Veshka e kandidatit pėr president
Sikur tė vlente parimi i divorcit edhe nė gjirin partiak, a thua, ēfarė do tė duhej tė kthente Imer Selmani me tajfėn e vet nė partinė prej nga tradhėtoi dhe dezertoi! A i ka njohur ndokush renegatėt para se tė hynin nė PDSH! Pėr t’u bėrė dikushi u desht qė partia, nė fakt, njerėzit e partisė, kreu i saj, tė investojė shumė! Sa i ka kushtuar, bie fjala, Imer Selmani PDSH-sė
Nga Avni Halimi
Kėto ditė opinioni botėror u trondit nga njė storie televizive qė u emetua pėrmes tv kanaleve mė tė fuqishme nė botė. Njė burrė, me njė pamje tė ashpėr, me njė fizik prej billderi, i veshur shik, si tė ishte bėrė gati pėr sfilatė mode, kėmbėnguli se nuk do t’ia japė divorcin gruas pėrderisa kjo nuk do t’ia paguaj dėmshpėrblimin prej njė milion e gjysėm dollarė. Jo pse po ia dridhte me njė burrė tė huaj, jo pse ajo paskėsh shprehur dėshirė qė tė martohet me atė burrė, por, sepse, dy vite mė parė, nė ēastin e vdekjes sė gruas, burri i ligjshėm ia kishte donuar veshkėn. Sot, gruaja ishte si molla, madje, me burrė rezervė! Ose kthe veshkėn ose njė milion e gjysėm dollarė! Ultimatum qė shpėrthente me plot inat para dhjetra gazetarėve e reporterėve. Ėshtė njė situatė kur tradhėtia bėhet hallall, me kusht qė tė kthehet veshka!
* * *
Nė kohė lufte tradhėtia dhe dezertimi nuk falen, shpaguhen me dėnime drakonike e fatale.
Po nė politikė, edhe atė ekskluzivisht nė sistemin plural, tradhėtari, dezertori apo renegati, si mund tė falet! Lehtė, sepse kėtė “akrobacion mortal” ia garanton sistemi. Megjithatė, kjo mund tė ndodhė vetėm nė ato demokracira tė brishta, nė ato vende ku lojrat politike akoma janė pa kurrfarė standardesh qė do tė duhej tė ngriteshin mbi normat profesionale, etike, morale por, pse jo, edhe mbi ato kanunoro-etnike! Njė gjerman vėshtirė se do tė pranonte tė bėnte karrierė politike franceze nė dėm tė partisė sė vet amė gjermane. Jo se e ka tė vėshtirė apo, profesionalisht tė paarritshme por, si t’i mbajė pastaj etiketat tradhėtar, dezertor politik apo renegat! Thonė se, vetėm bastardi nė fund mund tė tė lė nė baltė, sepse, e tėrheq balta, vendi prej nga ėshtė marrur dhe ėshtė rritur e pjekur nėn pėrkujdesje tė sinqertė prindėrore.
Sikur tė vlente parimi i divorcit edhe nė gjirin partiak, a thua, ēfarė do tė duhej tė kthente Imer Selmani me tajfėn e vet nė partinė prej nga tradhėtoi dhe dezertoi! A i ka njohur ndokush renegatėt para se tė hynin nė PDSH! Pėr t’u bėrė dikushi u desht qė partia, nė fakt, njerėzit e partisė, kreu i saj, tė investojė shumė! Sa i ka kushtuar, bie fjala, Imer Selmani PDSH-sė! Shumė, tepėr shumė! Po aq kushtuan edhe tė tjerėt qė pėr higjienė goje nuk po ua pėrmend emrat! Materialisht kushtuan sa mijėra veshkė, moralisht kushtuan sa vrima e thikės pash shpine. Po tė kishte grimė morali te kėta neorenegatė tė “neodemocratia” ēfarė do tė duhej tė kthenin me qėllim qė tė mbeten me kredibilitet nė jetėn e mėtejme politike plurale! Do tė duhej ta kthenin trurin, veshkėt, zemrėn, shpirtin, diplomėn, karrierėn, pjekurinė politike dhe, pa dyshim, mandatin. Atėherė do tė kishim punė me cunga!
* * *
Por, a mund tė ndodhė divorci, apo ikja, apo tradhėtia, pa njė motiv tė madhe! Pa dyshim qė jo! Po pse nuk ndodhi tradhėtia e gruas para se t’ia merrte veshkėn burrit me tė cilin ishte nė kurorė! Sepse, ishte buzė vdekjes. Nė ndėrdije ajo e kishte tradhėtinė, por ja qė i duhej jetė, i duhej veshka e atij tė cilin do ta tradhėtonte. Nuk mundet njeri tė tradhėtojė rastėsisht, nėse nuk ka gjen tradhėtari, apo nėse nuk ėshtė i bindur se njė ditė duhet tė tradhėtojė, tė shkėpusė raporte tė ndėrsjella, bashkėjetesė e bashkėveprim. E keqja gjithmonė tė bėn tė kujdesshėm, e mira gjithmonė tė verbon! A kishte gjė mė tė mirė se sa platforma politike dhe kombėtare e PDSH-sė! A kishtė gjė mė tė mirė se sa tė luftohet tėrė ajo makineri sllave qė ia kishte mėsyrė shkatėrrimit tė PDSH-sė dhe programit tė saj qė ngrit ēėshtje shqiptare dhe qė ofron zgjidhje tė tyre. A kishte gjė mė tė mirė se sa kjo platformė kombėtare, e vetmja e kėtij lloji momentalisht nė viset etnike shqiptare, tė mbrohej duke qenė nė pozicione tė larta partiake por edhe nė pozicionin e ministrit, delegatit etj. A kishte gjė mė tė mirė se sa t’i thuhet kundėrshtarit politik se ti me mekanizmat e tua shtetėrore mė hodhe nė opozitė por edhe nga kjo pozitė do tė pėrkujdesemi pėr avansimin deri nė maksimum tė ēshtjes shqiptare! Qė nga pavarėsia e Maqedonisė e deri mė sot, asnjė parti maqedonase, asnjė pushtet nuk ka punuar pėr tė mirėn e Maqedonisė, nuk ka punuar pėr inkuadrimin e Maqedonisė nė strukturat evroatlantike, por, tė gjitha kanė punuar nė dėm tė shqiptarėve e nė tė mirė tė rejtingjeve tė tyre partiake e personale. Shėrbimet sekrete nuk merren me luajalėt, nuk merren me platformat politike tė ngritura mbi koncepte qytetare integruese, nuk merren me politikanėt kosmopolitė por, gjithėsesi qė merren me atė parti politike qė ngrit shkollė politike kombėtare, qė ka platformė dhe vizion tė qartė, qė ka plan afatgjatė pėr realizimin me pėrpikshmėri tė asaj platforme, qė jep poste ministrore pėr njė ligj nė favor tė kombit, qė prish koalicione e lėshon qeveri duke dashur t’i demontojė frerėt e ēėshtjeve shqiptare nė vend. Pra, nė Maqedoni nuk ka parti politike qė ėshtė luftuar kaq shumė e kaq barbarisht siē ėshtė luftuar PDSH-ja! Goditja e fundit ishte pėrmes Imer Selmanit dhe renegatėve tė tjerė tė cilėt dezertimin e arsyetuan se nė PDSH nuk paska liri pėr shprehje tė mendimit. E kush do tė shpreh mendim! Ata qė nuk kanė kurrfarė mendimi! Imer Selmani paska dashur tė na thotė diēka?! Po pse kėtė ankesė nuk e shprehėn sa ishin ministra e nė pushtet! E keqja dhe prangat e mendimit duhet tė thehen brenda partisė, duke kėmbėngulur nė shpėtim tė platformės kombėtare nga “tė kėqinjtė” e jo duke dezertuar!
