Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi
--------------------------------------------------------------------------------
Ti drenicė je djep me zana
Shkruan xhelal ferizi
Nga Mitrovica
'''''''''''''''''''''''''''''''''''
Ti drenicė je djep me zana
ti gjithmonė ke lindė azgana
plumbat tu kan ndezė martinen
t 'kan jehue krismat luginen
ta ka ndje zanin malsija
mali e kodra bjeshka e vrrija
kangė per ty ka kndue shqipnija
ti je e kuqe e la me gjak
pre me shkja e karadak
---
n 'luftė me turq e me bullgar
me asqer e me gjandar
ti gjithmonė si legjendare
e ke mbajtė trimrinė shqiptare
ke mbajtė besen neper kulla
t' kan ra topat n' gurė e tulla
t' esht ndje pushka n' per frengjija
n' tel t ka kndue gjithmon sharkija
---
gjaku yt ty t' ka ba t kuqe
si ajo fleta n' lulė burbuqe
zemren t' bardhė ma ke si bora
malet t' bukura si kurora
fushat tua si gjerdani
hije t' ka ty gjamadani
edhe tirqit me gajtana
edhe shndritjen kur t' lshon hana
---
ti drenicė je shkrep me shkrep
pushk e motit qė lindė n' djep
ti m' ke rritė gjithmonė trimnesha
n' fije t' holla t' hjeshon veshja
me at plis qe t' rrin n' lul t' ballit
t' zjarrta i ke kokrrat e zallit
---
edhe dheun gjithkah n' qdo pllambė
s' ka armik qe t' mbanė nen kambė
se tij si nje vullkane
shqip ma flet po at gjuhė nane
ti drenicė je yllė qiellore
nderė e lashtė e der,s' arbnore
---
t' hjeshon mali me ato ara
gjith n' kushtrim ke dalė ma e para
pushka jote n shkrepa t' lisit
ka dridhė moskė e kullė t' parisit
---
ka jehue ne vashington
n' beligrad deri n' london
kshtu nder breza gjith prej t' parit
deri sot ne fis t' jasharit
qe t' esht ndje globit mbi dhe
kah ka kombe fise e fe
''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
“kėngen shqiptare
me titull-ti drenicė je djep me zana
e shkruan autori xhelal ferizi xhela i mitrovices -
'''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' ''''''''''''''
Krijoni Kontakt