Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 41
  1. #11
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Berisha dhe Meta: Tirana ne zgjedhje

    Kryeministri eshte perfshire ne debatin e hapur publik pas rrezimit te buxhetit te kryeqytetit me votat e Partise Demokratike dhe te LSI-se.

    Sipas kreut te selise blu, nese do t’i kishte ndodhur atij vete nje gje e ngjashme, dihej se si ai do te reagonte.

    “Po te ishte rrezuar buxheti i qeverise une do te kisha dhene doreheqjen”, u shpreh Berisha.

    Nderkohe vete kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, partia e te cilin e shpjegoi nje dite me pare voten ne keshillin bashkiak, e ka ngritur diskutimin ne nje nivel te ngjashem me kryeministrin.

    “Ne rast se mungon dhe reflektimi per propozimet e bera nga grupi i keshilltareve tane qe buxheti te jete i detajuar dhe cdo qindarke te kete destinacion te sigurte atehere nuk do te jete faji yne qe per kete vullnet duhet te shprehen qytetaret e Tiranes me votime”, u shpreh Meta.

    Deklarata e forte e Metes sipas burimeve brenda LSI-se, le te kuptohet se ligji i pushtetit lokal kerkon qe nese buxheti nuk miratohet, shkrihet Keshilli Bashkiak dhe votohet vetem per te.

    Por nderkohe per nenkryetarin e bashkise se Tiranes, Eduart Shalsi, deklarata e Metes lexohet vetem ne nje menyre.

    “Berisha dhe Meta votuan kunder me nje dore dhe problemet e njerezve jane vetem ushqim per politiken e tyre te vjeter. Per ne politika eshte mision per zgjidhjen e halleve te njerezve”, u shpreh Shalsi.

    T-CH

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Berisha dhe Meta: Tirana ne zgjedhje

    Kryeministri eshte perfshire ne debatin e hapur publik pas rrezimit te buxhetit te kryeqytetit me votat e Partise Demokratike dhe te LSI-se.

    Sipas kreut te selise blu, nese do t’i kishte ndodhur atij vete nje gje e ngjashme, dihej se si ai do te reagonte.

    Po te ishte rrezuar buxheti i qeverise une do te kisha dhene doreheqjen”, u shpreh Berisha.
    Nderkohe vete kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, partia e te cilin e shpjegoi nje dite me pare voten ne keshillin bashkiak, e ka ngritur diskutimin ne nje nivel te ngjashem me kryeministrin.

    “Ne rast se mungon dhe reflektimi per propozimet e bera nga grupi i keshilltareve tane qe buxheti te jete i detajuar dhe cdo qindarke te kete destinacion te sigurte atehere nuk do te jete faji yne qe per kete vullnet duhet te shprehen qytetaret e Tiranes me votime”, u shpreh Meta.

    Deklarata e forte e Metes sipas burimeve brenda LSI-se, le te kuptohet se ligji i pushtetit lokal kerkon qe nese buxheti nuk miratohet, shkrihet Keshilli Bashkiak dhe votohet vetem per te.

    Por nderkohe per nenkryetarin e bashkise se Tiranes, Eduart Shalsi, deklarata e Metes lexohet vetem ne nje menyre.

    “Berisha dhe Meta votuan kunder me nje dore dhe problemet e njerezve jane vetem ushqim per politiken e tyre te vjeter. Per ne politika eshte mision per zgjidhjen e halleve te njerezve”, u shpreh Shalsi.

    T-CH
    ahahahahaha berisha jep dorheqje? ahahahahahaha

    ai u rizgjodh president ne shtetrrethim lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    SHqiperia akoma dhe sot ne vitin 2009, ka nevoj per nje fshese te mire te gjitha horrave te politikes shqiptare, qe e kan bere shqiperin;nje perle e vertete per cfare pasurish natyrore ka,te jete nder vendet me te prapambetura ne bot.turp per ne shqiptaret qenkemi budallenj, gjithmon po zgjedhim njerez qe voten e tyre e marrin me turp; duke paguar lemoshe per disa, e duke viktimizuar me propaganden e tyre disa te tjere.Kam bindjen se jemi populli me sylesh, ne lidhje se cfare bejn keto kokrat qe ne i zgjedhim ne pushtet.po te vidhej kaq hapur ne nje shtet tjeter do ishte bere revulucion.dhe nje here turp tturp qe flem e nuk bejm asgje per te mbrojtur djersen ton, qe eshte taksa qe jepet per shtetin.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o antimafi.. meqe ti punet i di..
    na i sqaro ca personazhe ketu.. qe jan pa emer.. se per cilet e ka fjalen gazeta sot..

