Vigjilent
Shikoj,dëgjoj e flas më këdo,
Ndrojtje s'kam e s'kam përse të kem,
Nëse mua askush nuk më do,
Këtë gjë s'e quaj problem.
Prish,ndërtoj,thjeshtë pa u menduar,
Dhuroj gjëra pa pikë interesi,
Dashuroj si çdo i dashuruar,
Demodetë i fus prapë tek thesi.
Zbus vetveten me uthull të thartë
Dhe në mal me botën lidhje mbaj.
Rend ta gjëj me shpirtë fjalën e artë,
Jo në botë nuk bëj njeri të qaj.
Ruhem nga intriga,pabesia,
Kurthet prapaskenat i urrej,
Frikë nuk ndjej kurrë nga dashuria,
Nga putanat,po s'e di se ç'ndjej
Krijoni Kontakt