Kategoritë që do të përfshihen në pagesën e kontributeve për pension suplementar
Në ligjin për pensionet suplementare të ish-ushtarakëve nuk do të jenë vetëm ata që kanë dalë në rezervë para vitit 2004, për shkak të reformës, por dhe ata të liruar në vitet e fundit. Një argument i tillë mbështetet dhe në faktin se për këtë vit Qeveria ka parashikuar rritjen e përfituesve dhe me rreth katërqind ushtarakë. Kështu prej 21300 ushtarakëve që janë parashikuar tu mbulohet pagesa e kontribuesve 20 800 janë rezervistë të para vitit 2007, dhe pjesa tjetër mësohet se i përket vitit 2008.
Fondi i parashikuar në buxhetin e shtetit duket se është përllogaritur dhe në bazë të projektligjit që pritet të miratohet se shpejti në qeveri. Kështu grupet e punës kanë përcaktuar se masa e pensionit do të llogaritet në bazë të periudhës së lirimit nga detyra si dhe kontributeve të derdhura për vitet shtesë. Kështu masa e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi do të jetë rreth 50 për qind e pagës referuese, ndërsa për çdo vit tjetër shtesë do të ketë rrite të tjera me nga 2 për qind. Kështu është vendosur që për të gjitha vitet e shërbimit, për të cilat janë derdhur kontributet shtesë, konkretisht për ato të pas 2004-s, do të ketë rritje të masës së përfitimit. Por këto shtesa do të pësojnë rritje deri në një kufi të caktuar, i cili nuk do të jetë më shumë 50 për qind e pensionit maksimal që përfitojnë.
Buxheti
Në buxhetin e shtetit është miratuar fondi prej13 milionë lekësh, i cili do të nevojitet për llogari të pensioneve suplementare që do të përfitojnë ushtarakët e liruar nga detyra në vitet e mëparshme. Zbatueshmëria e këtij fondi do të jetë nën efektin e ndryshimeve që po bëhen në ligjin aktual të llogaritjes së pensioneve për këtë kategori. Kjo do të thotë se ky fond mund të pësojë ndryshime të vazhdueshme dhe në bazë të ecurisë së diskutimeve dhe pikave që do të jenë pjesë e draftit përfundimtar. Në bazë të ligjit për llogaritjen e pensioneve të kësaj shtrese, është përcaktuar që për vitin 2009 të mbulohet me fond të veçantë derdhja e kontributeve për sigurimet suplementare të ish-ushtarakëve. Pra, sigurimet e nevojshme për vitet e lirimit nga detyra do të mbulohen nga buxheti i shtetit dhe do të shërbejnë si vjetërsi pune në llogaritjen e pensionit për individët përkatës.
Vendimi
Ndërkohë pagesa e këtyre kontributeve do të realizohet vetëm pas miratimit të draftit nga Qeveria si dhe kalimit të tij në komisionet parlamentare. Burimet kanë bërë të ditur se vendimi do të merret brenda këtij muaji. Ndërkohë që do të kërkohet dhe votimi i projektligjit para muajit mars. Duke parë se qershori do të jetë muaji i fushatës elektorale, gjë që do të pezullojë dhe punimet e Parlamentit. Gjithsesi debati në Parlament pritet të karakterizohet dhe nga kërkesat e shoqatave të pronarëve.
Burimi
Krijoni Kontakt