    --


    Agjensia e Lajmeve "SOT"
    Letër e Kristaq Ramës, drejtuar nga varri Edi Ramës për Mero Bazen
    Written by Gazeta SOT
    Tuesday, 13 January 2009 21:51
    Nga Kastriot MYFTARAJ
    I dashur Edi
    Herën e fundit që dole në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, në nëntor 2005, para një paneli analistësh, mes të cilëve ishte dhe Mero Baze, ti me të drejtë u tregove shumë i indinjuar me këtë të fundit, duke mos dashur të komunikoje me të dhe duke thënë se sikur ta dije paraprakisht se i pranishëm do të ishte dhe Baze, nuk do të vije në emision. Këtë qëndrim tëndin e shpjegove duke thënë se Baze ishte bërë shkak që ti, kur shkove një ditë në shtëpi, ta gjeje djalin tënd Gregorin, të futur poshtë tavolinës, në një gjendje tronditjeje të fortë psikike.
    Kjo gjë i kishte ndodhur djalit tënd, për shkak se kishte lexuar në gazetën e Mero Bazes akte të gjyqit të zgjidhjes së martesës mes teje dhe bashkëshortes tënde të dikurshme, ku thuhej se ti e mohoje atësinë e fëmijës, dhe se djalin ajo e kishte me mua (Kristaqin), pasi në periudhën kur kishte mbetur shtatzënë ajo kishte qenë me pushime në Himarë, me mua dhe Anetën, ndërsa ti nuk kishe ardhur, se nuk ndaheshe dot nga Dashi, çuni i Babë Myslimit dhe ai çuni i Bilbilit, që të mori në qafë.
    Kur i dëgjova fjalët e tua në sallën e gjyqit sikur më ra tavani. Në fakt nuk kisha dashur të vij fare në gjyq se e dija që do të bëje ndonjë nga ato të tuat, por Aneta më detyroi të vij duke më thënë: “Kristaq, aman të shkojmë, se do të rrahë nusen në gjyq dhe do ta futin në burg djalin”. Aneta ishte alarmuar shumë se ato kohë që bëhej divorci të kishte gjetur çekiçin në xhepin e palltos. Pas fjalëve që the ti në gjyq, u mërzita shumë dhe nuk dilja fare nga shtëpia. Sikur të mos më mjaftonte ajo që ishte pëshpëritur vite të tëra për mua se jam djali i Ahmet Zogut, ja dhe kjo tjetra tani, se kam një fëmijë me nusen e djalit. Kur vdiqa unë në 1998, të gjithë në varrim thoshin me zë të lartë se vdekja ishte e parakohshme (unë vdiqa në moshën 66 vjeç), dhe nën zë se ishte ti që ma shkurtove jetën me akuzën tënde. Kishte dhe të tjerë që thoshin nën zë se unë vdiqa në moshën e Ahmet Zogut 66 vjeç. Por gjithsesi askush nuk guxoi ta publikonte në media atë që the ti në gjyq, në 1991. Këtë gjë e bëri vetëm Mero Baze në vitin 2000. Ti me të drejtë u indonjove kur ai Blendi Fevziu që ti e mbaje për mik, ta vuri Meron para në studio. Atë natë u gëzova shumë me qëndrimin tënd. Edhe Aneta ishte e gëzuar. Më ndezi një qiri tek fotografia ime dhe më tha: “E shikon o Kristaq që ka ndryshuar djali? Ta vuri nderin në vend në sytë e botës!” Kishte të drejtë Aneta që thoshte “në sytë e botës”, se ne e dinim se çfarë bajge kishe nxjerrë nga goja ti në gjyq.
    “Tani,- më tha Aneta,- do ta bind Edin që të vijë një herë tek varri tënd dhe gojët e botës mbyllen përfundimisht”. Unë i thashë se nuk ka gjë që nuk vjen tek varri im, se ja shkon dy herë në vit tek varrezat e dëshmorëve, në 5 maj dhe në 29 nëntor, dh eve kurorë tek Monumenti i Nënës Shqipëri, të cilën e kam bërë unë. Kjo është njëlloj sit ë vijë tek varri i babait. Por këtu u zemërua Aneta me mua dhe i fryu qiririt dhe e fiku, se për këtë monument kemi pasur një sherr të vjetër me gruan. Aneta më thoshte se Monumentin “Nënë Shqipëri” e kam bërë sipas modelit të Nexhmije Hoxhës. Dyshimet shtoheshin edhe për faktin se unë në Kuvendin Popullor ulesha pranë Nexhmijes. Aneta më thoshte atëherë: “Mblidh mendjen o i zi se do të na zhdukë Enver Hoxha pa nam e nishan, ty dhe ne bashkë”. Por unë nuk kisha frikë se vetë shoku Enver më kishte thënë një herë: “Kristaq, Nexhmija ka një dobësi për ty si njeri i artit.
    Nexhmija është natyrë shumë e ndërlikuar dhe ndihet bosh. Unë jam i zënë me punët e partisë prandaj ti rriji afër dhe mbushe atë boshllëk që ndjen ajo”. Kështu, u ftoha pak me Anetën, atë mbrëmje që ti iu përveshe Mero Bazes, por me ty isha ngrohur shumë. Por ditën e hënë, më 12 janar të këtij viti, ti më hodhe përsëri baltë, duke dalë dhe duke mbrojtur publikisht Mero Bazen. Kjo ishte njëlloj sikur ti t’ i përsërisje para kamerave televizive ato fjalë që the në gjyqin e zgjidhjes së martesës me gruan tënde, para shumë vjetësh. Ti mund të kishe marrë në mbrojtje çdo njeri, edhe Fahri Balliun, por jo Mero Bazen. Se njerëzit mendojnë thjesht që, nëse Mero Baze për Edi Ramën është burrë që thotë të vërtetën, atëherë del se ka thënë të vërtetën edhe kur shkroi në gazetë se në gjyqin e divorcit me gruan ti e akuzove atë se djalin e kishte me vjehrrin, pra me mua, dhe jo me ty. Atëherë, në vjeshtën e vitit 2000, Mero Baze pretendoi se për shkak të kësaj që shkroi për ty dhe mua ia dogjën redaksinë e gazetës. E vërteta ishte se Meroja kishte zbritur në bodrum me një gazetare të re “t’ i hidhte benzinë gjeneratorit” se kishte ikur rryma elektrike dhe mbetën në bodrum edhe pasi erdhën dritat, duke “diskutuar”. Ajo gazetarja kishte marrë nga Meroja disa premtime, për të cilat donte t’ ia ndriçonte kujtesën duke i hedhur benzinë në trup dhe duke e ndjekur në bodrum me çakmak në dorë. Si nuk të shkoi mendja se, në rast se Mero Baze thotë të vërtetën, atëherë është e vërtetë dhe ajo fotografia që e botonte shpesh Mero Bazja në gazetë, ku ti, me pamjen e një pacienti çmendine, ke mbushur gojën me makarona. Më kujtohet mirë historia e asaj fotografie. Kur ti ike në Paris pas ndryshimit të regjimit, Aneta nuk më linte të qetë duke më thënë: “Kristaq, ç’ bën djali, pse nuk shkon ta shikosh një herë, do të drogohet dhe do të vdesë nga overdoza!”. Atëherë unë kisha shumë punë, bëja gurë varresh dhe statuja të vdekurish, se mafiozët që vriteshin paguanin që shokët e tyre të kishin varre madhështore.
    Ky duket se qe mallkimi im, që nga statujat e realizmit socialist, të kaloja tek ato të realizmit mafioz. Punova shumë dhe mblodha mjaft para. Me to shkova në Paris ku të gjeta ty në Sheshin Trokadero, atje ku mblidhen artistët ekcentrikë. Të gjeta të veshur në të zeza, dhe me shikimin e ngulur në tokë, me një pamje prej skizofreni. Kur të fola ngrite kokën dhe më the: “Ti je Kristaqi, domethënë Krishti, ndërsa unë jam Satani. Satani i biri i Krishtit, ky është zbulim teologjik dhe artistik!” Pastaj shkuam bashkë në një restorant, ku ti hëngre si Satani, dhe atje ai miku yt të bëri atë fotografinë, të cilën pastaj ia dha Mero Bazes, i pakënaqur se ti kur u bërë Ministër Kulture nuk ia sponsorizove ekspozitën. Kur ti dole dhe mbrojte Mero Bazen publikisht Aneta e kuptoi se unë ishe mërzitur shumë se më ndezi përsëri qiri jashtë rradhës, duke më thënë: “Kristaq, mos u mërzit se djali është depresiv”. Kështu më kishte thënë ajo gjithmonë për ty. Kështu më tha dhe atë ditë kur ti ishte i vogël, 14 vjeç, dhe të gjetën në një pozicion të turpshëm në bodrumet e Pallatit të Brigadave, ku të kisha marrë unë të shikoje veprat e artit të kohës së paraçlirimit, që i kishin hequr nga oborri i pallatit me urdhër të shokut Enver se binin ndesh me moralin komunist. Ty Edi të gjeti shoku Sulo tek një statujë prej mermeri që paraqiste një fëmijë me penisin e ngritur, e cila dikur kishte qenë pjesë e një shatërvani, ku uji dilte nga penisi. Ti Edi kishe ulur pantallonat dhe kishe zgjatur bythën, duke e futur penisin e statujës në të. Atëherë shoku Mehmet u nervozua shumë dhe desh të të çonte në shkollën e vagabondëve për riedukim, por shoku Enver e mori me shaka këtë ngjarje. Shoku Enver tha: “Ta shqirtojmë (shoku Enver nuk e thoshte dot “y”-në) punën e këtij djalit të Kristaqit më me zemërgjerësi”. Shoku Mehmet i lejoi vetes një shaka, duke thënë: Ky djali po qirtohej me atë statujën dhe mund të shpëtojë vetëm nëse e shqyrtojmë punën me bythëgjerësi, jo me zemërgjerësi, por unë në këtë rast unë nuk ngatërrohem”. Shoku Enver e pa me një shikim si të gjirokastrit kur i ke shkuar mik në shtëpi për drekë, dhe nuk foli, por për mua në atë moment u vendos fati i Mehmetit.
    Kur shkonim në bllokun e udhëheqjes tek daja i Anetës, Spiro Koleka, dhe takonim në rrugë shokun Enver që shëtiste në trotuaret e bllokut, ai ndalonte dhe më thoshte duke të rënë ty bythëve: “Se ç’ ka ky djali tënd që më pëlqen o Kristaq”. Profesor Fejziu, i cili e shoqëronte në këtë shëtitje i tha si me shaka: “Enver, në këtë rast unë jap dorëheqjen si mjeku tënd!” Atëherë, për atë që bëre ti me statujën, unë ia vura fajin atij djalit të Bilbilit, me të cilin shoqëroheshe ti, se ai njihej për këto punë. Atë Mero Bazen ti jo vetëm që nuk duhet ta kishe marrë në mbrojtje, por duhet ta kishe paditur në gjykatë, siç bëri miku yt Maksi kur një gazetë, duke u tallur me të për shkak se thotë shpesh që ka lindur në Paris, shkroi për të se ishte biri i një algjeriani me të cilin nëna e tij kishte pasur lidhje në Paris. Ti nuk tregove as aq dinjitet sa Maksi për të mbrojtur nderin e familjes. Kjo tregon se ti beson tek ajo akuzë që më bëre në gjyq. Atë natë që ti dole dhe mbrojte Mero Bazen solla ndërmend të gjitha ato sakrifica që kisha bërë për ty. Gjithë psikiatërve të njohur të Tiranës u kam bërë bustet e prindërve, vetëm që të të kuronin ty privatisht dhe jo duke u shtruar në spital. Të futa dhe në basketboll, në skuadrën e “Dinamos” vetëm që të gjendej një justifikim për të shkuar jashtë shtetit për kurim, në një klinikë psikiatrike në Vjenë. M’ u desh t’ i bëja Hekuran Isait bustin e babait të tij, që tit ë mund të botoje ndonjë gravurë tek revista e Ministrisë së Brendshme “Në Shërbim të Popullit”.
    Mbrëmë m’ u afrua babai, Ahmet Zogu, se më pa ashtu të mërzitur. Vlashi i vinte para duke bërë sikur drejtonte timonin e veturës së tij, se në këtë botë nuk ka vetura. Por Vlashi bënte adetin, se Naltmadhnia i ka qejf këto gjëra. Gjysh Ahmeti është gjithmonë në hall për formën e regjimit, por u kënaq kur i thashë se Partinë Socialiste do t’ ia lesh trashëgim djalit, Gregorit, kështu që vazhdon dinastia. U kënaq që Gregori ka filluar që tani të stërvitet në punët e politikës dhe të qeverisjes, duke dhënë leje ndërtimi për pallate në kafenetë e bllokut. Baba Ahmeti ma prishi pak qejfin kur tha se i kujtdo qoftë djali, yti apo imi, rëndësi ka që pushteti mbetet në familje. Ma la amanet që nipin e tij dhe vëllain tënd, Princ Lekën, të mos e lëvizësh nga Ministria e Jashtme kur të ndërrohet pushteti, por madje ti japësh një post më të lartë, duke e bërë këshilltarin tënd. Ishte kënaqur shumë gjysh Ahmeti që vjet e ftove Lekën në mbledhjen e FRESSH. Edi, kam marrë vesh se asaj femrës me të cilën ke dalë fotografi nudo në plazhet e Francës, ia ke çuar emrin në Amerikë tek Sorosi, për t’ u bërë drejtoreshë e Fondacionit “Soros” në Tiranë. Mirë ke bërë se është vajzë e zgjuar. Ishte ajo që i vajti mendja që për t’ u shëruar nga kompleksi tënd i inferioritetit që sipas psikiatërve që të kanë vizituar të është krijuar se je i gjatë me penis shumë të vogël (vetëm Gonxhes i dukej i madh), të dilje fotografi nudo me një penis artificial. Prandaj e pranove vërtetësinë e fotografive dhe nuk i mohove si montime. Me këtë kompleks tëndin kemi vuajtur shumë. Në mbrëmjen e ditës që të kapën në bodrumin e Pallatit të Brigadave, unë të mora vetëm për vetëm në dhomë në shtëpi dhe të pyeta përse e bëre. Ti the vetëm këto fjalë: “Të urrej se më ke bërë kaq të gjatë dhe me l… kaq të vogël”.
    Dëgjo more djalë, më duket se Berisha ta ka ngecur atë Meron që ti të bëhesh fare qesharak, duke e mbrojtur. Nëse Meroja është burrë që thotë të vërtetën, atëherë ti Gregorin e ke vëlla dhe jo djalë. U çudita shumë me atë protestën e gazetarëve në mbrojtje të Meros. Atje pashë Ylli Rakipin, i cili ka qenë i pari që i ka nxjerrë në gazetë Mero Bazes pseudonimin “Çorapja”, që u shfaq në banderolat me pseudonime sigurimse që ishin kapur në tullumbace në protestën që bëri FRESSH në vitin 2006 para parlamentit. Sipas atyre që thuhen këtej nga jam unë, ato mjediset që ka marrë Meroja me qira dhe për të cilat bëhet sherri, ka dashur t’ i privatizojë dhe të ndërtojë një pallat atje, me lejen që i ke premtuar ti. Nëse ka gjë të vërtetë këtu, do të mallkoj që nga kjo botë. Sokol Balla me Muç Nanon më erdhën një ditë tek varri dhe m’ u qanë se i ke lënë pas dore dhe Meroja është bërë shefi tënd i propagandës. Ua qava hallin po ç’ të bëj. Një ditë, në këtë botën tjetër ku jam, erdhi më takoi Adolf Hitleri. Kishte kuriozitet të dinte për ty, që i ngjan atij se je një piktor i dështuar që u bëre politikan. Pasi më dëgjoi ato që i tregova për ty, të shpërfilli duke të quajtur karikaturën e tij. “Ç’ pret nga një njeri që për hyrjen në politikë i detyrohet funeralit të të atit”,- tha fyhreri, duke e pasur fjalën për atë se ti u bëre ministër në 1998, kur erdhe të marrësh pjesë në varrimin tim. Aneta atëherë kishte dyshime dhe të pyeti troç atje para arkivolit tim, nëse erdhe se të ofruan postin e ministrit dhe u gjende në funeral, apo erdhe për funeralin dhe të ofruan postin e ministrit. Ti iu përgjigje se erdhe për funeralin, por nuk ishte aq i sinqertë. Megjithatë Aneta e shkretë të besoi dhe nuk ndenji dot pa thënë: “Eh, i shkreti Kristaq, që kur ke lindur të ka ndihmuar ty more djalë, që për gjithçka që ke arritur në jetë i detyrohesh atij, për liceun artistik, për shkollën e lartë të pikturës, për vendin që more si pedagog, dhe ja ku po të ndihmon edhe atë me vdekjen e tij, se duhet të vije në varrimin e tij, që të bëheshe ministër”. Atëherë, para se të vdisja, Aneta kishte filluar përsëri me lajtmotivin e saj: “Kristaq, ç’ bën djali, do të vdesë me overdozë! Duhet të shkosh një herë në Paris ta takosh që të nxjerrim merakun” Dhe unë i mjeri u lodha shumë duke bërë gurë varresh, që të mblidhja paratë dhe zemra më la. Do të isha gjallë sot e ti do të ishe në Paris për faqe të zezë. Ndoshta më mirë që ndodhi kështu. Dhe të lutem të pushosh së bëri karikatura për mua në zyrë se do t’ i gjejnë ata të gazetës “Sot” dhe do të bëhemi gazi i botës edhe më keq kur të botohen. Një ditë më erdhi Maksi tek varri dhe m’ u ankua që kishe shkuar në Kosovë, por unë i thashë se ta do puna të bësh sikur e do Kosovën. Megjithatë atë që kenë shpirt e tregon kur e mban Maksin, antikosovarin e deklaruar, si këshilltarin tënd të privilegjuar urbanist, edhe pse nuk është më shumë se inxhinier hidroteknik, dhe kur projektet për pallate që bën Maksi kanë viston tënde për leje ndërtimi. Ç’ të të them më tepër more djalë! Unë e kam emrin Kristaq, pra Krisht dhe qenka e thënë që në atë botë ku je ti, dhe në këtë botë ku jam unë ti të jesh “kryqi” që unë do ta mbaj për të vuajtur.
    Më shkruaj edhe ti ndonjë fjalë, edhe pse je i zënë me zgjedhjet. Mirë bërë që e prishe atë halen tek ish-kinema “Partizani”, se kam kujtime të këqija nga ajo. Aty të kapte policia kur ishe adoleshent. Ti hyje gjoja në ËC dhe pastaj dilje me pantallonat e ulura, gjoja për të larë duart, duke u treguar të pasmet njerëzve. Ah, se mos harroj. Kam dhe dy merake. I pari, meqenëse shkove takove Nënë Feridenë dhe e çove deri në shtëpi, kujtohu që të shkosh ndonjëherë edhe tek nëna jote Aneta se më ankohet që të shikon vetëm në televizor, si atë ditë që organizove atë spektaklin me Nadirin, që gjoja do të hidhej nga tarraca e Hotel Tiranës, Aneta ishte shumë e shqetësuar dhe më thoshte: “Kristaq, kam frikë se do të hidhet Edi vetë nga tarraca e pesëmbëdhjetëkatëshit!” Unë nuk e besoja këtë, por kisha frikë se mos hidhje Rudinën. Merakun tjetër e kam për atë djalin që i fillon emri me “E” si ty, atë djalin e “Mjaftit”, të cilit i dolën para teje ato fotot skandaloze me djem që vishen si femra dhe që tani ka krijuar G-99, atë që një ditë para vitit të ri tha tek Arian Çani se nuk është as i fejuar dhe as i martuar me atë asamblisten tënde, që ka vendosur ta presë derisa të bëhet si Nënë Ferideja. Më duket se ai ta ka me hile, edhe pse ti e ke trajtuar me shumë bythëgjerësi, siç tha atëherë shoku Mehmet. Më duket se ai djali kërkon të ta punojë ty siç ia punove ti Nanos. Ç’ tu desh ai, nuk e kishe mjaft Gonxhen që të ishte besnik deri në vdekje. Pati të drejtë Gonxhja që, atëherë kur u shfaq ky djali i “Mjaftit”, hapi portën e liqenit nga xhelozia. Pastaj ja tek po rritej Gregori, ç’ e doje këtë djalin e “Mjaftit”. Më dëgjo mua, thuaji atij Bahriut, që është në krye të djemve të Zylyftar Ramizit, të nxjerrë ca karta nga Kthina e Lakuriqit dhe nxirre fare nga politika atë djalin e G-99, e degdise në Gjirin Persik. Se çka ca gjëra ai. Kështu më tha një ditë këtej Kadri Hazbiu, që ishte ministër i brendshëm kur ai lindi. Se tani që edhe ai djali i G-99 e ka marrë në mbrojtje Mero Bazen, i cili është babai i gazetarisë perverse me akuza familjare në Shqipëri, duhet ta provojë edhe në shpinën e tij këtë lloj gazetarie, pa u mërzitur, në emër të shoqërisë së hapur.

    Sot

  5. #15
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    i gjithe "ndertimi", ashtu dhe "boshti" i shkrimeve brarike kerkon qe ti jape ngjarjeve e zhvillimeve ne Shqiperi tonin e betejes kalorsiake midis salis dhe "armiqve, duke pasur ne epiqender kandidatin kryesor qe mund ti zere vendin ...

    kuptohet, te gjithe te tjeret (perveç pal vates dhe brarikut) jane krokodila, zhapike, vemje, shushunja ...

    mirpo keto krokodilat, zhapiket, vemjet, shushunjat, vampiret ... te gjitha kane dalur nga barku punist, prej nga ka dalur edhe salis ... salis, pal vata, e braris bejne perjashtim ...

    por keta kane dalur nga korridoret e bodrumet me te felliqura te sigurim - punizmit, sado qe mundohet ti fshehe braris, çfardo emri te perdore saliu, çfardo histori makabre te nxjerre ...

    te gjitha fijet e poshtersive te çojne te salis ... ai eshte shpresa e zombive punisto-sigurimsa ...

    por ka edhe nje fund ... dhe ai afrohet çdo dekike ...

  6. #16
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    E di si eshte kjo pune Duaje Siveten?

    Kur po diskutohej kodi zgjedhor u be nje aleance PS-PD ne dem te LSI-se...tani aleance PD-LSI ne dem te Edi Rames.

    E kane kthyer ne lufte personale dhe keta zoterinj harrojne se kane fatet e ketij kombi mbi shpatulla.
    Eshte e turpshme qe buxheti te bllokohet ne kete menyre.Si do pastrohen rruget?Si do ngrohen shkollat?Po kopeshtet?

    Turp qe e kane kthyer skenen politike shqiptare ne nje arene gladiatoresh antik,ku luftohej vetem per pushtet personal e jo per komb.

  7. #17
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Rama: Keshilli Bashkiak te votoje buxhetin

    Kryetari i Bashkise, Edi Rama, kerkoi votimin ne Keshillin Bashkiak te buxhetit per vitin 2009, nga te gjithe anetaret, pasi ata perfaqesojne interesat e qytetareve dhe jo ambiciet dhe deshirat e politikes.

    Ne nje konference per shtyp, kreu i bashkise, theksoi se buxheti eshte detajuar dhe eshte hartuar ne bashkepunim me qytetaret e Tiranes dhe ekspertet; ka marre muaj te tera pune dhe degjesa publike.

    Duke folur per rrezimin e buxhetit ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak, kryeqytetari i Tiranes, theksoi se cdo gje erdhi nga mungesa e deshires se kundershtareve per te zgjidhur problemet e njerezve.

    “Buxheti eshte i qytetareve dhe jo i politikes, i nevojes se qytetareve dhe jo ambicieve, ndaj duhet votuar pavaresisht nga politika e dites”, u shpreh Rama.

    Miratimi i projektbuxhetit te bashkise u shty ne kohe, pasi keshilltaret e LSI-se bashkuan votat me ata te PD-se duke votuar kunder draftit ne kete vit elektoral.

    T-CH

  8. #18
    Mund te shihet gjikundi ky buxheti i detajuar qe thot Rama?

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me "qytetare" rama nuk kupton gjys milion qytetaret e tiranes..por nje dore maks velosh veli ervinash e ko.qe kokdhimash..

    prandaj mir ja ka bere keshilli qe ja ka rrezuar edvin mim shalso tahirave.. kte hajni te re.. me nickun "buxhet"..

  10. #20
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Tirana ka 1 milione banore...po tani si do behet per mbarevajtjen e qytetit?

    Per te demtuar Edi Ramen (qe se vret mendjen fare pasi kur bllokohej buxheti ishte ne Dubai a Katar se s'me kujtohet) behet kurban e gjithe Tirana.

    Si ne kopesht pa dreke kjo pune.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Vazhdojnë punimet e rrugës Durrës-Morinë
    Nga Iceberg në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 08:47
  4. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12
  5. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •