
Postuar më parë nga
riza2008
Malet kur i ngjita
Dje,kur malet ngjita,preka Kristoforin,
Dielli më ngrohte si të ishte gusht.
Malorja e zgjatur,hapi kraharorin,
Dëborën e pija si të ishte musht.
Për një çast ndalova,sodita natyrën,
Po qeshja me vete si një andromal,
Nga mali Dhëmbelit shikoja Këlcyrën,
Si puthej me Vjosën tej e përmatan.
Shikoja luginën,Lumin e Kalasë,
Gjithë Zagorien dhe fshatrat përreth.
Edhe hijen time që më vinte pas
Dhe rrezet e hënës varuur mbi një bredh.
Shikoja Kalanë dhe bregun e Çatos,
Lagjen Meshinllarë dhe Xhaxhulen(1) vetë.
Rrepet shekullorë,miq besnik të "Batos",
Nga fisi Ilir kanë gjak të nxehtë.
Shikoja rrugica,përrenj dhe burime
Dhe Gurin e Gjatë, si ushtar spartan.
Shikoja gërmadha,kodra dhe blerime,
Shikoja Zastenin i tëri një stan.
Shikoja Çajupin(2),Poxën dhe Sogorën,
Kroin e Ndesiut,rrungajat në Hon.
Gjithë Malëshovitve do t'ua puthja dorën,
Edhe bukurive, që vdekjen gjallon.
Krijoni Kontakt