Close
Faqja 22 prej 76 FillimFillim ... 1220212223243272 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 755
  1. #211
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Poeti popullor Xhelal Ferizi, ca keshilla dashamirese:

    Shkruaj me pak me nje fryme, dhe mos u inkuadro ne provokime nga ataqet personale.
    Shiko punen tende,ka nje gershetim kombetarja ,personalja , dhembshuria nga plaget jetesore ne shpirtin tend, pasoja e dhunes dhe mohimit shihet hashiqare ne vargun tend , sic shihet dhe paranoja ne shprehje .
    Suksese ne vargje , te deshiroj shendet dhe paqe !


    Per frekuentuesit ne kete teme:
    Asgje personale madje mund tu vleresoj nese me ka rasti tu takoj neper tema, gazmende ose pergezime ,
    do tu keshilloja:
    Ne nje teme si kjo nese shprehni aq nencmim , do te ishte mire mos ndaleni fare ne kete teme, per nje arsye te vetme se nuk eshte e shendetshme as per ju kjo qe beni.
    Kete e them me pergjegjesi profesionale, mos shqetsoni asnjeri dhe jo nje njeri qe shqetsimin e ka te ngulitur thelle ne shpirt.
    Besoj se edhe ju do te jeni me te lumtur nese nuk gjuani kripe mbi plaget e shpirtit te nje njeriu .

    Per vargjet: eshte tjeter te thuhet se ju pelqejne ose jo, struktura, toni, permbajtja, rradhitja apo ne teresi poetika ose jo , e gjithe kjo nuk ju jep te drejte te atakoni personalitetin.
    Nese nuk jeni te denje per nje kritike te mirfillt, leni njeriun rahat me shqetsimet qe ka, do ishte me e ndershme , me njerezore dhe me shqiptare(kete te fundit e kam prej idealizmit me duket)
    Perfundimisht kini ndjeshmerine per nje te vuajtun se ju fisnikron juve, dukeni dhe ndjeheni me mire.
    Une nuk do tu mbaje meri por vec sa ta dini se nuk dukeni mire ne postimet kur atakoni dhe nencmoni personalitetin ne nje teme dhe harroni temen.
    Sa per vlerat artistike: vleresimi dhe kritika me vend eshte frytdhense per poetin.


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 27-02-2009 mė 00:03
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  2. #212
    Nuk kam shume per t'i shtuar atyre qe ka shkruar Bili99. Cdo njeri shkruan per arsye te ndryshme. Nganjehere vetem per te shprehur brengen qe ka brenda. Nese nuk ju pelqejne postimet ne kete teme mund te lexoni temen e rradhes....
    Komentet ne vijim do te hiqen...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #213
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Bora
    Bora
    '''''''''''''''''''''
    Xhelal ferizi autorė
    '''''''''''''''''''''''''''''''''''''

    pse bjen bora ajo me fije

    sa e,lehtė me ngjyrė bardhėsije
    kur bjen qetė me t' bukura fjolla
    nisė zbardhon shtresat e holla
    bardh mbi tokė shėndritet f'ytyra
    shtrinė hjeshinė gjithkah natyra
    zot i madh sa mirė e shkrinė
    pėrmbi dhe at bukurinė
    '''''
    kur magjike mjeshtrija jote
    i mbulon bardh syprina toke
    e un varg'shiprtin kur e nisi
    mbi ato pllaja me i far plisi
    mbi ato plise ku shkrehėsija
    shkrehė ka qehret,nga mahnija
    qehre t' bardha qė mbulojnė pllaja
    dushk,e fletė qetina t' mdhaja
    bora shkrinė e shėndrinė drita
    mbi syprina e stalaktita
    tė bardhė te zgjatur si kandile
    si diamanti n' gurė zmerile
    '''''''''
    ah q'shėndrijnė thue si, kapė dija
    nuk i kapė mendja as njerzija
    shum ju ,flet ah, bukurija
    as mjeshtrorė arti dot si pershkruan
    ato fjollat kur u lėshuen
    neper pyje e neper degė
    e kahdo prrojeve ne lug e shteg
    e ku binte uji i bilurit
    e kahdo zbardhte vala e grurit
    e permbi fusha e ledina
    e mbi kullime e zallina
    edhe bilbilat i ka mahnitė
    bora e bardhė kahdo tue shndritė
    bukuri e vertet magjike
    qe po i shkrinė vargjet lirike
    ''''''''''''
    prandaj as mendja se, merr me mendė
    si pershkruhet i bardhi shendė
    si pėrshkruhen ato vizllore
    pėrmbi ftyrė ah hapsinore
    kahdo ku shtrihej ai jorgan bore
    gjer e gjat shtrihet hapsira
    e cicėrima shum tė mira
    pėrmbi ujvara tė vogla e t' lira
    kah shkumbardhat e ati prronit
    e kah gurrat e ati kronit
    me i pa fjollat si zbukuronin
    kah po binin e zbardhonin
    kah natyren e hjeshonin
    '''''''''''''''''''''''
    tė shkrihej penda e poetit
    e lirika e varg lehtit
    shtrihej gjerė si fluturimi
    me hare po kah rimimi
    sa i gjerė po shtrihej gzimi
    pėr shkak t' pejzazhit aq magjik
    dehej vargu poetik
    thue se edhe zemra u zbardhue
    kah po ndjente va krue
    me aq kullim tu e gurgullue
    kah shkon vala tue shkumbzue
    mbi borė bardhen anash shkumbė
    tue lakue fjollat tu i shkundė
    pisha ahu a qetina
    kahdo biene dhe ne rrrepina
    edhe poshtė e dalin ne fusha
    kahdpijn ne ujra drenusha
    mbi kullime te asaj bore
    her ne lugje e kodrinore
    porse bardh mee pa bradhsinė
    thua se e sheh vet bukurinė
    thue po e sheh me sy mahninė
    ''''''''''''
    e ajo bora e bardhsina
    sharton dritat nė rrezatina
    aq sa shkrihej moti e stina
    edhe bora per mbi bari
    qė e i merr sytė po qdo shtetgtari
    mbi hapsirė ku sheh udhtari
    '''''''''
    ajo te qelte me mije shije
    ne emocion si art magjije
    me endje thell deri nė gjene
    ne qeliza e nė gjak vene
    '''''''''''
    gjithqka shtrihej para teje
    e ato pishat ne degė e neje
    me at borė e si piktura
    e nji va aty ishte ura
    nji urė druri sipmatike
    lidhte brigjet estetike
    thue pikturė ish artistike
    '''''''''
    poa aq shum art zoti aty kish shkri
    sa q e te bente edhe n' mushkni
    me kerkue gjithfar fjalore
    me i pershkrue me ndjenjė arbnore
    ato pejzazhe mahnitore
    '''''''''''''
    ruana zot me dalė n' alpina
    ku e ka sjellė bardhsinė, ajo stina
    ato borbardhat mbi qetina
    t luen,n 'pėr gjak ajo ndjenjė mėlmesa
    t' shkon nji joshje me u lidhė besa
    me tu lidhė besa shpirtėrore
    me hjeshitė mbi shtresa bore
    '''''''''''
    nė daq' thirr fishtė n, daq thirr homer
    edhe poet e shkrimtarė tjerė
    edhe merr pendat botrore t' dores
    por hjeshinė s' mund ti a shkruan bores
    '''''''
    ajo ėsht vet fytyrė bardhsija
    qė shkrinė art kah shkėlqesija
    aman zot me dalė n' pėr pisha
    kah me gjurmė shihen do bisha
    dhelper n' gjurmė kah lanė ka kambė
    edhe tjerė neper qdo pllambė
    ku ka lėviz ujku e qakalli
    ku ka ndejt zogu prej halli
    '''''''''''''''
    atje n' qerdhe n' majė mbulue
    me do fjera,qerdhen shtrue
    ku i shihen kėmb't ngjyrė tė arit
    n' majė qetine n' borė t' acarit
    si ta shtroj germen nė at hy
    qe mi merr hjeshėm dy sy
    '''''''''''''
    bora mblue n' pikturė mbi dega
    thash ti marr do fjalė nder shega
    apo ingjisė ti marr hua
    ne imagjinim kahdo pa nda
    a thue ylli vallė a i ka
    eh me thuaj o bukuri
    a mi jep ti me hejshi
    ''''''''''''''''''
    me ja shkrue hjeshinė t' verrtetė
    bores degve kah ka mbetė
    ku jan mblue pipat me fletė
    edhe t' ja shkruej n' zemer qetines
    lott e shkrimit, e' t' kanarines
    ''''''''''''''
    qė la qerdhe e shkoj flutrue
    n' dhena tjera shpirtė me pshtue
    prej acari e prej ftoftesije
    kaloj male e kaloj vrrije
    tu shtrue t' bukur kahdo prej sqepi
    kangen prore bregu a shkrepi
    deri sa i dit atje n' zallina
    motin te nxeht ku e mbante stina
    me plot mallė pėr at fole
    nisi kėngen nė tjeter dhe
    ''''''''''''
    ku ta gjejė nji germė ma t' miren
    ku ta gjejė nji dritė safiren
    ku ta gjejė mbi uJ t e zallit
    nji fuqi t' shartueme mallit
    m' kan ra ndjenjat n' pikė te hallit
    e s' po mundem me e pershkrue
    hana driten kur ka lshue
    permbi borė me dritė n' gjys vetull
    edhe ti kisha mot e shekull
    plot fjalore e fjalė madhore
    te gjera shprehje si qiellore
    nuk ja gjej fjalen e ndjenj dehun
    njiqind penda ,me i mbajtė mbrehun
    '''''''''
    se ma e thellė ėsht bukurija
    deri n' at zemer nuk' hyn mahnija
    e asnji shkrim qė e,shkruan njerzija
    es vargu i lirikut
    se borėbardhat e albanikut
    te mahnisin o poet
    vshtir ėsht fjalen pėr me e gjetė
    per kto qehre magjistare
    me i spjegue n' vargje rimėtare
    '''''''''''''
    se ėsht shprehja e fenomenit
    e kjo pamje e drujve e rremit
    ėsht natyra n' mister t' gjenit
    degtė me borė e male e frymzime
    e ato t' bardha valė n' kullime
    qė at qehre me piktura
    qė i lidhė zoti n' t' vogla ura
    ura e ngjitje e kombinime
    borė e fluska plot mahnime
    ura ndjenjash t' bukurisė
    ku fije bardhat e hjeshisė
    njera tjetren me dritė e lidhnin
    ne harmoni fjollen e dridhnin
    fjolla fjollen e drita driten
    si ndoj urė at koloriten
    kur ylberat e harkojnė
    ashtu dritat n' fjolla shkojnė
    thue po thyhen e po lodrojnė
    tu u lidhė prore me vizlllimen
    tue ja nxitė lirikut rimen
    '''''''''''''''
    nxisin t' bardha shije t' knaqsisė
    si vet arti i bukurisė
    me qendisė n'din veq ora
    '
    mbi mal'bardhat ku fjollon bora
    edhe e bukura kangė me gzime
    kanarinat n' fluturime
    kto hjeshi neper bregore
    nuk i thot mendja njerzore
    mbi bardhsinė ah rruzullore
    po me dalė neper ahina
    neper breshta edhe n' rrėpina
    ku mbanė bora maja e shkrep
    me i pa plisat kep mė kep
    me i pa qyqet e skyftera
    me e ndje leht si lmohet era
    neper majat e drujve shkrehet
    me nji mallė qė n' pendė nuk blehet
    e as nuk blehet nė qiell t' gjersisė
    as n' sekret t' oratorisė
    as qels zemre nuk e mbanė
    emocioni e shperndanė
    si ajo drita kah ai qielli
    si i shperndanė rrez artat dielli
    ashtu sharmi ne ndejnja shpirti
    si vizllima a koloriti
    i shprndanė oratoria
    kahdo rrin ne shpirt ndjenjėsia
    prandaj ti o fjalori im
    pse nuk qelesh ne zberthim
    nuk e kapė dije as shkrim
    emocionin e pa kufi
    me e zberthye n ket bukuri
    e kahdo me te bardha fjalė
    artit t e vargut me ja dalė
    ''''''''''''''''
    art e shend e estetikė
    bukurija n' curril kur pikė
    qė tė duket gjam safiri
    si me shndritė guri ma i miri
    '''''''
    ashtu duket akullnaja
    nder qetina e nder rrėkaja
    valorėzime shkumbe e bore
    qfar perzierje mahnitore
    qfar shartimi ne e arte vizzlore
    porsi e magjikshmja mbo borė fytyra
    reflekson me sharm engjyra
    qe levizen kah vizllima
    e mua me dehet vargu e rima
    kah e ndrron shkelqmin bora
    bashk me follat kah ujė bora
    qe po binin mbi ujvare
    ne kullime t' tok s' shqiptare
    valė bilure tue lakue
    n' mjedis pyllit tue grugllue
    e kur n' shartim bjen n' akuj fjolla
    edhe shtresat akull holla
    stalaktitet varė qdo ane
    kah shkon uji breg e rane
    me vizllim kur kryqzojnė shndritjen
    thue formojnė mbi dhe mahnitjen
    kshtu kah prroni n' mjedis pylli
    kur bjen mbrėmbja e nxitet ylli
    per me dalė me pa n' qetsi
    si shkon e bardha bukuri
    mbi natyrė e vala n' prroje
    si gurgllon po toje toje
    neper akuj vjerrė shkėqlimi
    ku vjen fjolla bardh prej gzimi
    q' ėsht ky art prej kombinimi
    ''''''''''''''''''''''''''''''
    qė ta bėn shpirtin aq t gjerė
    si mbi borė e bardha erė
    qe te mahnitė kah romantika
    kur fryn leht mbi ato pika
    neper akuj e mbi borė
    e mbi pjezazhin mahnitorė
    q'sht ky art i bukurisė
    qe e ka toka e etnisė
    mėmė etnike shqiperisė
    q' esht ky art i bardhė me borė
    q ' jan kta trupa mahnitorė
    druje e bredha e qetina
    pisha e rrema e stalagnina
    gjelber anash dikun levore n' levore
    neper lisat me bregore
    edhe ne fusha ne rrafshina
    ku ka mbet neper qetina
    me u mahnitė pej ksaj mjeshtrije
    qe e shtron punė prej perendije
    rrema kthye anash prej bore
    thue se ngjyrat i kan qiellore

    ''''''''''''''''''''''''''''''''





    si ta shkruaj me thuaj oj hanė
    si ta shkruaj oj gjuha nanė
    si ta shkruaj o mal e det
    si ta shkruaj ah o poet
    si ta shkruej ket sharm t' bardhsimit
    ku e prek era majen t' lmimit
    ku prekė era leht at borė
    si ta shkruaj o zot me dorė
    mi fal zot fshhetsitė t' natyres
    t' ja pershkruajn bardhsinė e ftyres
    bores t' lehtė qė n fluska t' lehta
    bjen mbi ne kndej ku rrin jeta
    edhe i jepė dehjen t' ngazllimit
    endje e shekuj i jep frymzimit
    '''''''''''''''''
    per me e shprehė shpirtin e shkrimit
    per me e shprehė n' fultrim at shpendė
    pėrmbi t' bardhin hy plot shendė
    thue se hyu vėrrtetė ka ra
    kah ajo shtresa qeillit nda
    thue esht nda me i far bardhsije
    per me mblue me afsh qudije
    dhe rruzull e shtresė njerzije,
    bora e bardhė me t' bardhė jorganin
    mblue e ka shpirtin e gjanin
    gjan e shpirtė te tokes t' vet
    deri n' buzė ku shtrin ai det
    dilni o engjiuj veq me pa
    shihni fjollat si dijn me ra
    aty n' fjolla permbi rrema
    shiihni leht si mblohet pema
    pemė kodrine e bregdetare
    n' vrri e n mal n' koder shqiptare
    '''''''''''''''''''''
    dilni e shihni at bardhsinė
    dilni e shihni mrekullinė
    thirrne n' lutje perendinė
    thirrni n' endje n' gaz e lot
    gzonju bores t' bardhit mot
    shihni nė ara e shpatije
    shihni lugjet n' valė ingjije
    shihni dheun si ėsht mblue me nurė
    valė gurglluese shkumbzojnė n' gurė
    si rrotullohen n' fjolla bore
    shihni xixėbardhat zallinore
    si buzqeshin n 'qdo fjollė bore
    shih s i ,pijnė me gzim nė shekull
    shih si gzohet hana n vetull
    shihni zallet si pijnė fjolla
    shuhni ujra n' shtresa t' holla
    shihni boren si bjen n' ujė
    hana shkruj e qielli shkruej
    nuk e thonė me vjet e muej
    fenomenin t 'bukurisė
    as ai yllė qė rrin qendisė
    qė ato fjalė i ka ylltare
    nuk e thot hjeshinė shqiptare
    as me zberthime imagjinare
    ''''''''''''''''''''''
    se hejhsia esht aq e thellė
    ne emocione ku rrin mbjellė
    e nuk esht aq leht me e thanė
    pa e pas fjalen oqean
    pa e pas fjalen qiell te pa fund
    pa ju dhan po yjve mund
    edhe fjalereve kahdo magjike
    me e zberthye shqipninė etnike
    ne bukuritė kahdo qe i ka
    neper lum e prrue e va
    neper bjeshk e fusha te mdhaja
    pyje brigje kodra e maja
    neper alpe e nder lugina
    neper pllaja e kodrina
    grigje suka e bregore
    kahdo i thonė po tokė arbnore
    duhen dete me fjalore
    duhen trajta plot vizllima
    duhen vargje plot me rima
    duhen mjeshter t' bukurisė

    porsi zogj me i kndue etnisė
    '''''''''''''''''
    as nė alpe as n ' ledina
    as ne ara e as n' rrafshina
    kur me borė mbulohet stina
    nuk i gjendet magjike fjalė
    me art fjale me ja dalė
    bukurin qe e ka falė
    i madhi i qiellit i larti zot
    duhen vite shekuj e mot
    veq me folė si ciecroni
    per ket art kah dhe i joni
    e si si cireima e bilbiltare
    me e rume ne vargje shqiptare
    '''''''''''''''
    me fjalė bardha borė mira
    kahdo leht e qon erėlira
    kur me fjolla e puhi t' lehta
    lvizė n' pėr degė dimrorja fleta
    aty ajri t' dehė si hana
    ta nxitė gjuhen qe e flet nana
    nanė shqipnija n' kreshta , e shega
    kur me borė i mblohet dega
    '''''''''''''''''
    po me i pa ah deg't ah'tore
    qarre e shkoze e bungė' tore
    edhe rremat mbush bardhsi
    boren t malit n bukuri
    edhe arrat me levore
    zot q 'hjeshi pėrmbajnė arbnore
    aman zot i thuej kanarines
    le t' ma falė nji za, t' cicrrimes
    mi thuej zanit te currilit
    e melsoit t e bilbilit
    edhe ujvare s' n' rrejdhė t' zmerilit
    se ata gurė qe i ka t' bardhsisė
    jan zmerIle t' perendisė
    ti rimoj si zemra e gnjyres
    as pendes shembelltyres
    qe frymzohet tu i shijue
    bukuritė mbi va e prrue
    kah shkon vala ne brigje bore
    neper pyll me rrugė lakore
    dilni o djem ju me dashnore
    ju rini n' kto kohė kohore
    shihni ėmbėl qdo fjollė bore
    e kur t' flisni me qdo fjollė
    merrni dijet n' shpirtė e shkollė
    edhe thithtni bukuritė
    mbani fort ju dashuritė
    mbani bashk kombin me fe
    mbani shqipninė nė nji fole
    kah etnike ėsht me dhe
    se ka shum kjo fjolla ari
    se e ka fjollė qdo germė shqiptari
    se esht fjollė edhe mirsija
    si borbardhat n' vise t' mija
    kah ecė pernda e bukurisė
    me yllsi me shpirtė t' thellsisė
    nuk ja prekė fundin hjeshisė
    ''''''''''''''''''''
    ah hjeshisė qė bjen nder male
    kur ajo rrjedhė qe e cė ngadale
    ne mes bore e qetine
    kur bjen sqep prej kanarine
    me pi ujė aty ne at va
    n' permes bores kah shkon nda
    n' dy tre rrema vizga e vija
    ku e ndanė valen ajo kthejelltsija
    po kjo vet ah esht mahnija
    esht mahnija e kullimit
    me pa ujė me borė t' shartimit
    edhe hjeshit qeillore t 'drinit
    qe shkambijve ecin n' vala,
    kund n' curril kund n 'per sterkala
    kah i ecin peshq e njala
    edhe bora ku shkrinė butsinė
    ku e puthė vala fjoll 'bradhsinė
    as gjeniu qe e sht ma i thellė
    mbi ket valė ndjenjat si mbjellė
    per te arrit fundin t ndjeshmerisė
    ku shkrin arti i bukurisė
    ku ai art magjikshem flet
    kur pikon fjolla e lehtė
    valė e borė ku shartojnė jetė
    edhe i sheh ah rrudha gurit
    kto larmi ndrique prej nurit
    zot i madh kur bora e parė
    mblon hapsira fushė e arė
    edhe bjen syni n' lugina
    bjen ai cak,me nxjerr deh'sina
    ato deh'si qe i kerkon malli
    shpirt e ndjenj si za kavalli
    kah bien t kthjelltat valė uj'zalli
    si za i fyellit qe ndrron damarin
    ashtu e prekė ndjenja shtegtarin
    kur del bores e sheh gjahtarin
    kah ne bjeshkė ne fushė e vrri
    gjurmė ka lanė gjahun me E mbrri
    e ato gjurmė ah ferkemtare
    thue se vi ajo bardhtare
    qe e ndanė boren e rrafshinen
    n pa,ansi tue pa ledinen
    ta ndanė shpirtin n' dy knaqsi
    ti nxit art e bukuri
    per me i nxitė kahdo qe ke
    gzimet t' mbrenshme barsdh si rrke

    edhe hapet syni i mjerė
    me lakmi me nxan qdo her
    kahdo t' sillet e hapet rrotull
    sheh gjahtarin kah msynė n'strofull
    me gjetė leper e fllanxė mali
    ku ai dre vrapin e Ndali
    ku E ka ndalė vrapin drenusha
    me shikim tue pa kah fusha
    ajo pendushem me do lot
    qe i rrjedhin neper mot
    se ajo t' ftoftit e tinzrinė
    i pergjojn vesht qe lart i rrijn
    edhe kjan se nuk ka besė
    n' ket hjeshi nuk don te vdes
    edhe kercimet e ferkemit
    mandej kriht e kaqadremit
    veq me i pa i madhi zot
    permbi uj t' kulluem si lot
    ku ai rrin se eSht vonue
    nuk ik larg per me shtegtue
    por se rrin nga i her nder kroje
    kur bjen bora toje toje
    edhe i sheh valoret shkrue
    fjollat t' bardha tue lundrue
    permbi rrejdhė e permbi va
    e ai leqe bėn pa nda
    pse e mahnitė ai uj mbi dhe
    fluskė bardhsije e bores t re.
    zot i madh me pa hjeshinė
    kur n' livadhe bora shkrinė
    sharm e fluska permbi bari
    n' per qdo fije flet damari
    prej bardhsije e sharmimi
    edhe flet gjithkah larmimi
    i lule fletes trandafilit
    edhe fleta e karajfilit
    qe bardhsisht ngazllen me fjolla
    ku e nxjerr koken lulebora
    edhe tjera kercyell holla
    luleflete e zambaku
    dojn me dalė n' lodrim prej gjaku
    me marr hov neper shpatije
    se i dehė bora bukurije

    t' gjitha kto jan lule te vona
    qe zbukurojnė nder viset tona
    ujrat me valė kur ndahen ne vija
    ne mes bore kah kthejelltsija
    valal vala nga i her shtrembrohen
    ne trup te kthjellun kah lakohen
    nji e mahnitshme gurgullimė
    bashk me te zogut cicerrimė
    zogjve te vonė qe i ka joshė bjeshka
    ujė i e borė qe i hjeshon kreshta

    si ti them ksaj bukurije
    ksaj mbulese ngjyr bardhsije

    hana e yjet kle ta dijnė
    ne at pasqyrė me shend kur vijnė
    me i pa vetull e bukuri
    mbi ujvara nder bardhsi
    ata edijn gjuhen t magjisė
    si ti ia thonė n gjuhė t bukurisė
    qe u dha dija e perendisė
    ata edijn neper qdo pore
    si ta shprehin at art bore
    neper bjeshket bardhasore
    qe me prroje e me qetina
    me ata akuj e ledina
    me ata rrema e krih ne pisha
    me ato gjurmbė kah shkelin bisha
    ujk qakall dhelper ari
    me ata zogj plot bukuri
    me ata druj me ato shkurre
    me at mahni ujė prroni e gurre
    qe as pendat e poetit
    sikur t eken sa faqja edetit
    kurrė n mbrendsi me art se thonė

    ah hjeshinė e vendit tonė

    se ngjyrbora te perhfshinė
    ta shterr artin pednen t shkrinė
    ti shterr shprehjet varfanjare
    se e ka hjeshinė n thesare
    qe si njjeh gjuha kombtare
    as njerzore as alfabete
    se hejshija esht gjuhė ne vete
    duhet art e shembuj jete
    me ja nxjerrė pak kuptimsinė
    kur shpalosė bora bukurinė

    si ne male si ne prroje
    si mbi valė e si nder kroje
    si nder rkaja ener shkurraa
    si ne bjeshkė ne vrrija e curra
    si ne ne zabele e si ne maja
    neper dushk nde te larta pllaja
    nder valbardhat qei bien tue kcye
    mbi syprinat pikat thye
    kur kthjelltsinė ngacmojn permbi
    ku e mbanė rrafsh ai ujė mahni
    mbi zallinė e bukuri
    ather pikat e vala bardha
    kah shperndahen su““i shkumbardha
    ne hjeshi bore anve te shtrue
    kto kah bien n 'cinglim PIKUE
    NGAPAK VRIMAT TU I RIMUE
    TRRR E SRRRR E PIKA VRIMA
    dikund shum edikund t e ima
    mbi ujė borė optikė te zallit
    tue vrimue syprinen ballit
    me do tinguj krejt gjuhsorė
    qe shkrin yje e meteor
    qe nuk mbahen knaqsi qiellore
    per pa ardh ne ujė prrue bore
    per me pa e per me ndje
    se si bien valat me rrke

    se si i zbardh bora n dy anė
    kan zbrit qielli rreze hanė
    per me me pa shartim e ranė
    se si optika si gjam ksritali
    e then valen n mjedis mali
    pkah kalon prroni me ujė
    don vet qeilli ta pershkruej
    por as ai gjuhė s' po gjenė t' pasur
    SHARM E SHENDIT PER TE IU QASUR
    QASJUNI JU TJER QIELLORė
    KUSH MA PARė MEOENDNE NE DORė
    KSAJ HJEHSJE PERMBI BORė
    ERES QE NDANė FLUSKAT ne ajrije
    pikatore bukurije
    im ajo bora nder shpatije
    qe eshprendanė nji erė ftoftsije
    ballit te bjen o zot e qerpikut
    ti luen gzimi dejt si te fikut
    kur luejn embel plot embelsi
    ne erė te lehtė ne harmoni
    ashtu rrathat qerpikore
    luejn me gim n per pilkla bore
    qilu e mshilu syri e drites
    kah hapsira e estetikes
    gjer e gjat neper gjersina
    ku i lshon kriht ah gjeraqina
    qe noj gjak kerkon n' vrojtime
    permbi erė me fluturime
    ajo ne art tue marrė fuqi
    permbi qiell me dy krih shtri
    kundron boren mbi bardhsi
    se mos sheh kund shpend t,vonue
    mandej ne krih per me ju lshue
    mbasi ne sy ta ket diktue
    ne curra mali e nder shkurre
    ta ket pa kund afer gurre
    ndoj zog n 'sqep mahnit prej bore
    nder shpatije a nder bregore
    ku bardhsija shndritė e shtrohet
    ku ai zog shum dashurohet
    mbi gjersi te bardha shtrojes
    ku ia thot po kanges t gojes
    me at sqep te bukurisė
    mbi bardh trojet e etnisė
    mbi vargmalet t bukurisė
    kur dimroret ato stina
    i zbardhojn ah e qetina
    te bardha quka suka e vrrije
    ara e fusha prej bardhsije
    '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' ''''''''''''''
    xhelal ferizi autori nė mėrgim
    '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''''

  4. #214
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Po ecja pyllit nji her nė mendime
    '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' ''''''''''''''''
    autori xhelal ferizi
    '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
    po ecja pyllit nji her nė mendime
    mė lexuan rrudhat e drurit
    mė vrejten degėt nė tė thella kujtime
    e palca e hallet e gurit
    ''''''''''''''''''
    mė than pse ke dalė nė pyllė
    pse vet me vete flet
    mė pyeti kureshtarė qielli e secili yllė
    secili rremė druri e fletė
    ''''''''''''''''''
    ju thash un vet me veti
    pse pyesni o kureshtarė
    halli im ėsht sa deti
    yjeve ju thash qė rrijnė varė
    '''''''''''''''''''
    ju thash se po thellohet secili hendek
    jeta e atdheut ėsht mbushur me halle
    tradhtarėt duan qė etnija me vdekė
    tokes mėmė i qajnė gurė e zalle
    '''''''''''''''''''''
    ju thash kureshtarve se jan shtuar tradhtarėt
    mashtruesit e ndasitė
    ju thash se kan filluar shqiptarėt
    ti humbin shpirtė bukuritė
    ''''''''''''''''
    ju thash s e jan shtuar ngatrresat
    ndasitė e mdha krahinore
    ju thash se jan bė intresat
    kult mbi token arbnore
    ''''''''''''''''''
    ju thashs e jan nda me fe
    se ka ble shum tradhtarė armiku
    se me dhimbset nė shpirtė ky dhe
    zot ktu ėsht bė meteliku
    '''''''''''''
    e yjet qė rrinin varė
    gati u kputen nė zemer
    a thua than do te ket shqiptarė
    shqipni etnike me emer
    ''''''''''''''''''''
    nuk e di thash e din zoti
    u mbshteta per nji druri
    dhe etnik nga qerpiku m' ra loti
    rrėshqiti nė mal mbi nji guri
    ''''''''''''''''''''
    pse qanė mė than yjet lirik
    armiku nuk do t'ket sukses
    ti ishe si qelik
    penda nuk tė ' prenė ty nė besė
    ''''''''''''''''''
    mos qajė mė than o ideal
    mė than edhe tė drujve shqipet lėvore
    shekull'loti mė tha ndal
    se shqipėri do tė ket arbnore
    ''''''''''''
    qakajt nuk do ta shqyejnė
    mos vuaj me hall kaq shum o lirik
    as kurr nuk do ta thyejn
    tradhtari me tė ziun armik
    ''''''''''''''''
    sa tė jet pushka e vashave e djemve petrita
    mė tha kullimi i nji prroni
    armiqt me kurtha e prita
    nuk mbijnė ma kah dhe i joni
    '''''''''''''
    dhe qava disi me gėzim
    e shpresa pėrlotshėm mu ringjall
    u bėra edhe me vullnet e ma trim
    e penda mu bė e mbrehtė por si pallė
    ''''''''''''''''
    pallė e mbreht skenderbegiane shqiptare
    shpatė e skenderbeut
    qė shpon zemrat tradhtare
    kushtrim i lshon atdheut
    '''''''''''''''
    e yjet mė dhan kurajė
    e krah mė dha edhe qielli
    e toka me dha uzdajė
    shqip m'rrezatoj dielli
    '''''''''''
    mė than se tradhtarė e fe
    as klane e as krahinorė
    shqipninė se ndajnė as nuk e thyjen dot mbi dhe
    sa tė ket vullkan trimėrije arbnrorė
    '''''''''
    as grek as rus e as shkja
    as zemer me blozė bizare
    shqipninė per tė gjallė nuk ka me e nda
    etnike do t' jet neper shekuj shqiptare
    '''''''''''''''''''
    mos qaj mė than se nuk je jetim
    nji dit te kuptojnė dituritė
    hapin mbaje drejt mos u thyej nė lakim
    se ne tė japim dritė
    '''''''''''''''''''''
    kėshtu mė than tė argjendta te qiellit yjet
    e penda ime u gėzue
    me vrap e shend ajo u nis kah pyjet
    nė shqip me kėngė bardha nė rimė duke cicėrue
    ''''''''''''''''''''''
    mbasi i premtuen yjet unitet
    e i than se nė zemra shqiptare
    ku do ka kah ka male fusha e bregdet
    nji fe do t ė jet kombėtare
    ''''''''''''''
    e u gėzua me krah me penden nė dorė liriku
    flutroj porsi zog mbi dhe
    kah jugu e veriu e kah adriatikue
    kėndonte me vargun rrėke
    '''''''''''''''''''''
    se yjet i dhan garancion
    e malet i a dhanė nje besė
    se nuk ndahet shqnpnija e jonė
    se globi mund tė vdes
    '''''''''''''''''''
    se nuk ndahet shqipnija etnike
    kosova e qamėrija
    se zemrat i ka qelika
    se do t' vjen e bardha lirija
    ''''''''''''''''''
    autori xhelal ferizi
    liriku i kengve shqiptare
    penda shqiptare e diskriminuar e pėrndjekur nėpėr mote
    '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' ''''''
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angert : 28-02-2009 mė 03:16

  5. #215
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Nė mendime
    ----------------
    autori xhelal ferizi
    ''''''''''''''''''''''''''''
    Sot po shkruaj un e po dridhem
    Thue n' pėr ndjenja,n,trup po lidhem
    Se,q,po m, vijnė do ndjenja t'kqija
    Kur n,kujtim po,m'del rinija
    E pa fat,e plot me rrėmujė
    E nuk di si ta pėrshkruaj
    vinte armiku porsi hije
    e mi kpuste shkollė e dije
    e me ndiqte nė troje t'mija
    e m' rrethonte me t' kuqe vija
    e mė merrte n' pyetje prore
    pse un doja tokė arbrore
    me qonte jeten ne burgime
    veq pse e doja token time
    at dardanė ku i thonė etni
    veq pse thrrisja per liri
    me burgosi e m' ndjeku armiku
    edhe tradhtari e munafiku
    Ktu kam mbetė tash n' dheun e huaj
    Veq me pendė me dorė po shkruaj
    Kjo ka mbetė nje shpresė per mue

    sa shum thell po m,shkojnė nder mendė
    shum kujtime n ,pėr qdo vendė
    kah ka shkelė ,kjo kemba ime
    kah kam pasė po pėrjetime
    se,q,po,m,vijn nė krye si valė
    kur nė at kohė un isha djalė
    n,moshė tė re e pa e ditė vleren
    si nji zog tue kcye pranveren
    degė mė degė e duke kndue
    pėr ditė t' vshtira tu u mendue
    ndoshta edhe n' mendje un s' kam ditė
    me mendue se kshtu ndoj ditė
    do tė shterren sytė e mi
    neper ferre mbi dhe t 'zi
    ku i thonė mergim i vyshkur
    ku te bėhet gjaku i ndryshkur
    te humbė gjuha e kombi e fara
    mbetesh ne udhė ne fusha e ara
    e ne qytete te huaja prore
    neper tretje gjithkohore
    --------
    por se kshtu se menduam ne
    se do t, vjen nji dit mbi dhe
    shpresat t, mija me mi pre
    ktu n' dhe t 'huej t, varfer me m' lanė
    atje n' dhe i kam babė e nanė
    qė n' kosovė po m, kann lindė mue
    n' pėr varfri e tu skurrue
    n 'mund e vaj pėr timen jetė
    shum ka rrjedhė po loti i nxehtė
    keq na shkoj po jeta e shkretė
    por jam mbajtė besa krenarė
    me kokė lart e si shqiptarė
    u pat hije jeta , e ,nderi
    por shum her Ju perzie vneri
    me fjalė t 'lotve n' pėr mjerim
    se u pat ra mbi kok vajtim
    e shum her s' gjalli jan jan djegė
    qajė si qyqe degė m, degė
    se kjo jetė thonė qenka prrue
    helm e gzim qė lshon skurrue

