Rrungajat e shpirtit
Rrungajat e shpirtit regëtinin sonte,
Nga gjumi më zgjuan sapo zbardhi dita.
S'i kuptoja ç'kishin ,syri më lotonte,
Mëndja e fiksuar aty rri përdita.
Rrudhat përmbi ballë më qenë ashpërsuar,
Thinjur dhe qepallat kthyer në borë mali.
Gishti më tregonte një gjë të harruar,
Zemra më punonte si dikur një djali.
Buzët tharë shkarpë,cërmëdel në brinjë,
Supet më rëndojnë nga pesha e mallit.
Ty po të kërkoja,por s'ishje në linjë
Edhe regëtima po i ngjitej hallit.
Të gjitha mendimet rrihnin në një pikë,
Jeta pa vëndlindje një ferr i vërtetë.
Këmbët dashamirëse mbathi edhe ik
Dhe atje qëndro si zogu me retë.
Rrungajat e shpirtit vinë të dallgëzuara,
Dallgët prekin malet ku u rrita unë.
Atje dhe një zall më ka robëruar,
Më shumë se floriri vlen edhe një gunë.
Krijoni Kontakt