Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350

    A ishin shqiptarët element shtetformues në RS të Maqedonisë?

    Sa për informatën tuaj, disa të kaluara nuk na bën keq t'i përmendim!

    Ndoshta një numër të rinjsh si ju, që jeni ende student dhe nuk jeni mirë të informuar se si kanë rrjedhur ngjarjet në shtetin e quajtur ende Maqedoni, do të bënim mirë t'ju tregojmë se si kanë ndodhur pse kanë ndodhur, arsyet pra?!

    Ish Jugosllavia përbëhej prej 6 republikave dhe dy Krahinave autonome!

    Republikat të gjitha socialiste:

    RS e Serbise
    RS E Kroacisë
    RS E Sllovenisë
    RS E Bosnje Hercegovinës
    RS E Malit të Zi
    RS E Maedonisë

    Krahinat Autonome

    Kosova dhe
    Vojvodina

    Të gjitha këto Republika dhe Krahina kishin të drejtën e e vetëvendosjes, pra të shkëputen nga federata kur të duan, por nuk guxonte të marrë këtë hap asnjëra prej tyre sepse aparati shtetëror ishte shumë i fortë në ish jugosllavi dhe njerëzit të cilët do të ndërmerrnin një hap të këtillë zhdukeshin brenda nate!

    Sido që të ishte atëherë, ne do flasim për Maqedoninë

    Në Republikën Socialiste të Maqedoni¨se ne shqiptarët ishim shtet formues, këtë asnjëherë mos e harroni. Në kushtetutën e Republikës Socialiste të Maqedonisë ishte qartë e shkruar se kjo Republikë përbëhet prej maqedonasve, shqiptarëve dhe turqve, pra si bartës të Republikës.

    Pasi kjo RS e Maqedonisë u shkëput nga Jugosllavia, sllavët e pagëzuan Republika e Maqedonisë dhe ia hoqën atë "Socialiste"! Por nuk ishte vetëm kjo, na hoqën edhe neve si bartës të sovranitetit dhe na bën pakicë. Në Kushtetutën e re të RM-s popull shtetformues figuron vetëm populli maqedonas, ndërsa ne tani jemi pakicë, komunitet!!! Pakicë pjesa më e madhe e popullatës në Maqedoni?

    Në vend se të padisin në gjyqin ndërkombëtarë palën sllavo folëse, shqiptarët ende marrin pjesë në gara politike me partitë e tyre? A nuk e shihni se me këtë veprim partitë politike shqiptare vetëm se ua lajnë trurin shqiptarëve për t'i tërhequr nga një kontest real, ligjor, kah një kontest të profiteve, jo real, kryekëput anti kombëtar.

    Sot, pas 18 vjet, ende nuk i shkoi mendja asnjërës nga këto parti kaq të mençura "SHQIPTARE" (në thonjëza se nuk janë këto shqiptar, këto janë profiter të rasteve) që të padis sllavët ne gjyq duke kërkuar drejtësi me çfarë të drejte ato na nxorën nga Kushtetuta e RS të Maqedonisë ne shqiptarëve ndërsa veten e quajtën SHTETFORMUES?

    Sot e kësaj dite, pas 18 vjetësh shqiptarët dalin në zgjedhje, votojnë, marrin pjesë me partitë e tyre, bile edhe kandidojnë për kryetarë shteti edhe pse e dinë se 100% nuk do të mund të fiton?!

    Ju politikanë aktual, do të përgjigjeni, do jepni llogari, mos thoni se nuk e keni ditur. Ju vetëm vazhdoni me këtë avaz dhe me larjen e trurit të shqiptarëve!


    Sqarim: këtë temë ma dërgoji një student nga Shkupi
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Modest,

    Nese me lejon,do te plotesoja edhe dicka.
    -Me Kushtetuten e ish RSFJ-se te 1974-tes, dhe te atyre me heret (1963,1946),te drejten e vetevendosjes deri ne shkeputje e kane pasur vetem republikat e jo edhe Kosova e Vojvodina.Po te ishte keshtu,pra Kosova me te drejte vetevedosjeje deri ne shkeputje,nuk do te ndodhte 1968-a ,1981 ,1989,e 1999-ta.
    -Eshte e vertete se populli shqiptare ne Maqedoni,deri me ndryshimet kushtetuese te 1989-tes,ka qene popull shtetformues,bile ne Kushtetuten e vitit 1946, ne preambul ishte i pari ne renditje.
    Mik i dashur,lufta e 2002-tes, edhe eshte nisur nga keto shkaqe.Perkrahja jo e paket e faktorit nderkombetare per aspiratat tuaja,eshte bazuar ne kete fakt,pra rikethimin e pozicionit te shqiptareve ne komb shtet-formues ne shtetin e vete-Maqedhonine.

    Te pershendes,
    Guri,

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    shqiptaret ishin ata qe ndrtuan maqedoinin e kjo po a mohon te gjitha tedrejtat e tyre per ket shqiptaret duhet te punojn qe ta shkatrrojn maqedonin ose per ndryshe maqedonia dote vazhdoj rrugen e saj fashiste kunder shqiptarve

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Modesti
    Anëtarësuar
    11-10-2004
    Postime
    350
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Modest,

    Nese me lejon,do te plotesoja edhe dicka.
    -Me Kushtetuten e ish RSFJ-se te 1974-tes, dhe te atyre me heret (1963,1946),te drejten e vetevendosjes deri ne shkeputje e kane pasur vetem republikat e jo edhe Kosova e Vojvodina.Po te ishte keshtu,pra Kosova me te drejte vetevedosjeje deri ne shkeputje,nuk do te ndodhte 1968-a ,1981 ,1989,e 1999-ta.
    -Eshte e vertete se populli shqiptare ne Maqedoni,deri me ndryshimet kushtetuese te 1989-tes,ka qene popull shtetformues,bile ne Kushtetuten e vitit 1946, ne preambul ishte i pari ne renditje.
    Mik i dashur,lufta e 2002-tes, edhe eshte nisur nga keto shkaqe.Perkrahja jo e paket e faktorit nderkombetare per aspiratat tuaja,eshte bazuar ne kete fakt,pra rikethimin e pozicionit te shqiptareve ne komb shtet-formues ne shtetin e vete-Maqedhonine.

    Te pershendes,
    Guri,
    Unë vetëm postova këtë temë me kërkesë të një studenti nga Shkupi, por e pash të arsyeshme të debatohet rreth kësaj teme sepse është shumë e qëlluar sidomos për ato të rinj që tani janë të moshës 18-20 vjeç. Kjo pjesë e popullit tonë din pak se si kanë rrjedhë ngjarjet, sa sakrifica kanë bërë shqiptarët, prandaj kjo shkresë, apo këtë fakt historik që ju na e postoni z. Guri i Kuq pa dyshim se është një pikë e rëndësishme për këtë shtresë gjeneratash që vinë pas, le të din si kanë qenë situatat, nëpër çka ka kaluar ky popull i ynë kaq i persekutuar. Unë për vete nuk jam historian, por thërras ato që dinë të kaluarën e shqiptarëve të Maqedonisë të nxjerrin faktet dhe dëshmitë e kohës në këtë temë.

    Me respekt
    Çdo njeri do të përgjigjet para Zotit

Tema të Ngjashme

  1. Nga Manastiri filloj Pranverë e re me Demokracinë e Re
    Nga Progres në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 13:28
  2. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  3. A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar?
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •