Të jetosh....
Pjesë e vështirë e këtij shekulli.
Oh dëshirat,ç'dëshira të realizosh?
Jeta- fantazmë e një të vdekuri.
Malet e lartë gdhihen e ngrysen,
Zogj që fluturojnë përçart në qiell,
Vajtojnë kukuvajkat për pyjet që përmbysen,
Re që gllabërojnë ditët me diell.
Po toka?Zhur nga vapa e madhe,
Blerimi thahet nga rrezet përvëluese,
Të çarat si humnera përpijnë kësaj radhe
Endrrat e një populli ëndërrues.
Shqipëria- kambanë e vuajtjes,
Fjala e lirë-stoli për ikona,
Demokracia në letra zhubroset,
Në mitingje vetëm njerëz megafona.
Të jetosh...
Endrra e këtij filimshekulli.
Këtë varg një ditë dua ta fshi,
S'e di a do më dëgjojë vallë ,Zoti!
Ku ti gjëj unë trendafilat
për t'i sjellë tek ty?!....
..Balta s'është më si më para,
qielli s'është ai!...
....Po i gjeta trëndafilat,
s'janë më si ata.
Sa shum gjëra kanë ndryshuar.
Jeta.....velera s'ka.
Shirat që ende s'kanë rënë,
dhimbjen lidh në shpirt.
trëndafilat gjëmba zënë,
më pickojnë përditë..
Tani që nëna flë në varre,
(me të dhe nja tre vjetë).
me sa proverba e tropare,
do pasurohet balta rreth!...
Ajo si kukull fle në gjumë,
Oh, mos e zgjoni atë pra!
Se rrodhi shumë ujë në lumë,
u ndërrua Hëna,një dynia...
Asaj fëmijë i mbeti shpirti,
po vjetëruar duar,këmbë....
U detyrua t'i braktisë
se s'e shëtisnin dot në hënë!...
Me aforizma e shakara,
na dha hare,kur vetë nuk kish.
Mëllënë e bukës vuri para,
nga goja e saj dhe e fëmisë.
Kur lëmë,e pamë këtë diell,
po flokëbardhë nëna qe.
Kështu dhe iku pa u ndier,
sikur s'kishte qënë kurrë e re!
Si kur s'kishte parë luftra e burgje,
heqje e vuajtje,mos,o Zot!
uri sëmundje e tabute,
mbështetur vetëm mbi një shkop!...
Dhe luste vdekjen që ta merrte,
mos shihte bijtë e nipat keq...
po ne e donim që të rrinte,
si zjarri në prushin e vetë!...
Tani që nëna është në varre,
skeleti i saj i brishtë tek flë,
ju përgjërohem ju tufane:
Mos e rëndoni dheun mbi të!..
Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 19-01-2009 më 17:29
Gjyshja?
Po gjyshja ishte vetë përralla
Dhe si përralla një ditë mbaroi
Flokët ju bënë re të bardha
Dhe shpirti porsi ujë kroi.
Sytë në qiell shtuan dy yje
Mbrëmjeve lezetojnë përmbi Hënë
Thonë që rri zgjuar një gjyshe
Bashkë me përrallën e pathënë.
-----------------------------------------
Të krijosh domethënë...të krijosh.
Dhimbjes kush si ka kënduar
Ne të gjith' pa përjashtim
Her' afruar her' larguar
Na ka mbajtur nën përgjim
Dhe ka pritur vec një herë
Të na shohë të përlotur
Por dhe loti ka një vlerë
Kur del nga sy i pandotur
E puthi fort dhe sytë iu përlotën,
Ai në krahët e tij kërcente.
Ky çast magjik që ndau botën,
Vogëlushi im nuk do ta ndjente.
U përlotëm dhe ne atëherë,
Ish dramë e vërtet e jo përrallë.
Nënës të birin në krah ja vranë,
Fëmija do klithte për babanë.
Një ditë do të rritet ai djalë
Dhe emrin e bukur do e thotë Jehona.
Në dorë fotografinë magjike do mbajë
Një lot do të derdhë për ditët tona.
Sa herë para fotografisë qëndroj,
Bërtet vogëlushiosovarja,
Para albumit i heshtur mendoj:
Pasojat e një populli nga ndarja.
Kur u nis,e përlotur përshëndeti,
Dora nuk donte t'i thoshte lamtumirë,
Për një çast dhe gëzimi i heshti
Dhe pse zemra gufonte për Kosovën e lirë.
Një zjarr të pa shuar e mori me vete,
Kokën e ktheu dhe një herë në Morinë.
Gjithë bota me male e dete
Fjalën më të madhe kishte Shqipërinë
Lexoj çdo ditë me mijra vargje
dhe mbeta skllav tek poezija...
Kur dogji serbi, kulla dhe pragje
unë shkrova: A vritet pafajsia?!
lexova ty riza - poeti
tek thurje vargje gjithë psherëtimë.
Jehona - Kosovarja mbeti
si dhëmbje shpirti me ulërimë.
Një rreze dielli nuk di nga erdhi
çudi si ndrroj kët' vit dhe stina.
Vjeshta e lotëve, gjithë ujrat derdhi
Pa vizë kalova nga Qafë Morina!
Në truallin e lirë të Dardanisë
Rashë në dy gjunj e putha tokën.
Ktë djep të lashtë të Shqiptarisë
Unë nuk e ndrroj as me gjithë Botën.
Në cilën ditë?
Në cilën ditë të ti sjell lulet
Dhe cilën ditë ta quaj djall!
Në cilën orë vdekjet vërsulen
Dhe s’pyesin;ç’far moshe janë.
Në cilën ditë të qesh me zë
Dhe lotë gëzimi të nxjerrë syri.
Thuama hapur se s’ka gjë
Apo të tretem si qiriri.
Në cilin varg të ta them emrin
Dhe cilin varg ta qaj me lot.
E kam vështirë,ti luaj vëndit,
Në gjoks,në fyt më bëhet komb.
Në cilën ditë të ti sjell lulet
Dhe cilën ditë ta quaj djall.
Më duken ditët urë që tundet,
Më duket nata si në varr.
Agim i kudo ndodhur vargu yt. Aftesite e tua ne poezi jane te pa i magjinushme .Ke lindur per poezi dhe poezia ka lindur per ty.Postova kete poezi qe eshte ne vazhdimin e temes:"Në udhët e dhimbjes jetoj".Respekte per te gjithe ata qe lexojne,shkruajne,meditojne ne vargjet e mia.Respekte nga Riza Çato.
Ma dëgjoni shpirtin.
A e dëgjoni shpirtin tim
Që flet në heshtje me potere?
Vjen si dallgë si psherëtim,
Si një trokitje mbrapa dere.
Nga dhimbja vjen krejt i drobitur,
As buzët nuk i lag burimi.
Si zogu i lodhur nga furtuna,
Dhe s’di se ku ta bëjë ndalimin.
Endjej dhe vetë shpirtin e tretur,
Tek psherëtin mbi një gëmush,
Sikur të jetë një zë i mekur
Si një kazan që vlon me musht.
Më parë se shpirti im të iki,
Diku në qiell a në hon,
Si shkallë që yjet ti çukisi,
Do ti vë vargun që gulçon.,
Krijoni Kontakt