Nė mes tė brengės kombėtare dhe tė mirės materiale, ata tė pakurrizė gjithnjė do tė anonin nga e mira materiale qė nuk do tė thotė vetėm lekė por edhe post e karrierė tė verbtė. Shtrohet njė pyetje e sinqertė: nė tėrė karrierėn e Imer Selmanit cila ėshtė ajo vlerė kombėtare, intelektuale e morale me tė cilėn do tė shquhej! Kjo nuk vlenė pėrsa kohė qė ishte nė PDSH! I mori instrukcionet e Gruevskit dhe shkatėrroi ēdo gjė, thotė ish-lideri i tij, i cili mė sė miri i di lojėrat e shėrbimeve sekrete antishqiptare. Pra, kėtij shėrbimi nuk i interesonte Imer Selmani, e as krijimi i edhe njė partie shqiptare por, mbi tė gjitha, dėmtimi, copėtimi e shkatėrrimi i PDSH-sė! Po pse luftohet vetėm PDSH-ja? Po sikur Menduh Thaēi tė kėrkonte njė akt patriotik nga Imer Selmani, a do ta kryente ky farė burri atė detyrė! Pėr shembull, tė pėrcaktohej qė ta dėmtojė e ta copėtojė VMRO-DPMNE-nė! Jo po, zotėriu na paska detyrė tjetėr para vetes: televizorė e makina nė ēdo shtėpi tė qytetarėve, bashkėjetesė dhe mirėqenie pėr tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė.
* * *
E mori mandatin me angazhim tė tėrė strukturės sė PDSH-sė, tė mijėra aktivistėve dhe, tani, pa njė dromcė turpi do tė hidhet nė gara zgjedhore! Votėn e kujt e pėrfaqėson ky farė zotėriu! Atė tė elektoratit tė PDSH-sė, ė! Kur do tė hyshė nė vallen e shėrbimeve sekrete do tė luash gjatė e gjatė. Hapja e dosjeve dėfton se bashkėpunėtorėt tė cilėt i ka ngritur shėrbimi sekret, kanė punuar me dekada, me dekada janė mbajtur dhe janė ruajtur nga shėrbimi sekret. Pra, njėherė bashkėpunėtorė pėrjetė bashkėpunėtorė. Shėrbimi sekret nuk tė demaskon, por tė ruan e tė ngrit deri nė faktor “tė madh”, pavarėsisht demagogjisė adoleshente.
Dhe tani kandidat pėr kryetar shteti! Do ta krahasojė veten me Barak Obaman! Pėr Selmanin nė kėtė rast shqiptarėt janė afroamerikanėt, ndėrsa tė bardhėt janė maqedonasėt! Shtatėdhjetė pėr qind e tė bardhėve e votuan Obaman, afroamerikanin! Ofendim i madh edhe pėr Obaman edhe pėr shqiptarėt e kėtushėm. Selmani mund ta krahasojė veten me ndonjė kryeplak tė katundeve mongoleze!
Megjithatė, diēka e mirė per Imer Selmanin do tė ndodhė. Deri nė fund Gruevski do t’i qėndrojė besnik. I dha isharet qė tė kandidohet pėr president tė Maqedonisė. Fatkeqėsisht, kėto zgjedhje do tė jenė fatlume vetėm pėr VMRO-DPMNE-nė si dhe pėr Imer Selmanin
VMRO-DPMNE pret qė kėsaj radhe tė arrijė pushtetin absolut nė vend, tė ketė edhe presidentin por edhe prefektėt mė tė rėndėsishėm tė pushtetit lokal, gjithėsesi, e ndihmuar nga partia e saj simotėr, BDI-ja. Nė planin politik do tė tentojė tė arrijė edhe njė herė qė t’i shpėrfytyrojė shqiptarėt nė element destruktiv dhe destabilizues tė vendit. Kėtė do ta arrijė pėrmes vendosjes sė mijėra vėzhguesve si dhe tė mijėra policėve nėpėr vendvotimet shqiptare. Kjo mbykėqyrje e hekurt pa dyshim se shkakton nervozė, shqetėsim dhe, shumė lehtė mund tė provokojė ndonjė ekces pėrmes tė cilit pastaj, pas sanksionimit tė Maqedonisė nga Perėndimi, fajtor kryesor nė vend dhe jashtė do tė trajtoheshin shqiptarėt!
Imer Selmani pret qė kėsaj radhe tė arrijė ta pėrjetojė ndihmesėn absolute tė VMRO-DPMNE-sė, pra, kundėrshpėrblimin e dezertimit. Njė numėr i konsiderueshėm i shqiptarėve, pėr inat tė kandidatėve maqedonasė do t’ia japin votėn Imer Selmanit, pa llogaritur se me kėtė dėmtohet rėnd kauza kombėtare. Kėta do tė jenė nja dhjetė pėr qind e votave tė pėrgjithshme qė do t’i ketė Selmani, plus nja 20 pėr qind tė votave maqedonase, plus nja 20 pėr qind tė votave tė VMRO-DPMNE-sė dhe, pa dyshim, 50 pėr qind tė votave qė do t’ia sigurojė Gruevski, pėrkatėsisht, mekanizmat e pushtetit aktual. Ja se si do tė faktorizohet Imer Selmani i cili, nė zgjedhjet parlamentare nė katund tė vet mezi i mori 300 e ca vota.
Po BDI-ja nė ē’pozita do tė jetė gjatė kėtyre zgjedhjeve?! Qė tani, madje nga vetė goja e liderit tė saj, z. Ali Ahmetit, BDI-sė i parashihet pozicioni i mashės sė thyer! Pret vota maqedonase dhe maqedonėve do t’ju falė vota shqiptare! Ėshtė nė gjendje t’i falė tė gjitha votat shqiptare, vetėm tė binden maqedonasit nė lojalitetin e tyre qė mbėshtetet nė platformat integruese e asimiluese. Mė vitin 2014 Maqedonia do tė na bėhet me president shqiptar?! Kusht ėshtė qė VMRO-DPMNE-ja me votat e shqiptarėve tė BDI-sė tė ketė tė garantuar e tė siguruar pushtet absolut deri mė vitin 2019. Po me nja 100 mij shqiptarė tė PDSH-sė ēka do tė bėhet?! Kėta do tė jenė shtylla prej shkėmbi qė do ta mbajnė vertikalisht ēėshtjen kombėtare shqiptare!
Gurra
Sui generis
Imer Selmani se shpejti do te nenshkruan nje koalicion me Rufi Osmanin,e pastaj e shohim sa do te flitni ju.
Menduh Thaci shkoi si qen u taku me Ali Ahmetin.
Imeri i ka fut ne gracke te dyte,nuk dijne ka tja mbajne. hahahahahah
Lexova ne disa postime ku thusheshte se ndoshta eshte nxitur nga dikush dhe jam plotesisht dakort me kete pasi mendoj se eshte nxitur nga ana e Gruevskit me perkrjahje te Ali Ahmetit ..
Duke marre parasysh se per presidentin cdo here votat decisive jane votat e shqiptareve..
Mendimi i Gruevskit sic kam lexuar diku eshte ky qe Imer Selmani te jete kanditati i vetem shqipar per president dhe duke qene keshtu ai te kalon raundin e pare te zgjedhjeve dhe ne te dytin te perballet me kanditatin maqedon nga partia e Gruevskit dhe ne kete menyre shkijet nuk mund te votojne per Selmanin i cili nuk ka shanse te fitoje ne te dytin se normalisht maqedonte jane shumice dhe automatikisht presidenti zgjighet nga vete maqedonasit ...
Nese kjo eshte e vertete atehere Imer Selmani verteton se eshte nje vegel e maqenasve te cilin Gruevski e sherben per qellimet e veta
Krijoni Kontakt