Qeveria u kėrkon bankave 250 milionė euro. Dje, ofertat nuk u hapėn. Pritet 30 janari. Shehu: Do tė pėrdoret pėr mbėshtetje buxhetore
Bėhet fjalė pėr tė paktėn 150 deri nė 200 objekte, kryesisht rrugė, tė cilat do tė inaugurohen brenda gjashtėmujorit tė parė tė vitit, qė pėrkon me fundin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare. Skenari ėshtė i qartė. Kryeministrit do t‘i vihen nė dispozicion rrugė, shkolla dhe ujėsjellės, tė cilat kanė pėrfunduar dhe do tė pėrfundojnė, dhe qė presin shiritin e inaugurimit. Zyrtarisht fushata elektorale nis mė 28 maj, njė muaj para datės sė zgjedhjeve, por Kryeministrin Berisha nuk e ndalon ligji qė prerjet e shiritave t‘i nisė mė 1 maj. Nisur nga ky afat dhe numri i rrugėve, Kryeministri parashikon tė inaugurojė tė paktėn ēdo ditė tri rrugė. Pėr tė vėnė nė zbatimin skemėn, e cila ka nisur me kohė tė hartohet nga Kryeministria, do tė vihen nė dispozicion fondet e buxhetit, tė mbėshtetura nga kredia tregtare 250 milionė euro, e cila pritet tė merret kėto ditė.
Plani
Qeverisė i nevojiten mė shumė fonde se kurrė, nisur nga procesi i afėrt zgjedhor. I gjithė buxheti pėr investimet do tė jetė rreth 1 miliard dollarė, diēka mė pak se viti 2008, por qė nuk "tkurr" planin e rritjes sė shpenzimeve nė ato objekte ku qeveria ka interes. Pėr ta zgjeruar mė tej planin e inaugurimeve, qeveria do tė marrė njė fond mbėshtetės nga kredia tregtare prej rreth 250 milionė eurosh. Fondi qė do tė pėrdoret pėr fushatė konsiderohet i mjaftueshėm pėr tė hapur rrugė tė reja dhe pėr tė pėrfunduar nė kohė rekord, para datės sė zgjedhjeve, objektet qė kanė nisur nė 2008-ėn. Por Ministria e Financave nuk pranon qė fondi 250 milionė eurosh do tė pėrdoret pėr fushatė. Shehu, duke folur pėr gazetėn, tha se kredia do tė garantojė njė mbėshtetje mė tė madhe buxhetore. "Nuk ka njė objekt tė mirėfilltė se ku do tė pėrdoret kredia. Ndryshe nga qėllimi qė kishim nė 2007-ėn, kur shuma u mor pėr Rrėshen-Kalimashin, kėsaj here kredia do tė shkojė pėr objekte nga mė tė ndryshmet, qė kryesisht janė rrugė", tha zv/ministri.
Kredia
Ndryshe nga se ishte planifikuar, kredia prej 200-250 milionė eurosh do tė merret nga bankat e huaja jashtė vendit. Kėtė fakt e garanton Shehu, duke siguruar qė tregut bankar nė vend mos t‘i krijohen boshllėqe likuiditeti. "Nė kėtė situatė, nuk na intereson qė sistemit bankar nė vend t‘i merren 250 milionė euro, pasi pengon likuiditetin. Marrja e kredisė jashtė do t‘i japė mundėsi biznesit pėr mė shumė financime nga bankat", tha zv/ministri. Hapja e ofertave ishte parashikuar tė kryhej dje, por pushimet e fundvitit sollėn shtyrje tė afatit mė 30 janar 2009.
Burimi
Krijoni Kontakt