Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Mbreti saudit, një miliard dollarë për rikonstruksionin e Gazës



    Mbreti saudit Abdullah Bin Abdulaziz ka bërë të ditur se do të dhurojë plot një miliardë dollarë, të cilat duhen për rikonstruksionin e Gazës pas sulmit shkatërrues të Izraelit. “Në emër të popullit saudit, unë njoftoi dhënien e 1 miliard dollarëve për programin e rikonstruksionit të Rripit të Gazës”, tha monarku saudit në hapje të samitit arab që nisi sot në Kuvajt.


    /ShqipMedia/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    Albi Maska e SMA
    Anëtarësuar
    04-08-2006
    Vendndodhja
    Ne SHKUPIN e SHQIPTARIS
    Postime
    23
    Me te vertete nuk kam fjale cka ti them, ketij personi.
    Do te doja ta akuzoj, ose ti them naj fjale te keqe por Frigohem mos bej Gjynah, frigohem nga Allahu.
    Por ajo qe me ben te mendoj ashtu eshte kjo:
    Pse ky njeri, kur ka mundesi te jep Miliarda dollare nuk i ndihmonte Palestines para se Zionistet te vrasin mbi 1500 civil, te plagosin dhjetra mijra te tjere e te shkaterojne gjithe ato vendbanime.
    Nese ky dha mbreteria e tij kane mundesi ateher pse e lejojne qe Zionistet te luajne e te derdhin gjakun e femijeve Palestinez.

    Edhe pergjigjen e kam, Sepse e kane lane ISLAMIN, nuk punojne me ISLAM., por perseri e pyes veten PSE.
    Jep ndihme Humanitare dhe nuk jep Ndihmen e vertete, edhe pse edhe kjo ndihme eshte e nevojshem sigurisht.
    ALBANIA-I

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Me ne fund nje hap i mencur i Arabeve.
    Cfare jane 1 miliarde dollare per te?!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga SMA Lexo Postimin
    Por ajo qe me ben te mendoj ashtu eshte kjo:
    Pse ky njeri, kur ka mundesi te jep Miliarda dollare nuk i ndihmonte Palestines para se Zionistet te vrasin mbi 1500 civil, te plagosin dhjetra mijra te tjere e te shkaterojne gjithe ato vendbanime.
    Nese ky dha mbreteria e tij kane mundesi ateher pse e lejojne qe Zionistet te luajne e te derdhin gjakun e femijeve Palestinez.

    Jep ndihme Humanitare dhe nuk jep Ndihmen e vertete, edhe pse edhe kjo ndihme eshte e nevojshem sigurisht.
    Mbretëria Saudite dha atë cfarë mund t´i jepej, në këtë rast, palestinezëve në Gaza! Ka dhënë edhe më parë dhe do të jepë edhe herave të tjera dhe nuk do t´i kursej qindra milona dollarët, apo miliarda dollarët, qoftë edhe si ndihmë "humanitare" për palestinezët!
    Dhe, ju, dhe shumë të tjerë , islamist të përbetuar në Forumin Shqipëtar, cfarë do të donit të jepte më shumë një Arabi Saudite, një Kuvajt, një Oman, një Katar.... apo një Jordan e Egjypt që janë në kufi me Izraelin?! Do të donit që sa herë t´i teket një Hamasi të pjerdhë ndonjë raketë kundrejt Izraelit dhe pas cdo përgjigjeje që do të vijë nga Izraeli, Arabia Saudite, Egjypti, të gjitha shtetet arabe, të gjitha shtetet islame (madje ju do të deshironit, sa pa ndjenja shqipëtare që jeni) që edhe Shqipëria të përzihej në këto punë, pra të dalë në anën e palestinezëve, t´i nisin ushtritë e tyre drejtë Izraelit dhe ta "clirojnë" Jeruzalemin e ta hedhin në det Izraelin?! Jo more injorant, kjo në këto kohëra nuk nuk mund të ndodhë! Epërsia e forcës ushatarke izraelite është e tillë sa nuk mund ta mposhtin as edhe të gjitha ushtritë së bashku të shteteve arabe! Izraeli ka armaten më të ushtruar, ka armatimin më modern, ka së paku 300 koka bërthamore, të cilat janë gjithnjë të drejtuara kundrejt vedeve arabe! Këtë e di Egjypti, këtë e di Jordani, por edhe Arabia Saudite ndaj qeveritë e këtyre shteteve janë aq të logjikshme sa ti bishtërojnë konfliktit të drejtëpërdrejtë me Izraelin!
    Ju i shani dhe i vëni në përgjegjësi shtetet e tjera arabe për fatkeqësitë dhe tragjeditë e palestinezëve (shpreh keqëardhje edhe unë), por a nuk janë po këta palestinezë, të cilët e zgjodhen krahun "radikal" në krye të shtetit të tyre, pra zgjodhën Hamasin që ka premtuar dhe premton ta "zhdukë" Izraelin nga faqja e dheut me do raketa të pjerdhura herëpashere! Përse nuk e vëni në përgjegjësi Iranin dhe Sirinë, përkrahëse të Hamasit, përkrahëse të dorës së fortë kundrejt Izraelit, të përbetuara gjoja se Izraelin do ta shkatërrojnë. Përse heshti në këtë rast Irani dhe Siria, përse e vunë bishtin ndër shalë dhe as gik mik nuk bënë?! Përse Irani nuk i dërgoi ata studentë vetëflijues për ta mposhtur dhe shkatërruar Izraelin, por dridhej nga frika se kur dhe ku do t´i pëlcasë brënda Iranit?!
    Hamasi nuk ua do të mirën popullit të vet dhe e nxitë atë të futet në luftë, në luftëra që do t´i humbasë e popullata është e denuar të pësoj shumë keq! Hamasi është krijesë e Iranit dhe e Sirisë dhe këto dy shtete janë proruse dhe ato e shtynë Hamasin të nxisin sherre kur t´i duhet edhe Rusisë! Irani do të bëhet lider i shteteve islamike, forca numër një, por irananët nuk janë arab, nuk janë as sunit, por janë shit e kjo i tmerron shtetet arabe! Irani do t´i mposht këto shtete arabe, qoftë edhe t´i dobësoj mirë parase ta marrë përparësinë Irani dhe të dominoj pastaj mbi arabët! Ndaj Hamasi është një vegël për të nxitur sherre dhe mundësisht për t´i tërhequr për hunde shtetet arabe! Sigurisht se shtete arabe nuk janë dhe aq naive sa të bien në gracka dhe të humbasin edhe shumëcka më shumë dhe më të vlefshme se se një Gaza, sado e dhëmbshme të jetë ajo, pra Gaza, për to?!
    ¨
    Dhe në fund, ore ju islamist shqipëfolës cfarë doni ju dhe përse derdhni lot krokodili duke sharë shtete arabe që e nxiten, e ndihmuan, apo nuk e ndihmuan përleshjen e fundit në Gaza? Doni një luftë përmasash të mëdha atje, një kasaphane të paparë edhe pse kjo e fundit ishte mjaftë tronditëse, gjakëderdhëse, shqetësuese jo vetëm për Gazan e rajonin atje por edhe më gjerë?! I delni në krah palestinezëve (është humane ta përkrahesh të dobëtin, por) porse mos harroni se edhe izraelitet janë një popull dhe edhe ata duan dhe meritojnë ta kenë një shtëpi (një shtet) në këtë rruzull tokësor! Thirreni në fe, pra në Islamin, porse harroni se luftërat në tokë nuk bëhen as për Islamin, as për Krishtërimin, as për Budizmin..., por ato bëhen për "tokë dhe uji", sic thuhej moti, pra atë pjesë, pra Jerusalemin duan ta zotërojnë Izraelitet dhe Palestinezët duke e shporrur njëri tjetrin nga aty! Kjo luftë nuk është e para dhe as që do të jetë e fundit mes këtyre popujve pushtues të territorit që duan ta zotërojnë! Drejtë Jeruzalemit u nis Abrahami(Ibrahimi) me popullin e tij të zgjedhur, pesëmijë vite më parë, për në tokën e premtuar dhe njëkohësisht edhe filistinët preken ato brigje dhe u përleshën dhe vazhdojnë edhe sot të përleshëm për trollin që donin dhe duan ta kenë për vete! Vendasit e mocem i zhduken, ose i shkrinë në filistinë e izraelit! Sa gjak është derdhur atje deri më sot, që kyur filloj sherri atje, mijëra vite më parë! Kështu të paktën na mëson historia, por edhe Bibla!

    Eshtë për keqëardhje se përse shqipëtarët i nxejnë gjakrat dhe kacafyten mes vete për konfliktin atje në Lindje të Mesme, thuase ata e nxiten që nga fillimi, pra këtu 5 mijë vite më parë, thuase ata janë duke e bërë luftën, thuase ata janë fituesit e humbësit e saj! Jo shqipëtarët nuk e kanë nxitur dhe as që janë duke nxitur dhe as që mund ta nxisin, as që e kanë humbur dhe as që mund ta humbasin, as që e kanë fituar dhe as që mund ta fitojnë atë luftë për tokë dhe ujë që e bëjnë dy popuj të tjerë që janë në konflikt mijëravjecar mes tyre! Shqipëtarët as që mund ta shuajnë atë konflikt dhe as që mund t´i jepin ndonjë kahje asaj, pos që mund ta zezojnë veten dhe shtetin e kombin e tyre në një dele të zezë, se cilës mund t´i dalë ujku para e mbas dhe ta shqyej atë?!
    Dhe në këtë forum ka shumë asish që e duan Shqipërinë dhe shqipëtarët dele e zezë, kurban të popujve të tjerë, ose mish për top në taborre e llogore të huaja!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Dardan G,

    Te lumte dora !

    Analize e shkelqyeshme e ngjarjeve aktuale ne Lindjen e Aferme.
    Ndoshta,do te ishte mire qe si njohes i shkeqyeshem i realitetit politik e ushtarak te ketij Rajoni,te jepni edhe nje historiat te shkurter te gjenezes se konfliktit izraelito-palestinez,qe nga viti 1947,kur toka e "premtuar",me nje Rezolute te OKB-se,u pat ndare perafersisht 50 me 50 perqind mes dy kombeve me te drejte formimi te dy shteteve sovranezraelit dhe Palestines dhe "vellezrit " arab te Palestines, as qe deshen te ndijne per te drejten e ekzistences se shtetit dhe popullit izrealit,edhe perkunder holokaustit 2000 vjecar,kunder ketij populli martir.
    Palestinezet,si elite properendimore e popullit arab,ishin dhe vazhdojne te jene kolateral i ambicjeve te cmendura te kalifateve te "njemijeenjeneteve"te princerve te cmendur panarab.

    Dhurata e mbretit Saudit,eshte mesazh i forte e i vlefshem per kete popull te mjere...

    Dardani i ka thene te tjerat,
    --------

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22
    Arabia Saudite, Egjipti, Jordania mbeshtesin ne menyre indirekte operacionet e Izraelit kunder Hamas ne Ripin e Gazes. E mbeshtesin Izraelin pasin duan qe Izraeli te shkaterroje njehere e mire Hamasin si organizate pasi keto vende e shohin Hamasin si "shembullin e keq" per shoqerite e tyre. Me pak fjale, nuk duan qe te ringjallin "islamin luftarak" brenda shoqerive te tyre dhe nuk duan qe te prishin balancen e pushtetit ne shtetet e tyre. Per aq kohe sa nuk do te kete Hamas ne Palestine, nuk ka per te pasur Hamas as ne Arabine Saudite, as ne Egjipt, as ne Jordani, dhe monarket e diktatoret do ta bejne gjumin e qete.

    Shuma prej 1 miliard dollareve qe sheiku ka premtuar eshte menyra se si ai kerkon te beje per vete popullin palestinez, per ta joshur e per ta larguar nga Hamasi. Pra me pak fjale, nese Fatah e Jaser Arafatit rikthehet ne Gaza dhe kontrolli i Gaza kalon ne duart e Fatah, Arabia Saudite do te levroje 1 miliard dollare per rikonstruktimin e Ripit te Gazes. Ne te kundert, sauditet do te dergojne vetem ndihma humanitare per aq kohe sa Hamasi do te jete faktori kryesor ne Gaza.

    Pozitiv ne kete lajm eshte fakti se per here te pare ne historine e ketij gjysemshekullit te fundit, arabet e kane marre seriozisht ceshtjen palestineze dhe po punojne ne menyre konstruktive per te arritur nje paqe afatgjate. Izraeli e beri te qarte me largimin nga Gaza para 2 vjetesh qe eshte gati per paqe, por konflikti i brendshem qe plasi mes Hamas dhe Fatah ne Gaza, vetem sa deshmoi qe pala palestineze nuk eshte gati per paqe rreth idese se krijimit te nje shteti palestinez.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-02-2009 më 21:24

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Po i jep kaq ose aq miliarda nje tiran........nje tiran qe me politiken e tij jo vetem e mban vendin e tij ne mizerllek e prapambetje por edhe eshte nje sherbetor i zellshem i aletateve qe i vershellejne ne vesh.......i vershellejne sic i verrshellejne te gjitheve ne gjirin persik se ka mbi 60 vjet qe vriten e priten, u hedhin njeri tljetrit me mijra tonelata bomba, raketa, kimikate e c'do pleher te prodhimeve te luftes se ftohte.......I vune perpara palestinezet duke i fryre e duke i shtyre kundra cifove dhe tani derdhin lot krokodili.......Veprimi i tij ka vatem nje emer pushtllek.........SADO PARA TE KETE PRAP SE PRAP NJE TIRAN INJORANT NGELET

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    Po i jep kaq ose aq miliarda nje tiran........nje tiran qe me politiken e tij jo vetem e mban vendin e tij ne mizerllek e prapambetje por edhe eshte nje sherbetor i zellshem i aletateve qe i vershellejne ne vesh.......i vershellejne sic i verrshellejne te gjitheve ne gjirin persik se ka mbi 60 vjet qe vriten e priten, u hedhin njeri tljetrit me mijra tonelata bomba, raketa, kimikate e c'do pleher te prodhimeve te luftes se ftohte.......I vune perpara palestinezet duke i fryre e duke i shtyre kundra cifove dhe tani derdhin lot krokodili.......Veprimi i tij ka vatem nje emer pushtllek.........SADO PARA TE KETE PRAP SE PRAP NJE TIRAN INJORANT NGELET
    Bravo, keta jane tiran !
    A nuk do ishte me lehte qe te shpetonin ata femije te mos vriten, ti shpetonin ato ndertesa te mos demtohen ?
    Per ta me e rendesisme eshte qe te kete dikun kriza, vrasje e masakra, demtime e rrenoja per te intervenuar se s'kan se si te arsytohen para popullit ndryshe...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Tema të Ngjashme

  1. Jeta e Shën Pandeleimonit - 27 korrik
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-07-2024, 00:35
  2. Shën Katerina e Aleksandrisë - 25 nëntor
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 26-11-2013, 11:28
  3. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  4. Disa të dhëna mbi ekonominë e vëndeve ballkane
    Nga Tepelenas_nr_1 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 11:09
  5. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •