Close
Faqja 14 prej 31 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 308
  1. #131
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Atje-Këtu....

    Atje lodhia më duket çlodhje,
    Këtu çlodhia më duket lodhje.
    Si këtu dhe atje-Atdheu im.
    Atje frymëzim-Këtu trishtim….

    Atje qarjet më duken këngë,
    Këtu kënga më duket vaj.
    Si këtu dhe atje-Atdheu im,
    Atje dhimbjen me dhëmbë e çaj,
    Këtu gëzimi-Hidhërim….

    Atje malet më duken fusha,
    Këtu fushat më duken male.
    Si këtu dhe atje-Atdheu im.
    Atje këmbët këndojnë në valle,
    Këtu çdo gjë-Nxitim..

    Atje zogjtë simfoni cicërimash,
    Këtu gjeneratorë të lajthitur.
    Si këtu dhe atje-Atdheu im.
    Atje filizat sa shpejt rritur
    Këtu trungjet-Përcëllim

  2. #132
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    # # # # # #

    Kam një plagë,
    që ti ma njeh....
    Ke një dhimbje,
    që ti ma fsheh!

  3. #133
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Të heshtur mes vetmisë...

    Portrete burrash,grash e vocërrakë.
    Me lule maji i qajnë tek një varr.
    Kjo ditë e zymtë të ngjan si me një darkë,
    Që lakuriq rri shtrirë për mbi bar.

    Të heshtur mes vetmisë dhe revoltimit,
    Si hije shkasin këmbët në livadh.
    Ja nisin britmat këngës së harrimit,
    Të zbetat shpresa sillen varr më varr.

    Atje të dashurit flënë gjumin e përjetshëm,
    Këtu shtrëngur rrinë nënë edhe bir.
    Këta të gjallët tepër të lezetshëm
    Mes varresh pin duan e mëndje pir..

    E çmëndur dhimbja e tyre-shpirttrazuar.........
    Vështroi këto gra i madhi Zot!
    Pa burra mbetur,me vuajte rrethuar,
    I ardhuri ëndrrës në dimër bën not.

  4. #134
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Kam një plagë,
    që ti ma njeh....
    Ke një dhimbje,
    që ti ma fsheh!


    Kam nje zemer,
    veshtir duron
    Kam nje shpirt
    shum rrenkon
    Kam kta sy
    s'me degjojn
    Pa u ndalur
    shum lotojn!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    riza2008
    Fantastike poeziija. Urime miku im

  6. #136
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pershendetje e panjohura,pershendetje Agim Doçi.Ju faleminderit prej meje.Respekte

  7. #137
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Në Jug fluturuan retë,
    pjellë e lotëve të mi...
    Ulin kurrizin vargmalet e sertë,
    ti buzët e thara lag në shi...

  8. #138
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Kot qe vijn rete
    Kot qe bie shi
    Buzet e thara me lagen
    Vetem nga lotet e mi!

    Asgje spo mund t'mi ndal
    Kan gjete nje rruge te drejt
    Nga syri drejt ke buzet
    Shkojn askush si pret!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #139
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    shum te bukura poezit si gjithmon eshte kenaqesi te lexosh poezite e tuja,rrespekte
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Kjo kohë çmendurish...në krizë globale
    Europa e lodhur kapluar nga frika.
    Ngado korrupsion, akuza banale
    Në krizë edhe shenjtët, në krizë Amerika (!)

    Lexoj i zhgënjyer gazetat e ditës
    veç sharje, veç shpifje...një sherr na sundon.
    T'ia zgjidh vetë Obama hallet Amerikës.
    Se ne jemi komb që veç...mbijeton!

    Urraaaaaaaah!

Faqja 14 prej 31 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Seks kunder dhimbjes se kokes
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:09
  2. Qafe Shtama, Gerdeci i pare mes kujtimit te dhimbjes
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  3. Poema e dhimbjes
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 19:12
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Dy pika loti lagen syte e thare nga shkretetira e dhimbjes
    Nga MiX^Pleasure në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-12-2005, 09:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •