Gazeta e përditshme gjermane “Bild-Zeitung” në rubrikën “Zemër për fëmijë” vazhdimisht trajton raste të veçanta të njerëzve me nevojë.
Aty kanë zënë vend edhe dy fëmijë nga Kosova, që pa ndihmën e qytetarëve nuk mund të mbijetojnë. Endriti ka vetëm dy muaj dhe vuan nga një anomali në zemër. Ndërsa, Fjolla vetëm shtatë vjet dhe vuan nga tumor. Që të dy shpëtimin e vetëm e kanë në Gjermani. Por, pa ndihmën e qytetarëve, ata mund të mos jetojnë shumë gjatë.
ENDRITI
Për të mbijetuar Endriti, ai duhet të operohet në zemër. Mundësitë për një operacion të tillë janë shumë të kufizuara në vendin e vogël të Evropës juglindore. Në Kosovë duhet të pres pesë vite.
Ai nuk mund të jetoi aq gjatë. Çdo ditë përkeqësohet gjendja e tij shëndetësore. Në Gjermani do ta pranonte për operim klinika “Sankt Augustin”, afër të Bonit, mirëpo operacioni kushton 30.000 €.
Nëna e tij, Fatmirja është e dëshpëruar, se nuk di se ku t´i gjejë gjithë ato para dhe njëkohësisht duhet çdo ditë të shohë se si foshnja e saj lufton për jetën.
Luteni të ndihmoni. Dhuroni për Endritin e vogël, në mënyrë që të shpëtohet një zemër e vockël.
Këtu mund të ndihmoni:
“Ein Herz für Kinder”
Emri: Endrit
Konto: 067 67 67
BLZ: 200 700 00
Deutsche Bank Hamburg
FJOLLA
Shpresa e fundit - një operacion në Gjermani
Që nga mosha një vjeçare përjeton sulme epileptike. Përsëritja e sulmeve bëhet pa pra dhe gjithnjë e më shpesh. Vogëlushja nga Kosova është e sëmurë për vdekje. Nën ballin e saj gjendet një tumor. Një glioblastom. Në fillim mjekët përpiqen ta shërojnë me medikamente. Pa sukses. Tash ajo as nuk mund të flasë, as të ecë. Nëse nuk ndihmohet shpejt, ajo nuk ka shpëtim.
Ajo trajtohet nga mjekët amerikan në Ferizaj dhe aty konstatohet se ajo vuan nga glioblastom. Një tumor i cili rritet shpejt dhe shumë malinj. Nëna e saj Fazlie dridhet nga frika. Ajo ka frikë se sëmundja e tmerrshme mund t´ia marrë nga dora atë që është më e shtrenjtë në botë.
Sepse Fjolla ka vdekjen para syve. Tumori shtyp gjithnjë e më shumë trurin e saj dhe gradualisht i humb funksionet e trupit.
Shpresa e vetme: një operacion në Gjermani dhe pastaj rrezatimi si dhe hemoterapia. Trajtimi në Klinikën Universitare të Ulmit kushton 50.000 Euro.
“Ein Herz für die Kinder” i ndihmon vajzës trime – mirëpo, shpenzimet për këtë operacion të shtrenjtë nuk janë mbuluar akoma”, thonë nëna e Fjollës.
Luteni të dhuroni. Bëni që me bujarinë tuaj Fjolla të mos humb luftën kundër kësaj sëmundje të rëndë. Çdo euro ndihmon shërimin. Fjolla dëshiron të fitojë. Ndihmojeni edhe JU!
“Ein Herz für Kinder” është themeluar nga Axel Springer, botues, në fillim për t´i ndihmuar vetëm fëmijët në Gjermani. Ai kishte pasur këtë ide para 30 viteve. Tanimë është një organizatë që ndihmon fëmijët edhe në botë. I ndihmon pra të dobëtit, më të dobëtit: fëmijët.
Këtu mund të ndihmoni:
"Ein Herz für Kinder“
Emra: Fjolla
Konto: 067 67 67
BLZ: 200 700 00
Deutsche Bank Hamburg
Krijoni Kontakt