Close
Faqja 27 prej 31 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 308
  1. #261
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    E ndjej që shpirti s'i është tretur
    (Nënës time F. Çato)

    Për nënën vargje unë kam shkruar,
    Kur i lexoj më duken pak.
    Kujtoj ato të mira duar,
    Që më ushqente me përvëlak.

    Kujtoj e çfar nuk më kujtohet,
    Meraku i saj ,Dhëmbeli vet.
    Në ëndrra për natë më afrohet,
    Ashtu e urtë,ashtu e qetë.

    U bënë vite që më ka vdekur,
    Më duket sikur më vdiq sot.
    E ndjej që shpirti s'i është tretur,
    E ndjej që syri i pikon lot.

    E di fort mirë e ka marrë malli,
    I di shumë gjëra,jam djali i saj.
    I buzëqesh kur shkoj tek varri,
    Sapo largohem me lot e laj.

    Në jetë mallime kam patur shumë,
    Si malli nënës jo e jo.,
    Ky mall më ndjek edhe në gjumë,
    Edhe më lutet : Jeto biro!

    Kjo lutje nëne, Zoti vetë,
    Pa të kjo botë,krejt varfëri.
    Sikur të kishja dhe njëmijë jetë,
    Me të do ndaja veç dashuri.

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Riza i Dashtun
    je i mrekullueshem. Gjendem ne londer per disa dite dhe hap e lexoj poezite e tua qe jane mbretnore!
    Te pershendes me zemer

  3. #263
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Riza i Dashtun
    je i mrekullueshem. Gjendem ne londer per disa dite dhe hap e lexoj poezite e tua qe jane mbretnore!
    Te pershendes me zemer
    Respekte Agim,kalofsh sa më mirë në Londër dhe mirse të na urdhrosh në Shqipen tonë...

  4. #264
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Në dyqanin tim


    Në dyqanin tim,vinë njerëz të uritur,
    Lypsarët e rrugëve,ndonjë endacak.
    Ata nuk trokasin,hyjnë krejt pa pritur
    Dhe të flasin zymtasi : Na ndihmoni pak!

    Të gjithë të pa larë e kokë pa krehur,
    Nxirë në fytyrë e nxirë në buzë,
    Ngrica e Dhjetorit,trurin ua ka xehur,
    Varfëria varur, në qafë si tërkuzë.

    Ata ligështojnë çdo njeri të ndershëm,
    Ligështima e tyre të futet në shpirt,
    Tek ne thonë - s'ka krizë-njerzit e pandershëm
    Dhe pse preshi,lakra,burgosën lirit.

    Në dyqanin tim ,ka pllakosur zia,
    Vitet Migjeniane u rikthyen prapë.
    Nuk është frikë të thuhet : Vdesin nga uria,
    Njeriu me lopën,flënë në një shtrat.

    Në dyqanin tim,vinë dhe hijerënda,
    Me erë pushteti nga koka në këmbë,
    Nisur,pispillosur,veshjet të ergjënda,
    Dhe ta masin kokën me flori në dhëmbë.

    Në dyqanin tim,mbret është lypsëria,
    Kurorë lypsërie mban një vocërrak,
    Kjo është dekoratë që jep qeveria,
    Ky është medalion,varfëri pa cak.

  5. #265
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Malet kur i ngjita

    Dje,kur malet ngjita,preka Kristoforin,
    Dielli më ngrohte si të ishte gusht.
    Malorja e zgjatur,hapi kraharorin,
    Dëborën e pija si të ishte musht.

    Për një çast ndalova,sodita natyrën,
    Po qeshja me vete si një andromal,
    Nga mali Dhëmbelit shikoja Këlcyrën,
    Si puthej me Vjosën tej e përmatan.

    Shikoja luginën,Lumin e Kalasë,
    Gjithë Zagorien dhe fshatrat përreth.
    Edhe hijen time që më vinte pas
    Dhe rrezet e hënës varuur mbi një bredh.

    Shikoja Kalanë dhe bregun e Çatos,
    Lagjen Meshinllarë dhe Xhaxhulen(1) vetë.
    Rrepet shekullorë,miq besnik të "Batos",
    Nga fisi Ilir kanë gjak të nxehtë.

    Shikoja rrugica,përrenj dhe burime
    Dhe Gurin e Gjatë, si ushtar spartan.
    Shikoja gërmadha,kodra dhe blerime,
    Shikoja Zastenin i tëri një stan.

    Shikoja Çajupin(2),Poxën dhe Sogorën,
    Kroin e Ndesiut,rrungajat në Hon.
    Gjithë Malëshovitve do t'ua puthja dorën,
    Edhe bukurive, që vdekjen gjallon.

  6. #266
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Malet kur i ngjita

    Dje,kur malet ngjita,preka Kristoforin,
    Dielli më ngrohte si të ishte gusht.
    Malorja e zgjatur,hapi kraharorin,
    Dëborën e pija si të ishte musht.

    Për një çast ndalova,sodita natyrën,
    Po qeshja me vete si një andromal,
    Nga mali Dhëmbelit shikoja Këlcyrën,
    Si puthej me Vjosën tej e përmatan.

    Shikoja luginën,Lumin e Kalasë,
    Gjithë Zagorien dhe fshatrat përreth.
    Edhe hijen time që më vinte pas
    Dhe rrezet e hënës varuur mbi një bredh.

    Shikoja Kalanë dhe bregun e Çatos,
    Lagjen Meshinllarë dhe Xhaxhulen(1) vetë.
    Rrepet shekullorë,miq besnik të "Batos",
    Nga fisi Ilir kanë gjak të nxehtë.

    Shikoja rrugica,përrenj dhe burime
    Dhe Gurin e Gjatë, si ushtar spartan.
    Shikoja gërmadha,kodra dhe blerime,
    Shikoja Zastenin i tëri një stan.

    Shikoja Çajupin(2),Poxën dhe Sogorën,
    Kroin e Ndesiut,rrungajat në Hon.
    Gjithë Malëshovitve do t'ua puthja dorën,
    Edhe bukurive, që vdekjen gjallon.
    nje krijim fantastik ky Riza. Me nxorre mallin me imagjinaten qe ngacmuan vargjet e tua faleminderit
    What goes around---comes around

  7. #267
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Përshendetje Sorkadhe_Kelcyre,ju uroj suksese ne krijimtarine tuaj plot ndjenje dhe art.


    Si nuk u trëmba ndonjëherë?!

    Ky lot që faqeve rrëshqiti,
    Si xham i thyer nëpër faqe
    Dhimbjen time nuk e shqiti,
    Shpiriti nuk i solli paqe.

    Ai vazhdon të grryej shpirtra,
    Një erozion i pa mëshirshëm,
    Më kot ndër vite gëzimin prita,
    Gëzimi qënka i pa arritshëm.

    Ky lot që kallkanet ka ngritur,
    Nëpër qerpikë ,në dritë të syrit,
    Kjo dhimbje mua paska pritur
    Si një kongjill fshehur pas hirit?!

    Kjo jetë e qarë me lot fëmije,
    Mes varfërisë migjeniane,
    Nuk po i gjëj dot asnjë fije,
    Të mos rrëzohem asaj ane.

    Kjo jetë me lotët, si ujvarë,
    Si shatërvan i detyruar,
    Me dhimbjen më ka vënë në garë,
    Helmin më dha për të uruar.

    Në helm i tëri u ktheva vetë,
    Me helm u rrita,me helm u plaka,
    Kjo jetë-vdekje është e vërtetë,
    Si një xhelat më ndjek nga mbrapa.

    Po s'i s'u trëmba ndonjëherë,
    Si s'u përkula, ngela lis.
    Dhimbjen e ktheva pranverë,
    Si erë e hodha mbi kurris.

  8. #268
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Atje ku më thinji malli


    Për Atje më thinji malli
    Dhe më plaku para kohe,
    Atje shpirti të më dali,
    Si një zog sipër Sogore.

    Për Atje syri më qan
    Dhe në vaj shkrihem i tëri,
    Sikur të flë dhe në stan,
    Erë Malëshove më sjell zëri.

    Për Atje ku unë kam lindur,
    Për Atje më thinji malli,
    Zemra shpesh më rri e bindur
    Dhe më rreh me ecje kali.

    Për Atje ku quhet Limar
    Edhe bregu Çatollarë,
    Mallëngjehem dhe për dimra
    Dhe për rripat si ujvarë.

    Për atje ku flë shqiponja
    Edhe malet i mban zgjuar,
    Edhe shkurret ngjajnë si zonja
    Edhe zogjtë më rrinë mbi duar.

    Për Atje më thinji malli
    Dhe më plaku para kohe,
    Ndjehem maja e një mali,
    Që e mposhtë çfardo lloi llohe.

  9. #269
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Ndihem keq me vendin tim

    (Kushtuar poetit Arben Duka)



    Ja vlen për një gur xhevairi,

    Të shkruash vargje mirësie.

    Ati Feniksi, s'i dridhet syri,

    Se ka në trup gjak Perëndie.



    Ky dedikim s'kërkonte mua,

    Njeri pa emër e poet koti,

    As dhe nga bota të merrnim hua,

    Por nga ky komb,nga është i zoti.



    Ta mprehin lapsin me gurzjarri,

    Trurin ta shtrydhin si limon,

    Për Arben Dukën me zemër mali

    Edhe një gur zë cicëron.



    Ky shpirt dragua i poezisë,

    Një jetë të tërë vargje ka shkruar,

    Ndaj ne të zotët e shtëpisë,

    Me fjalë ta kishim shëruar.



    Po ndihem keq me vëndin tim,

    Ku vlera hidhet,si gur në lumë.

    Ndaj shpirti nuk më gjën shërim,

    Ndaj syri s'më mbyllet për gjumë.



    Jeta këtu s'përfillet fare,

    Urrejtja, po,hakmarrja det

    Vrasësit i jep një thes me pare,

    Për një poet,askush nuk flet.



    Ky komb vital ka dhe gungaçë,

    Njerëz miop e ku ta di

    Nëse poetin e flakë si kashtë,

    Një popull,burgos në qeli.



    Arben vëllai,shërim të plot,

    Me Zotin vetë Ti bisedo,

    Ai të solli në këtë bot',

    Si një poet,si një hero.

  10. #270
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Në udhët e dhimbjes jetoj

    Këtu dhe mëndja nis shtegëtimin


    Jam shpirt-trazuar,dallgë deti,
    Nuk di ku kokën ta mbështes,
    Tek cepi hënës,syri më mbeti
    Dhe s'di nga hëna se çfar po pres.

    I hallakatur me veten time,
    Çkopsitur mëndja, lakuriq.
    Nga dielli pres ndonjë thërrime,
    Me diellin them të jemi miq.

    Si perde reje gjithë njerëzia
    Edhe me lup nuk i shikoj.
    Ka ikur shokë dashuria,
    Kallakne shpirti di të prodhoj.

    Si zog pa krah e pres agimin,
    I zi më duket agimi vet.
    Këtu dhe mëndja nis shtegëtimin,
    Nga shtegëtimi s'e di çfar pret.

    Nuk di se ç'pret nga fleta e rënë,
    Nga gonxhia jo nuk di çfar pret,
    Jam shpirt-trazuar edhe në këngë,
    E tillë më duket dhe jeta vet.

    Jam shpirt-trazuar,dallgë deti,
    Brigje nuk kam ,ku mund të rri?!,
    Më dhimbset pena e çdo poeti,
    Më dhimbsesh Ti po je Njeri !
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 17-01-2013 më 07:42

Faqja 27 prej 31 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Seks kunder dhimbjes se kokes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:09
  2. Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  3. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Dy pika loti lagen syte e thare nga shkretetira e dhimbjes
    Nga MiX^Pleasure në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •