Nëse një ditë
Nëse një ditë do të ma matni pulsin,
Kalon njëqind dhe rreh i çakorduar.
S'e ka nga vapa që plakosi Gushtin,
As nga dikush që e ka tradhëtuar.
E ka një hall,sikletë apo një brengë,
Një maraz ta dini që e ka.
Nuk qetsohet as edhe me këngë,
As nga fjalë shumë të mëdha.
Thellë në shpirt strehoen vatra zjarri
Dhe vëndlindja rri e i bën flakë.
Ndaj dhe pulsi s'është ai i pari,
Krejt u thinj e ngjason si shkarpë.
Ilaç doktori nuk ka asnjë vlerë,
Ndaj s'kam shkuar edhe nuk do shkoj.
Nëse do shkoj si dikur njëherë,
Vëndlindja pulsin do ma rregulloj.
Nëse një ditë do të ma matni pulsin,
Ashtu si imi ju rreh edhe ju.
Një takim brezash e freskonte Gushtin
Dhe me vëndlindjen rrija gju më gju.
Krijoni Kontakt