Postuar mė parė nga
benseven11
I stresuar nga telashet,Patriku duke ikur me makine sheh nje varke me vela diku ne horizont.I pelqeu shume dhe po enderronte se sa bukur do ishte te jetonte larg ketyre halleve diku larg....dhe ti linte gjithe hallet mbrapa.Nje mendim i lindi ne koke,jeta e tij kishte marr fund,firma do e pushonte nga puna,gruaja e kish tradhetuar,goca nuk ishte e tij.Po sikur te vidhte 90miljonet ne Nasau pasi te depozitoheshin atje dhe te fshihej diku larg?90 miljon dollaret do depozitoheshin ne Nasau perkohsisht pasi ceshtja e Benit me qeverine akoma nuk ishte mbyllur.Te vidhte dhe fshihej?Po ku te fshihej,ku te jetonte?Kishte lexuar qe Brazili ka shume vende per te jetuar ne fshehtesi me identitet tjeter.Kish lexuar qe shume kriminele lufte te Gjermanise ne luften e dyte boterore ishin strehuar ne fshehtesi ne Brazil,dhe pak ne Argjentine dhe Kili.Duhet te krijonte nje pashaporte fallco per veten e tij dhe te priste per te marre vesh daten kur do depozitoheshin 90 miljonet ne Nasau.Pastaj te ikte ne Nasau dhe me vone ne Brazil.Rregulloi pashaporten fallco me identitet te nje biznesmeni kanadez.Rregulloi nje pashaporte tjeter me fytyren e tij dhe emrin e nje partneri te firmes.Kjo do i duhej per te vjedhur 90 miljonshin nga Nasau.
Gjate diteve qe Patriku po mendonte keto gjera shkon ne nje azil per te takaur nje plak 81 vjec,mik i tij.Plakun e kish njohur si deshmitar ne nje rast gjyqi ku Patriku si rezultat i deshmise se plakut per nje aksident rruge,patriku kish fituar 2,5 miljon dollare.Plaku jetonte per shume kohe i vetmuar,gruja i kish vdek.Nje kusheri e kish ne kalifornia dhe nje mbese diku nuk dihej.Nuk kishte fare lidhje me to,as telefona as vizita dhe nuk i kish pare prej shume kohesh.Plaku semuret dhe Patriku e con ne nje azil nen kujdesin e infermiereve.
Kur shkon ne azil plaku sa kishte vdekur.lajmeron nje kishe dhe nje shtepi funeralesh dhe porosit nje arkivol per plakun.Te nesermen Patriku merr vesh nga pergjimet e mikrofonave qe pas 1 jave firma do dergonte 90 miljon ne Nasau.Nuk kishte shume kohe duhet te ikte,te zhdukej.Vdekja e plakut i dha idene gjeniale te djegjes se makines me plakun brenda,Njerezit do mendonin qe pas aksidentit,Patriku u dogj.Te shpia funeraleve arkivoli u vu per ceremonine e fundit.Kur vajti Patriku,te salla e funeralit nuk kishte njeri dhe i merr celesin drejtorit te funeralit per te futur ca relike te plakut brenda ne arkivol.Merr makinen dhe shkon gjen tre blloqe betoni qe perdoren ne vend te tullave per ndertim shtepish,
I merr tre blloqet ne nje cante,futet ne shtepine e funeralit,heq plakun nga arkivoli dhe fut 3 copat e betonit aty per ti dhene peshe arkivokit.Mbyll arkivolin me celes.E merr kufomen e plakut dhe e fut ne makine dhe e con te shtepia ne pyll qe ai e perdorte kur shkonte per gjah.Te nesermen arkivolin e plakut e leshojne ne nje grope ne varreza i fusin ca lopata dheu dhe nje gur varri me emrin e tij siper.
Patriku ishte gati te inskenonte vdekjen e tij fallco.Studion rrugen diku afer Biloksit dhe gjen diku vendin ideal ku duhej te rrezohej makina.Gjen disa bidona plastike qumeshti 1 gallon bosh dhe shkon dhe blen benzine.I con bidonat poshte diku afer vendit ku makina do rrezohej.Te nesermen Patriku fut plakun ne makine dhe niset.Disa milje para se ti afrohej vendit ku do bente aksidentin ndalon ne nje stacion karburanti dhe e mbush serbatorin e makines plot me benzine.I afrohet vendit ku do rrezonte makinen,ben nje frenim te forte ne rruge per te lene shenjat e gomave per policine me vone dhe makina zbret poshte plumb.Perplaset me ne fund dhe ne moment nje ballon si fllucke del nga timoni i makines dhe e mbron Patrikun nga trauma e goditjes.Per fat Patriku skish pesuar asgje,ishte ne rregull.Me shpejtesi del nga makina.Kishte rrezik qe makina te plaste nga momenti ne moment.Vrapon te vendi ku kish fsheur bidonet dhe ja fut bidonat brenda makines.I ve zjarrin dhe nje zhurme e tmerrshme si bombe.Flaka ngjitet lart si vullkan,Iken dhe fshihet ne pyll.Me vone dikush pa zjarrin dhe lajmeron policine,Policia identifikon nga targa qe makina ishte e Patrikut dhe besohet qe Patriku eshte djegur shkrumb.Por nuk kishte asnje mundesi te vertetohej qe Patriku ka qene ne makine.Gjeten pak eshtra aty.E merr vesh media dhe lajmerohet ne shtyp dhe televizion.Organizohet per dy dite varrimi.Patriku i fshehur pergjon telefonatat ne firme
dhe degjon dialoget.Partneret ishin te gezuar qe Patriku u dogj lol.Tamam ne kohen e duhur tha njeri nga partneret.Merr vesh gruja e tij dhe fillon te kerkoje ne dokumentat e patrikut ne pune dhe aty gjen nje dokument Siguracion Jete te Patrikut(Life insurance) ku cilesohej qe ne rast se Patriku vdes gruaja e tij do paguhet nga firma e siguracioneve 2 miljon $.
Trudi shkon ne kompanine e siguracioneve ben letrat dhe fiton 2 miljonshin.Pas dy ditesh behet ceremonia e varrimit qe Patriku e sheh ne largesi me dylbi nga nje peme.Patriku niset per ne nasau dhe per dy dite arrin atje.Te nesermen shkon ne banke menjehere pasi firma depozitoi 90 miljon.Paraqet pashaporten me emrin e nje partneri te firmes dhe merr leket komplet ne nje cante.merr shpejt nje taksi dhe shkon ne aeroport dhe pret nje bilete per ne Rio de Zhaneiro Brazil dhe iken.
Pas disa ditesh firma telefonon banken ne nasau dhe merr vesh qe leket jane terjequr komplet.Brogan pyet kush i ka terhequr dhe nepunesi i bankes i jep emrin e nje partneri te firmes ne Biloxi.Absurde,partneri kish qene ne firme dhe nuk kish shkuar ne Nassau.Brogan u alarmua,partneret e marrin vesh qe leket jane vjedhur.Po nga kush?Lajmerohet policia ne Nassau dhe firmes i dergohen pamjet e klientit qe kish terhequr 90 miljon.Pamjet ishin marre nga video kamerat e instaluara ne banke.
Pamjet i dergohen firmes dhe ato menjehere shohin dhe njohin Patrikun.Partneret terbohen.Patriku qenka gjalle,ka ik ne Nassau dhe ka vjedhur 90 miljonet me pashaporte fallco....
Firma nuk e ben publike kete fakt,e mban te fshehte dhe lajmeron Beni Arician.Beni Aricia kerkon dhe gjen nje firme private ne Washington e specializuar per te gjetur persona te humbur,persona qe kishin kryer vjedhje te medha dhe fshehur,fuxhitive burgjesh etj.Drejtori i firmes Stefano ben pazar dhe i thote qe fillimi per kerkim kushton 50 mije.Kerkojne per ca kohe,Stefano krijon nje grup dhe e dergon per kerkim.Asnje rezultat.Beni paguan perseri dhe perseri asgje.Nje dite Stefano merr njetelefonate anonime ku thuhej qe dikush e kish pare Patrikun.Ky pyet Stefano?Duhet paguash dhe te them se ku eshte i thote anonimi.Stefano paguan dhe i thuhet qe Patriku eshte ne Brazil.Stefano dergon ekipin ne brazil me fotografite e Patrikut.Stefano lidhet me nje firme detektivesh ne brazil dhe paguan braziliane per kerkim.Ekipi u shpernda ne qytete te ndryshme.Jutregua fotografia njerezve neper kisha,spitale,shkolla,bare, etj dhe asnje rezultat.
Patriku e dinte qe dikush ishte vene ne kerkim te tij.vajtja ne banken e Nasaut dhe ekspozimi i fytyres se tij kundrejt kamerave ne banke kish shume mundesi ta kishin identifikuar ate dhe te njihej si Patrik nga firma.Patriku ishte i sigurte qe pas kaq kohesh partneret dhe Beni e dinin qe ai ishte gjalle dhe i fshehur diku ne Brazil.
Pas vdekjes fallco Patriku kish ndaluar ne nje dyqn librash dhe kish blere nje pako kurs per te mesuar Portugalisht(Ne brazil flitet portugalisht).Dikush e kish njohur dhe i kishte folur.Gjate kohes ne Portugali patriku shkeputet ne Europe disa here dhe ben kurse per te mesuar portugalisht dhe e meson mire.Rregullon nje pashaporte fallco me emer Dani Desilva.Qarkullon ne Brazil me kete pashaporte ne qytete te ndryshme per te pare cili qytet ishte me i mire per tu fshehur.Si perfundim gjen nje qytet te vogel te qete te bukur ne kufi me Paraguajin dhe merr nje shtepi aty dhe blen nje makine BMW.
Duke qene ne merak se mos dikush e kapte nga detektivet qe e kerkonin Patriku shkon ne nje zyre Avokatie ne qytet.Aty njeh Eva Miranda,avokate dhe i prezantohet si biznesmen kanadez.
Pas ca kohesh krijojne miqesi dhe miqesia shkon me tej ne dashuri.Patriku i tregon te verteten perse ai ndodhej ne ate qytet dhe i beson asaj llogarite e bankave ku ai kishte transferuar 90 miljone.Miranda pagoi nje firme private qe instaloi ne shtepine e Patrikut nje sistem alarmi te heshtur pa zhurme qe aktivizohej kur dikush perpiqej te futej ne shtepine e tij,dhe menjehere lajmerohej policia.Per rast te tille ekstrem Patriku i tha Eves qe ai nese kapej ajo duhet te transferonte menjehere fondin duke e shperndare ne copa ne banka te tjera. vazhdon.....
Krijoni Kontakt