Close
Faqja 25 prej 31 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 308
  1. #241
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Nëse një ditë

    Nëse një ditë do të ma matni pulsin,
    Kalon njëqind dhe rreh i çakorduar.
    S'e ka nga vapa që plakosi Gushtin,
    As nga dikush që e ka tradhëtuar.

    E ka një hall,sikletë apo një brengë,
    Një maraz ta dini që e ka.
    Nuk qetsohet as edhe me këngë,
    As nga fjalë shumë të mëdha.

    Thellë në shpirt strehoen vatra zjarri
    Dhe vëndlindja rri e i bën flakë.
    Ndaj dhe pulsi s'është ai i pari,
    Krejt u thinj e ngjason si shkarpë.

    Ilaç doktori nuk ka asnjë vlerë,
    Ndaj s'kam shkuar edhe nuk do shkoj.
    Nëse do shkoj si dikur njëherë,
    Vëndlindja pulsin do ma rregulloj.

    Nëse një ditë do të ma matni pulsin,
    Ashtu si imi ju rreh edhe ju.
    Një takim brezash e freskonte Gushtin
    Dhe me vëndlindjen rrija gju më gju.

  2. #242
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Jam Malëshovit

    Më vjen një zë nga Bregu Xanës,
    Sa oshëtin Limari i tërë.
    Unë ndodhem larg në anë të anës,
    Me mall në shpirt si mali gjërë.

    Ja njojta zërin ati honi,
    Me të u putha buzë më buzë.
    E kërkon nderi dhe zakoni,
    Për gjithë Malëshovën të kthehem muzë.

    Të vargëzoj për çdo lëndinë,
    Për çdo rrugicë e për çdo gur,
    Për mëndjehollët në krahinë,
    Për gërshetgjatat si tërkuzë.

    E kam për nder, jam Malëshovit,
    Nga vëndi gurtë ku flë shqiponja.
    Ndaj mallit kurrë nuk i them prit,
    Ndaj vargëzoj për ato zona.

    Do vargëzoj për këngën labe,
    Për çdo traditë edhe zakon.
    Edhe për lulen e një mullage
    Edhe për krinën në ballkon.

    Do vargëzoj sa të kem frymë,
    Në regëtimë do vargëzoj.
    Do ta mbjell Limarin në një rimë
    Dhe gjithë Malëshova të rimoj.

    Do vargëzoj për një krahinë,
    Që ëmbëlsisht quhet Malëshovë
    Atje ku kalova rininë,
    Atje ku vendosa kurorë.

    Do vargëzoj me gërma malli,
    Me gërma loti vargëzoj.
    Nga shpirti nxjerr shkëndia zjarri,
    Se Malëshovën e dashuroj.

    E kam për nder jam Malëshovit,
    Vëndi i mëndjes dhe i penës.
    Gjithmonë vëndlindje si djalë më prit,
    Se ty të kam në vënd të nënës.

  3. #243
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj

    Unë dhe Malëshova


    Sot u ngita herët,s'kishte zbardhur dita,
    Këmbëkryq u ula tek imi ballkon.
    Hëna mbi Malëshovë ftesë bën për vizita
    Dhe ylli mëngjesit me mua këndon.

    Të dy bashkë ja morëm këngës Malëshovite,
    Një labçe e shtruar me tinguj trishtimi,
    Rrugët mbanin iso si në ato vite,
    Ku edhe mbi gur gjallonte blerimi.

    Kënga mori lugjet,honet dhe rrungajat,
    Hinkat për në Leskaj,poshtë në Godollarë.
    Si shqiponjë mali i përpiu majat
    Malëshovën time e puthi në ballë.

    Ja ledhatoi ballin,rrudhat ja mbuloi,
    Ca derte që kishte si me dorë ja hoqi.
    Çau kraharorin zemrën ma zbuloi,
    Nga zjarri i mallit,si në prush e poqi.

    Unë dhe Malëshova kënduam ca gjatë,
    Na kishte marrë malli ndaj edhe lotuam.
    Rrinte e më thoshte : A do të vish prapë?!
    Se me vargun tënd thellë jam dashuruar.

    Malëshova ime,të kam mbjellë tek truri
    Nuk të krahasoj me asgjë në botë.
    Aty kam vlerë unë,siç ka peshën guri
    Aty edhe kënga m'a ka ison okë.

  4. #244
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj

    Do eci vetëm


    Unë do eci vetëm kësaj rruge,
    Pa këpucë edhe pa kullare.
    Dikush mund të thotë : Ti je një bisht luge,
    Unë me shpirt, jo s'e quaj tallje.

    Unë do eci vetëm, në jetën xhungël,
    Jo s'do pyes kush mund të më hajë.
    Po ua them ta dini nuk jam lundër
    Dhe nuk pyes kush mund të më shajë.

    Unë do eci vetëm gjatë gjithë jetës
    Dhe nuk do ndaloj në asnjë stacion.
    Do ta quaj ecjen e të vërtetës,
    Do ta quaj flladin në ballkon.

    Unë do eci rrugës dhe pa këmbë
    Dhe pa duar gërma prapë do shkruaj.
    Nëse ngelem në gojë pa një dhëmb
    Hymnin kurrë s'kam për ta ngatërruar.

    Unë do eci sa të punoi mushkria
    Dhe kur frymë mundet të marr me zor.
    Nëse ndodh të më pikoi çatia,
    S'do të thotë se unë jetoj me zor.

    Unë do iki bashkë me diellin vetë
    Dhe si hënë mundet të jetoj.
    Nëse vdes në një të përpjetë,
    Tatëpjetë juve ua dhuroj.

  5. #245
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Pusi në Çatollarë.

    Më pihet ujë nga pusi i bregut,
    Një thellësi mbi dymbëdhjetë pashë.
    Aty ku rrënjët vadit shelgu,
    Aty si diell mbi të rashë.

    U zhyta thellë si një peshk lumi,
    Si troftë vjose në gufë u futa.
    Nga malli po më zinte gjumi,
    Atje për jetë Zotit ju luta.

    Dhe piva ujë sa deshë e thava,
    Si një kuçedër e përpiva.
    Me të dhe zemrën time lava
    Dhe pse i ftohtë, s'thashë kurrë që ngriva.

    S'më dilej nga ky burim pusi
    Dhe tashë që do ta marr me vete.
    Ju lutem s'dua të më ngusni,
    Sa shatëevan ta kthej në Mbrete.

    Nga ky burim ka pirë dhe gjyshi,
    Kanë pirë disa breza me radhë.
    Mbiemrin Çato e ka fisi
    Dhe bregu quhet Çatollarë.

    Më pihet ujë nga pusi i thellë,
    Atje ku pi ujë edhe lisi.
    Një rrap atje kam për ta mbjellë,
    Një gjenetikë me degë fisi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 13-09-2012 më 03:31

  6. #246
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Në Limarin tim


    Në Limarin tim,gjën jetë, nga jeta ime,
    Diku në një gur,gjën dhe emrin tim.
    Atje gjën dhe zërin,si tingull violine,
    Atje gjën dhe lotin,si të jetë burim.

    Atje gjën dhe zemrën, m'u tek pragu i derës,
    Atje edhe shpirtin,tek qarret në Grill.
    Atje edhe sytë,ja kam falë pranverës,
    Atje edhe kënga më ngjan si bilbil.

    Në Limarin tim,gjën një botë tjetër,
    Ndryshe nga kjo botë që jeton tani.
    Atje gjën dhe vargje diku në një letër,
    Atje dhe për diellin,s'di pse ndjej uri.

    Atje edhe hëna ka një tjetër ngjyrë,
    Ngjyrën e dërrasës ka me domosdo.
    Yjet si një rreze të rrinë mbi fytyrë,
    Era e Qesinekut lëkurën ta ngro.

    Atje ka gjithçka që i duhet jetës,
    Që kjo pjesë e jetës tek mua mungon.
    Flladi i Golikut, si nektari i bletës,
    Zastenin e poshtëm nuse zbukuron.

    Në Limarin tim, gjën dhe bukuroshe,
    Ulur në sofaqe ,si lule saksie.
    Atje erën time e gjën në një qoshe,
    Duke bëlbëzuar grimca dashurie.

  7. #247
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Nëna ime...!


    Nëna ime u tret si borë mali.
    Lumin e lotin e nisi në det.
    Një amanet m'a la përsëgjalli,
    Kur të vdes do jetoj me ret'.

    E shikoja në sy tek mendimi i thellë,
    Në buzë ky amanet u kthye lapidar.
    Brezaret në ballë si rrugë e dredhë
    Dhe zemra fluturonti si flutur mbi bar.

    Po ç'do nëna ime tek retë?!
    Ku qielli ka diellin,hënën,bij të saj.
    Si mund t'a ngjiti këtë të përpjetë,
    Kur këmbët janë lodhur dhe shpirti në vaj?!

    Ndoshta kthehet zog dhe fluturon,
    Ndoshta me Zotin ka lidhur kontratë.
    Me mua nga qielli bisedon në telefon
    Më thotë: Aty me ju flë çdo natë !

    Unë e shikoj vetëm në ëndërr,
    Sikur më jep gji e më puth në ballë.
    Më përkëdhel në të sajin mbiemër
    Dhe s'më duket e vdekur,por e gjallë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 05-10-2012 më 05:26

  8. #248
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj

    Kam vite

    Kam vite që s'puthem me hënën,
    Me diellin kam kohë që nuk flas.
    Çdo ditë përqafuar me brengën,
    Si një hije më ndjek nga pas.

    Ky qiell më duket i plakur,
    I djegur si lisi nga rrufeja,
    Sikur për fyti më ka kapur,
    Trishtimi me mgjyrë si reja.

    Dhe ajëri më duket i mangët,
    E lojtur kjo erë më duket.
    Më kthyet statujë,më shtangët
    Dhe helmi si gjak më futet.

    Gërmadha e shpirtit thelluar,
    I tëri një hon shkretëtire,
    S'e di se ku janë shkolluar,
    Ca njerëz me sy errësire.

    Sa pak qiell ka ngelur,sa pak,
    As dielli,as hëna s'jetojnë.
    Diktatura ka mbirë në prak
    Dhe një rreze që kam m'a sulmojnë.

    Ka vite që lulëzojnë gungaçët,
    Të rritur me ujëra të zeza.
    S'dallohen aspak nga rrugaçët,
    Njëlloj si kofina me plehëra.

  9. #249
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Nuk kam mëshirë..!

    (Revoltë poetike për vrasjen makabre të Aishe Vatës)
    .Të gjithë duhet të ngrejmë zërin pë raste të tilla,kur shoqëria hesht kombi ka marrë fund.

    Jo s'kam mëshirë për njerëz të tillë,
    Njerëz mishngrënsa,me fytyrë ujku.
    Vdekja-torturë është pak e lirë,
    Ti pjek të gjallë nuk më zë turpi.

    Jo s'kam mëshirë,dal nga vetvetia,
    Njeriun mostër e urrej.
    S'më drishet syri dhe po ti rrjepja,
    Ua them me shpirt nuk ju gënjej.

    Jo s'kam mëshirë dhe pse fetar,
    Falje nuk jap as sot,as mot.
    Një varje koke në litar,
    Më duket pak,mos më shaj Zot!

    Jo s'kam mëshirë,më zuri mali
    Dhe mashkull s'dua të jem më.
    Gjymtyrët t'ja pres për së gjalli,
    As oh,as lot s'kam për atë.

    Jo s'kam mëshirë,po më dhëmb zemra,
    O sot ,o kurrë nuk bëhet më.
    Kjo botë s'jetohet kurrë pa femra,
    Kushdo që vret,vrit dhe Atë !

  10. #250
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Nga ju po ndahem
    ( Mos e merrni seriozisht)

    Nga ju po ndahem pa bërë fjalë,
    I mirkuptuar plotësisht.
    Në ëndrra më nuk do t'u dal,
    As do takohemi rastësisht.

    Ky vendim u mor në kohë,
    Është një vendim krejtësisht privat.
    Në se u sollët si një llohë,
    Unë me ju, si një shtërngatë.

    Kufijtë e jetës them t'i mbyll,
    Një klon të ngrej në mes të rrugës.
    Rrëzuar vitet si një pyll,
    Nga një tajfun në majë të xhunglës.

    I ngopur jam nga miqtë dhe shokët,
    Në ndonjë rast dhe neveri.
    Kjo dhimbje m'i thau dhe lotët
    Dhe më urdhëroi : Rri në vetmi !

    Në mëndje shpesh më kishte shkuar,
    Se vjen një ditë dhe thua : Ndal!
    Ndahesh nga miqtë si pa kuptuar
    Dhe prish me ta çdo lloi pazar.

    Tani e mbyllur do rrijë dhe dera,
    S'pres trokitje përmbi të.
    Nga vrimat mund të hyjë veç era
    Dhe shok do kem vetëm atë.

Faqja 25 prej 31 FillimFillim ... 152324252627 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Seks kunder dhimbjes se kokes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:09
  2. Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  3. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Dy pika loti lagen syte e thare nga shkretetira e dhimbjes
    Nga MiX^Pleasure në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •