Sa here u mundova
T'vjedh pak diell e hene
Por kur u ofrohem
Ikun n'vetmi me lene!
Me nuk po mundohem
Keshtu do te qendroj
S'kam me forc t'ndryshohem
Si e nisa po vazhdoj!
Sa here u mundova
T'vjedh pak diell e hene
Por kur u ofrohem
Ikun n'vetmi me lene!
Me nuk po mundohem
Keshtu do te qendroj
S'kam me forc t'ndryshohem
Si e nisa po vazhdoj!
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
I zvarritur rrugës eci,
Akulli në rrugë,
Kur shkel baltë bërras si keci
Dhe s'bëhem për burrë.
Ti moj mike,dhimbja vetë,
Si shpend i braktisur.
U bënë vite,ndoshta dhjetë,
Që në llucë je stisur.
Si në dimër dhe në verë,
Unë jam yll i fikur.
Aman hapma atë derë,
Se boll jam zhuritur.
Rrugës eci i zvarritur,
Kallkan ndjej në shpirt.
Vet moj dhembje më ke rritur,
Nga pak e përditë.
U bera mike me dhembjen
Kurr nuk me tradhetoj
Ju betova pasi eshte besnike
Kurr s'do ta largoj!
Me mban ne duart e saj
Gjithmone pran me shterngoj
Edhe atehere kur qaj
Edhe ndojhere kur kendoj!
Nuk ju merzita e perlotur
As ne gjum nuk me le vet
Pra dhembja ime eshte
Nje mike e vertet!
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Vendosa të largohem rrugës nga s'ka drita,
Se ky vënd s'më do,ndoshta s'ka nevojë.
Dhe në se do ndeshem me nja njëqind prita
Dorën do t'ua puthë,të mos më përgjojnë.
Në male, në pyje,në lumë e në dete,
Burim më burim e shpellë më shpellë
Do t'ua shqipëroj këto alamete,
Do flë përmbi shkëmb,do flë përmbi ferrë.
Largohem i qetë i pa nevrikosur,
As kujt s'i tregoj edhe rrugës vetë.
Mbi shpinë e mbaj dhimbjen,në tru i gjakosur
Dhe do shtegëtoj planet më planetë.
Në planetin tokë zor se do të kthehem,
Ku fjala njeri ka humbur me kohë.
Do ngjitem në qiell,me yjet do dehem,
Do ndjehem i lumtur si zogu në llohë
Atje ku qielli puthet me tokën
Dhe buzët dërrasa nis ti pikturon.
Atje ku kam lindur,do ta mbështes kokën
Dhe malin e Çukës do ta kem ballkon.
I lodhur fort me fatin e jetës,
Në udhët e dredhura si njeri jetim.
Ja di për nder vetëm të vërtetës,
Diellit të vëndlindjes edhe pragut tim.
Nga do që shkoj,vëndlindjen marr me vete,
E hedh mbi supe të më frymëzoj.
Me të ja marr këngës,me të kaloj dete
Dhe në ëndrra natën me të kuvendoj.
Ti vëndlindja ime mes malesh u rrite
Dhe si malet vetë më ke burrëruar.
Ikën ditë,muaj bashkë me to dhe vite
Un thinjem e plakem tepër i malluar.
Ngado shkoj dhe ngado vete
nje grusht dhê gjithmon kam marrë
Shqiperin e marr me vehte
I them botes: Jam shqiptar.
Jam shqiptar me rrënjë tek malet
Më ka rrit malli i Atdheut.
Shqipetar me thonë të gjithë
Jam sternip i Skenderbeut.
Ngado shkoj dhe ngado vete
Në legjenda më kanë vrarë
I plagosur neper shekuj
Jam krenar qe jam shqiptar!
Ngado shkoj dhe ngado vete
I them botes JAM SHQIPTAR
E perkund lirinë nder djepe
Asnjeher s'u hoqa zvarrë.
"TI SHQIPERI ME EP NDER - ME EP EMRIN SHQIPETAR!"
Kush ka veshur si petk flamur?
Mos u ngrit Shota nga varri?!
Kush thërret:"Dhe unë jam burrë,
që s'më tremb plumbi dhe zjarri!"
Përmbi tanke e bajoneta,
bëhesh erë e përhap dritë.
Pas të ndjekin:nëna dhe motra,
burra pleq e djem petritë.
Predhat breshër e Ti tutje,
në shënjestër të kanë vënë.
-Ç'barrë të rëndë mban mbi supe?!
-Hallet e Kosovës NENE!
S'të joshi ajo pranverë,
trëndafili dhe zambaku...
Re në dashuri përherë
me flamurin e kuq si gjaku...
riza shum te bukura poezit e tua.vertet jan mbreselenese dhe ju uroj me zemer suksese
meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...
Krijoni Kontakt