Close
Faqja 20 prej 31 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 308
  1. #191
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    "Tek rrezet e yllit,
    dhembjet zgjuar flene'


    I dashur poet Riza:

    I ke dhene jeten, lirine dhe lumturine nje thellenxe, je nje engjull mik i dashur,
    te deshiroj plot shendet dhe krijimtari pa fund !


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 02-05-2009 më 13:11
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  2. #192
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga bili99 Lexo Postimin
    "Tek rrezet e yllit,
    dhembjet zgjuar flene'


    I dashur poet Riza:

    I ke dhene jeten, lirine dhe lumturine nje thellenxe, je nje engjull mik i dashur,
    te deshiroj plot shendet dhe krijimtari pa fund !


    me nderime,
    bili99
    Respekte bili99 per pjesmarrjen dhe mendimet qe jepni. Ju faleminderit

  3. #193
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    S'dal dot prej vetes....

    Zbardhi dita...,më gjeti vetëm,
    Ashtu si nata e njëjta gjë.
    Si ditë dhe natë vetmuar mbetëm
    I duroj dhembjet e nuk ngrej zë.

    Në rrugë i vetëm,në jetë i vetëm,
    Të dal prej vetmisë nuk mundem më.
    Atë ç'na lanë me dhembje e tretëm,
    Në dhembje rritemi e s'ngrejmë zë.

    I tëri plagë,i tëri djegur,
    Në mot të keq kocka më çpon.
    Të dal prej vetes si i përndjekur,
    Kjo dhembje thellë nuk më lëshon.

  4. #194
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Skamja s'është veç fjalë biblike....

    Dyndje njerëzore hutuar udhëkryqesh,
    pa sens e pa masë sigurie.
    Nën lukuni kasetash e disqesh,
    dhe kitarrë e dhimbjes që bie.

    Ulur këmbëkryq,me dorën e zgjatur,
    ngado që kthej kokën shoh njerëz.
    Skamia rend me frymë të dihatur,
    semaforët e jetës s'janë ndez.

    Dhe për asgjë s'do mund të dëgjoja,
    një zë të çjerrë poltike.
    Ku keni bërë në mënd o të mjerë,
    skamja s'është veç fjalë biblike...

  5. #195
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Shijak
    Postime
    848
    Ne udhet e jetes do te
    ecesh shum trupa femrash
    do te prekesh do te marresh
    shume puthje e ledhatime
    por te asnjera nuk do ta gjesh
    dashurine time.Te dua

  6. #196
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Po shkoj e dashur, në mërgim,
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 03-05-2009 më 13:36

  7. #197
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Maraz e Gaz....

    Po shkoj e dashur në mërgim,
    Se ky vënd s'më mban.
    Ky fati tënd,ky fati im,
    S'gjëndet as në filxhan.

    E di që ndaria do t'na lodhi,
    Si mal qëndron mbi shpirtë.
    Nuk ndahet malli,zemrës rrodhi,
    Ndaj të kujtoj ç'do ditë.

    Në shpirtin tim e lumtur mbeç,
    E freskët si zambakë.
    Ç'do psherëtimë më vjen në vesh
    Dhe troket si tokmakë.

    Shtërngimi i dorës më ndjek pas
    Dhe puthja më copton.
    Ky fati ynë maraz e gaz
    Dhe loti gurgullon.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 03-05-2009 më 14:22

  8. #198
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Kjo jetë.............

    Jetojnë në botën e madhe të detit,
    Peshq që shqyejnë kokën e njëri-tjetrit.

    Në lëndinën natyrore mbi pus
    Rritet zambaku dhe bari helmues.

    Në qiellin e kaltër pa fund e pa anë
    Fluturojnë dallandyshe e shpend' grabitqarë.

    Gjezdis në rrugët e ashpëra të xhunglës
    Vet luani që i jep jetë forcës dhe dhunës.

    Kjo jetë është ndërtuar në mënyrë të atillë
    Të jetojnë së bashku ëngjëlli dhe shejtani me brirë.

  9. #199
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Askush....

    Në gjumë bërtita:
    Ku je Para!
    Në mes të varfërisë,
    Askush s'ma dha.

    Në mes të rrugës,
    Thërrita:"Punë"!
    Askush s'dëgjoi,
    Të gjith' në gjumë.

    Thërrita,bërtita,
    Më lodhe jetë!
    Përgjigje nuk mora
    Dhe s'pres vërtetë.

    Askënd nuk shava,
    Jo se kam frikë.
    S'besoj tek Ty,
    M'i nxorre sytë.

  10. #200
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Në udhët e dhimbjes jetoj......

    Gëzuar 2012....Gëzuar....!


    Ju ditë të errta të vetmisë.......!


    Ju ditë të errta të vetmisë
    Coptuat jetën pa mëshirë.
    Si vemjet që zaptojnë një pishë
    Si vapa që shkrin një rrëshirë.

    Ti m'a drobit shpirtin të tërë
    Si mola që e bluan drurin.
    Si dallgët që sjell deti gjerë
    Si dhimbja që e çan dhe gurin.

    Ti varr' i hapur i zemrës time
    Nuk ka armik që të pushton.
    M'a thinje gjer në rrënjë qimen
    Edhe padashje bashkjeton.

    Ti mbylla dyer dhe dritare
    Ti bëhesh ajër dhe më gjen.
    Më përkëdhel si lozonjare
    Në fund më thua : Ngordh si qen....!

Faqja 20 prej 31 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Seks kunder dhimbjes se kokes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:09
  2. Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  3. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Dy pika loti lagen syte e thare nga shkretetira e dhimbjes
    Nga MiX^Pleasure në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •