Close
Faqja 23 prej 31 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 308
  1. #221
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Shtegu i Pelës

    Ky shteg quhet : " Shtegu i Pelës",
    Përmbi Vjosë krahët mban hapur.
    Ja ndryshon drejtimin erës,
    Shkëmbi, si një burrë i plakur.

    Dhe me sy të lodh maloria,
    Djersët çurkë mbi pllakë të gurit.
    Si me dorë të ikën lodhia,
    Aty i ka hije burrit.

    Aty guri si pasqyrë,
    Krihen vajzat lozonjare.
    Dielli thyhet në fytyrë,
    Buzëqeshjet ndezin zjarre.

    Tani quhet : "Shtegu i shkretë"
    Si vetë zona e braktisur.
    Vetëm zogjtë i japin jetë,
    Edhe retë mëndje lëvizur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 01-05-2012 më 04:57

  2. #222
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Në Cjepurr dhe në Kavaçovë

    Në ëndërr mbrëmë të pash vëndlindje,
    Si e mbuluar me dëborë.
    Rënkoje dhe ndjeje një dhimbje,
    Të flisja me shami në dorë.

    I ngrirë,kallkan, vetja më dukej,
    Si bora pëmbi shpinën tënde.
    Një gjysëm hëne dilte dhe zhdukej,
    Si për inat të asj ëndrre.

    Në Cjepurr dhe në Kavaçovë,
    Njëherësh ndodhem në çdo anë.
    Tek pusi zhytem si një kovë,
    Aty ku uji ngrin në kanë.

    Të dy të vrenjtur,të mërzitur,
    Me sytë përpjetë nga Perëndia.
    Të dy të thinjur,rraskapitur,
    Sikur na është vjedhur liria.

    Në ëndërr me pragun e derës,
    Si dy jetimë ai dhe unë.
    Të dy me gjoksin përballë erës,
    Si male nga kjo furtunë.

    Kollitem unë si zog këlloçke,
    Sa zgjoj të vdekurit në varre.
    Mbi kokë më rri një dorë nënoçke,
    Si nënë e bir qajmë ato halle.

    Diku në fshat dëgjoj një këngë,
    Si këngë dasme nga ato anë.
    I lutem Zotit :Ngrija pak zënë,
    Që sytë e mi për të të qajnë.

    Në ëndërr mbrëmë të pash vëndlindje,
    Nga mëndia nuk më hiqesh kurrë.
    Në gjak ndjej mall,në gjak ndjej dhimbje,
    Më duket vetja si re mbi urë.

  3. #223
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj......

    Aromë Malëshove

    Tani, që s'jetoj, në vëndlindjen time,
    Dërrasat dhe rripat, me sy nuk i shoh.
    Jetoj në Tiranë, me malle në zgjime
    Me malin e Dajtit, që s'ngjan me ato.

    Tani, që Maji, ka hap' kraharorin
    Dhe në gjoks i fut lulet e kësaj stine.
    Me aromën e tyre e prek Kristoforin
    Dhe ndjej oshëtimën që më vjen prej Hinke.

    Tani, me erën, që më sjell Qesineku,
    Aromë sherbeli më mban trupi i tërë.,
    Më duket vetia, në Kala, tek bregu.
    Dhe Biga e gurtë si një det i gjerë.

    Tani,që vapa, të than gurxumanë,
    Rrungajave dergjem,poshtë në rrapishte.
    Atje e kam timen, të gjithë dynianë,
    Atje e dhe këngës ja marr pleqërishte.

    Tani,që s'jam, jetoj në Tiranë,
    Përrua,Qafë,Sodol, me sy nuk i shoh.
    E kam pranë një lumë, që e quajnë Lanë,
    Por jo si ai,zemrën nuk m'a ngroh.

    Ja kur unë të shkoj,kini për ta parë,
    Të gjithë në emër kanë për të më thirrë.
    Si unë do vajtojë dhe ajo ujvarë
    Dhe Gufa e Pëllumbave do më strehoi mirë.

    Tek bregu i Çatos do ta ngrej pusinë,
    Këngës do t'ja nis të tundet dërrasa,
    Do ta puth me mall portën dhe shtëpinë,
    Të gjithë Malëshovën, se nga larg sa s'plasa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 10-05-2012 më 10:48

  4. #224
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Me gjumin shok nuk bëhem më.


    Me gjumin shok nuk bëhem më,
    U bënë vite që s'mirkuptohem.
    Si një kaçak në mal unë flë,
    Si diktator zë rrebelohem.

    E ka një shkak dhe unë e di,
    Po s'jam i zoti ti them : Ik !
    Ish' Maj,pranverë,por solli zi,
    Ndaj shpesh e quaj gjë të ligë.

    E sjell ndërmënd e zë lotohem,
    Është nga kujtimet më të trishtë.
    Tek deti Jon nis e ankohem,
    Por dhe ai s'flë qetësishtë.

    Në dhimbjen time ka pjesë Maji,
    Ai m'i mori që të dy.
    Mëkatet s'ka ndërmënd ti laji,
    Si gjakatar shikon në sy.

    Me gjumin shok nuk bëhem më
    Se më sjell ëndrra të trishtushme.
    Maji pranverën s'ma nxë,
    Si deti Jon sytë të lotushme.

    As nënë,as babë s'kam ku gjëj më,
    As në qiell,as në tokë..
    Ndaj gjumë nuk kam e më s'më zë
    Dhe Majin mal e mbaj mbi kokë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 15-05-2012 më 06:47

  5. #225
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj

    Ngele bir i Perëndisë
    ( Kushtuar poeti,mikut, Adem Berisha)

    S'di çfar t'ju them jam pikëlluar,
    M'u nda nga jeta një mik i mirë.
    Me lot në sy jam duke shkruar,
    Për Bac Ademin : U prehtë i lirë !

    Ky lajm i kobshëm më trokiti,
    Si një rrufe në ditë me diell
    Sa vetë natyrën e mërziti,
    Veç re e shi ka ai qiell.

    Na njojti pena,na miqësoi,
    Sa s'e besoja vdekjen kurrë.
    Ai poet veç vargje shkroi,
    Midis kufijve ngriti urë.

    Kjo ndarje erdhi krejt pa pritur,
    Si ky rrebesh në fund pranvere,
    Po vdekja Bac ty të ka ngritur,
    Si një shqiponjë midis reve.

    Ndaj rri mendushëm brënda vargut,
    Rënkoj,gulçoj,qaj si fëmi.
    Hej Bac Ademi! Qesh pak së paku,
    Si vargu yt plot mirësi.

    Kjo dhimbje, lehtë s'ka për të ikur,
    Mbi shpinë më rri si mal i lodhur.
    Po jetën tënde krejt të ndritur,
    Ta ndriçon vargu i kudondodhur.

    Ti re viktimë e fatkeqësisë,
    Atje qe e thënë ti mbyllje sytë.
    Do ngelesh bir i Perëndisë,
    Veç unë si ty s'gjëj dotë të dytë.

  6. #226
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Djalë Malëshove

    Mbi Qesinek, një botë më vete,
    Perandori e perandor.
    Më duket lumi në Legdede,
    ... Sikur në Vjosë shtyhet me zor.

    Më duket Shpardhi,shpartalluar,
    Më duket Grilli mbretëri.
    Më duket Hëna e zëmëruar,
    Më duket fshati pa çati.

    Më duken zogjtë të stërmunduar,
    Pa krah,pa zë,si gjë pa frymë.
    Më duken rripat, gur i çmuar,
    Më duket dërrasa, si brymë.

    Më duket fshati, qylym Persie,
    Njerzit si rrepet shekullor.
    Çezmat, si burim lajthije,
    Vargmalet,pallat mbretëror.

    Më duket vetja djalë Malëshove,
    Një guri i gjatë që flë mbi lumë.
    Si bredhat rritur majë Hotove,
    Si Qesineku dukem vetë unë.

  7. #227
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj

    Më del një lot si rrebesh shiu.

    Më vjen një mëndje prej të marri,
    Më del një lot si rrebesh shiu.
    I lutem diellit të më marri,
    Të më strehoi në shpirt njeriu.

    Mëngjesi hënën e këputi,
    E bëri varg si me rruaza.
    Në mes të saj zemrën m'a futi,
    Si dashuritë e pabaza.

    Një fllad veriu më fshin fytyrën,
    Një tufë sherbeli mbaj në dor.
    Mbi breg shikoj natën,myncyrën,
    Se si ta merr jetën me zor.

    Shikoj si shpirti perpelitet,
    Mbi rrasa guri e minder.
    Në qiell si një yll po ngjitet,
    Dhe loti syrit kthehet vrer.

    Më vjen një mëndje prej të marri,
    Ta përmbys botën pa mëshirë.
    Pastaj të dali ku të dali,
    Se dhe kështu nuk ndjehem mirë.

  8. #228
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj

    Ku s'kam shkuar

    Ku s'kam shkuar kësaj jete,
    Ku s'kam ngrënë e ku s'kam fjetur.
    Jam larë në lumenj dhe dete,
    Por Malëshovë s'kam gjetur.

    Ku s'kam shkuar kësaj jete,
    Në Evropë dhe Amerikë.
    Pa më thoni : Gjë a gjete?!
    Si vëndlindja ndonjë mik?

    Ku s'kam shkuar kësaj jete
    Dhe në Hënë kam eksploruar.
    Shëmërtir në mëndje mbete,
    Trepeticë dhe Sheshkaluar.

    Ku s'kam shkuar kësaj jete,
    Sytë çfar nuk më kanë parë.
    Gjonziun e hedh mbi vete,
    Me ujë dëbore jam larë.

    Ku s'kam shkuar kësaj jete,
    Ku do shkoj s'e di akoma.
    Për një bedunicë në Mbrete,
    Edhe sot ndodhem në koma.

    Ku s'kam shkuar kësaj jete,
    Kam parë mbrekullitë e botës.
    Po sytë e asaj lanete,
    M'i kanë hequr mëntë e kokës.

    Ku s'kam shkuar,ku s'do shkoj
    Jo s'gjëj fjalë për krahasim.
    Emrin Malëshovë,kur dëgjoj,
    Në këmbë ngrihem si në himn.

    Ku s'kam shkuar kësaj jete,
    Që dhe ju s'do më besoni.
    Malëshovën,brengë e derte,
    Si pikturë var tek ballkoni.

  9. #229
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Në zi një komb bie i tëri.
    (Kushtuar viktimave të Himarës)

    Dhe pse pranverë,më ngriu loti,
    I tëri kthyer Antraktidë.
    Nuk di se ç'ëmër do ti vëri Zoti,
    Qafës së Vishës që u bë shtrigë.

    S'kam fjalë në gojë,veç bëlbëzime,
    Zemra punon me psherëtimë.
    Një autobus u bë thërrime,
    Gjaku rinor lag një greminë.

    Skuqet Himara,gjithë Shqipëria,
    Skuqen shkëmbinjtë,kthehen flamur.
    Tek Qafa e Vishës pllakosi zia,
    Në lapidar kthehet çdo gur.

    Oshëtin deti e po ngre dallgë,
    Në hone shkon klithma e ti.
    Një Elbasan i tëri plagë,
    Plagë të thella në çmënduri.

    Në zi një komb bie i tëri,
    Vajton natyra me pika gjaku.
    S'e di pse Zoti gjëmën e bëri,
    Me vajzat lule ,si zambaku.

    Ky fund pranvere na coptoi,
    Na hapi plagë,na nxiu jetën.
    Kjo Qafa e Vishës, s'di si guxoi,
    Që hapi varre,la nënat vetëm.

    Dhe pse pranverë më ngriu loti,
    I tëri kthyer Antraktidë.
    Me faj këtu është dhe vetë Zoti,
    Edhe ky Maj, një gjë e ligë.

  10. #230
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    S'më hiqet mëndia nga Himara

    S'më hiqet mëndia nga Himara,
    Nga Qafa e Vishës,jo e jo.
    Në vesh më vinë vetëm të qara,
    Thirrje zemrash : Më ndihmo!

    Kjo tragjedi, m'a dogji shpirtin,
    Më la me hije,anormal.
    Ma kthehu zi,të gjithë vitin,
    Si zog pa krah, rrugëve dal.

    Më del në ëndërr një fytyrë,
    Një simpatike Elbasani.
    Me sytë lotuar dhe të fryrë,
    Sa gati nuk i pëlcetë xhani.

    Më fletë sikur kishim një jetë,
    Njohur,rritur bashkë në vite.
    Jam nënë dhe dhimbja po më tretë,
    Se prisja vajzën të më vritej.

    Më ngriu zemra,ngela kufomë,
    Goja m'u kyç,lotët ujvarë.
    E çfar t'i them jetës Ujkonjë,
    Unë jam si ty një zëmërvrarë.

    Jam dhimbja jote,të lutem Zonjë?!
    S'mundem të flasë,jam kthyer vdekje.
    Në heshtjen time, ti dëgjomë,
    Se si më grryejnë ato derte.

    Nuk bindet nëna me dhimbjen time,
    Si dhe vetë vdekja,që nuk njeh moshë.
    Ti them o Zonjë bëhu më trime,
    E di që fjala do më shkojë boshë.

    S'më hiqt mëndia nga Himara,
    Nga Qafa e Vishës, jo e jo.
    Kur shikoj gurët lara-lara,
    Më vjen të shkoj dhe unë me to.

Faqja 23 prej 31 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Seks kunder dhimbjes se kokes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:09
  2. Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  3. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Dy pika loti lagen syte e thare nga shkretetira e dhimbjes
    Nga MiX^Pleasure në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •