• Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dje me konsensusin marrėveshjen pėr rregullimin e marrėdhėnieve tė ndėrsjellta mes qeverisė shqiptare dhe komuniteteve fetare nė Shqipėri. Ne marrėveshjen me myslimanėt i kėrkohet tė garantojė reagim ndaj ēdo shfaqjeje apo prirjeje ekstremizuese nė mjediset e besimtarėve tė vet, si dhe qė pėr tė gjitha rastet e kėsaj natyre tė njoftojė organet pėrkatėse.

TIRANE- Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dje me konsensusin e maxhorancės dhe opozitės marrėveshjen pėr rregullimin e marrėdhėnieve tė ndėrsjellta mes qeverisė shqiptare dhe komuniteteve fetare nė Shqipėri, pėrkatėsisht me Komunitetin Mysliman, Kishėn Ortodokse Autoqefale dhe Kryegjyshatėn Botėrore Bektashiane. Mbledhja ka zgjatur vetėm pėr pak minuta dhe asnjė prej deputetėve nuk ka preferuar tė diskutojė mbi nene tė veēanta tė tyre, pėrveēse tė ngrenė kartonėt jeshilė. I vetmi qė ka folur nė mbledhje ka qenė kreu demokrat i komisionit, Ilir Rusmali qė nė fjalėn e tij tė shkurtėr e cilėsoi rėndėsinė e kėtyre dokumenteve si “historik”. “Kėto marrėveshje duhet tė miratohen menjėherė, pasi nuk ka mė kohė pėr tė humbur. Ato duhet t’i paraqiten sa mė shpejt pėr ratifikim Kuvendit”, - u shpreh ai. Marrėveshjet e veēanta me secilin komunitet parashikojnė rregullimin e marrėdhėnieve tė bashkėpunimit ndėrmjet shtetit shqiptar dhe secilit prej tyre, garantimin dhe respektimin e tė drejtave tė sanksionuara nė Kushtetutė dhe ligjeve nė fuqi pėr lirinė e ndėrgjegjes dhe ushtrimit tė fesė. Synim tjetėr i tyre, sipas relacionit shoqėrues, ėshtė njohja dhe garantimi i paprekshmėrisė sė institucionit tė kultit, pėr aq sa veprimtaria e tij nuk bie nė kundėrshtim me legjislacionin nė fuqi; garantimi i lirisė sė individit pėr t’u zgjedhur nė institucionet fetare ose jashtė tyre, si dhe mbrojtja e bashkėjetesės fetare nga shteti.
Myslimanet
Marrėveshja e nėnshkruar mes qeverisė dhe Komunitetit Mysliman nuk iu garanton besimtarėve tė Islamit, lirinė pėr tė ndryshuar fenė. Ndėrkohė qė kjo liri u garantohet besimtarėve ortodoksė dhe bektashinj, nė marrėveshjet respektive qė ekzekutivi ka nėnshkruar me Kishėn Ortodokse Autoqefale dhe Kryegjyshatėn Botėrore Bektashiane. Referuar pikės (d) tė nenit 3 tė marrėveshjes sė arritur mes qeverisė dhe kėtyre dy komuniteteve, citojmė se qėllimi i saj ėshtė “tė garantojė lirinė e individit pėr tė zgjedhur ose ndryshuar fenė, pėr ta shfaqur atė individualisht ose kolektivisht nė institucionet fetare, ose jashtė tyre, nėpėrmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes sė riteve fetare”. Pikėrisht kjo dispozitė mungon nė dokumentin pėr “Rregullimin e marrėdhėnieve tė ndėrsjellta” tė firmosur mes ekzekutivit dhe Komunitetit Mysliman, ku garantohet vetėm liria pėr tė ushtruar e shfaqur fenė islame. Mė konkretisht, pika (d) e nenit 3 tė kėtij dokumenti thotė shprehimisht: “tė garantojė lirinė e individit pėr tė ushtruar fenė Islame, pėr ta shfaqur atė individualisht ose kolektivisht nė institucionet fetare myslimane ose jashtė tyre, nėpėrmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes sė riteve pėrkatėse fetare”.
Ekstremistėt
Njė tjetėr pikė qė i bėn tė ndryshme nga njėra-tjetra kėto tri marrėveshje lidhet edhe me ēėshtjen e ekstremizmave fetare. Vetėm Komunitetit Mysliman i kėrkohet tė garantojė reagim ndaj ēdo shfaqjeje apo prirjeje ekstremizuese nė mjediset e besimtarėve tė vet, si dhe qė pėr tė gjitha rastet e kėsaj natyre tė njoftojė organet pėrkatėse. Nė pikėn (f) tė nenit 3 tė marrėveshjes mes qeverisė dhe Komunitetit Mysliman, citojmė shprehimisht se njė nga qėllimet e saj ėshtė “tė njohė dhe tė garantojė reagimet dhe veprimet e vetė Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė, ndaj deformimeve, prirjeve ekstremizuese apo ēdo shfaqjeje tjetėr ashpėrsie nė mjediset e besimtarėve tė vet. Pėr tė gjitha rastet e kėsaj natyre, Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė njofton organet pėrkatėse”. Ndėrkohė qė njė dispozitė e ngjashme nuk gjendet nė asnjė paragraf tė marrėveshjes qė qeveria ka nėnshkruar si me Kishėn Ortodokse Autoqefale, ashtu edhe me Kryegjyshatėn Botėrore Bektashiane.
Kushtetuta
Nėnshkrimi i kėtyre marrėveshjeve mes qeverisė dhe komuniteteve fetare parashikohet nė pikėn 5, neni 10 i Kushtetutės, qė rregullon lidhjet e ndėrsjellta. Nė tė thuhet se “Marrėdhėniet ndėrmjet shtetit dhe bashkėsive fetare rregullohen mbi bazėn e marrėveshjeve tė lidhura ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė tyre dhe Kėshillit tė Ministrave. Kėto marrėveshje ratifikohen nė Kuvend”. Referuar marrėveshjeve qė qeveria ka nėnshkruar me Komunitetin Mysliman, Kishėn Ortodokse Autoqefale dhe Kryegjyshatėn Botėrore Bektashiane, institucioni pėrgjegjės pėr zbatimin e tyre ėshtė vendosur tė jetė Ministria e Kulturės.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)