Close
Faqja 3 prej 31 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 304
  1. #21
    Sa eshte data sot ?
    25 Janar ....
    Shpejt je ngritur , do te te pregatis dicka te hash?
    E pashe me ata syte te zbehte dhe te lenduar , doja ti pergjigjesha por thelle ne kraharorin tim dicka e forte me shtrengonte , dhe nuk me linte te shprehesha.........
    Po qirinjt pse i ke ndezur?
    Atehere e kuptoi pergjigjen , ate pergjigje qe me kishte lene shume e shume net pa fjetur , ate pergjigje te ngulur si nje gozhde e trashe dhe ashper ne trupin tim duke me dhene dhimbje te temershme nat e dite , dhimbje qe skane te pushuar, dhimbje qe po te mundesha ti zvendesoja me dhimbjet me te keqija fizike do ta beja pa u menduar dy here , por smundem ............. dhimbje............... kujtime , inat , zemerim ..........helmi i cigares po me helmonte gryken..
    Do me besh nje kafe
    Nuk do hash nje kafshat buke , ndoshta ndihesh me mire?
    Jo , nje kafe te lutem
    Shikimi im kishte humbur diku pas dritares , era e forte perplaste me zhurme pikat e shiut pas xhamave , duke krijuar forma nga me te cuditurat ..
    Edhe kjo kohe na cmendi, gati kafeja
    U ul prane meje , dhe filloi te pinte cajin e saj njekohesisht perpiqej te terhiqte vemendjen time me zhurmen qe mundohej te krionte , por me kot , une vazhdoja i zhytyr ne eresiren mendimeve te mia!
    Rufisja lengun e zi dhe e shikova ne sy , ata syte e saj te embel qe mundoheshin te me ngushellonin , por me kot , asgje se ngushellon ate trazire te eger te mbledhur brenda trupit tim
    Sa vite vajten ?
    14 iu pergjigja me nje ze te humbur dhe te thelle!
    E pashe ne ender , kishte ardhe te krevati dhe po me ledhatonte floket , ngrehu pashai i nenes se te vajti ora per ne shkolle, ndieja ne floket e mi te ngatrura nga gjumi doren e saj te ngrohte, nuk doja te zgjohesha kur ajo u ngrit dhe filloi te largohej !
    O nene mos ik i bertita por ajo vazhdonte te largohej, uhodha nga krevati dhe doja ta ndiqja , por fuqite me kishin lene zgjata duart e mia te vogla por ishte e pakapshme!
    Mbaj mend qe u zgjova mes klithmave , duke thirur emrin e nenes dhe aty me pushtuan dhimbjet , inati , zemerimi , urejtja!!
    Nderkohe qe nusja po behej gati te ikte ne pune , une vazhdoja te veshtroja gjethet e vyshkura qe era i vertiste sa andej dhe ketej!!
    Dhimbje........


    Ne kujtim te nenes time , qe e padrejtesisht e humba akoma femij!

    A.M
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  2. #22
    Cobra1 Maska e Cobra1
    Anėtarėsuar
    18-01-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    288
    Me vjen keq qe nuk munde ta jetosh shum gjat Nene tende apollon23 te uroj gjithshka qe desheroni ne jet .


    Me preke shum

  3. #23
    Perpiqem te kujtoj ate dite te zez , mundohem te sjell neper mend ate kollon te frikshme njerzish , qe nga murmerimat dhe shikimet e tyre te zymta nuk ishin vecse hije , hije te levizshme ne ate djell te ftohte janari !

    Te shkretet , u ndie dikush , ne ket muaj mizerje i la dhe i ati , kan qene zotrinj njerez , gjynah!!

    Arkivolin po me rendonte krahet e mi , nuk mund ta mendoja kurre se nena ime do ishta kaq e rende, ndoshta nuk ishte ajo peshe qe po me vriste mua , nje tjeter peshe po me shkatronte ate shpirt te helmuar !
    Ecja dhe mendime te zymta dhe te frikshme leviznin ne mendjen time feminore , mundohesha ti largoja por nuk iknin , ktheheshin me me furi dhe me shkatronin zemren , si nje thik me dy prehje qe te ngulet dhe te rotullohet , duke me shkaktuar dhimbje te padurueshme.........dhimbje !

    Po per femijet kush do kujdeset tani !

    Heshtja perpiu ate pjese te zymte , shikoja vellan e vogel , qe edhe ai si mua kishte humbur ne ate grup hijesh te frikshme qe me rethonin , doja ta prekja , ta shtrengoja fort ne ato krahet e mija te pafuqishme , doja doja doja , por nuk mundesha , arkivoli vazhdonte te me rendonte pa mase !
    Degjova dike qe po me peshperiste ti lija arkivolin , me dukej sikur me fliste ne nje gjuhe te ngatruar , te pakuptueshme , te renqethshme!
    Nuk e lashe , nuk doja te lija trupin e nenes time tek hijet , tek ato hije qe me rendonin ne shpirt me keq se pesha qe mbaja !
    Shtrengoja dhembet , dhe mundohesha te mos ti shfaqja dhimbjet fizike dhe psiqike qe po me shkatronin , valle sa mund te duroje njeriu , kush jane ato dhimbje qe mund te gjunjezojne dike nga ne ?
    Kush jane ata qe na i japin keto dhimbje , kush jane ata qe me moren nenen time , kush jane ata qe me heqin te drejten e perqafimeve te saj , buzeqeshjen e saj , perkedhelit e saj , kush jane ata ?!!
    Mendime dhe pyetje helmuese vazhdonin te vinin verdall kokes time , shikim im i ngurtesuar fluturonte pertej pllakave me mermer , dhe buqetat me lule te vendosura mbi to, ai shikim qe me tregonte te ritur para kohe !
    Ecja dhe mallkoja fatin tim te ndyre , ate fat qe me kishte qelluar pa meshire , si nje kamzhik i trashe lekure duke hapur plage te thella mbi trupin tim , plage qe nuk pushonin se rjedhur gjake , plage te thella qe nuk do te mbylleshin kurre , por do te qendronin aty qe te beheshin vuajtja e jetes time , plage....
    Aritem me tha daja , dhe me hoqi pjesen e arkivolit qe mbaja une , thashe se do lirohesha me ne fund nga ajo peshe , por cudi pesha vazhdonte te me rendonte tere trupin , dhe sdonte te me linte , leviza te c'mpihesha por me kot , supin e kisha te rende plumb , kembet nuk me bindeshin , duart gjithashtu , bota reth mu eresua , dhe e vetmja gje qe shikoja ishin hijet !
    Hijet qe nuk me ndaheshin , hijet .......


    Nene te kujtojm me mall , A.....

    ps . dua te kerkoj falje nqs dikush lendohet duke lexuar keto shkrime , por ja qe jeta fatkeqsisht nuk eshte vetem gezim dhe aritje per te gjithe , por edhe reshqitje !
    Ju uroj te gjithve shendet , juve dhe nenave tuaja
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  4. #24
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anėtarėsuar
    02-08-2006
    Postime
    126
    Humbja e nenes Apollon vertete eshte gje e dhimbshme e shume e veshtire,ngushllimet e mia me te sinqerta per ty duke besuar se nuk eshte kurre vone per te ngushelluar per vdekjen e nenes!
    Por vertete nje gje duhet ditur Apollon se asnje nga ne nuk jemi te pavdekshem, edhe pse mendojme se pas vdekjes se nenes jeta nuk do te kete me vlere, mendojme se mori fund gjithqka por Zoti me madherine e tij njeriut i jep se pari durimin e pastaj i merr kete krjese kaq te shtrenjte "NENEN" duke ja zbukuruar jeten me te tjera gjera!!!!
    Sa te jene nenat tona gjalle duhet te japim gjithqka nga vetja per ti bere te lumtura se vertete e meritojne.....

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anėtarėsuar
    02-08-2006
    Postime
    126

    Erdha nene nga gurbeti, per te pare moj me sy
    Ah, i mjeri qfare me gjeti! Kishe mbyllur ata sy!!!!
    Nena ime,nena ime se besoj qe sje ma ti
    Ti po fle moj nen hije, pres te zgjohesh perseri

    M'dogji malli i femijerise, kisha kohe qe s'te kisha pa
    Thash se te gjej te pragu i shtepise por te gjeta moj ne varr
    Nena ime, nena ime se besoj qe sje ma ti
    Ti po fle moj nen hije, pres te zgjohesh perseri....

  6. #26
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Mallkimi me i rende qe mund te jete eshte: Te pafsha ne Emigrim.
    Plaga me e madhe e te gjitha Koherave sipas mendimit tim.Larg Gjithshkaje dhe lag te Gjitheve qe pak kohe me pare kane qene dhe jane Njerez te pazavendesushem.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anėtarėsuar
    02-08-2006
    Postime
    126
    Teksti qe kam shkruar me larte eshte nga nje kenge qe mua me pelqen shume kenduar nga Selami Kolonja ...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    rabija, flm per postimin 20

    apollon, me vjen keq per dhimbjen qe paske nga vdekja e mamase tende

    por perpiqu te behesh dikushi ne jete duke menduar se keshtu do te me donte mamaja te isha
    se keshtu ajo do te ishte krenare per mua

    dashuria e nenes dashuria me besnike ne jete
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  9. #29
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Ja dhe dicka per nenen:


    Djalli i shkon pas veshit e i thote :
    Te gjitha provat per t'u bere i pasur i kalove.Te ka ngelur vetem prova e fundit.
    -Ma thuaj edhe te fundit -u pergjigj ai,se do ta bej.
    Duhet te shkosh ne shtepi t'i presesh koken nenes tende dhe te ma sjellesh mua.
    -Edhe kete do ta bej-u pergjigj ai ,dhe u nis per ne shtepi.
    Hyn brenda i pret koken nenes,e fut ne nje thes dhe niset per tek djalli me nxitim.
    Rruges nga nxitimi duke ecur rrezohet.
    -U vrave more bir- degjohet zeri i nenes nga koka e prere ne thes......................
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anėtarėsuar
    02-08-2006
    Postime
    126
    Po,vertete nenat kane aq shume dashuri,dhembshuri,ngrohtesi per femijet e tyre! Per ate meritojne shume edhe nga ne.
    Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. qe ka thene:
    "Erdhi nje njeri tek i Derguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i tha: "O i Derguar i All-llahut,kush eshte me i merituari i njerezve per shoqerimin tim me te mire?"
    Tha: "Nena jote". Tha pastaj kush? (Pejgamberi) Tha: "Nena jote",
    tha "Pastaj kush?" Tha: "Nena jote", tha pastaj kush? Tha "Babai yt".
    E shihni, e vereni rendesine e nenes!?

Faqja 3 prej 31 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •