Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    PS 91 gjykata rrëzon kërkesën për rregjistrim

    Partia Socialiste 91 ende nuk mund të quhet një subjekt politik.

    Gjykata e Rrethit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e kryetarit tw Partisë Socialiste 91, Petro Koçit për regjistrimin e këtij subjekti në regjistrin e partive politike. Arsyeja e këtij vendimi qëndron në ngjashmërinë e emrit që ka ky subjekt politik me Partinë Socialiste. Vendimi i numër 11340, nga ana e gjyqtarit Artur Gaxhi, është marrë më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Artur Gaxhi theksohet se ka një përputhje emri ndërmjet subjektit të përfaqësuar nga Petro Koçi dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë. “Nga dosja e regjistrimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, rezulton se ajo është krijuar në vitin 1991 dhe pikërisht vënia e shifrave ‘91 pas emrit të kërkuesit, jo vetëm që nuk e bën të dallueshëm qartë emërtimin e kësaj partie nga emërtimi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, por e bën atë të njëjtë me të dhe konfuzon më tepër njerëzit e votuesit, duke krijuar përshtypjen që kemi të bëjmë me të njëjtën parti politike”, - cilësohet në vendimin e gjykatës.

    Burimi

  2. #2
    Aq shume parti qenkan bere sa paskan mbaru emrat

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata e Strasburgut i jep një tjetër “shuplakë” qeverisë për pronat
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  2. Durres-Kukes: Gjykata e apelit rrezon pretendimin e prokurorise
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 23:35
  3. Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14
  4. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •