Butėsia
Butėsia ėshtė atribut i Allahut tė Madhėruar dhe Ai, madhėruar qoftė pėrherė, nuk bėn dallim ndėrmjet personave kur tė shfaqė butėsi. Njė kėshillė e Pejgamberit, alejhi selam, drejtuar ndjekėsve tė Islamit thotė: Zbatoni atributet hyjnore!. Ne duhet, pra, ta pranojmė kėtė kėshillė e ta pėrvetėsojmė dhe, normalisht, mė pastaj, tė shfaqim butėsi ndaj krijesave tė Allahut tė Lartėsuar. Ne duhet tė tregohemi tė butė, nė veēanti, ndaj fėmijėve, ndaj prindėrve, ndaj miqve e farefisit, ndaj mė tė rinjve, ndaj mė tė moshuarve, ndaj shėrbėtorėve, ndaj tė dobėtve, ndaj tė tė pikėlluarve si dhe ndaj qenieve njerėzore tjera me tė cilat kemi marrėdhėnie. Mė tej, me qėllim pėr ta fituar butėsinė e tė Lartėsuarit, ne duhet tė tregojmė butėsi madje edhe ndaj atyre qė nuk janė tė butė ndaj nesh. Ne, pra, nuk duhet ta harrojmė shembullin e Pejgamberit tonė tė dashur, alejhi selam, i cili u dha trajtim shumė tė butė madje edhe armiqve mė tė ligė nė ditėn e ēlirimit tė Mekes. Megjithėse ata e kishin persekutuar Pejgamberin, alejhi selam, dhe shokėt e tij, Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre!, disa herė dhe i kishin dėbuar nga Meka, prapėseprapė, Pejgamberi, alejhi selam, ua fali dhe i trajtoi me butėsi!
Argumente nga Kur`ani
1) Adhurojeni Allahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send! Silluni mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmve, ndaj jetimėve, ndaj tė varfėrve, ndaj fqiut tė afėrt, ndaj fqiut tė largėt, ndaj shokut pranė vetes, ndaj udhėtarit tė largėt dhe ndaj robėrve! Allahu nuk e do atė qė ėshtė kryelartė dhe atė qė lavdėrohet! (Kuran, 4: 36).
2) Allahu urdhėron drejtėsi, bamirėsi, ndihmė tė afėrmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna! Ju kėshillon ashtu qė tė merrni mėsim! (Kuran, 16: 90).
3) Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve! Nėse njėrin prej tyre ose qė tė dy i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as of - oh, as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta, respektuese)! (Kuran, 17: 23).
Argumente nga Sunneti
1. Xhabiri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: Ai qė ėshtė i privuar nga butėsia, ėshtė i privuar nga tė gjitha!.
[Transmeton Muslimi]
2. Ajshja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: Atij qė i jepet pjesė nga butėsia, i ėshtė dhėnė pjesė nga mirėsia e kėsaj bote dhe botės tjetėr; ndėrkaq, ai qė ėshtė privuar nga pjesa e tij e butėsisė, ai ėshtė i privuar nga pjesa e tij e mirėsisė sė kėsaj bote dhe botės tjetėr!.
[Sharhi-Sunneh]
3. Abdullahu (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: Tė gjitha krijesat janė nėn pėrkujdesjen e Allahut! Mė i dashuri tek Allahu i Lartėsuar ėshtė ai qė ėshtė mė i dobishėm ndaj tė pėrkujdesurve tė Tij!.
[Transmeton Bejhakiu]
4. Xhabiri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: Gjithsecili qė i ka tri gjėra nė vete, Allahu i Madhėruar do tia lehtėsojė vdekjen dhe do ta pranojė nė Xhennet, edhe atė: mėshirėn ndaj tė dobėtve, butėsinė ndaj prindėrve dhe mirėbėrjen ndaj shėrbėtorėve!.
[Transmeton Tirmidhiu (hadith i rrallė)]
5. Xherir ibėn Abdullahu (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: Allahu i Lartėsuar nuk tregohet i butė ndaj atij qė nuk ėshtė i butė ndaj njerėzve!.
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
6. Ajshja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: Allahu ėshtė i butė, e do butėsinė dhe Ai jep (kompenzon, shpėrblen (sh.p.)) pėr butėsinė ēka nuk jep pėr vrazhdėsinė dhe ēfarė nuk jep pėr asgjė tjetėr!.
Nė njė transmetim tjetėr qėndron se ai (Pejgamberi, alejhi selam) i ka thėnė Ajshes: Duhet ti afrohesh butėsisė dhe ti shmangesh vrazhdėsisė e paturpėrsisė! Nuk mund tė ndodhė qė butėsia tė rastisė nė ndonjė gjė e tė mos e zbukurojė atė dhe se, njėjtė, smund tė ndodhė qė tė mos jetė nė ndonjė gjė e tė mos e privojė nga turpėrimi e marrėzia!.
[Transmeton Muslimi]
7. Ajshja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) tregon se, njė herė, njė endacak arab kishte ardhur te Pejgamberi, alejhi selam, dhe i tha: A i puth ti fėmijėt? Ne nuk i puthim!, kurse Pejgamberi, alejhi selam, i tha: Nuk kam ēfarė tė tė bėj kur Zoti e ka hequr mėshirėn prej zemrės sate!.
[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
Pėrktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 01.11.2008
Shkėputur nga libri: Kodi Social dhe Moral nė Islam
Autor: Muhammed el-Kudri
Arsim JONUZI
Krijoni Kontakt