Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Emigracione eshte nje pasuri per vendet qe e praktikojne.
    Po marr shembull Italine ku jetoj ,po eshte e njejta gje per te gjithe shtetet,se ndryshe nuk do ta praktikonin.
    Po kujtoj fjalet eNapolitanos qe e sheh pozitivisht dukurine gjithmone ne ritje te emigracionit ne Itali.

    ''KJO prurje energjish te reja ,me prejardhje nga kater anet e botes dhe e rrenjosur ne vendin tone,eshte nje faktor freskie dhe force per kombin Italian''.Dihet qe vendet e industrializuara kane moshen e popullsise me te vjeter dhe numrin e lindjeve me te pakta.Sindikatat e ngrene me te madhe favorizimin e emigracionet legal,sepse jane pikerisht keto emigrant qe punojne ne punet me te veshtira ,ku vendasit nuk duan ti bejne dhe me kontributet e taksat e tyre paguhen pensionet e popullsise se vjeteruar .
    Gjithmone po marr si shembull Italine ,ja disa shifra e fakte.
    PASURITE E PRODHUARA DHE SHPENZIMET SOCIALE:
    Sipas nje studimi te Unioncamere emigrantet prodhojne 9% te PBB-se ,tre pika me shume se sa perqindja e tyre ne popullsine e pergjithshme te Italise.
    Emigrantet kane nje kosto te tyre ne çeshtje sherbimesh dhe asistence:bashkite italiane shpenzojne per emigrantet 2,4%te shpenzimeve te tyre sociale(ne 2005 ,te dhenat me te fundit ne dispozicion,jane shpenzuar 137 milion euro).
    Duke pasur parasysh qe emigrantet jane dhe perfitues te sherbimeve te tjera me karakter te pergjithshem ,mund te vleresohet se shpenzimet per ta mund te shkojne deri 1 miliard euro .te mbuluara gjeresisht nga 3,7 miliarde eurot e prurjes se tyre fiskale.
    Ndryshuar për herë të fundit nga saura : 21-01-2009 më 08:24

  2. #22
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Korcar-L1

    ndryshimi midis atyre 30000 minoritareve dhe shqiptareve ne greqi eshte se keta te fundit jane te shperndare dhe jo te perqendruar ne zona te caktuara. Megjithate, nuk kuptoj perse nuk financon shteti shqiptar shkolla shqipe ne greqi?!
    Ore korca paske qene interesant ti... ca? ben sikur nuk kupton apo cfar? Ku eshte pare kjo llogjika jote se u dashkan mbledhur te gjithe emigrantet ne geto qe tu hapesh shkolle. Nese ti jeton ne greqi atehere e di shume mire qe shkollat amerikane ( nga fillorja deri ne kolegj) jane vetem 2 dhe qe te dyja jane ne te njejten lagje ne veri te athines (e cuditshme dy shkolla ne nje lagje per anglishfolesit do thuash ti). Dhe tek kto shkolla nxenesit vine nga e gjithe athina, pra ku eshte problemi i getos ketu (qe nuk eshte dhe llaf i mire per tu shprehur)? Nese don, marim dhe qendren e athines ( kipseli, kolono, ambelokipus, gizi, pangrati, kukaki etj.) ja ku tu be dhe geto tyja e cila ka mbi 150.000 shqiptare te sigurte fare, pra minimumi 50.000 femij.... ku jane shkollat....?

    Dhe mos ja fusni me pordhes* kot po kot fare... sepse greqia nuk ka financuar ne asnje vend te botes per te hapur shkolla greke, vetem ne shqiperi po e paten bere se kta tanet ti rruajne leket. Ato jane hapur me kerkesen e vete emigranteve greke dhe me aprovimin e shtetit ku ndodhen. Shteti bujtes eshte i detyruar tu hape shkolla sepse keta jane qytetar dhe taksapagues, gje e cila vlen dhe per ne si taksapagues qe jemi ne shtetin grek qe jo vetem paguajme taksat por paguajme dhe gjoba kur vemi per te nxjerr dokumenta cdo 2 vjet tashme ( e bejn kastile qe te paguajme lek).

    Le ti beje pak albo-greku llogarit se sa bejne 150 euro (tarifa vjetore per te qendruar me dokumenta ne greqi) X 1.000.000 shqiptare qe jetojne ne greqi..... dhe pastaj te vij e te na qaj hallet e shtetit grek ketu ne forum, thua ti se nuk marim vesh ne nga politikat sociale apo nga problemet qe lindin nga emigracioni. Shteti grek pervecse takses qe eshte e drejte e tij per ta vjelur na mer dhe 150 milione euro ne vit. Si thua ti albo-greku a dalin keto lek per te ndertuar nje shkollle apo jane pak?
    Ndryshuar për herë të fundit nga morrison : 22-01-2009 më 23:33

  3. #23
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    e fakt, une habitem se si Greqia ka arritur te thithi ne shoqerine e saj nje numer kaq te madh emigrantesh per nje kohe kaq te gjate. Ekonomia greke dhe shteti grek nuk kane mundesi qe as ti punesojne dhe as te kujdesen per nje numer kaq te madh emigrantesh, edhe sikur neser te dilte nje ligj qe u jepte te gjithe emigranteve nenshtetesine greke. Shteti grek vazhdon te jete nje nga shtetet me borxhin me larte te huaj ne raport me GDP e vete.
    Mos u habit fare.... po te mendosh se ku ishte greqia dje dhe se ku eshte sot do kuptosh se greqia thithi nje numer te madh skleverish dhe jo emigrantesh sepse deri ne 98 te gjith punonin ne te zez dhe ishin pa letra dhe mbi te gjitha me paga te ulta pothuajse per nje cope buke, pikerisht qe te fuqizohej individi dhe jo shteti sepse dhe ajo GDP qe permend ti varet nga prodhimi privat dhe jo nga arka e shtetit. Europa curva* nen presionin e organizatave per te drejtat e njeriut ne 98 iu desh ti thoshte stop greqis dhe ta detyronte qe sklleverve tu jepte lirine, pra dokumenta indetiteti dhe qendrimi brenda shtetit grek. Sot shteti grek e ka pranuar se bumi ekonomik qe kishin deri me 2005 kish si nje nga faktoret kryesore dhe emigrantet. Nuk eshte shteti grek dhe ekonomia greke qe kujdeset per emigrantet, por jane emigrantet qe kujdesen per ekonomin greke sepse jane fuqi e madhe puntore ne shumice te cilet vetem paguajne, paguajne e paguajne vazhdimisht duke mbajtur dhe frymen e pensionisteve gjalle sepse deri ne 98' ishin ne krize per pensionet. Emigrantet plangprishesit e tu mbasi pasuruan individin ne greqi i vune me pas qe te mbushnin arkat e shtetit (I.K.A. , T.E.B.E. e me radhe). Pra jo vetem qe nuk i prishen pune ekonomise greke por nxorren dhe gomarin nga balta sepse greket akoma dhe sot jane te zhytur ne borxhe per shkak te armeve qe blejne nga frik e turkut dhe per shkak te korrupsionit te lart qe kane.

    Her tjeter mos fol kot duke u nisur nga deshira per te mbrojtur greqine sepse ne forum ka dhe njerez qe i kane jetuar dhe i dine mire kto gjera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga morrison : 23-01-2009 më 00:06

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e japochios
    Anëtarësuar
    14-07-2008
    Postime
    4
    keni shume te drejte greku grek ngelet me pak fjale si ajo dhelpra me bisht nder shale por pse te flasjm per grekun kur ne nuk kemi nje shtet si duhet .kinezet ne greqi qirane e magazinave ju a pagun shteti flasim per shtet jo si i joni qe edhe 1 certifikate kur e merr do pagush 20+30 euro e shume e shume te tjera .pastaj mire na e bejne keta qe sna kane gje . e thote greku ty po ta fut i joti pse mos ta fus edhe une . jemi kaq vite dhe nje leter qe te thush qe morem nje dokument afatgjate por si zakonisht e njejta loje si gjithmone paguj kete paguaj ate dhe te thone mrapa ndryshoi ligji me pak fjale ne greqi sa here ndryshojne ministrat ndryshojne ligjet te gjitha ne kurriz te [ emigrantit ] . kjo eshte greqia e burokracis na ra per rrisk ju uroj shendet te gjithe emigranteve [[ shqiptar ]] kudo qe ndodhen ne bote nga japochios.

  5. #25
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Ju mire e keni or vellezer qe shkruani e shkruani se te pakten keshtu ngushellojme veten
    Pervec gjithe atyre qe permendni ju eshte dhe nje fakt shume i rendesishem qe nuk e pash te permendej me lart.
    Jane vete shqiptaret ne shumicen e rasteve qe nuk duan tu mesojne shqip femijeve te tyre.(i referohem atyre qe jetojne ne greqi)
    Dhe per kete nuk na e ka fajin greqia Italia apo ndonje shtet tjeter

  6. #26
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Ne rastin e Greqise, problemi i emigracionit eshte me te vertete nje kercenim i sigurise kombetare te Greqise pasi perqindja e emigranteve te huaj ne raport me popullsine vendasve eshte shume e larte, mbase me e larta ne gjithe kontinentin evropian. Vetem emigrantet shqiptare qe kane emigruar ne keto 2 dekadat e fundit perbejne 6% te popullsise greke, pa zene ne goje per emigrantet e tjere rumune, ruse, pakistaneze, kineze, etj
    Po është e vërtetë që emigrantët janë një kërcënim real për Greqinë. Ndoshta jo për sigurinë kombëtare por për ekonominë e shtetit Grek.
    Shëmbull.
    Gjenerata e re e Greqisë, dembel Stambolli të gjithë. Askush nuk bën punë krahu, dhe shumë pak punojnë në përgjithësei. Ata janë llastuar shumë nga prania e emigrantëve që janë gati të bëjnë çdo gjë për të përfituar jetesën.
    Greqia ka filluar ta ndjejë rrezikun pikërisht tani kur emigrantët Shqiptarë që dikur shkonin aty kaçakshe sot kanë blerë prona, shtëpi, biznese, etj etj. Shqiptarët në rastet më të mëdhaja janë personat që kanë më shumë kursime në bankat Greke.
    Grekët kanë filluar të ndjejnë krimbin që po grryen një nga një trarët e çatisë së tyre.
    Në një të ardhme të afërt, fëmijët e këtyre emigrantëve të cilët erdhën shumë të vegjël apo dhe u lindën aty, nuk do të kenë aspak ndrojtje të kërkojnë të drejtat e tyre pasi ata do të jenë shtetas Grekë dhe do të kenë të njëjtat të drejta si të gjithë Grekët e tjerë.
    Gjërat do të jenë shumë ndryshe atëherë. Ku i dihet, ndoshta ata do të krijojnë dhe organizatat e tyre politike që do ti përfaqësojnë dhe në parlamentin Grek. Gjë që do të thotë se në rast se kjo do të ndodhë ne do të kemi një komunitet Emigrantësh rreth 8 ose 9% përqind të popullsisë Greke dhe po të fusim këtu dhe Shqip-Folësit e tjerë që jetojnë në Greqi, Çamët dhe Arvanitët që përbëjnë afro 10% të popullsisë, atëherë kemi të bëjmë me një forcë politike të konsiderueshme.
    Gjërat ndoshta nuk do të shkojnë ekzaktësisht në këtë rrjedhë, por mundësia qëndron dhe shteti Grek ka shumë të drejtë të alarmohet, sepse edhe sikur ata të mos kenë një parti të fuqishme në parlament, unë vë dorën në zjarr se zëri i tyre do të jetë i fuqishëm dhe nuk do të jenë këta Alvanosët e sotëm të përbuzur nëpër platitë e Greqisë.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  7. #27
    Une jam shqiptar Maska e gjergj arianiti
    Anëtarësuar
    29-12-2008
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave
    Postime
    92
    Emigrantet ne pergjethsi ketu ketu ne Greqi nga studime zyrtare qe jane bere ndihmojne ekonomine greke.Bizneset e vogla,bujqesia,ndertimi, e.t.j kane perfituar nga krahu i lire i punes,d.m.th shtresat e mesme, dhe dihet se kur zhvillohen shtresat e mesme zhvillohet ekonomia e gjithe vendit.Do te thoja qe s'eshte aspak e vertete qe shqiptaret po i marrin vendet e punes grekeve sepse shumica derrmuese e shqiptareve bejne pune qe greket nuk i preferojne si p.sh ndertim,bujqesi e.t.j.Mbaj mend shume mire kur ne nje emision para 3-4 vjetesh ketu ne Greqi lidhur me kete teme, ministri punes i atehershem tha se ne nje projekt(nuk e mbaj mend se ca ishte)u rekomanduan pergjegjesit te punesojne vetem punetore greke.Si perfundim pas lajmerimin qe nxorren ne gazete per 1000 punetore vetem 10-15 greke u paraqiten keshtu qe u detyruan te marrin dhe te huaj.
    Eshte e vertete qe Greqia ka nje numer te madh emigrantesh ne raport me popullsine qe ka, por per kete eshte vetem ajo pergjegjese, dhe ky fakt nuk e shfajson ate per krimet e kryera ndaj emigranteve.C'far dua te them me kete?
    Dua te them qe Greqia eshte vendi vetem ne bote nga vendet e zhvilluara qe njoh une, ku emigrantet e paguajne shtetin me shume se vendasit dhe kane vetem 1% te te drejtave te vendasve.Nje njeri qe mund te kete dhe 15 vjet ketu me shume mundim dhe burokraci merr nje cope leter(veveosin)me te cilen thjeshte nuk mund te debojne, se p.sh po te vdesi nje njeri ne Shqiperi s'mund te shkosh.Ndryshe nga vendet e tjera ku ose te debojne brenda 2 vjeteve ose te mbajne si njeri,greku c'do dy vjet te jepe nje cope leter pa vlere qe te cilen s'ke siguri a do e rinovosh seri d.m.th as me q... e as me leshon.
    Dhe kjo eshte shtazeria me e madhe se nje njeri qe ka 15 vjet ketu,ka ndertuar jeten ketu(shoqeria,puna e.t.j) ka shanse shume te mos i permbushi gjithe kerkesat e duhura per rinovimin dhe te dergojne ne Shqiperi.
    Per mendimin tim kjo quhet vrasje.
    Sa per bashkimin familjar me bashkeshorten nga Shqiperia, as qe behet fjale fare, vetem me menyre ilegale.
    Une personalisht besoj se kete shteti grek e ben me qellim, se nuk do qe emigrantet te ngrihen por ti kene ashtu si skllever.Vecanerisht shqiptaret qe jane punetore dhe te sgjuar, po ti jepeshin te drejtat, te pakten jo ky brez ai qe vjen do ecte aq para sa besoj se do ndryshoheshin rolet, dhe shqiptaret do ishin pronaret dhe emigrantet e tjere ose dhe greket do ishin punetoret.
    Duaje atdhene si shqiponja folene.

  8. #28
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Perralla me mbreter. Emigranti kudo qofte Greqi, Gjermani, Amerike... eshte nje skllav. Shumica e tyre bejne punet me te uleta dhe nuk dine te jetojne. Shumica e emigranteve shqiptare do ta harronin Shqiperine po te kishin aftesine te integroheshin ne vendet ku punojne.
    Duhet qe Qeveria jone duhet te ndihmoje biznesin e vogel dhe luftoje burokracin me qellim qe keta emigrante nje dite te kthehen dhe jetojne me dinjitet ne token shqiptare.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga BOKE në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 16:49
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •