Ditënndërraçelur...
Natënndërravrarë...
Jetë moj,
pse më ke qeshur?!
Jetë moj,
pse s'më ke qarë?!
Ditënndërraçelur...
Natënndërravrarë...
Jetë moj,
pse më ke qeshur?!
Jetë moj,
pse s'më ke qarë?!
A e dëgjoni shpirtin tim
Që flet në heshtje me potere?
Vjen si dallgë si psherëtimë,
Si një trokitje mbrapa dere.
Nga dhimbja vjen krejt i drobitur,
As buzët nuk i lag burimi.
Si zogu i lodhur nga furtuna,
Dhe s’di se ku ta bëjë ndalimin.
Endiej dhe vetë shpirtin e tretur,
Tek psherëtin mbi një gëmushë,
Sikur të jetë një zë i mekur
Si një kazan që vlon me musht.
Më parë se shpirti im të iki,
Diku në qiell a në hon,
Si shkallë që yjet ti çukiti,
Do t’i vë vargun që gulçon.,
As dallgë, as det,
As kodër, as breg,
As lumë, as përrua,
As burrë, as grua.
As lis, as shkurre,
As top, as kobure,
As hiç, as gjë,
As fjalë, as zë.
As erë, as furtunë,
As zgjuar, as gjumë,
Të jetosh, s’ke punë,
Të vdesësh është pak.
TE NGORDHESH, S’ESHTE SHUME.
riza2008
Urime. Urime.Urime.
Pershëndetje Z.Doçi! Ndjej kenaqesi kur me vizitoni.Prezenca juaj eshte vleresim.Ju faleminderit.
E kam lart pasqyrën time,
Nuk shikohem dot në të.
Mbi krevat nisin zhgënjimet
Dhe puth kryqin pa bërë zë.
Nga krevati shikoj botën
Dhe me kryq botën e kap.
Më duket në mes të kryqit,
Sikur jeta më zë mat.
E dini apo nuk e dini,si qesh,si qaj,
Si gëzohem,si hidhërohem e si vuaj?
Si këndoj në dasma,si vajtoj në vaj,
Si e hedh në varg,dhimbjen si e shkruaj?!
E dini apo nuk e dini,si i pres mëngjeset,
Si e filloj ditën,si i kaloj vitet ?
Me shpirt nëpër dhëmbë, shuhen buzëqeshjet
Dhe plaga në zemër çdo minutë më rritet.
E dini apo nuk e dini,si e prita Marsin?
Pa nënë,pa manushaqe….- me dëborë.
Dëgjoj,dëgjoj, britma,aq sa më gajasin
Dhe puthje të ëmbla,veç kur vë kurorë.
E dini apo nuk e dini që vuaj?
Dhe orët e natës nuk gjëjnë rehat.
Përpiqem që dhimbjen në varg ta rishkruaj
Dhe ngihem i çmëndur,i lojtur në shtrat.
E dini apo nuk e dini, që ndjehem i huaj?
Jeta s’më pranon të jetoj i lumtur.
Në udhët e dhimbjes me vdekjen po luaj,
Dhe kam për ta mbytur me këto dy duar.
Në këmbën e majtë,
Dy kallo kanë mbirë.
M’i kanë bërë dhuratë,
Rrugët netëve nxirë.
Mbi supe mbaj çantën,
Supet veç rënkojnë.
Eci monopateve,
Rrugët s’më pranojnë.
Brenda shpirtit tim,
Gjithë botën e mbaj.
Rrugët që më lodhën,
Me to dhimbjen ndaj.
Riza i dashur!Postuar më parë nga riza2008;2178499
[COLOR="Black"
Sa me mall lexoi dhuntin e te shkruarit qe Ti ke...dhe na e sjell ketu, me kaq ndjeshmeri...permes vargut Tend...thell preku dhimbjen Tende !
Faleminderit...edhe per fjalet te reputacioni!
Dhuro shumë...e prit pak!
Malli i zemrës,burim jete.
Malli i vëndit, pikëllim.
Sjell me vete rrëke lotësh,
Për mbi faqe,breshërimë.
Pikë e lotëve,kristali,
Nga burim i shpirtit del.
Dhe ky mall i mërgimtarit,
Djeg si prush e djeg si djell.
E kujton vëndin e dashur,
Larg e larg përtej atje.
Ku ka lënur zemërplasur,
Nënën e tij kallogre.
Ku pikon pika e lotit,
Nga çdo pikë,del një mallkim.
Për atë që e largoi,
Të ik larg nga vëndi im.
Krijoni Kontakt