    po e kujtoj jeten at,here
    kur me moshė isha qun vere
    si ai zogu e kanarina
    n 'per ledina m' shkonte stina
    babė e nanė po me varfri
    kah rropeten pėr kta fmi
    me gjak t' syve me na rritė
    shtrue n, pėr mund n, pėr javė e, dit
    por gjithmonė kan ndejtė krenarė
    pa i koritun fis e farė
    n' per varfri e pa u nenshtrue
    jeten t' vshtirė po tue vazhdue
    por kan mbetė me besė te vjeter
    nuk kan njoftė ndoj kanun tjeter
    nuk kan njoftė ndoj leqe a hile
    as shartue s' jan kurr me skile
    vra e kan djallin me gurė
    gjith shendritė jan n,nderė e nurė
    besa shum po u ka pasė hije
    fjala e tyre fisnikrije
    edhe n' shpirtė sinqeriteti
    n' gjak kan pasė po nderė sa deti
    ah nė ballė e kishin driten
    si ylberi koloriten
    q' po na rrisnin ne me i rrogė
    si n 'kaqep ushqye ndoj zog
    me na e dhanė per me e perbi
    at ushqim n 'per fyt me e,shkri
    eh kshtu ishin ata eter
    qe s' kan njoftė ndoj kanun tjeter
    perveq nderit beses t 'vjeter
    qe s' kan njoftė ndoj sherr t' shejtanit
    veq tradites t' ilrianit
    qe me shekuj kan trashgue
    fjalen fjalė e pa dredhue
    as pa e njoftė ndoj kund ndoj leqe
    as ndoj hile a punė te keqe
    ah medet po q' m' rrjedhin sytė
    thue se n' lot po m' jan permbytė
    e m' jan lagė deri kah qerpiku
    po kjo zemer s' ėsht prej qeliku
    ah gjithmonė kshtu me qendrue
    kohra t' lashta me kujtue
    edhe me bė po gjithmonė ballė
    n' tym e flakė gjithmonė tu u kallė
    n' mallengjim e n 'kujtim t' vjeter
    tu i kujtue po fis e eter
    babė e nanė e edhe atdhe
    token t' lashtė po ku jam le
    edhe vllezrit miq e shokė
    ku i kam shtrue lojnat ne at tokė
    neper balt e ku kam qeshė
    ku jam zhgrra e jam veshė
    ku ja m lye me dhe e balt
    ku e kam pasė vatanin mjaltė
    '''''''
    me ata gurė qė i kam pas n' dorė
    me ato fjolla ra s i borė
    qė e kan mblue me t' bardhė qdo fushė
    mbi kosovė at ėngjellushė
    q 'po m' kujtohen ato ara
    q po m kujtohen pem't me lara
    plot me t' larme t 'bukura fletė
    zot i madh q' qenka kjo jetė
    sa mirė flutrat kur jan ndalė
    ather n' moshė un isha djalė
    e m' kujtohen tue flutrue
    kur nektarė kan thithė jan lshue
    neper pemė e neper lule
    aman zot zemren q' ma shkule
    kur kto data po m' kujtohen
    neper gjak rruzat m' rrėnohen
    her po m' ndezen shum kujtime
    kah m' kujtohet toka ime
    dhe i ėmbel me zallina
    ku m' kan shkue po moti e stina
    edhe rinija e njomė me lojė
    deri sa erdhi koha plojė
    na burgosi e na treti
    veq kutjimi tash na mbeti
    ''''''''''''''''''''''''''''''''''''
    nga autori xhelal ferizi
    vazhdon ne pjeset tjera
    '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '

  6. #216
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Nė fjalen e shekullit
    ****************

    Autori Xhelal Ferizi
    ********************
    nė fjalen e shekullit vulosa pohimin vulė 'lot
    pohimi im nuk paska qenė vulė fati
    para diellit ishte ai pohim betim at mot
    pse u betova vetmashtrueshėm un krah'thati
    ***
    betohu nė tė'rrėshqitshmen dhelpri tė kėsajė jete
    ku vulat e fatit nuk i ke vet nė dorė
    sa qesharak ky iluzion them tash vet me vete
    njeri o kukull e teatrit tė gjorė
    ***
    pse a nuk je nė teater
    jeta a nuk ėsht vetėm njė lojė skenė
    njeri pėr tė kujt hirė e hater
    mbi dhe nėpėr shekuj shkon e vjen
    ***
    betohesh nė vulen e lumturisė e ajo venitet
    betohesh nė jetė e ajo shuhet
    betohesh nė diten qė shn'dritet
    nė fatin qė zhgėnjimi i shkruhet
    ***
    ja pra un jam ai vet
    qė jam betuar
    nė secilen vulė tė dashurisė ,secilen vulė tė gjerė e kisha sa njė det
    e tash po vdes duke dyshuar
    ***
    po vdes nga e pėrgjithshmja e pėrjetuar
    ***

    se gjithqka qenka kalimtare
    gjithqka nė botė ėsht e shkruar
    sa kushtetutė mashtrimtare
    ..............................................
    .................................................. .
    ---------------------------------------------

    Autori Xhelal Ferizi
    ****************
    ---------------------------------

  7. #217
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    RRiqnat mbi token tonė
    -----------
    O toka jonė rriqnat na mbuluan
    ata po pijnė tėndin gjak
    o toka jonė ata na vėrrshuan
    shkundu o toka jonė pak
    --------
    dridhu e qit flakė
    rriqnat tė digjen nė barot
    ata u pollen nga bushtra shakė
    na pijnė gjak e na derdhin lot
    -----------
    mbledhi fuqitė tua o e bekuar
    o toka ime e lashtėsisė
    me gjakun tėnd tė vluar
    e me flaken e lirisė
    ----------
    rriqnat shtypi kalli shkrumboi njė her e mirė
    shtypi mandej ec krenare
    tė dua o toka ime tė dua shum tė lirė
    pa rriqna e ushujza barbare
    ---------------
    tė dua me flamurė nė dy krena gjeraqinė
    tė dua si diell me rreze
    tė dua si bilbil porsi kanarinė
    shqip tė kėndosh nder breze
    ----------------
    Autori Xhelal Ferizi
    ----------------------------------
    Lexoni vargje nga autori Xhelal Ferizi
    nga shqipėria verilindore(kosova dardane =Mitrovica
    tregoni shoqes shokut
    ----------------------------------

  8. #218
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    --------------------------------------------------------------------------------

    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Nuk dua tė jem me njerzinė
    -----------------
    Autori Xhelal Ferizi
    ----------------------
    Nuk dua tė jem me njerzinė
    as sot as nė mot as neper kohra e breze
    dua tė jem me pėrjetėsinė
    si e pavdekshmja rreze
    ---------
    nuk dua tė je me njerzinė
    dua tė jem si qielli
    ta ndjejė vetėm dashurinė
    diellorisht ashtui si e ndjenė dielli
    ----------
    nuk dua tė jem me njerzinė
    dua tė jem mirėsia
    dua tė jem nji me bukurinė
    tė jetoj pėrher si gjithsia
    -------
    num dua tė jem me njerinė
    pėrse tė jem vdeksia
    dua tė ndjejė rrezaninė
    dua tė jem pa vdeksia
    --------
    dua tė jem gjith'i e jo hiqi mbi dhe
    dua tė jem arti prore
    dua gjithmonė me u nxe
    nuk dua tė jem ngrirje e shkrirje si nji akull bore
    -------------
    Autori Xhelal Ferizi
    --------------------------

  9. #219
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Nėse shuhem nė harresė
    ------------------------
    Autori Xhelal Ferizi
    ----------------------------
    Nėse shuhem nė harresė fajtorė jeni ju tė bijtė e vogėlsisė
    ju shpirtrat e pluhurit makabėr hijanet
    ju tė bijtė i mikroshpirtėsisė
    qė tė gjerė dukeni gėnjyeshėm si det
    ----------
    nėse shuhem nė harresė fajtorė jeni ju o tė pa farė
    tė bijtė e lakmive taksidare
    ju qė nuk jeni bujarė as njė pikė shqiptarė
    ju tė bijtė e lavires pare
    -----------
    nėse shuhem nė harresė
    jeni ju fajtorė o tė bijtė e rrenes e mashtrimit
    ju qė u polli i paskurpullti interes
    ju o tė bijtė e mallkimit
    -------------
    ju jeni fajtorė me parollat qė duken qelike
    por qė jan jargė nė mbrendi
    ju qė dukeni pamje heroike
    ju qė shqipėrinė etnike e leni me krye nė hi
    --------
    ju pra ju o karagjozat e dollarit
    ju o i shpirtrat e veseve tregtare
    ju tė bijt e blozes e blozatarit
    tė bijtė e smundjeve bizare
    -----------
    ju pra ju e kush tjetėr mbi dhe
    ju tė bijtė e gjelozisė
    ju tė pa komb tė pa fe e atdhe
    tė bijtė e shpirtngushtėsisė
    -----------
    Autori Xhelal Ferizi
    -----------------------
    Lexoni vargje nga i pėrndjekuri politik i persekutuar njė jetė nga autori Xhelal Ferizi
    tregoni shoqes shokut
    --------------------------------------
    Shqipėria etnike nji komb nji dhe njė gjuhė nji flamur nji atdhe
    ----------------------------------------

  10. #220
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Un dhe ethet e ikjes
    --------------------
    Autori Xhelal Ferizi
    ----------------------
    Nė secilen dridhje “vuajtėse nofullash nė pyllė
    dridheshin vuajtjet nė dhėmballė
    qante bashkvuajtės secili yllė
    dėnesnin dhe pysnin kush je ti vallė
    -------
    kush je ti i huaj maleve tė huaja qė habitė qdo bimė
    nė kėto ethe nuk qėndron dot akulli i ngrirė
    ti qė nė kto net mendon pėr vargun me rimė
    ėndrron kombin tėnd tė lirė
    -------
    dridhjet nga tė ftoftit preknin deri nė zemer
    krrusur nėn do pisha e druj pa ushqim
    si tė quajn ty o djalosh me emer
    mė tha qielli i huaj me shikim
    ---------
    mė quajn xhelal ferizi poet
    mė quajn shqiptaro dardan me komb e fe
    un mund tė shkruaj vargje si det
    liri nuk kam as atdhe
    ------
    po maleve kėtu pse je mė tha qielli i habitur
    nė kto troje kaq larg katandisur nė hata
    un jam i burgosur nga prangat i ikur
    se duan armiqt me mė vra
    ----------
    dhe mė shikonin me habi koha e druj e gurė e stina
    mė shikonin me habi gjethet e malit tė huaj
    mė shikonte dushku e ahu e qetina
    e qielli nisi tė shkruaj
    ----------
    lagshtija mė kishte hy nė palcė tė mjerimit
    ftoftėsia uria nė asht e nė gjak
    vuajtja mė kishte hy nė thelb tė lėngimit
    kėmbėt mė bėni lak
    -------------
    tė gjith habitshėm mi shikonin vuajtjet e mia
    kalitjen si tė gurit ma shihnin e qėndresen
    errsira kur binte mbi dhe nata e llahtaria
    tė atdheut nė gji e mbaja besen
    -----------
    e mbaja vargun poetik nė adhurim
    e mbaja fjalen duke dashur ta shkruaj
    o zot si ecte hapi i cakut tim
    nuk di dhimbsurisht ta pėrshkruaj
    -----------------
    Autori Xhelal Ferizi
    ------------------------

Faqja 22 prej 76 FillimFillim ... 1220212223243272 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Coli-i-vogėl nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 10:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •