Close
Faqja 22 prej 31 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 308
  1. #211
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Diçka më mundon.....

    Diçka më mundon e më lodh pa masë
    Dhe lëmshi në fyt s'më lë të marr frymë.
    Eshtë një mjegullirë që më ndjek nga pasë
    Dhe më lagështon si një natë me brymë.

    Tundem si një degë nga era e fortë
    Dhe hëna në qiell nuk më duket Hënë.
    Si një flak vullkani më duket kjo botë,
    Si një egërsirë që ka ngelë pa ngrënë.

    Ndoshta më mundon dhe kjo pritje gjatë
    Dhe kjo largësi më thau si ngricë.
    S'e di çfar më duhet edhe kjo shtrëngatë,
    Kur një jetë të tërë baticë e zbaticë.

  2. #212
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Njerzit e mi të vdekur.......

    Njerzit e mi të vdekur i kujtoj si një plagë,
    Ata prehen atje ku vdekja i kapi.
    Disa i kam afër,ca larg e më larg,
    Veç lutje për ta Zoti të më japi.

    Të vdekurit e mi zhyten nëpër ëndrra të thella,
    Për njerzit mendojnë,zemra ju pikon gjak.
    Balta mal me dhimbje,kyçur ju rri dera
    Dhe bebja e syrit diell ju do pak.

    Njerëz më të heshtur,s'ke ku gjën ta dini
    Dhe më vigjilent se ata nuk ka.
    Nëse i kujtoni dhe në varr ju vini,
    Gjith pirgu i dheut ju duket shaka.

    Njerzit e mi të vdekur jetojnë bashkë me mua
    Edhe kur flë gjumë shokë ëndrrash janë.
    Nëse kanë shumë etje lotin ua jap krua
    Mbi pllakën e varrit në çdo kohë e kanë.

  3. #213
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Më thonë......


    Vërtet jetoj në kohë të errta,
    Ku fjala vënd nuk zë aspak.
    Dritaret mbyllur si me kthetra
    Dhe oshëtimat s'vinë nga larg.

    Buzqeshja duket e pa vënd,
    Një lot të duket moda e radhës.
    Pranvera çel për tjetër kënd,
    Petalet nuk i shkojnë dardhës.

    Më thonë se rrugët janë ngushtuar,
    S'kalojnë dot' dy, vetëm për një.
    Marshim kolonë për tu flijuar,
    Ose përmbysje përgjithnjë.

    Më thonë,ç'më thonë,s'ua dëgjoj zërin,
    Vetë mosbesimi mbret në jetë.
    Edhe pak frymë,më merr të tërin
    Dhe vdekjen shkruaje në gazetë.

  4. #214
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Ndonjëherë.......


    Ndonjëherë jam si xham i thyer,
    I bërë copa-copa e s'di cila copë jam.
    Rrezia e diellit nga perëndimi kthyer
    Dhe lindja e ftohtë kallkan.

    Ndonjëherë jam si një pyll i rralluar,
    Që ke zili të shikosh dy pemë bashkë.
    Fletët e rëna si ballet e zbuluar
    Që i puth dielli,era e shiu jashtë.

    Ndonjëherë jam si një lumë i turbull
    Që s'di çfar mban brënda vetes.
    Mendimet më gumzhijnë si brumbull
    Dhe sytë si ngjajnë vetvetes.

    Ndonjëherë jam si një hënë e pa dalë,
    Errësira më duhet e më do.
    Më duhet dhe kjo erë e marrë,
    Që veten time më mos ta njo.

    Ndonjëherë jam si asnjëherë,
    Buzëqesh,e qaj njëherazi.
    Në mes dukem si prerë
    Dhe eci dherazi.......

    Ndonjëherë e ndonjëherë e ndonjëherë,
    Jam gjithmonë jashtoksor.
    Portretin e nxjerr në derë,
    Që të më shikojnë njerzit me zor......

  5. #215
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....


    Kjo botë.....

    Kjo është një botë gënjeshtare,
    Që s'e beson asnjë i gjallë.
    Të merr përdore të fut në valle
    Dhe thotë kërce ,o gjë e marrë.

    Kjo është një botë grabitqare,
    Një xhungël jetë e vërtetë.
    Me cermoni të çon në varre
    Dhe pse të ka helmuar vetë.

    Kjo është një botë krejt e sajuar,
    Nga njerëz koti,lukuni.
    Me djallin thotë je dashuruar
    Dhe djall është vetë si asnjeri.

    Kjo është një botë e neveritshme,
    Që ta fut xhindin në krevatë.
    Të thotë kjo jetë është e magjishme
    Magjia vetë është djalli lartë.

    Kjo është një botë krejtsishtë e çmëndur,
    Për një puthje të hap luftë,
    Të vjen në varre tepër dëndur
    Dhe sa je gjallë të vdesësh ngutë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 10-03-2012 më 05:09

  6. #216
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Qëndroj i heshtur.


    Qëndroj i heshtur në pasqyrë,
    Ashtu si nata përmbi gjol,
    Si hëna zverdhur në fytyrë,
    Sikur sëmundja më bën zbor.

    Kujtoj si vdes një gjethe peme,
    Si e hedh era ku të mund.
    S'di ç'pati gjaku i kësaj vene,
    Që regëtin e zemrën tund.

    Më prek sekreti i kësaj gjëndjeje,
    Kjo heshtje vdekje më tmerron.
    Një këngë qyqi sjell ndërmëndje,
    Sikur për mua po këndon.

    Kujtoj ortekun,kur shkëputet,
    Si oshëtin e ulurin.
    Si malit mes përmes i futet,
    Ashtu si helmi shpirtit tim.

    Qëndroj i heshtur në pasqyrë,
    Shikoj si dita më lë pas.
    Me forcë largoj këtë mynxyrë
    Dhe i them buzës nis një gas.

  7. #217
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Me mallin tënd i hapim sytë...
    (Kushtuar nënës së një mikut tim)

    Pranverë e Marsit hijerëndë,
    Je veshur krejt me petk të zi.
    Lotojnë dhe lulet për ty nënë,
    Lotojnë dhe gurët mbi çati.

    Lotojmë dhe ne me lotë kristali,
    Për nënën tonë Haxhire.
    Na duket si dimër, behari,
    Si burg na duket ai dhe.

    Na mori malli nënë e dashur,
    Na duket jeta pa kuptim.
    I themi Shkurtit: Buzëplasur!
    I themi Marsit: Sill blerim!

    Largohen ditët pa mëshirë,
    Pa nënën tonë Haxhire,
    Por Zoti me ty sillet mirë,
    Të përkëdhel të thotë: Ane!

    Ti je parajsë në botën tjetër,
    Ndaj ne vimë shpesh tek varri yt.
    Na treti loti na bëri letër,
    Me mallin tënd i hapim sytë.

    Sa fort kumbon sot fjala Nënë,
    Sa vlerë ka patur ai gji.
    Ti s'je e vdekur,por je Hënë,
    Ti je vet Zot e perëndi.

  8. #218
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Ditë e keqe....

    Ditë e keqe,ç'pate që u zgjove?
    Ishim mirë, sa pa ardhur ti.
    Të tre miqtë e mi, një nga një m'i more,
    Sikur bëje ndonjë trimëri.

    Njëherë diell,njëherë llohë bore,
    Si për një inat, po na sillesh sotë.
    Vdekjen, bëre shok dhe e merr përdore,
    Ballin e ke vrenjtur e s'derdh një pik' lotë.

    Dje i kishja gjallë,sotë u vë kurorë,
    Ç'është kjo vdekje prekse,të këput në mesë.
    Të tre miqtë e mi, shkonin për në Vlorë,
    Po nuk i le ti,vdekjen u dhe pjesë.

    Më s'do ti kem pranë,ndaj jam hidhëruar,
    S'kishin moshë për vdekje,po i more ti.
    Pa një pikë turpi, thua : Qe e shkruar,
    Kur nuk dinte gjë asnjë perëndi.

    Ju më ikët miq, fare pa u ndjerë,
    Pa fjalë e pa zë dhe pa amanete.
    S'ua kishja menduar, vdekjen ndonjëherë,
    Se në shpirtrat tuaja, qarkullonin dete.

    Ndaj dhe kësaj dite, i them ditë e keqe,
    Në ditarin tim, shkruhet me të zi.
    Të tre miqtë e mi, i vrave si pengje,
    Ku të tre në jetë, dhuronin dashuri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 10-04-2012 më 08:38

  9. #219
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    Më ndodh shpesh


    Më ndodh shpesh, iki prej vetes,
    S'di nga shkoj e s'di çfar bëj.
    Zëmëruar, si erë detesh,
    Fundin tim aty e gjëj.

    Del një terr në mes të ditës
    Dhe trishtimi bëhet mbretë.
    I zmadhon dhimbjet e pritës
    Sa nuk di çfar bën as vetë.

    Vetveten e mbaj në shpinë,
    I pa gojë bëhem gjithmonë.
    Thith pa rreshtur nikotinë
    Sa helmoj, kur puth çdo zonjë.

    Dielli s'del fshihet në male,
    Si trishtimi në damarë.
    I them boll me ne u talle,
    Askush s'të ndjek për të vrarë.

    Më ndodh shpesh dal nga orbita,
    Çorjentohem në çdo metër.
    Hijen tënde vras në prita,
    Sikur mos të kem punë tjetër.

  10. #220
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj.....

    LIMARI, VENDLINDJA IME

    Ky fshat i vogël një pëllëmbë,
    E ka një kishë dhe një mekam.
    Përruan dhe një urë të shkëmbtë,
    Një gufë,një qafë dhe një Prodan.

    Një Mbrete edhe një Sjadun,
    Zastenin,Bigën, Matarenjën.
    Një labçe që malet i tund,
    Sa zbukuronte edhe hënën.

    E ka një rrugë të dërrasuar,
    E ka një man edhe një vith.
    Ka rripa si xham të lëmuar,
    Ka kodra,pllaja si kurris.

    Ka shtëpi me mur kështjelle,
    Ka dhe burime që japin jetë.
    Kope me dhi edhe me dele,
    Lëmenjsin me rrapin pa fletë.

    Ka lule xane,bedunicë,
    Trëndelinë dhe paparunë.
    Ka darrdha rritur mbi gorricë,
    Ka të përbashkët dhe një lumë.

    Ka Grillin edhe Kavaçovën,
    Ka një Sodol e Trepeticë,
    Ka jetën time edhe shkollën,
    Ka Ngjeqin që buron në ngricë.

    Ka burra,gra me pamje mali,
    Ka djem dhe vajza bukuroshe.
    Atje më dhimbset dhe një gur zalli,
    Atje dhe vitet s'janë kësaj moshe.

    Ky fshat i vogël një pëllëmbë,
    Mbi shpinë mban halle dhe gëzime.
    I vetëm rri si lis në këmbë,
    Edhe rënkon me bëlbëzime.

Faqja 22 prej 31 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Seks kunder dhimbjes se kokes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:09
  2. Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  3. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Dy pika loti lagen syte e thare nga shkretetira e dhimbjes
    Nga MiX^Pleasure në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •