Close
Faqja 28 prej 31 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 308
  1. #271
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Rrungajat e shpirtit

    Rrungajat e shpirtit regëtinin sonte,
    Nga gjumi më zgjuan sapo zbardhi dita.
    S'i kuptoja ç'kishin ,syri më lotonte,
    Mëndja e fiksuar aty rri përdita.

    Rrudhat përmbi ballë më qenë ashpërsuar,
    Thinjur dhe qepallat kthyer në borë mali.
    Gishti më tregonte një gjë të harruar,
    Zemra më punonte si dikur një djali.

    Buzët tharë shkarpë,cërmëdel në brinjë,
    Supet më rëndojnë nga pesha e mallit.
    Ty po të kërkoja,por s'ishje në linjë
    Edhe regëtima po i ngjitej hallit.

    Të gjitha mendimet rrihnin në një pikë,
    Jeta pa vëndlindje një ferr i vërtetë.
    Këmbët dashamirëse mbathi edhe ik
    Dhe atje qëndro si zogu me retë.

    Rrungajat e shpirtit vinë të dallgëzuara,
    Dallgët prekin malet ku u rrita unë.
    Atje dhe një zall më ka robëruar,
    Më shumë se floriri vlen edhe një gunë.

  2. #272
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Erdhi koha

    Erdhi koha të flë gjumë,
    Ç'bëra ditën s'po ua them.
    Ndoshta ëndrra më kthen lumë,
    Ndoshta më kthen dhe zgalem.

    Por për gjumë shkoj si i dehur,
    Dehjen që ma dhuroi dita
    Dhe me hënën shpesh jam nxehur,
    Më jep dritë sa një e mijta.

    Nuk e pres me shumë qejf natën,
    Sepse ditën flë syhapur,
    Por dhe dita më kall datën,
    Se vetveten e ka kapur.

    Ditë dhe natë,natë dhe ditë,
    Më duket e njëjta gjë.
    S'di se ku ti kullos sytë,
    Ndaj i mbyll e nuk ngrej zë.

    Erdhi koha të flë gjumë,
    Por të flë e mos të zgjohem.
    Një rrëke të jem në lumë,
    Ti lag buzët të mëkohem.

  3. #273
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Pershendetje Z.Cato! Edhe pse ju lexoj ne heshtje desha te ju falenderohem si dhe ju uroj frymzim te pashtershem.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  4. #274
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Ashtu mëngjeset,ashtu dhe unë


    U zbardh mëngjesi si i gajasur,
    Me veten qeshte si andromal,
    Mbi male dielli lind buzëplasur,
    Lëviz në qiell ngadal-ngadal.

    Unë pykëzohem pas një reje,
    Fluturon mëndja si dallandyshe,
    Një humbës i thellë pas një beteje,
    Që buzëqeshjet i shijon ndryshe.

    I ndjek vargmalet me sy shqiponje,
    Si projektohen përmbi dete,
    Më dhimbset loti i çdo zonje,
    Ndaj vargu thotë : Lir amanete !

    Kjo tokë zhuritur si në luftë,
    I ndan në ashkëla horizontet.
    M'a rrudhi ballin,m'i hoqi trutë,
    Më thotë do flë me tyja sonte.

    Ashtu mëngjeset ,ashtu dhe unë,
    Të dy zgërlaqur nisim ditën,
    S'dimë njëri-tjetrit kush i prish punë,
    S'e dimë kush diellit i ngriti pritën ?!

  5. #275
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    !! Pershednetje dhe cdo te mire ju Uroj riza2008 !

  6. #276
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Citim Postuar më parë nga USA NR1 Lexo Postimin
    !! Pershednetje dhe cdo te mire ju Uroj riza2008 !
    Faleminderit USA NR1 te mira paç dhe ti ne jeten tende.Respekte

  7. #277
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Këto janë punë Perëndie

    Ta dijë njeriu se ç'i sjell jeta,
    Një gropë e hap me thonjtë e ti,
    E nuk punonte si vetë bleta,
    E nuk pranonte kurrë zi.

    Keq e më keq prindër-fëmijë,
    Kjo quhet plagë që s'myllet kurrë.
    Jeton nëna i vdes një bijë,
    E tërë jetën e kalon kujë.

    Këto janë punë Perëndie,
    Që mund ti quash dhe gabim.
    Ndëshkim,mallkim,gjëra pa shije,
    I ka provuar shpirti im.

    Ndaj plagë hapur jeta ime,
    I thyshëm si një xham kristal,
    Sa dëgjon veshi lajmërime,
    Unë them vërtet : Përse jam gjallë?!

    Kështu dhe nëna ime e gjorë,
    E mbylli jetën si mos më keq,
    Ja morën vajzën si me dorë
    Dhe "shante" Zotin : Ti je dreq !

    Po Zoti kurrë nuk e dëgjoi,
    Ja shtoi hallet pa mabrim,
    Ndaj ngriti rrobat edhe shkoi,
    U kthye zog në shtegëtim.

  8. #278
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Me vdekjen shpesh jam përqafuar

    Me vdekjen shpesh jam përqafuar,
    Nuk është e ligë,nuk të sjell frikë,
    Mjerë kush i gjallë s'e ka provuar,
    Se kur të vdesësh, nuk të bën mik.

    Unë jam komod me vdekjen time,
    Se është e urtë,pa shumë kërkesa.
    Nëse ja nis me ligjërime,
    Si zog largohem nëpër kthesa.

    Ne ndjekim ëmbël njëri-tjetrin,
    Unë shkoj në punë ajo në varr,
    Nëse diku pa ndjenja mbesim,
    Unë vargun e var në litar.

    Po qe se vdes unë para vdekjes,
    I ngrini vdekjes një lapidar.
    Aty mes muzës së pikpjekjes,
    Ajo vdes, unë jam i gjallë.

  9. #279
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Vajzë Limarjote

    Një vajzë krahine,nga orgjina,
    Më përshëndeti në Tiranë.
    Ndalova unë,ndaloj vetë stina,
    Nga malli i zemrës grimcat ranë.

    Jam Limarjote,nga dërrasa,
    Andej nga je dhe ti zotri.
    Më ndali zemra,gati sa s'plasa,
    Për atë vënd ndjej dashuri.

    Kjo vajzë e bukur, rozmarinë mali,
    Kjo lule krine në ballkon,
    Nga dole moj të marrtë djelli,
    Për moshën time je tepër von.

    Ajo më fliste unë e vështroja,
    Që me lezet t'ja zbuloj fisin.
    Çdo gur e shkurre nisë të kujtoja
    Dhe rrënjët qenë tek trungu i lisit.

    Një çiltërsi vëllazërore,
    Fisnikëri e asaj ane.
    Dikush mendon e ka dashnore,
    Se këtu ka birbo Tirane.

    Kjo vajzë guri me sy gurzjarri,
    E ndizte eshkën me një shikim.
    Një lule prilli përsëgjalli,
    Çdo kujt mund ti mbetet fiksim.

    U njojtëm mirë, gjer në detaje,
    Na lidhte gjaku ne të dy.
    Malëshova është nëna e madhe
    Me bijtë e saj në Shqipëri.

  10. #280
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Ata e Ata

    Ata që më puthën me jargë në gojë,
    Të etur pa shkak për mua,
    S'ua quajta puthje,por veç një lojë,
    Ndaj puthje të tilla s'jap hua.

    Ata që në qoshe më vendosën pa merit,
    I pash në sy dhe heshta,
    Janë mjeshtra që skllavërojnë lirit,
    Tartabiqe,morra dhe pleshta.

    Ata që lotojnë si korkodili,
    Hedhin gurin dhe fshehin dorën,
    Janë dhe do të mbeten bir katili,
    Janë thëllimi që ngrijnë dëborën.

    Ata e Ata që janë mburrur me mua
    Dhe pas shpine kanë mbrehur thika,
    Nuk i kam dashur,kurrë s'do ti dua,
    Për mua janë presje,jo pika.

Faqja 28 prej 31 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Seks kunder dhimbjes se kokes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:09
  2. Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  3. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Dy pika loti lagen syte e thare nga shkretetira e dhimbjes
    Nga MiX^Pleasure në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •