Close
Faqja 18 prej 76 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 755
  1. #171
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Eh ti mė thuaj oj era e malit
    ---------------------------

    Autori xhelal ferizi

    ------
    eh ti mė thuaj o era e malit
    ku ėsht sot penda e xhelalit
    ku ėsht penda e lirikut
    qe sa vite prej armikut
    ndejtė rrethue e ju mor fjala
    mos me ecė si lumi e vala
    mos me rrjedhė mos me ligjrue
    shqip si zog mos me cicrue
    ja pat ndalė zėrin sllaviani
    mercenari edhe dushmani
    nuk e lan kund me u shpėrnda
    me dritė lirike e as me qa
    me vajtue as shqip me qeshė
    nė ndoj festė ajo me u veshė
    as me dalė kund mbi ndoj binė
    por ma mbajten si robinė
    tridhjet vjet nė errsirė ma mbshtollen
    tridhjet ja ndalen shkollen
    tridhjet vjet ma kan mohue
    tridhjet vjet se lan me kndue
    tridhjet vjet hasmi i shqiptarit
    ma ndaloi penden e arit
    tue ndry n'burgje e nė zingjirė
    nuk ja lan fjalen e lirė
    e sot me u derdhė siq derdhet deti
    nuk po e len tash hijaneti
    zemėrziu e blozagjia
    ah! klanori e dilingjija
    krahinori e vese' sėmuri
    m'ja kan ndry fjalėn nė guri
    edhe pse kjajnė hana e dielli
    edhe pse pranvera e prilli
    edhe stinė shum argjentare
    po e kėrkojnė me ndjenjė shqiptare
    por se sot thue s' ka shqipni
    u shtuan klanorė e fajdegji
    as pėr shqipe kush nuk qanė
    as s' pėrfillė kush diell as hanė
    as nuk ka zemer as mendė
    as nuk ndjejnė pėr fjalė e pendė
    veq pėr tė s'mura xhelozi
    pėr grupime e pėr orgji
    me pasė venė me pasė liker
    kush nuk qanė pėr karakter
    as pėr fjalen atdhetare
    as pėr rimė n' vargje shqiptare
    as pėr penden e lirikut
    ma vleft ka fjala e armikut
    e ndoj huti e ndoj kodoshi
    batakqiu a ndoj sarhoshi
    e ndoj zhgjyri nė rruspihane
    se kjo penda feriziane
    se tash keq na zu mallkimi
    dual kamata e pėrfitimi
    doli hilja e interesi
    nuk tė thot kush mirmėngjesi
    pa e pa ftyren e dollarit
    pa u zgerdhi me ves t' tradhtarit
    e jan sėmurė zemrat shqiptare
    jan ngushtue jan ba tinzare
    e nuk duken ma arbnore
    veq provinca e krahinore
    e gajaset biznesmeni
    e mbi fron duket legeni
    lart ka hypė taksa e mashtrimi
    fjalė po mbanė degjenerimi
    e ka fjalen edhe rruspija
    u vyshk etnike shqipėrija
    i vdiq fjala e burrnija
    i vdiq nami u kurthue
    ka nisė burri me u bė grue
    nuk i vlon si dikurė gjaku
    nuk i mbet besė as mustaku
    nuk i mbet kund fjala vulė
    as sa i kashtel kund me u ngulė
    as sa i fije sa do e hollė
    thue se qyqja ate e poll
    e jo e lashta gjeraqina
    prandaj qajnė tash moti e stina
    edhe penda e lirikut
    se tash loja e metelikut
    e ka shtrue pėr dhe shqipninė
    aj s' ėsht ma gjeraqinė
    ajo s'ėsht ma tash bujare
    ta shet gjakun pėr dy pare
    ta shet ndjenjen ja shet organet
    i shet gradat e nishanet
    i shet tokė e gurė e dhe
    e ka paren kult e fe
    s' ka vyrtyt ma kastriot
    sot paraja i rrin si zot
    edhe i kjajnė zallina e deti
    sot ma i ligu bėhet mbreti
    quhet mbret ai mbrenda nate
    rrin mbi fe e tarikate
    rrin mbi post e rrin mbi shtet
    dje rrogtarė sot bėhet mbret
    veq pse i vjen koha bizare
    i sjell kuroren fitimtare
    edhe e bėn ma trimin t' logut
    por ky pjellė e demagogut
    ėsht e tjeter s' ka vyrtyt
    veq njė maskė e do gjak t' ndytė
    prandaj penda ime sot
    ma shum lshon kjo gjamė e lot
    se rrethue ėsht pėrsėri
    me klanorė e tarikgji
    kush m' ja din ksajė dhimbje e hallin
    se kjo qanė pėr dheun e zallin
    se kjo qanė e don me nxe
    pėr tokė t' parve e pėr atdhe
    -------
    Nga autori xhelal ferizi fund i pjese sė parė
    tė vargjeve me titull eh ti mė thuaj oj era e malit
    pjesa e dyt vazhdon percjelleni lexues
    -----------------------------------------
    lexoni vargjet e xhelal ferizit lirkut mergimtarė
    dikurė poet i ndaluar nga regjimi shovensit jugosllav
    ish i izoluar i burgosur politik me vite
    emigrant i ikur ne pas burgut pas vuajtjes se denimit ne azil politik ne
    gjermani
    ------------------------------------------------------------------
    lexoni shqip tregoni shokut dhe shoqes
    ------------------------------------------

  2. #172
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Postimi origjinal ėshtė bėrė nga lirik
    .................................................. .....

    Mohime nėpėr vite
    ---------------------------

    Autori xhelal ferizi
    *******************

    e mohua mė ka edhe adina
    edhe sara e diana
    prandaj e huaj mė duket stina
    thue puls shqip nuk rrehė dardana

    ***
    edhe elina e admina
    nuk gjejnė fjalė kund t 'zemres sė gjerė
    dikurė ishin kanarina
    sot m' kan lanė si zog tė mjerė
    ***
    nuk ua ndjenė kush cicėrimen
    buqja koken s' kthen sa i ...vrik
    edhe lulja ma ktheu shpinen
    nuk ma ndjenė lotin n 'qerpik
    ***
    nuk po pyesin pėr plagė t'mia
    as pėr zemer gjevahire
    porsi e ftofta akull hieja
    mi mohojnė shndritjet safire
    ***
    veq pse un jam mergimtari
    veq pse dhe dua e qdo pip
    veq pse jam nji zog shqiptari
    degė me degė qė dua t' kndoj shqip
    ***
    Autori Xhelal Ferizi
    liriku miku i pandashėm i pendes shqiptare
    .................................................. ................

    lexoni vargje nga autori xhelal ferizi tregoni shokut shoqes
    ------------------------------------------------------------------------

  3. #173
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Sofra e bardhė e bujarisė
    ------------------------------------

    Autori Xhelal Ferizi liriku i vargjeve shqiptare
    -------------------------------------------------

    me i pa langjet t' bukurisė
    qė jan shija e vet hjeshisė
    thue po derdhen drejt prej yllit
    thua mjalt'bardhat derdhen pyllit
    ---
    ose derdhet bardh ujvara
    thue po shtrydhen shega a nara
    thue po shtrydhet vet qershija
    thua ka ardhė n' sofer mahnia
    ---
    burrat ulur e bari e fjera
    po i rrethon n' gjelbrim pranvera
    edhe zėri ndėr bilbila
    rrushi i bardhė me kokrra e vila
    ---
    dardha e rremit me erė dardane
    shqipja e bardhė ajo gjuhė nane
    vlon me gaz n' sofer shqiptare
    fjala shqipe qehlibare
    ---
    edhe kroni aty flet
    gurgullima pėr tat'pjetė
    afėr fushes tė nji gjelbrimi
    kundrojnė zogjt nė majė t' nji blini
    ---
    sofra vlon me gra e burra
    vala ecė n' currila e gurra
    e bardhsija n' qehre ujvare
    tinguj t' kanges n' gjuhė shqiptare
    ---
    vazdhon fjala e muhabeti
    thue se vlojnė vet lumi e deti
    thue se vlon etnija e arit
    larg jehon gjuha e shqiptarit
    ---
    sofra shtrue me shumė tė mira
    me gra tė bukura zemėrmira
    e me vasha si zogusha

    ndritshėm qeshin mali e fusha
    ---
    dushku e mali e lajthija
    n'gzim ka dalė thonė mbarė shqipnija
    qiftelija ndjehet larg
    kndon liriku thonė me varg
    ---
    kputet pjeshka e zerdelija
    pėrmbi sofer joshė qershija
    kputur rremit freskt me fleta
    mjalti i arit vjen nga bleta
    ---
    thonė shėrbim e gzim kshtu s' ka
    thue vet sharmi ktu ka ra

    edhe arti i bukurisė
    thue vet dielli ktu ėsht nisė
    ---
    nė kto sofra thue shkrijnė shijet
    leht po binin flladi e hijet
    pritej vallja e qiftelija
    lot prej gzimi nxjerrė lirija
    ---
    nė kto troje nė sofėr t'bardhė
    mbarė shqipnija paska ardhė
    le tė nisin shtat tupana
    le t'kndojnė shqipet bashk me zana
    ---
    goten tė gjith ju mos harroni
    vet lirikut t 'ja cakrroni
    jepni atij njė petė laknori
    se nė dhe tė huaj malli e mori
    ---
    e ka marrė malli me lot
    trdihjet vjet po i bėhen sot
    qė e harroj sofra shqiptare
    mbet nė dhenat gurbetqare
    ---
    sot kėt g'zim e pret si deti
    e shkruan nė art me valė poeti
    pėr kėt sofer tė etnisė
    tue pėrshkrue nė vargje t' hjeshisė
    ---
    Xhelal Ferizi autori i vargjeve shqiptare
    ---------------------------------------

    Lexoni vargje nga autori xhelal ferizi
    tregoni shokut shoqes
    -------------------------------------------

  4. #174
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Sofra e bukur dardane
    *************

    Xhelal Ferizi autori
    ****************
    Sofren shtrue me shum tė mira
    e shtruan vashat zemėrdlira
    edhe gra qė jan bujare
    kan shtrua djath e fli shqiptare
    ---
    ajo natyra thonė e nisi
    nanė bujare e njė grua fisi
    hije i kishte puna e rendi
    si ajo hana qė i shndritė shendi
    ---
    dora e sajė si bereqeti
    puna e sajė si valė prej deti
    i ka tubue moshat shqiptare
    kthye ma ka sofren bujare
    ---
    thonė ka ftue prej diaspore
    shum bilbila nė tokė arbnore
    ka thirrė plavė ka thirrė guci
    shkoder loken me malsi
    ---
    thonė e kish kjo njė qehre hane
    thonė ka thirrė mbi tokė dardane
    sofėr tė madhe paska shtrue
    thue se yjet don me i ftue
    ---
    ashtu i rrinte drita e ballit
    si ajo hana nė ujė tė zallit
    kur leht n'valė thyhet me lėvizė
    kur lmon era me puhizė
    ---
    penda ime u nisė me zemer
    e' i 'ka nisė emėr pėr emer
    troje nė emra e qytete
    me i shkrua nė varg t' ksajė bardhaflete
    ---

    bardhafleta qeshė si qielli
    thue e shndrijnė nė faqe hana e dielli
    u mbush rreze e germa e vija
    thonė se u gzua qė u mblodh etnija
    ---
    na u mbush sofra plot gastare
    langje tė bukura ngjyratare
    edhe tjera shum sherbete
    po vlojnė gra porsi zgjua blete
    ---
    duart puntore si vetima
    e mua mė rrjedhin vargu e rima
    si pėr fli ku pjek tepsija
    si pėr piten me mantija
    ---
    pėr burek e petė e shije
    me i pa shqipet si u ka hije
    peta e mish tu mbshtjellė me palė
    nuk ka pendė qė e thot me fjalė
    ---
    as se thot dot arti i safirit
    fjala e bardhė e gjevahirit
    hjeshėm vlon puna e shėrbimi
    se pėrshkruajn dot fjala e shkrimi
    ---
    se natyra e adina
    shkojnė n' dy krah si gjeraqina
    me ushqim qė e kan gatue
    kahdo viset i kan ftue
    ---
    kan thirrė mat e qamėri
    tiranė kuks e peshkopi
    vlorė e korqen manastirin
    prizerenin vend ma tė mirin
    ---
    gjirokastėr e delvinė
    kan thirr pejen bukurinė
    gjakovė lulen e janinen
    drenicė trimen e prishtinen
    ---
    llap gollak e shalė mirditė
    rugovė bjeshken bardh si dritė
    edhe sharrin e qabratin
    libohovė e lazaratin
    ---
    vlorė flamuri e myzeqe
    korqė e diber tiranė t' re
    kan thirrė strugen me tropojė
    shėngjin lezhė e velipojė
    ---
    vijnė ulqini e tivari
    mitrovica tokė me ari
    vuqiterni e kaqaniku
    elbasani prej qeliku
    ---
    vjen tetova e gostivari
    lushnja e puka si behari
    tjera troje nė gurė e zalle
    kruja trime me iballe

    ---
    durrsi i vjeter i antikes
    vjen krahina e qermenikes
    martaneshi e dangllija
    kahdo etnike vjen shqipnija
    ---
    vjen saranda e vjen ksamili
    si dy lule karajfili
    vjen himara tokė shqiptare
    me kaninen qehlibare
    ---
    vlon thonė festa e bukurisė
    sofra e madhe e dardanisė
    shtrua ėsh molla e portokalli
    thonė n' bashkim vlojnė gurė e zalli
    ---
    ngazllejnė malet me qetina
    shqipet shkojnė si gjeraqina
    hije u ka shtati e hareja
    punojnė gra e vasha tė reja
    ---
    presin miq e dashamirė
    shih adinen njė krahlirė
    shpalon petė shpalon bylmete
    shihe hanen me ballė flete
    ---
    hije u ka porsi floririt
    ai shėrbim mbi dhe tė ilirit
    nė fushė tė gjerė n' sofer dardane
    bukurinė e kan prej zane
    ----------------------------

    Nga autori xhelal ferizi
    -------------------------------

  5. #175
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Citim Postuar mė parė nga Shkelqesia_E_Tij Lexo Postimin
    Nuk dua te keqkuptohem por ketu ti po na ben lemsh njeher me nje nick angert (i perjashtuar) tani me lirikk...ē'fare je duke bere mer mund te na e shpjegosh nqs ke mundesi ???

    Persa i perket poezive te tua me lejo qe te them se duhet te sofistikosh menyren shprehese te vargut sepse disa here ngelet disi formale...

    Frymezimi duket qe s'te mungon dhe uroj qe te jete i pashtershem per Ju.

    Pershendetje
    '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''' '''''''''''''''''''''''''''''''''''''''''
    Apo mos e kishe hallin se mos rastesisht stafi i forumit jan habitur-
    e nuk edijn se isha ktu me ncikun angert e ti ua terheq vrejtjen me ket alarm
    signal siq me tha nji tjeter me fyerje ne privat kur ne vend te pritjes me tha
    ku je duke shkuar o matuf plak
    a e din se ktu kush esht ne forum nuk do te lėnė un do ju them-
    ne vend te mikpritjes kshtu u shpreh e pra un e di se kam kundershtar por kam edhe miq si gjith bota jam edhe un njerzit kan kundershtar kan edhe miq -
    por forumi nuk esht si dikurė forumet kan filluar shumqka te kuptojn tani kan ndryshuar pikpmajet dhe te menduarit ka shum ndryshime nga ajo koha ne fillim-
    me kalimin e kohes njerzit fillojn e mendojn ma ndryshe -

  6. #176
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Nata dhe dita ime
    ----------------------
    kushtuar tė dashuruarve
    -----------------------------
    naten shoh ėndrrat e dashurisė sė dikurshme
    shoh mundim
    shoh perlat e shpirtit nė secilin detal
    diten vuaj nė meditim
    vuajtja ėsht sa njė mal
    ndal vuajtje ndal
    dashuria ime ishte kulti mė i larti im
    pėr te un kam pi shum art me fjalė
    nė ndjenjat valė valė
    kam pi nė majat e bukurisė
    zemren dhe tik takun nė puthjet e sajė e kam ndalė
    pa frymė kam ndejtė nė kullimsinė e sajė tė bilurshme
    pėr tė thithė puthėrisht
    tė saja magjike nektaret
    dehur nė aromen e sajė shpirtėrisht jam ndalė
    deri sa nė fytin e sajė nuk kishte halė
    diten tash rri nė meditim
    vuaj me gojė e me shkrim
    nuk di si ta quaj enigmen me emer
    vuajtja qenka rrisku im
    dashurinė i kisha dikurė zemer
    artin e shpirtit tim
    nė kopshtin tonė erdhi njė ditė nji emer
    i quajtur mallkim
    besnikrisht un e prita
    me miqsinė shqiptare
    nė konakun tim
    pikrisht ai mallkim
    e vrau dashurinė margaritare
    dhe diten tash jam vet dėnesja e shpirtit tim
    naten quhem i dashurisė sė dikurshme ėndrrim
    ------------------------------------------------
    Nga autori xhelal ferizi nė mėrgim
    --------------------------------------------

  7. #177
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    E mora njė mėngjesi vesen nė duar
    --------
    e mora njė mėngjesi vesen nė duar
    e rrokullisa nga e lules fleta
    fjalorin e zemres e nxita nė shprehje vesen “pėr tė pėrshkruar
    si kush ishte kjo vesė nė krahasim dot nuk gjeta
    po e shikoja nė rriskune shuplakes time
    nėpėr tė dores vija
    mė dukej dėnestare vizllimė
    mė dukej si e dikurshmja dashuria
    dhe pas shum pėrpjekjeve shpirtėzuese nga burimi im nė meditim
    pas shum mundimeve shekuj'fjalėsh nė kėrkim
    ma nė fund e gjeta
    e gjeta nė krahasim
    pafajsisht nė palcė jete e definova me pėrkushtim
    si quhej kjo dėnestare
    si quhej ky kullim
    e kėrkova nėpėr secilen filozofi tė rriskut tim
    vesa mbi lule nė fleta
    ishte pa faj pa djallzim
    ishte i si loti im
    si loti i kombit tim
    ----------------------

    Nga autori xhelal ferizi nė mėrgim
    -----------------------------------

  8. #178
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Mbajeni fjalen dhe besen
    ---
    Autorė xhelal ferizi
    ---
    fjalen mbajeni dhe besen
    mbajeni fort dashurinė
    mbajeni amanetin atdhe
    mbajeni bukurinė
    kulluar si embanė lulja vesen
    mbajeni nė sy e zemer
    etnike mėmė shqipėrinė
    mbani komb e fe
    mbani zemer ilire
    mbani fort gurė e dhe
    mbani zakonet gjevahire
    mbani farefisin
    mbani fort traditen
    mbani ruani tirqit xhubleten e plisin
    cicėroni si zogjt diten
    duani tuajin identitetion
    qėndroni shqip si gurė
    duani lumin tuaj e detin
    lidhni nga zemra nė zemer shqip urė
    lartsoni gjithmonė fisnikėrinė
    lartsoni me famė shqipėrinė
    amanet artin muziken
    ti ruani si sytė e driten
    ti ruani si margaritare
    runi ju shqip kto visare
    ruani diamantėrisht kto tipare
    duani ju vlla e tuajin gjak
    duani shqipni e bajrak
    duani kala e bedena
    shqipen e famshme n' dy krena
    duani gjithmonė atdhe
    lindndni e vdisni shqip me njė fe
    njė fe ruani nė secilen degė e pip
    feja kombtare shqip
    vraponi gjithmonė pas mirsisė
    punoni pėr hirė tė etnisė
    punoni pėr hirė tė shqipnisė
    o djem e vasha stėrnipa tė kastriotit
    punoni pėr hirė tė zotit
    pėr hirė tė emrit shqipni gjenetike
    pėr hirė tė ksaj perle etnike
    pėr hirė tė yjve tė hjeshisė
    pėr hirė tė artit t' lirirsė
    pėr hirė tė sharmit t' ylberit
    pėr hirė tė etikes e nderit
    pėr hirė tė stinve e motit
    pėr hirė tė mshires sė zotit
    mbajeni fjalen dhe besen
    mbajeni e kurr mos e lshoni
    mbajeni tė bukur jetesen
    shqipėrinė mėmė ta gėzoni
    lirinė shqip ta lulzoni
    ---------------------
    Nga autori xhelal ferizi liriku
    --------------------------------

  9. #179
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Vlerat tua
    ------
    autori xhelal ferizi-liriku nė mėrgim --
    Pėr vlerat e tua e dashur do tė flas me gjuhen e tė gjitha luleve
    pėr vlerat tua do tė flas me secilen fletė
    do tė flas me vet artin e pyllit e tė lugjeve
    do tė flas me vet diellin qė mbanė secilen jetė
    ------
    pėr vlerat tua do tė flas me secilin ind e damarė
    edhe me damarėt e kėrcyellit tė karajfilit
    me gjakun e sajė lėngun aromtarė
    do tė flas me cicėrimen e bilbilit
    ---
    pėr vlerat tua do tė flas me kullimin
    do tė flas me rrezet mbi safire
    do tė flas me tė diamantit qehre vezullimin
    me gjuhen e lashtė ilire
    ---
    do tė flas drejt nga zemra nė zemėr me rimė fyelli a kavalli
    do tė flas me shprehjet e flladit mbi valė
    do tė flas me rrathė dielli nė ujė kthjelltit e zallit
    me ngjyrat e ylberit me fjalė
    ---
    un do tė jem vet kuvend
    avokat i etikes qė e ke
    do tė jem mentori ma i pasuri me mend
    qė ti tė jeshė vlera mbi dhe
    ---
    un pėr vlerat tua do tė flas me lirinė
    do tė flas me artin e majen ma tė lartė tė dashurisė
    do tė flas me gjuhė ciceroni me vet bukurinė
    me vet artin ma tė gjerė tė mahnisė
    ---
    do tė flas me palcen e humanizmit nektarė
    ma i ėmbli nė boten e materje e gjithsi
    do tė flas me damarėt e diellit rrezatarė
    do tė bėhem vet pendė ngjyrtarisht me shkri
    ---
    vetėm pėr ty e pėr vlerat tua
    do tė bėhem kroje me fjalė
    do tė shkėmbej fjalė me aromen nė ftua
    me shndritė vlerat tua yjet kam i ndalė
    ---
    se vlerat tua jan vet sharmi i jetes
    ato jan vet ma tė kėndshme s e puhija
    ato jan simobolet jan gjen i tė vertetes
    ato jan vet stolia
    -----------------------
    Autori xhelal ferizi
    '''''''''''''''''''''''''''''''''''

  10. #180
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

    --------------------------------------------------------------------------------

    Malli nė gjakun tim
    ---
    autori xhelal ferizi liriku nė mėrgim
    kush e njeh mallin nė gjakun tim
    ndoshta vetėm gjuha e frymes
    ndjenja e diellit tim
    shkrirja e veses e brymes
    ---
    kush ma njeh mallin tim
    vetėm pėrvoja e shekullit mendjehollė
    vala mbi flakė e pėrvlim
    e kohes formula me shkollė
    ---
    mallin tim ma njerh gjuha e diellit
    ma njeh dhimbja speciale
    ma njeh dallėndyshja qė ndrron fole ikė qiellit
    shtegtare mbi fusha e male
    ---
    mallin tim ma njeh dheu etnik
    ma njeh nė kafaz kanarina
    ma njeh loti nė qerpik
    e dhimbshmja elegjike stina
    ---
    ma njeh edhe i pėrndjekuri bilbili
    ma njeh i djeguri i gjallė
    ma njeh lotbardhi i dhimbshmi currili
    i pėrlotur pėrplasur mbi zallė
    ---
    ma njeh fati nė cung i prerė
    ma njeh vet pėrjetsia
    ma njeh edhe qyqja mbi erė
    me krah kah flutron kah etnija
    ---
    mallin tim ma njeh penda ime
    qė ngjyren e merrė nė plagė
    ma njeh gjaku im nė rėnkime
    barkushat dėneshėm qė i lagė
    ---
    edhe shkrumbi vet me hi
    ma njeh edhe shpuza e thingilli
    ma njeh vuajtja qė ka pi
    lot thyerje ather nė mes prilli
    ---
    Autori Xhelal Ferizi
    -----------------
    L-i-r-i-k-u dikurė i ndaluar i persekutuar ish i burgosur politik
    nė isht regjimin sadist jugosllav qė merrte jetra tė rinjėsh shqiptarė

Faqja 18 prej 76 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Coli-i-vogėl nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 10:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •