Close
Faqja 19 prej 31 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 308
  1. #181
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin

    Kur ta humbesh nje dashuri
    Qe e ke dashur aq shum
    Edhe fjalet me te bukura te botes
    Te duken sikur te jane sulm!

    As henen as diellin nuk e shef
    Te erresohet cdo gje qe ke perpara
    Kjo eshte nje ligj i natyres
    Kur zemrat jane te ndara!

    Dikush te thote harroje
    Por nuk eshte fare e leht
    Nese at njeri e dashte me shpirt
    Zavendsim s'mundesh me gjete!


    E panjohura, dua te te them se ashtu ndodh vertete, por duhet ta dime, ate qe eksperienca njerezore ka konstatuar prej kohesh:

    Në bote ekzistojne dy gjera.
    Dashuria dhe urrejtja...
    Kur njera konsumohet,
    fuqi merr tjetra!

    Kujdes, zoti na ka pajisur edhe me harrese!

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    E panjohura, dua te te them se ashtu ndodh vertete, por duhet ta dime, ate qe eksperienca njerezore ka konstatuar prej kohesh:

    Në bote ekzistojne dy gjera.
    Dashuria dhe urrejtja...
    Kur njera konsumohet,
    fuqi merr tjetra!

    Kujdes, zoti na ka pajisur edhe me harrese!
    Astrit, e panjohura nuk ka konsumuar dashuri qe t'i marre fuqi urrejtja. Humbja e pesuar ne rastin e saj, eshte aq tjeterlloj, sa ne vend te venitjes, shtohet dhe dhemb njekohesisht. Per rrjedhoje s'behet fjale kursesi as per harrese.
    Miqesisht, Mondi

  3. #183
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Astrit, e panjohura nuk ka konsumuar dashuri qe t'i marre fuqi urrejtja. Humbja e pesuar ne rastin e saj, eshte aq tjeterlloj, sa ne vend te venitjes, shtohet dhe dhemb njekohesisht. Per rrjedhoje s'behet fjale kursesi as per harrese.
    Miqesisht, Mondi


    Po ke te drejte, mbase eshte tjeterlloj humbje. Nuk e di. Ka edhe keqkuptime, nga mosnjohja reale e(i) autorit. Por kam parasysh se sot, sidomos nga vajzat trajtohet si drame e pariparueshme zhgenjimi apo humdja e nje dashurie.
    Nese, kam lenduar dike kerkoj te falur.

    Pershendetje Mondi dhe faleminderit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Astrit Kosturi : 02-05-2009 më 05:42

  4. #184
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Mondi pershendetje!Astriti nuk e njef si problem dhe ka bere nje koment siç mundet ti behet nje teme te zakonshme.Dhe si e tille nuk ka as gje te keqe pasi me sqarimin e problemit çdo gje kthehet ne normalitet.Kemi te bejme me nje njeri serioz dhe mirkuptumi eshte baza e punes se tij.Mbesoj se dhe e panjohura do ta mirkuptoj kete gje.Me shume respekt per te gjithe ju qe lexoni dhe shkruani ne faqet e mia.Miqesisht Rizai
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 02-05-2009 më 06:10

  5. #185
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Dhimbja jeton brënda....

    Në buzqeshjen time
    Dhembja jeton brënda.
    Zgjuar në agime,
    Thinjur nëpër ëndrra.

    Tek rrathët e syrit,
    Ngritur ka folenë,
    Tek rrezet e yllit
    Dhembjet zgjuar flenë.

    Mos m'i lexo dhembjet
    Gdhëndur për mbi ballë.
    U mbushën burimet,
    Nga lotët ujvarë.

    E strukur në gufë,
    Zemra gulçon rëndë
    Dhe gjoksi si shtufë
    E mendia si pendë.

    Vet udha ndryshoi,
    Drejtimin e jetës.
    Dhembja mbretëroi...
    Trungu i qan fletës...

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e colombo22
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Postime
    48
    Citim Postuar më parë nga vezhguese Lexo Postimin
    Gjithashtu përshëndetje dhe urime i nderuari Riza!!!


    Pa diell ,pa hënë, pa yje
    qënia imë zhytet në errësirë
    pa rrugë, pa pritje, pa shpresë
    me të fundit tënde lamtumirë

    U hapën qiejt e të përpinë
    u hapën rrugët dhe u mbyllën pas teje
    u hapën detrat dhe u zhyte thellë
    si mund të jetosh zemra ime larg meje?!

    Trupin le këtu në këtë botë të shkrumuar
    nën qiejt përbindësh të zi
    ku s'ka ditë është vetëm natë
    i vetëm për të mbijetuar

    Në ikje më le një Të dua
    por diellin e more dhe s'mendove për mua
    hënën e kërkova por nuk e gjeta
    e more dhe atë,
    me një Të dua mbeta.
    ...Sa shpesh të kam ëndërruar
    dhe udhëtuar pas teje kam shumë
    të hyjë në jetën tënde të diellzuar
    si diell, si ajër, i vrullshëm si një lumë

    Ti kurrë nuk me ke parë të ligështuar
    as lotin në bebëza duke qarë për Ty
    psherëtimat e mia s`i ke dëgjuar
    dënesjet e heshtura që s`arrinin aty

    Unë them dashuria është vetë jeta
    që e ndërtojnë jonet çdo agim
    e ëmbël, e hidhur ç`është e vërteta
    gjëmë shpirti deri në amshim...


    Respekt për muzat!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga colombo22 : 02-05-2009 më 09:59

  7. #187
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Harruar...

    Përpara shkëmbit
    Harroj vdekjen.
    Përpara detit,
    Harroj ujin.
    Përpara lumit
    Harroj urën.
    Përpara pasqyrës
    Harroj veten.

    Ç’do gjë e paskam harruar,
    Nga mungesa e dashurisë
    Në shpirtin tuaj.

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e maxhuni
    Anëtarësuar
    11-08-2008
    Vendndodhja
    Atje Ku S`Ke Qënë NDoNJëHeRe Ti :)
    Postime
    269
    Jeta NDaRJe Ka ... Jeta PRaP Vazhdon .... Nje Njeri Pa VLeRe Si Ai/Ajo Prap TaKon
    FJªLët Janë G®ā .... VeP®aT Jãńë Bų®®ǻ

  9. #189
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Tek guri i varrit kur ofrohem
    Lotin ngadale mundohem ta fshij
    Nuk dua te me shofesh te perlotur
    Na e vran kete dashuri!

    Na ndaluan te jetojm te lumtur
    Pse c'faj kishim une e Ti
    Pse vepruan keshtu
    Na e vran kete dashuri!

    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  10. #190
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Sjell ndërmënd...

    Sjell ndërmënd një thëllëzë në kafaz.
    Këndonte dhe rrotull kafazit i.vinte.
    Nuk dilte dot,ndaj kishte maraz
    Dhe me sqep kafazin e çukiste.

    I vogël i sha unë,por hallin ja kuptoja,
    Dhe natës i solla dritë menjëherë..
    Thëllëzën me pendët e bukura të hirta
    Ja lëshova qiellit pa u ndierë.

    Në se një ditë njerzit do të më pyesin:
    Në jetë,a ke bërë ndo një gjë të bukur,
    Unë do tu përgjigjem me njëherë;
    Një thëllëzë e ktheva në jetë i lumtur.

Faqja 19 prej 31 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Seks kunder dhimbjes se kokes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:09
  2. Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  3. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Dy pika loti lagen syte e thare nga shkretetira e dhimbjes
    Nga MiX^Pleasure në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •