Close
Faqja 0 prej 31 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 308
  1. #1
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj

    Pse o mall më trete fare!
    (Elegji kushtuar motrës time ZH. Ç.(B) )

    Pse o mall më trete fare?
    U bënë vite pa të parë.
    Mbeti koka në dritare,
    Loti faqeve s'është tharë.

    Rri të pres,të vish pa ndjerë,
    Të të shoh si ke ndryshuar,
    Të të flas si dhe njëherë,
    Të më thuash si ke shkuar.

    Pres të bjerë një celular,
    Të dëgjoj zërin e ëmbël,
    Të dëgjoj fjalën "derman"
    Të më futet thellë në zemër.

    Pse o mall më trete fare
    Dhe ma le motrën në varre?
    Thuaji të vij pak tek unë,
    Veç t'i flas nuk kam shumë punë.

    Sa t'i shikoj sytë e bukur,
    Atë buzëz të qeshur
    Ta mbaj në duar,si një flutur,
    Ta shikoj si është veshur.

    T'i them të braktisë varret,
    Të vijë këtu me ne,
    Se loti këput dhe malet,
    Jemi tretur për mbi dhe.

    Më duket sikur ke humbur,
    Dëgjoj zhurmë dhe potere,
    Ngrihem natën i përgjumur;
    Ti sikur rri mbrapa dere.

    Bëhet zhurmë për të të parë,
    Presin ty për të takuar,
    Të gjithë vënë në radhë,
    Ditë e natë rrinë zgjuar.

    S'të besojnë që ke vdekur,
    Vetëm kur vijnë tek varri,
    Largohen të gjith të heshtur,
    Faqet lagur nga i qari.

    Si mund të durojë nëna,
    Kur i ka ikur e bija!
    Gdhihet ngryset tek divani,
    Lutet Zotit :"Sillma Zh......in"

    Kush të çoi ty në varreza
    Dhe të shkëputi nga mua?
    Më le qyqe me të zeza,
    Dhe burrin tënd pa grua.

    Mall,o mall,mendohu mirë,
    Se është një ditë e tërë,
    Mos më gënje në të gdhirë,
    M'i le punët gjithë pa bërë.

    Më thuaj që do të vijë,
    Ta mbledh këtu njerëzinë.
    T'i njoftoj menjëherë,
    Të vijnë njerëz nga çdo derë.

    Mall,o mall ti mos u tall,
    Mos më bëj mua tellall.
    T'i thërras sa herë më thua,
    Kurrë s'mendoke për mua?

    Merre njëherë seriozisht,
    Sillma pranë të vërtetën,
    Do të vijë a s'do të vijë,
    A ta gjëj vetë Zh......ën?

    Eja, mall ,edhe më zgjo,
    Po flë me syrin pa shuar.
    Dhe pa dritë e dalloj....
    Vetëm sill atë që dua.

    Mall,o mall,më çmënde fare,
    Na le larg,kaq të brengosur,
    Mbetëm duke qarë në varre,
    Durimi na është sosur.

    Si mund të shërohet plaga,
    Kur ilaçi nuk e mbyll?
    Dhe të zërë kore nga brënda,
    Malli prap pikon si dyll.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    pffff (26-02-2014)

  3. #2
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Ma tregoni..........

    Duke qeshur buzgreminës,
    Vjen një zë e më thot:"NDAL"!
    Bukuroshia mbrapa shpinës,
    Cicëron pa zë ....ngadalë.

    Ç'pate djalë që mundon veten?
    Ç'far kërkon në rrokullimë?!
    Amanetet kurrë nuk treten
    Dhe kur shkrep një vetëtimë.

    Zërin që po ma sjell honi,
    Zë i mbytur,zë i lodhur.
    Po ju lutema tregoni,
    Kur kam vdekur,ç'far ka ndodhur?!

  4. #3
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Shembje...

    U shemb një pjesë e jetës me kujë,
    si një shkëmb i plakur, i thërmuar,
    Plagët nuk munda t'ia mbyllja kurrë,
    mendja sa shpesh është turbulluar.

    Nga shembja dola i tronditur,
    i çjerrë,i grisur,brinjethyer.
    Sa shumë thyerje për të ngjitur
    muret e shpresës me baltë lyer.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar riza2008 për postimin:

    pffff (26-02-2014)

  6. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-04-2008
    Postime
    212
    loti qe su shter

    cdo dit e bukur per mua eshte terr
    cdo nate me yje per mua eshte ferr
    cdo mengjes per mua eshte dit e mbaruar
    cdo njeri qe ka ardh mem taku aspak sme ka gezuar..

    pse o zot kaq po vuaj vall kujt i gabova???!!!
    pse o zot jam si e huaj a mos vall dike lendova???!!!
    pse o zot me le te mjer me zemer te thyer,
    kur ne jeten time as armikun skam urryer..

    me vran me shkatrruan
    me lan me zemer e coptuar
    me hodhen si nje leck te vjeter
    me dogjen si leter..

    e une vazhdoj e jetoj me lotin
    te merr hak e lus zotin
    se une ne jet asken skam lendu
    por ja qe jeta kshtu ma ka punu....

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Udhetim te mbare i palodhuri Riza ne udhen e re te forumit. Udhet e tua ketu ne forum me kane larguar monotonine me larmishmerin e gjetjeve poetike. Edhe nese kane dhimbje keto udhe, shpirti poetik nuk semuret kurre, perkundrazi vazhdon e vazhdon udhetimin mes enderres dhe shpreses per nje te ardhme me dinjitoze.

    Ne rrojmë dhe pa to...

    Trokas murrin ndarës, trak-trak!
    Ai rënkon nga kocka e dorës
    Goja lëviz e hapet pa fjal'
    Niset drejt teje, mesazhi i kohës.

    Përgjigjen o mik, ma kthen me trak-trak!
    Murri lëshon rënkimin sërish
    Nga kockat tona bëhet me gjak
    Të dyve na bashkon, ky murr me shpirt.

    Pa gdhirë të pagdhirët na marin
    Burgu gjëmon nga murri me shpirt
    Skeletet tona në litar i varin
    Ne rrojmë dhe pa to, o mik!
    -----------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  8. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Pse ket udhe, riza ti more
    a e din se terrin, kam frik
    bash ti, qe me msove
    sesi dhimbjes, me i rreshkit.
    M'le pa fjal, e m'prune lot
    t'maj per t'fort, e mahem te ti
    çdo varg tanin deri m'sot
    si qiri, me pa ma mir.
    Mik riza, u munova me shkrujt dy rreshta n'ket teme te re qe ke hap. ( e pranoj qe s'ja them hiç me poezin, por e di qe ti je bujar, dhe nuk na i shan ca shkrujm...pak shaka).
    skenderi
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #7
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga mije Lexo Postimin
    loti qe su shter

    cdo dit e bukur per mua eshte terr
    cdo nate me yje per mua eshte ferr
    cdo mengjes per mua eshte dit e mbaruar
    cdo njeri qe ka ardh mem taku aspak sme ka gezuar..

    pse o zot kaq po vuaj vall kujt i gabova???!!!
    pse o zot jam si e huaj a mos vall dike lendova???!!!
    pse o zot me le te mjer me zemer te thyer,
    kur ne jeten time as armikun skam urryer..

    me vran me shkatrruan
    me lan me zemer e coptuar
    me hodhen si nje leck te vjeter
    me dogjen si leter..

    e une vazhdoj e jetoj me lotin
    te merr hak e lus zotin
    se une ne jet asken skam lendu
    por ja qe jeta kshtu ma ka punu....
    Pershendetie mije!Faleminderit qe lexoni dhe shkruani ne faqen time letrare.Respekte nga rizai2008.

  10. #8
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Po ja nisi po s'po dij kah
    A t'qaj Nenen qe me la
    A t'qaj Babin qe me iku
    A ta qaj dashurin time
    Por nga te gjitha nje shkrumb kam
    E kjo eshte Engjellusha ime!
    NENE!

    Me linde me rrite me ushqeve
    Pse moj Nene kur mu dashte aq shum
    Ike me le shpinden ma ktheve?
    BABI!
    Te kisha Babi te kisha shok
    Te kisha mbeshtetje kur kisha lot
    Edhe Ti o Babi ime
    Pse me ike me le jetim?

    I dashur!
    A s'te erdhi keq per mua
    Qe me le mbi dhe te vuaj
    Me vehte more gjithe cka pata
    Me ke lene si nje statuj!

    Engjellusha ime!
    A ndjen mall ndojhere per mua
    A po je me gjysherit e m'ke harrua
    Ta dijsh mire moj Engjellush
    Pas Teje m'duket qe s'jeton kush!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  11. #9
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Udhetim te mbare i palodhuri Riza ne udhen e re te forumit. Udhet e tua ketu ne forum me kane larguar monotonine me larmishmerin e gjetjeve poetike. Edhe nese kane dhimbje keto udhe, shpirti poetik nuk semuret kurre, perkundrazi vazhdon e vazhdon udhetimin mes enderres dhe shpreses per nje te ardhme me dinjitoze.

    Ne rrojmë dhe pa to...

    Trokas murrin ndarës, trak-trak!
    Ai rënkon nga kocka e dorës
    Goja lëviz e hapet pa fjal'
    Niset drejt teje, mesazhi i kohës.

    Përgjigjen o mik, ma kthen me trak-trak!
    Murri lëshon rënkimin sërish
    Nga kockat tona bëhet me gjak
    Të dyve na bashkon, ky murr me shpirt.

    Pa gdhirë të pagdhirët na marin
    Burgu gjëmon nga murri me shpirt
    Skeletet tona në litar i varin
    Ne rrojmë dhe pa to, o mik!
    -----------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.
    Pershendetie Mondi!Eshte kenaqesi e veçante pjesmarrja jote si per mendimet qe jepe dhe per poezine e bukur qe ke sjelle,por me thene te drejten na ka marrre dhe malli.Me behet qejfi qe po i rikthehesh poezise,mos ju largo se kjo kohe kaq e trazuar ka nevoje per pak poezi se i heq streset ditore.Me respekt Rizai

  12. #10
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Pse ket udhe, riza ti more
    a e din se terrin, kam frik
    bash ti, qe me msove
    sesi dhimbjes, me i rreshkit.
    M'le pa fjal, e m'prune lot
    t'maj per t'fort, e mahem te ti
    çdo varg tanin deri m'sot
    si qiri, me pa ma mir.
    Mik riza, u munova me shkrujt dy rreshta n'ket teme te re qe ke hap. ( e pranoj qe s'ja them hiç me poezin, por e di qe ti je bujar, dhe nuk na i shan ca shkrujm...pak shaka).
    skenderi

    Mik Skender!Une kete teme e hapa jo per te prekur njeri,por per tu thene qe dhe dhimbja eshte pjese e jetes,por jo te gjynjezoje jeten.Jeta hap shtigje te reja,gjen rruge te pa shkelura ,pra ajo vazhdon.Ti ke qene dhe do mbetesh nje njeri i mirpritur ne vargjet e mia dhe mund te shkruash ç'far te do shpirti.Te falenderoj dhe te respektoj me gjith shpirt.Rizai

Faqja 0 prej 31 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Seks kunder dhimbjes se kokes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:09
  2. Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  3. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Dy pika loti lagen syte e thare nga shkretetira e dhimbjes
    Nga MiX^Pleasure në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •