Close
Faqja 6 prej 31 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 308
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Malkim a nder për mua,
    S'e di se ç'mund të jetë?!
    Kur nuk shikoj ç'far dua,
    Si ta mbyll synë e shkretë?!...

    Kur njerzit vuajnë,vriten..
    Dhe kënga ndihet rrallë,
    Për hiç zemrat zhuriten,
    Ç'të çlodh o moj qepallë?!

    Mallkim a nder për mua,
    Që ditë e natë rri zgjuar.
    Qerpiku m'u farkua
    Porsi shigjetë e pluar...

    Jam bërë kalë i sertë,
    Që s'më vë dot në fre,
    O mik,s'e kam të lehtë
    Si të tjerët dhe unë të flë!...
    shum domethenese..........

    burri i thot grus
    e dashur gjumi sme ze
    gruja i thot
    i dashur njeh delet nji nga nje

    burri i shkreti njehi dej nmegjes
    prap i thot gruas gjumi sme merr
    gruja e pa zemer i thot njeh ende njeh
    burri i shkreti i thot edhe i qetha
    tani leshin zdi mi ku ta le...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  2. #52
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Plagët

    Ju ndjeni dhimbje...
    Dhe ne na therin dhimbjet,
    Kur plagët e njëri-tjetrit i lëndojmë.
    Në djall të venë mosha edhe bindjet!
    Në sy njëri-tjetrin s'na lënë ta shikojmë

  3. #53
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Dyshimi,
    plagë e përjetshme....
    Si miopia për vlerat syzeve.
    S'kam pyetur,as pyes,
    për jetën e përtejme.
    Luftoj me ç'mund...
    t'u shumfishoj dritën yjeve...............

  4. #54
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Dhimbje në një zonë të largët............

    Këtu vdekja është më e shtrënjtë se jeta...
    Dy dërrasa s'i gjën pë një arkivol.....
    Si plumb në zëmër më shpoi,kur gjeta,
    gratë që hapnin varre,me kujë e me thonj...

    Me lot i mbulonin kufomat,
    e djemve,
    të vajzave,
    të burrave...
    Rënë rrëpirave,
    gremisur buzave...
    Rrugëve të shkreta,
    rrugëve të gjata,
    Që s'u ngryset dita,
    që s'u gdhihet nata...
    Rrugës për në Mbrete,
    për në Kallamata....(1)


    1) Vënd në Greqi ku synojnë të arrijnë refugjatët shqiptarë

  5. #55
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Zemra ime,
    si gota e kristaltë,
    Në çdo goditje bëhet thërrime,
    e ëmbël, e hidhur e athtë...
    Si virgjëria,s'pranon arnime....

  6. #56
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ta dinë sa vuan një jetim......

    Një yll i vogël,i venitur,
    Lëvizte rrugës si trumcak.
    Me sy të bukur,me sy të ndritur,
    Dikush i fletej,Endacak!...

    Mbante në dorë një tufë mimoza.
    -I thot një çifti:"Merri dhuratë"!
    Sëbashku dalim nja dy-tri poza,
    T'i kem kujtim për këtë natë.

    S'ju dua lekë,merrni aromë.
    Kanë çelur shpejt si asnjëherë.
    Tufën time e lash në dhomë,
    Ajo e vetme qëndron përherë.

    -E pyet çifti:Pse vetëm rrugve?
    Ç'far bën voglush në këtë orë!?
    -U sjell mimoza,zogjve,gurëve,
    Të vetmit shokë ,në mal, me borë.

    -Ngela jetim,as kush s'kujtohet,
    Shpërndaj mimoza,çifteve të rinj.
    Ta dinë të gjithë si dashurohet,
    Ta dinë sa vuan një jetim.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Urime Riza per krijimtarine, me simbolike prekese, emocionuese...

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Ju ndjeni dhimbje...
    Dhe ne na therin dhimbjet,
    Kur plagët e njëri-tjetrit i lëndojmë.
    Në djall të venë mosha edhe bindjet!
    Në sy njëri-tjetrin s'na lënë ta shikojmë
    Shumë e bukur dhe reale..........

    Dhe pas shumë kilometrash,
    kur kokën e kthen,
    e kërkon vehten tënde
    por kund nuk e gjen.

    Dhe plaga të ther,
    më shumë se çdoherë,
    në djall të çojnë bindjet ,
    kur jeton për të tjerë.

    Dhe plaga të mbes peng ,
    po në këtë jetë,
    e dërmuar në shpirt,
    por me kokën përpjetë.

    Nuk është mëkat,
    pse ke dashuruar,
    por je mëkatar,
    pse e ke ndaluar......

  9. #59
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Faleminderit mondi,faleminderit,faleminderit antina.Respekte.

  10. #60
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Fshihet një lot....

    Po ndahen dhe gjethet e kësaj vjeshte
    Djegur nga dielli i mallit për ty,
    Fjala prapë më dridhet si në ethe....
    Dhe burri e fsheka një lot në sy.

    Njëzet dimra gatuan sythe të reja,
    I shtruan lëndinat aq sofra blerimi.
    Po lisit të moçëm iu shua hareja,
    Priti e priti,u rrëzua nga vajtimi.

    E plagosur zemra ime,si ato net,
    I ndezi qirinjtë që kullojnë vaj;
    Zogjtë i lanë nëpër shira foletë,
    Qipitë po kërkojnë skaj më skaj.

    E mekur në kyç qëndron sot shtëpia,
    Shtëpia ime që derë s'mbylli kurrë.
    Ka mbirë mes gurësh bari tek avllia,
    Ka mbirë e s'ka kush ta shkulë.

    Oxhaku ka prishur kontratën me retë,
    Ai që na mblidhte si bletët në vatër;
    Merimangat i ngrejnë tezgjahë e vet
    E thurin pëlhurën e tyre të ashpër.

    Kam pritur,kam pritur mbrekullinë.
    Nga deti i ëndrrës të ktheheshe në breg,
    Valët e trazuara sërisht më përpijnë...
    Sa shumë gjethe po rrëzoka kjo vjeshtë!

Faqja 6 prej 31 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Seks kunder dhimbjes se kokes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:09
  2. Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  3. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Dy pika loti lagen syte e thare nga shkretetira e dhimbjes
    Nga MiX^Pleasure në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •