Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    E ceka se ne pergjithesi te huajt kur degjojne muziken shqiptare mbesin te habitur, jo se atyre iu pelqen muzika jone por si popuul europian qe jemi dhe en krahasim te gjuhes sone qe krenohemi me te ku ketu te huajt na lavderojne mirepo kur vie rasti i ndonje argetimi apo te ndonje feste e qe tani me miqesit e zgjeruaar me boten, ne shqiptaret kemi arritur te krijojmi miqesi te zgjeruar me pjestar te kombesive tjera.
    Doket e zakonet kemi arritur ti permirsojmi, me nje fjale kemi hyre edhe ne ne kultur perendimore mirespo, po e perseris, vetem kur vie momenti te argetimi me muzike ne keto festa kam vrejtur qe te huajt pra keta miqet tane mbesin te shtangur dhe pa fjalë, disi si te dyshimt, sikur te pyesnin; valle ç'eshte kjo muzikë ?

    Jam edhe une i vetedijshem qe më ajo kohe nuk kthehet mbrapa mirepo te pakten te ishim munduar edhe ne qe te ripertrijmi kete tradit te vjeter qe e ruajn ende arbreshet.
    Nuk e thash me pare se une ndegjoj edhe muzike amerikane italiane e franceze mirepo nganjehere edhe arbereshe...
    Spasulati band dhe kenget arbereshe...
    http://www.peppamarriti.com/Mp3/mp3.htm
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #22
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    fort po tutna si mlag ky shi

    djal i dadës dert mos ki,
    laget dada e s'lagesh ti
    flokët e kuqe t'i qes përmi
    os ajo vajza që këndon kështu për dashnorin:

    Sikur ujk po mkap e mlshon
    si ferlikun pom rrotullon
    vërtet vetëm këngë dhimjeje kemi ne.

    Paj mjafton një libër shkollor, nga shkollat e mesme, i hyn e lezon nga faqja e parë e deri në të fundit. Janë të gjitha zhanret në muzikën shqipe.

    Kjo është dhimbja që nuk dimë çfarë kemi, çfarë pasurie muzikore-letrare. Dhe ankohemi se nuk kemi, a librat i mlon pluhni.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    alibaba,
    po bisedojmi ne kete tem se si i ndjejne te huajt me veshet e tyre tingujt e muzikes shqipe, vjerrsha e libra e di qe kemi plote dhe se i mbulon pluhuri.

    Me shkurt qe te kuptojsh si duhet; ne çka perngjane muziak shqiptare ?

    1. italiane
    2. turke
    3. greke
    4.arabe
    5. ...e veçante !

    etj....
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #24
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Per veshin tonë gjithçka na duket mirë, fjala është se çka mendojn te huajt per muziken shqipe qe nga nxjerrja e zërit deri tek instrumentet qe per keto mos te hyjmi me tej se nuk ia dalim...por më se shumti muziken shqipe e bezdisin refrenat(perseritjet ) si; "Hajde, hajde"...pastaj ne fund te çdo refreni "o-ja shkon e zgjatet per se tepermi....
    keto kritika vijne nga te huajt qe ne nuk i vrejmi ne argetimet tona te perditshme, ndoshta se jemi rritur me kete melodi mirepo tek i huaji menjehere shkaton habi dhe paknaqesi. Nder keta te huaj ka prej tyre qe neve na thojne te verteten" çfare muzike eshte kjo" ?
    por ka prej tyre qe e mbajn per vete ...dhe nuk ngurrojne te dhejen kritika...
    Me se shumti kete dukuri e vrejne shqiptaret qe jetojn ne emigracion, ata qe jetojn ne trojet tona ne fshatin e tij ne qytetin e tyre qe jane mesuar te degjojne muzike qe nga mengjezi deri ne mbremje keta njerez nuk i bezdise kurrfare muzike mirepo jashte vendit muzika jone nuk gjene fare simpatizues per veshin e e te huajve.



    Kreksi,

    ti nuk po do debat ketu, ti do thjesht bindje ndaj mendimit tend. Nuk jep as baze per diskutimin me linja te qarta, po vec nxjerr inat. Ndaj kujt? Pse e hap atehere temen?

    Te pyeta a ke folur ti me gjithe specialistet derisa flet per "te gjithe"?
    Si ka mundesi atehere qe Isopolifonine e kane futur specialistet ne thesaret e kultures boterore? E kjo prej kohesh. Apo nuk lexon ti kesi lajmesh?

    Kush e ka marre mundimin te beje marketing ne nivel nderkombetar per muziken shqiptare? Pse duhet te njihet ajo kur Shqiperia 45 vjet diktature ka qene teresisht e izoluar e pikerisht ne ate kohe kur u krijua dhe u zhvillua industria muzikore? E Kosova nen Serbi deri ne 1999? E shqiptaret ne Greqi nen dhunen greke qe i ka bere te heshtin e te mos ushtrojne haptaz kulturen e tyre?

    Muzika rock, muzika pop, muzika rap, etj. jane linja te qarta qe nuk jane krijuar muzikante shqiptare e ne to do te mundesh vec t'i pranosh sic jane qe te quhesh i asaj rryme, perndryshe s'ben. E shumta qe mund te besh eshte te sjellesh elemente te muzikes burimore shqiptare e ta pasurosh e t'i japesh fytyre shqiptare ne kete forme.

    E ke sjelle Peppa Marriti dhe ke bere mire, se eshte shembull shume i mire. E degjon muziken e atij grupi dhe e dallon kush eshte shqiptarja brenda saj. Po degjo dhe te Jericho nga Kosova, posaverisht me dy kenge "Tomlin e Nanes" apo "Kur do t'pushoj kjo kenge". Po ka dhe mjaft shembuj te tjere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 16-01-2009 më 21:20

  5. #25
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Me shkurt qe te kuptojsh si duhet; ne çka perngjane muziak shqiptare ?

    1. italiane
    2. turke
    3. greke
    4.arabe
    5. ...e veçante !

    etj....
    Në të gjitha trojet ku jetonin ilirët, që nga kurdistani e deri në Mynhen, muzika popullore e gjithë atyre popujve, ka këto masa: 5/8 dhe 7/8 dhe 9/8, ky është ritmi iliro-shqiptar që të tjerët e morën nga ne.

    Unë nuk po di o shoq për çfarë muzike e ki fjalën.

    Bjere ni shembull prej Youtube e te kqyrum çka osht.

  6. #26
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga alproud Lexo Postimin
    Historia e nje kenge shqiptare 600-vjecare
    Si e llogarite kete? Ekziston mundesia te jete dukeshem me e re se kaq!

    Kjo kenge mergimi, kaq e njohur dhe e dashur jo vetem per arbereshet, por edhe per arvanitet e Greqise dhe shqiptaret e te gjitha trevave, permban ne vetvete pothuajse gjithe sekretin historik te krijimit te fshatrave te arberesheve te Italise.
    Kjo eshte e pavertete gjithashtu. Por bazuar ne kursin e paragjyukimeve ekzistuese te skemes prejudikuese duket teper e pranueshme dhe e pelqyshme nga ky aspekt. Por fatkeqsisht gjerat e pelqyeshme zakonisht nuk jane te verteta.

    Fshaterat e jo vetem fshaterat por edhe qytetet ne jugun e italise kane qene te populluara qe nga prahistoria e gjithmone tutje me gjinine tone shqiptare. Ky ishte vetem nje evakuim i natyrshem i shqiptareve tek shqiptaret. Dhe nuk ishte vala e pare as e vetme, evakuime te tilla kane ndodhur vazhdimisht deri ne fund te shekullit XVIII madje edhe me vone. Dhe jo vetem nga Morea por nga gjithe viset shqiptare raguze ulqin shkoder durres e tjera teposhte. Por ne fakt ishin spastrim etnik.
    Por shume pak e dine se kujt i kushtohet... !
    Eshte mire qe tani, prej "pothuaj askush" kemi arritur deri te "pak kush" qe e di se kujte i kushtohet kjo kenge.

    MORE ! - eshte nje pasthirrme... ?, eshte nje vajze e bukur... ? - JO!

    MORE, - eshte Peloponezi i sotem i Greqise! Nje treve e madhe te ciles greket i kane ndryshuar emrin nga MORE ne PELOPONEZ, dhe kenga "O E BUKURA MORE", memorizon kujtesen dhe mallin e nje atdheu te humbur, eshte nje toponim i ketij vendi nga ku u larguan shumica e arberesheve te sotem te Italise.
    Ne fakt nuk ia ndryshuan - ne thjeshte pushuam ta quanim me emrin tone pjesen tone qe e kemi quajtur ashtu qe nga parahistoria.

    Kjo eshte ndoshta kenga me e vjeter shqiptare qe mbetet e gjalle akoma edhe ne ditet tona e qe vjen te na rrefej nostalgjine e madhe, por dhe sekretin historik te krijimit te komunitetit arberesh te Italise.
    sekreti u thur vone pak para filleve te shek XIX per t'ia humbur gjurmet fakteve historike te spastrimit te eger etnik nen mbulojen e pushtimeve turke Dhe sic thash kjo cvendosje u be si forme evakuimi shqiptaresh tek shqiptaret kryesisht bijash grash e femijesh te mitur.
    I vetmi dokument i kesaj kenge per here te pare eshte materiali qe gjendet ne librin e shkruar nga filologu arberesh Dhimiter Kamarda (1821-1882), ne vitin 1866. Ne kete liber eshte publikuar per here te pare teksti i kesaj kenge i shkruar ne shqip, por me alfabet grek.
    Sepse Kamarda perdorte shkronja greke vet.
    Teksti burimor-popullor me ritem tresh i vetmi version dhe tekst origjinal i kenges "O E BUKURA MORE", por nuk dihet se kush arberesh i kendoi per here te pare keto vargje kaq te thjeshta por qe mbeten gjalle dhe kendohen po me te njejten dhimbje edhe sot. Botim i ketij libri u realizua ne Itali ne vitin 1866 nga shtepia botuese "F.Albergueti E.C.". Ai mban si titull: "Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese", pergatitur me shume kujdes nga filologu arberesh Dhimiter Kamarda (1821-1882).



    LARGIMI

    Por si dhe pse u larguan arbereshet e sotem nga trojet e tyre, nga Moreja (Peloponezi sot), dhe nga Arberia (Shqiperia sot), si u krijuan katundet arbereshe ne Italine e Jugut?
    Ato ekzistonin qysh prej shekujsh...
    Me renien dhe pushtimin e Koronit (1534), kala qe ndodhet edhe sot e kesaj dite ne More (Peloponezi i sotem ne Greqi), perandori Karli i Trete, i dha urdher Kapitenit Andrea Doria te marri greke dhe arvanit-arberor nga Moreja, dhe t'i coje ata ne Italine e Jugut. Kjo perben ne te vertete fillimin e krijimit e fshatrave arbereshe, por edhe greqishtfoles te Italise se Jugut. Ne keto momente te shpernguljes se tyre, arbereshet kenduan ndoshta per here te pare kengen "O E BUKURA MORE" me mall dhe vajtim.
    Ne fakt ata "greker" ishin shqiptar te ritit grek, te tjeret ishin uniate e katolike. Por u vendosen te vellezerit e tyre vendas.
    Shqiptaret e pare qe vinin nga Arberia - Shqiperia sot - u vendosen ne Kalabri dhe ne Sicili, pas fteses se mbretit Alfonso i Trete te Aragones, behet fjale per luftetare shqiptare, te cilet u vendosen perfundimisht dhe me familjet e tyre ne Kalabri dhe Sicili per te ndihmuar perforcimin luftarak te Mbretit Alfonso ne perpjekjen e tij per te mbytur revoltat dhe levizjet e Andegavnonit kundra tij. Pra, krijimi i ketyre fshatrave kishte karakter ushtarak.
    Ky eshte konstruktim arbitrar dhe pa pike mbeshtetje ne realitetin historik. Skenderbeu Alfonson e ndihmoi me pranine e tij dhe ushtaret shqiptar me te cilet u kthye ne Arberi menjehere si kreu pune atje, ne fakt si e ktheu Alfonson ne fron sepse nuk kishte mundesi te sorrollatej neper itali derisa kishte turqine ne shpine ketej ne shtepi!


    SKENDERBEU

    Ne vitin 1461, vete Gjergj Kastriot Skenderbeu Kryezot dhe i plotfuqishem i Arberise (Shqiperia sot), me nje truproje te madhe dhe te forte luftetaresh shqiptare, do te luftonte ne perkrahje te Ferdinandit, djalit te mbretit Alfonso kunder Andegavnonit te Italise se jugut dhe princit te Tarontos, dhe per kete ndihme dhe perkrahje ushtarake si shperblim atij iu dhuruan dy feude ne Pulia te Italise. Kjo popullate e pasuroi dhe populloi pjesen e shkretuar te kesaj zone dhe njekohesisht e rrethoi ushtarakisht, duke krijuar keshtu nje pjese territoriale te mbrojtur.
    Ne fakt Skenderbeu ne kete radhe po luftonte per mbreterine e tij legjitime te cilen e trashegoi nga marreveshtja me Alfonson te cilen vet Alfonso e kishte kerkuar sa ishte gjalle qe ne rast se vdes Skenderbeu i pari tia linte mbrterine arberore atij qe ta sundonte me dretjesi dhe nese ndodhte e kunderta ky tia linte skenderbut mbreterine e vet duke qene i sigurt dhe ploteisht i bindur se do ta sundonte ndoshta edhe me drejte se ai vet. Alfonsi vdiq i pari!
    Pak para vdekjes se Skenderbeut (1467), por kryesisht mbas vdekjes se tij (1468) dhe renies e pushtimit te Krujes nga Turqit (1478), nje turme e madhe shqiptaresh dhe ne kushte dramatike do te largoheshin per ne Itali dhe do te vendoseshin ne fshatrat tashme te ngritur shqiptare, duke krijuar njekohesisht dhe fshatra te reja.
    Po. Dhe nga cilat vise shqiptare u be ky spastrim etnik me shume kete radhe?

    Tjetrat jane: "nejse"...
    GJUHA

    Gjuha e shumices se Arberesheve te Italise ka shume ngjyrime dialektike, por si baze ka dialektin toske, qe flitet ne Shqiperine e Jugut dhe me te njejten ngjashmeri te gjuhes qe flasin arvanitet-arberore te Greqise. Prezenca e fjaleve greke eshte e pranishme dhe kjo ndodh per kohen e madhe te bashkejeteses se tyre me greket gjate perandorise bizantine. Shume prej kengeve arbereshe perputhen me Moren, dhe shume toponime te tjera ne keto zona sikurse Koroni, Nafplio, Korintho... etj.
    ky eshte spjegimi i konsenzusit politik te shekullit te kaluar
    Shih se shprehja "nigje" ne "moj e bukura..." eshte per cudi sprehje malaziase, pra, e veri-perendimit ekstrem te arberise andaj teksti i publikuar nga Kamarda nuk eshte burimor por variant i kenduar nga komuniteti i shqiptareve te ndjekur nga regjioni malazias, andaj edhe pjesa e dyte e kenges eshte e ndotur formalisht me ritmiken e 'kakalinkave" te rusise cariste qe vinte nga ndikmi i Peterhoves, sic e quanin shqiptaret mesjetar Petersburgun i cili vecme kishte futur malin e zi nen ndikimin e tij te fuqishem politik etj...
    "O E BUKURA MORE"

    'O e bukura More

    ce kur te lje (lasce)

    me nigje te pe

    atje kam une zotin-tate

    atje kam u memem time

    atje kam u tim vella

    'O e bukura More

    ce kur te lje (lasce)

    me nigje te pe.
    Pra nga permbajtja tekstuale e kesaj kenge kemi te bejme qartesisht me faktin se kjo bije (me gjase dhe autorja e vargjeve te kenges) ne mesin e shume te tjerave ishte evaku-uar nga Morea eme, ne kohe fushate luftarake qe te mos biente ne duar te turqve dhe te turperohej duke perfunduar ne ndonje harem, sigurisht me ndonje vella apo moter ende te mitur qe duhej strehuar poashtu larg rrezikut nga rrembimi...

    Te tjeret kishin ngelur ne vendlindje per te bere rezistence...

    etj.., etj.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •