Close
Faqja 27 prej 76 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 755
  1. #261
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: lirik
    Lumi Iber



    -------------------------------


    Autori Xhelal Ferizi
    -------------------------------
    o i lumi zot qė na ke falė
    shih lum bardhin me t' bukura valė
    tė bardhė ibrin e bukurisė
    qė rrjedhė ballit tė shqipnisė
    nė mes shale e drenice
    mes pėr mes shkon mitrovice
    vala e tij ėsht valė mahnije
    kah larmon mbi rreze e hije
    zot ma falė mua nji fjalorė
    tė gjerė sa tė qiellit mahnitorė
    ta hjeshoj me kangė shqiptare
    e ta nxis zemren vlimtare
    per me e vlue siq vlon vullkani
    nė flakė pėrthye si flakadani
    varg e rimė kshtu me dalė gjakut
    kuq si ngjyra e bajrakut
    nė dashuri si ngjyra e diellit
    e me art si lulja e prillit
    e me kangė si zogu i veres
    si cicrima shpernda eres
    ti kndoj tė bardhit lum n' dy brigje
    kah bjen ibri nė fusha e shtigje
    ah m'ndihmo bardhsija e bores
    ti kndoj vales zallinores
    vet hjeshisė n' mjedis t' ballkanit
    falma zot nji ujvarė t' dardanit
    ma bėn zemer gurrė shkrimtare
    me rrjedhė vargje argjentare
    prej damarve me burue
    per kėt tokė nė shqip me shkrue
    me ja thurė hjeshinė kti balli
    ku lmojnė bashk dheun vala e zalli
    mitrovices gjevahire
    nė mes kalaje nė bjeshkė ilire
    falma zot ndjenjen e eres
    edhe shijen e pranveres
    edhe sharmin qė e mbanė pylli
    edhe tingujt qė i ka fyelli
    e ato dridhjet e qiftelisė
    qė ti shkrij' n' ballė t' bukurisė
    mitrovices ballinore
    rrema rrema tok's arbnore
    ku shperndahet vala ilire
    porsi drita n' gjevahire
    gurabardhė n' qehre kristale
    qė i lanė ibri nė fusha e male
    rrezja e bukur diellatare
    edhe qehreja shqip kombtare
    e nė kėt gjuhė tė lashtė kreshnike
    ta kėndoj n' vargje lirike
    ta shpirtzoj un kah lakesa
    ibrin tė bardhė me t' bukura kthesa
    kahdo ecė ai me ato lmime
    e puthč buzėt si rimime
    si ato rimat vargatare
    ashtu valet qehlibare
    puthin ibrin me zallina
    ku me u prehė bien flladi e stina
    ku me u prehė zemra njomzakut
    bilbil bardhit fluturakut
    bjen me pi e me u freskue
    kur lanė sqepin nisė me u gzue
    nisė me kndue mandej n' hare
    mandej msynė n' qetinė a bre
    neper bredha ne ah e lisa
    kah rrejdh ibri nė tokė me plisa
    me plisa tė bardhė mbi tokė shqiptare
    mitrovices argjentare
    ------------------------------------------------------
    Autori nga Mitrovica e kosoves Xhelal Ferizi
    --------------------------------------------------------
    ********************************************

  2. #262
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Tė poshtėr ishin ata
    ******************

    Autori Xhelal Ferizi
    .........................................
    ......................................
    prejardhja e autorit Xhelal Ferizi
    (Xhela i Mitrovices) Babai nga Drenica Nėna nga Mitrovica
    *************************************************
    -----------------------------------------------------------

    tė poshter ishin ata qė nė balt e lan poetin
    tė bijt e llafeve tė bijt e hiqit tė bijt e hiqėsisė
    ata me llafe pa mbulesa do ta mbulonin detin
    por jan tė bijt' e zbarztirave tė bijtė e llafazanisė
    ***
    ata gjithmonė kėshtu u sollen
    se shpirtin e kishin knetė
    lavdi nga knetat kan pi e pastaj lavdėrisht e vollen
    ata jan lavdi vet
    ***
    nuk jetohet nga lavdi e fjala e madhe sa nji balon loder
    qė mjafton njė therrė pėr ta shpuar
    kur fryhet e zbrazt e mjera sa njė koder
    por hiqin me vet'lavd nga mbrenda e ka tė mjeruar
    ***
    eh balona qė mbi pluhurin e ngritur pėrpjetė fluturoni
    me llafe nuk ndertohet ardhmėrija
    me fjalė ju madhėshtitė i ndėrtoni
    do tė ju plasė njė dit vetlavdija
    ***
    medet moj tokė qė i mbanė kta demagog
    a thua tė kujt jan kta me farė
    mos jan tė jevgjites kta tregtarė llafollog
    gjakun a e kan shqiptarė
    *********************

    Autori nė mėrgim Xhelal Ferizi
    *****************************

  3. #263
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Si nuk gjejė fjalė ndėr mahni
    ****************************
    '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''''''''''''

    Kushtuar njė vashe shqiptare
    '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' ''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
    Nga autori Xhelal Ferizi nė mėrgim
    '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
    autorė i mohuar nga regjimi i ish jugosllavisė
    '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' ''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
    Po si s' po gjejė fjalė nder mahni
    as nder shkrirje ku shkrinė hjeshija
    pėr qerpikt e sytė e zi
    qė e ka e jotja bukuria
    ***
    po ti je ylli qė e shndritė gjakun
    po ti je lule sharm mbi dhe
    i lumi ai qė tė heq duvakun
    qerpikt tu jan diell pėr ne
    ***

    un tė uroj ty moj ylbere
    qė ta kesh''at fat n'martesė
    porsi zog me flatra ere
    ta kesh'' djalin nė sharm e besė
    ***

    ta kesh'' fat nji djalė si ylli
    qielli vet ka me ta zbritė
    si hije blini n' mjedis pylli
    zemren ty me ta flladitė
    ***

    po ti je si njė ėngjėllushe
    a's' ma sheh vargun me mallė
    qehres tande oj lule fushe
    po ja shkruaj si dritė mbi ballė
    ***

    se ti dukesh karajfile
    se ti dukesh zemer hane
    dukesh vashė e bardhė pa hile
    ti qoj vargjet n'fushė dardane
    ***

    n' rreze hane le tė vijnė
    ty oj fama e bukurisė
    nė jeten tėnde le tė rrijnė
    n'pėrkujtim n' shekuj t' miqsisė
    ***

    e le ti vlojnė kto valė shqiptare
    kahdo vlon rima e poetikes
    me kto fjalė margaritare
    ardhė prej yllit t' galaktikes
    ***

    do ti sjellė un veq pėr pėr ty
    edhe tė yjve tjerė vizllorė
    malli im me lot nė sy
    ti qėndisė mbi dheun arbnorė
    ***

    do ti sjell' un prej kandili
    qė e shkrinė zemren n' dritė me nxe
    prej tė pa hile shpirtė bilbili
    veq pėr ty me k'ndue mbi dhe
    ***

    hijes tė flladit do i qoj t' fala
    edhe ajo ndoj varg t' ma falė
    edhe nga e bardha qehre'vala
    sharm currilash kam me ndalė
    ***

    e prej sharmit qė lajnė driten
    dejt nė zemer me ti shkri
    porsi ylli qė e nisė diten
    do ti nisi n' bukuri
    ***

    Autori xhelal ferizi poeti lirik
    qė ka pėr qėllim me gzue zemra shqiptare
    mbi baza miqsije e humaniteti
    ***
    -------------------------------------------------

  4. #264
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Mė thuaj o pyllė
    ***************

    Xhelal Ferizi l i r i k u
    """""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""" """" ""



    M'thuaj o pyllė me t' flladshmen hije
    ku ti gjej 'ndėr ! tua kroje
    art e fjalė prej bukurije
    a tė ja marr lules prej goje
    ***

    a tė ja marr qehres prej flete
    apo artit tė rrezanisė
    e ti nis era mbi dete
    t' ja dėrgoj nė ndjenjė etnisė
    ***

    tė ja dėrgoj kah lmimi i zallit
    ku lmon kthjellur kullimsia
    me lot shpirti shtegut t' mallit
    do ti nisi kah etnija
    ***

    do ti nisi kah damari
    i zemres t' diellit me i pėrque
    nė pėrkushtiim me i mbshtjellė me ari
    n' gjak shqiptarė kto pėr me vlue
    ***

    ah m' ndihmoni o zemra yjesh
    ku ta zgjedhi ma t' ėmblen shegė
    nėpėr sharm e lule pyjesh
    mbi fletė t' bardha degė mė degė
    ***

    do ti mbrrijė fjalt n' do meteore
    si'q' kam mbrri dikurė qershinė
    do i nis vargjet mbi bregore
    pėr ta gjetė mbi dhe shqipninė
    ***

    e kur ta gjejė nanen etnike
    tu i ndjekė valtė qė shkojnė mbi gurė
    zemren shqipe nė rimė magjike
    do ta gzoj pėrmbi flamurė
    ***
    do ta gjejnė fjaltė meteore
    shartue shegve e n' shkumbė ujvare
    do t' flutrojnė rrugve qiellore
    per me ra n 'fole shqiptare
    ***

    e porsi etja e kurbetit
    kan me pi gji tė asaj nane
    kah shqipnija e bregut t' detit
    mbi malsi e fushė dardane
    ***

    Xhelal ferizi autori nė mėrgim
    """"""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""

  5. #265
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Liria
    *************
    """""""""""""""""""""""""""""""""""

    shkruan xhelal ferizi
    """""""""""""""""""""""""""""""""""""
    ====================================
    ---------------------------------------------------


    ma t' bukur nuk thurė qielli as dielli s' qėndisė
    je ,pikturė ma e bukura ndėrtue prej perendisė
    tė kan qėndisė ylberat me at bukuri
    tė kan la me drita ,yjet qė jan shkri
    tė ka ndertua dielli hana t' ka qendisė
    ta ka dhan ylberi ngjyren t' bukurisė
    edhe lulja e fletes tė ka qelė nė fleta
    py ta oj mahni nuk qeshė shpirti as jeta
    mbi ty kan ndėrtu shekujt me kristale
    ti je fllad ma i bukur qė njomson n' pėr male
    ti je erė magjike e freskon qdo fletė
    ti je gjak i diellit globit qė i jep jetė
    ah liri shjetnore qiellore mahni
    ti je zemer qielli pėr ty behen fli
    pėr ty ka folė ari ka folė karajfili
    ka ligjrue zogu ka ligjru bilbili
    edhe qehre e arit ka shkri sharm per ty
    sa her jan gzue yjet kur t' kan pa me sy
    edhe vet puhizat jan shtrue para teje
    gjaku pa erė tėnde ecė kuq nder deje
    ty tė duan shum zemra e tė thrin lavdinė
    hana neper shtigje e yjet kur shndrijnė
    engjuj ,e heroj dėshmorė e qėndrestarė
    ti je cak i drites diellit rrezatarė
    gjithmonė n' qendėr t' fjales , e para nė agjendė
    ti je gjak i arit qė kullon n' argjend
    ti je vlerė madhore ,ma e pėrsosur n' qiell
    ti je vlerė kurore ,qė rrin pėrmbi diell
    ti je njė mbretreshė mbi glob e mbi dhe
    njė magji e dashur nė kombe e nė fe
    ty tė don dhe globi tė don deti e fusha
    tė dojnė engjuj t' qiellit; edhe ėngjėllusha
    je ma, e bukura lule qė lmon me aromė
    pa ty shekujt vitet mbeten si kufomė
    pa ty ara e pylli lisi me ato degė
    pa ty qanė qershija qanė molla me shegė
    pa ty nuk qeshė qielli qehre s' jepė natyra
    gazi nuk shkrinė fushes dheut i ngryset ftyra
    ti e gazmon yllin, e nxitė meteor
    i nxitė nėpėr valle lidhur dorė pėr dorė
    re tė bardha qiellore e shpirta mbi dhe
    kombe n' tokė mbi kore qė ecin si rrke
    ti je bukurija qė i jepė cak argtimit
    ti je fryt i drites si rrezja e agimit
    ti je simbol jete si dita nė ag
    pa ty qdo komb bote ,nuk mund t' kalon prag
    liri qė nuk prekesh me dorė as me lkurė
    por prekesh me ėndrra e gjallron qdo gurė
    ti qė je liri shpirti t prekė nė emer
    py ty damarė dheu nuk lidhet me zemer
    as nuk lidhen dejet e qeillit as t' detit
    as damari i gzimit as shpresa e vullnetit
    ti je si shpirt'shega Tė ndjenė dashuria
    ti je ndjenj ma e bukura qė tė prekė njerzia
    prekesh me qdo gjak prekesh me qdo fe
    ti je shejti i shejtit ,qė flet pėrmbi dhe

    Xhelal Ferizi autori i vargjeve liria
    ******************************
    /xhela i mitrovices/
    *****************
    l i r i k u
    *************************

  6. #266
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kush e vrau mjegullen
    ******************
    Autori xhelal ferizi
    --------------------
    ********************

    as loti as gjahtari
    nuk e,vrau, mjegulllen
    as
    pushka
    as topi
    mjegullen e vrau,
    dija e shkolla
    mjegullen e vret
    vargu,me dritė
    arti teoria
    poezia
    dashuria
    fjala
    """"""""""""""""""""""""""

    Autori xhelal ferizi
    *********************
    ----------------------------------

  7. #267
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kam hy nė pėrvlim
    ****************

    Autori xhelal ferizi liriku mėrgimtarė
    *************************

    un vet kam hy nė pėrvlim
    se rrethanat mė kan shty
    un e kam pa vet at mjerim
    dhe palcen e vuajtjes me sy
    ***********************

    hyra dhe aty kam shkri lotin
    mėshirė nuk pat errsira
    e kam pa me sy vet motin
    si digjej pėr liri nga dėshira
    ************************

    Xhelal Ferizi mėrgimtarė

    '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '

  8. #268
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Hapi drejt hiqit
    *************

    xhelal ferizi autorė
    ******************

    kur u linda hapin e qita drejt jete
    kur u rrita u nisa drejt vleres
    tash po flas vet me vete
    a thua me hap shkoj drejt pleqerisė sė mjeres
    e mandej kapitulli i fundit tė ksaj kalimtarje flete
    vdekjadhe varri
    shėndrrimi pastaj nė hiq
    sikur tė mos isha mbi kėt dhe
    tė mbulojn kohrrat e harresave
    shekujt qe nder ta ma nuk je
    tretesh si lėngu i fiqit
    thahesh
    eh jetė
    a thua po shkoj drejt hiqit

    Autori xhelal feizi

    """""""""""""""""""""""""""""""""!

    autori xhelal ferizi
    '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''

  9. #269
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Dhe deshta tė qajė
    *****************

    Shkruan Xhelal Ferizi vargje shqiptare
    *******************************

    kur deshta tė qajė nganjėherė kur mė nxiste moti
    ndalesha tė mos qajė
    dhe sikur mė ndalte diqka ndoshta zoti
    nuk mė lente me shpėrthye nė vaj
    ***

    pse nuk qaja dot
    nuk e di ! se gjej dot as nėpėr shekuj kerkimtarė!
    as sot
    ndoshta loti mė ishte tharė
    ***



    ndoshta ishte shėndrruar nė gurė
    ndoshta ishte bė akull
    sido qė tė jet un nuk jam ma bilur
    ndoshta ndjenja vyshkė mė ra pėr dhe shakull
    ***
    si mund tė mos qajė nji poet
    pse tė qajė mė thot vet thoti
    edhe sikur tė keshė nė sy e shpirtė nji det
    kuptimin e ka humbė loti
    ***

    kėshtu mė than shekuj' sot edhe ata qė vijnė
    mos qajė mė than kot
    ndoshta botėt tjera ta kthejnė harmoninė
    dhe un qava pa lot
    ***

    Xhelal ferizi liriku
    ''''''''''''''''''''''''''''''''''''''

  10. #270
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Mos qani
    ***********

    Autori nė mėrgim xhelal ferizi
    (xhela i Mitrovices ) l i r i k u i vargjeve Shqiptare
    """""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""" """" """"""""""""""""""""""""""""

    mos qani ju qė nuk keni diell
    mbas breshėrit tuaj nė zemrat e lėnduara dielli do tė vjen
    mbajeni shpresen nė qiell
    zoti pa diell askend nuk e len
    ***
    mos qani sot
    as nėpėr shekuj e mot
    se qerpikun nuk e mbanė vetėm loti
    por edhe rrezja qė nė diellė tė qiellit ėsht mbjellur nga vet i madhi zot
    ***
    mos e humbni shpresen nėpėr lot
    mbjelleni mirsinė nė kopshtin e bukurisė sė jetes
    qielli e din se ka zot
    prandaj mbjelleni faren e sė vėrtetes
    ***
    nė kopsht pastaj ku keni mbjellur mirėsi
    njė ditė do tė rritet fryti
    shpėrblimi juaj do tė jet i mahnitshėm o njeri
    kur tė rritet nė kopsht kultivim i yti
    ***
    kėshillat e poetit jan falas pėr ju o zemra
    me mund i kam mbledhė nėpėr qiellore bardhsi
    as vet nuk e di tė gjitha ato bimė qiellore si quheshin me emra
    ku un i mblodha tė ua jap falas o njerzi
    ***

    Autori nė mėrgim nėpėr vite me vargje shqiptare
    **************************i
    l i r i k u
    ********************************
    Xhelal Ferizi (xhela nga Mitrovica )

    kontakti me autorin
    ****************

Faqja 27 prej 76 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Coli-i-vogėl nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 10:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •