
Postuar më parë nga
Klevis2000
Islami në Gjermani
Islami në Gjermani është feja e dytë më e madhe, pas krishterizmit me 2.8 - 2.9 milionë anëtarë të saj me origjinë të huaj. Në Gjermani ka shumë musliman, kryesisht nga Turqia, Tunizia dhe Afganistani, pastaj nga Kosova, maqedonia, Shqipëria, Algjeria, Bosna, Jordani, Iraku, Libani, Maroku, Pakistani. Vlerësohet, se shifra e muslimanëve gjermanë është rreth 200.000.
Islami për herë të parë në Gjermani mendohet se erdhi me emigrimin e lidhur me punën. Megjithatë, muslimanët në Gjermani kanë jetuar për më shumë se 300 vite. Por, këto ishin grupe të vogla dhe kanë luajtur një rol minorë. Me bumin ekonomik të viteve 1950 dhe me nevojën e mbushjës së tregut të brenshëm të punës me anë të punëtorëve të huaj, në Gjermani muslimanët erdhen në numër shumë të madhë.
Nga vitet 1960, përveç muslimanëve të ardhur nga Turqia, Tunisia dhe Maroko, në vitin 1970 nisi një valë e re emigrimi nga një numër i madhë shtetesh, e sidomos nga ato shtete të përfshira në luftë si Libani, Palestina,Afganistani dhe Algjeria. Në vitin 1980 në Gjermani filluan të vijnë refugjatë nga Irani dhe kurdë nga Iraku dhe Turqia. Me shpërbërjen e ish Jugosallavisë dhe luftën e cila përfshiu atë vend, refugjatë të ri filluan rrugën për në Gjermani, kështu që në fillim të vitit 1990 emigrantët nga Bosna u bënë grupi i dytë më i madh i muslimanëve pas turqve.
Në Gjermani popullsia emigrante zakonisht jeton në qendra urbane. Kjo ka të bëjë me afërsinë e vendeve të punës, aeroporte etj. Xhamitë dhe dyqanet e muslimanëve u përqendruan kryesisht në këto zona. Kështu që popullsia muslimane u bë e dukshshme. Sot për sot turqit janë grupi më i madh i muslimanëve (dhe emigruesve) në Gjermani me 70.2%, pastaj vijnë muslimanët nga Bosna, Irani, Afganistani, Libani, Maroku, Pakistani dhe Tunizia.
Vitet e fundit praktika e Islamit për “shoqërinë e shumicës” ka qenë pak a shumë e “pa dukshme” muslimanët sot gjithnjë e më shumë po kërkojnë të drejtën e tyre për të praktikuar fenë e tyre hapur dhe i artikullojnë interesat e tyre nëpërmjet ndërtimit të xhamive, të qendrave islame duke festuar festat e tyre fetare etj. Pasi që një numër i madh muslimanësh vendosin të qëndrojnë në Gjermani përgjithmonë, çështja e bashkëekzistencës së kristianëve dhe muslimanëve fiton një rëndësi edhe më të madhe. Në lidhje me këtë çështje, zhvillimet socio-ekonomike dhe politike në Gjermani në këto vitet e fundit nuk duhet anashkaluar, pasi këto janë shkak i politikës së imigrimit, politikës së jashtme, politikës së punës dhe politikës sociale dhe kështu interaksionet midis shoqërisë pritëse dhe shoqërisë imigruese. Në këtë aspekt bashkimi i Gjermanisë në vitin 1990 shënoi fillimin e një kapitulli të ri në historinë e imigrimit në Gjermani. Për grupet e emigrantëve Islami shërben si një mjet identifikimi. Ndërkohë që muslimanët vendosen gjithnjë e më shumë në Gjermani dhe konsolidojnë strukturën e tyre organizative, interes i publikut gjerman për subjektin ‘Islam dhe muslimanët në Gjermani’ është rritur. Studimet e bërë deri tani zakonisht kanë qenëtë fokusuara në organizimin sociologjik të Islamit. Ndërsa subjekte si përjashtimi social dhe diskriminimi fetar nuk e kanë tërhequr aspak vëmendjen. Arsye për këtë mund të jetë fakti se diskriminimi kundër emigrantëve në Gjermani shihet deri diku i lidhur ngushtë me origjinën etnike ose vendin e origjinës së minoritetit në fjalë. Me dukshmërinë në rritje të Islamit në Gjermani në vitet e fundit, që e shfaq veten me ndërtimit të xhamive, në njëfarë mënyre në shoqërinë pritëse vërehet frikë e infiltrimit të huaj, gjë që i bën tendencat e reja drejt përjashtimit edhe më të dallueshme.
Në kontrast me bashkësitë çifute dhe të krishtere, komunitetet muslimane në të gjithë vendin vonë filluan të dizajnonin objektet e tyre fetare. Shumë emigrant musliamnë duke kuptuar se nuk do të kthehen në vendet e tyre të origjinës, si pasojë filluan t’i lënë xhamitë e sajuara, që deri më sot numërohen deri në 2000, dhe filluan të kalojnë në xhami të reja më të përshtatshme. Pas luftës së Dytë Botërore, deri në fillim të vitit 1999 ishin ndërtuar vetëm tri Qendra Islame. Ato mund të gjenden edhe sot në Aachen, Hamburg dhe Munich. Procesi i planifikimit të tyre nisi në vitet e 50-ta. Këto janë xhami të para të vërteta (dhe jo pseudoxhami si ato të shekullit 19), dhe sfondi etnik i komuniteteve është pak a shumë heterogjen. Një valë tjetër e ndërtimit të xhamive filloi para 10 vitesh. Në 1992, një komunitet turk në Pforzheim përuroi një xhami në stilin osman, me kube të madhe dhe me minaret. Tre vjet më vonë, në Mannheim, u përfundua edhe një xhami tjetër turke e cila ende është më e madhja në Gjermani, me kapacitet të rregullt për 2500 besimtarë. Mund të shihet se xhamitë e brezit të parë janë shumë të larmishme në stilin dhe gjuhën arkitekturore, ndërsa xhamitë e ndërtuara më vonë i përshtaten pak a shumë stilit tradicional të arkitekturës osmane.
Intergrimi gjithashtu përfshin edhe mundësinë e mësimit të fesë tënde, kjo është motoja pas lëvizjes për futjen e mësimit islam në shkollat e Gjermanisë. Rreth 17% të nxënësve turq në kryeqytet ndjekin shkollat Kur’anore, zakonisht pas shkolle. Tre milonë musliman të gjermanisë, shumica nga Turqia ia kalojnë me 1/3 muslimanëve nga Franca dhe poashtu janë tre herë më shumë se muslimanët në Britani. Por, prapëseprap besohet se muslimanët në Gjermani janë më pakë të intergruar në shoqërinë mikpritëse se ata në Britani dhe Francë.
Shumë shtete nën sistemin federal të edukimit po bëjnë hapa përpara në drejtim të futjes së Islamit në shkolla si një alternativë ndaj shkollave në xhami. Në Bavari, ku feja është e detyrueshme në shkolla, shteti ka ofruar disa orë mësimi të Islamit në gjuhën turke nën një marëveshje me qeverinë turke. Por kjo do të zgjerohet me mësime në gjuhen gjermane.
Që nga shtatori i vitit 2002 në shkollat e Berlinit ka fiiluar mësim besimi i fesë Islame vetëm në dy shkollat elementare, por pritet që të zgjerohet edhe në 20 shkolla të tjera.
Gjermanishtja është bërë gjuha e parë e muslimanëve që jetojnë në Gjermani, qofshin ata arabë, turq, apo boshnjakë. Ndërkohë Unioni i qendrave Kulturore Islame për nxënësit e vet ka siguruar mësimet e shkollave kur’anore në gjuhën gjermane. Ky union kohëve të fundit botoi edhe versionin në gjuhën gjermane të Ilmihalit, një manual lutjesh, për t’u përdorur në këto shkolla.
Fëmijë nga e gjithë bota islame ndjekin Institutin për Pedagogjinë dge Diktatikën Internacionale, një qendër private e studimit të Kur’anit në Këln, ku mësuesit jo që vetëm japin mësim në gjermanisht por përdorin metoda inovative për të paraqitur bazat themelore të Islamit.
Studimet orientale dhe studimi i Islamit kanë standarde të larta akademike. Në shumë fusha, si gjuhësore, kulturore dhe të historisë fetare si dhe gjeografi, kontributi gjerman zotëron një prestigj të lartë, madje edhe në vetë botën islame. Sot, 24 universitete gjermane ofrojnë kurse studimi për Islamin dhe të gjuhëve orientale dhe me rreth 3.000 studentë të regjistruar. Për shembull, në Universitetin e Erfurtit, i cili u rihap në vitin 1999, studimi i Islamit mbulon kërkime të fokusuara në minorancat islame në Evropë. Ditët kur studimi i Islamit shihej si “subjekt ekzotik” kanë mbaruar.
Institute të tilla përfshijnë Gjerman Orient-Institut në Hamburg, Zentrum Moderner Orient Në Berlin dhe Institutin qeveritar Orient-Institut i lidhur me German Oriental Society në Beirut, me nje department të jashtëm në Stamboll, ku kërkimet në burimet historike që lidhen me studimin e Islamit kombinohen më studimet moderne të vendeve bashkëpunuese. Shoqëria më e vjetër për kërkime akademike për gjithçka islame është në Gjermani Oriental Society e themeluar në 1845.
Për shumë vjet në Gjermani një pjesë e madhe e kërkimeve i kushtohej studimeve të Islamit përqëndruar më shumë në shqyrtimin e dokumenteve tradicionale dhe të historisë kulturore të botës islame. Perspektiva e sotme tregon se hulumtimet e sotme synojnë më shumë mentalitetin islam në realitetin e sotëm, duke marrë në konsideratë burimet historike dhe standarde të kulturës islame.
Akademikët islamistë gjermanë me vëmendje të madhe po ndjekin debatin e sotëm mbi justifikimet teologjike dhe sociale për një Islam Evropian dhe po hyjnë në debat me akademikët muslimanë nga e gjithë Evropa.
Krijoni Kontakt