!
Krijoni Kontakt