Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11

Tema: Pragu...

  1. #1

    Pragu...

    Kete proze te shkurter, ua kushtoj mive te mi M & B, duke i pershendetur e perqafuar fort...


    Pragu…



    Kush ka thėne qė dashuria ėshte e verbėr, ka qenė mashtruesi mė i madh. Dashuria ka sy. Sy tė shndritshėm, tė etur, shpues, zhbirues, tė aftė qė tė depėrtojnė edhe nėn dhé apo mijra kilometra larg - kėtė mendoi teksa vėshtroi nga poshtė ballkonit, profilin e saj tė hajthėm…
    Ndėrkohė qė dridhej prej tė ftohtit ngjethės tė qytetit malor, solli nder mend kalvarin disamujor tė njohjes sė tyre ireale…
    I rezultoi i mbushur me dėshirė, dashuri, tėrheqje marramendėse, lotė, dritherima dhe pakėz trishtim, mė se normal ky i fundit pėrderisa gjendeshin mijra kilometra lerg. Iu kujtua njė thėnie e saj: “Njė puthje larg…”.
    Po shpirt – mendoi trishtueshėm – jemi vec njė puthje larg, mjafton qe ti tė lėshohesh si pupėl nga ai ballkon – burg.
    Mes errėsirės, pa dritėn e zbehtė tė cigares se saj. Dora e tij e mardhur, duke guxuar tė levize prej xhepit, shkroi: “Shpirt, mundesh tė mė pergjigjesh tani nė tel?”
    Mes tisit tė mesnatės, pa qe ajo levizi dhe pas kesaj, ai shqoi njė dritė tė pakėt. Ishte ekrani i celularit tė saj. Pas disa sekondash, u ravijezua nje “Po!”.
    “Zemra imeeeeeeeeeeeeee…”
    Zėri saj e rrėnqethi.
    “Ohhhh…pėrse? Pėrse? Pėrse nuk me the?”
    “Surprizė, nuk mund te takoheshim me skemat e lodhura tė bashkėvuajtesve tanė…”
    “Shshshshshtttt!!! Mos!!! Dėgjohesh deri ketu.”
    “Erdha vetem pėr njė kafe, njė pėrqafim dhe nqs ti m do aq sa thua, edhe pėr njė puthje tė gjatė. Kaq. Kėrkoj shumė nga jeta?”
    Nga ana tjetėr, dėgjoi nje ngashėrimė dhe njė rrymė e nxehtė e pėrshkoi tė tėrin duke pėrfytyruar lotėt tek i binin mbi lėkurė, buzė, gjinj… Hmmmmm…ja kėtu hynte ai dhe ia lepinte lotėt duke u ēmendur prej dėshirės qė tė ishin ujvarė dhe te rridhnin e tė rridhnin edhe mė poshtė…”
    Uh, djall, i uleriti vetes, edhe tani qė e ke mė tė gjallė se kurrė pėrballė, vazhdon ta lodhėsh fantazinė?
    Ajo heshtte duke frymėmarrė rėndė dhe duke pritur qė ai tė fliste.
    Mbylli telefonin tejet i trishtuar dhe formuloi sms-nė mė tė shkurtėr qė kish shkruar ndonjėherė: “Nesėr???”
    Ajo iu pėrgjigj nė ēast: “Nė orėn 8 mė telefono.”
    E ngarkoi veten mbi kėmbet e lodhura dhe e ngjiti deri tek hoteli i vogėl nė majėn e kodrės, pėrmes njė rrugice gjarpėruese.
    U shtri ashtu me kėpucė dhe fjeti gjumin e tė vdekurve.
    Tėrė natėn u end mbi trupin e saj duke ia marrė frymėn ėndrrash…

    …………………………...............……… .................... . .
    Sapo u gjend pėrballė portės, ndjeu ftohtėsi dhe tendosje sikur ti kishin futur nė trup njė skelet akulli.
    Nė gjysmėerrėsirėn e kuqėrremtė tė shtėpisė, u shfaq silueta e saj e brishtė.
    Njė dorė, e tėrhoqi brenda…
    U ndie kaq i dobėt dhe i plogėsht sa mend po humbiste. Zgjati dorėn dhe kėrkoi njė pikė ku tė mbėshtetej. Preku njė pasqyrė. Sipėrfaja e saj e lėmuar, e ndihmoi tė binte…
    Perceptoi siper tij frymėmarrjen dhe gojėn e nxehtė qė i rrėmbeu edhe atė pak frymė qė i kish mbetur…Ēuditėrisht, u ndje i fortė si ujk. E rrėmbeu krahėsh dhe e fundosi nė detin e tij duke u ndier shtroja e saj, ndėrsa ajo gjethja qė pluskonte lagėsht…
    Poshtė saj, sipėr, anash, brenda, jashtė saj…ėmbėl, dhimbshėm, ethshėm, ujshėm, kafshueshėm…dhunshėm…
    I tha qė ishte skllav i saj. Ajo nuk e pranoi aspak kėtė pakt dhe “rishkroi” tė kundėrtėn, duke e bėrė tė ndihej ZOT i trupit dhe shpirtit tė saj…
    Nuk arrinte tė perceptonte nė ishte i plotė. Here ndihej njė gjymtyrė, herė njera gjysmė. Formonin tė dy, njė tė tėrė tė ēmendur dhe tė lumtur. Njė e tėrė e harbuar qė kafshonte jo vetėm lėkurėn por edhe llavėn e nxehtė qė krijonte grumbullime tė kuqe gjaku nėpėr hartėn e universit tė tyre tė pėrbashkėt.
    Lakuriqėsia e saj e hajthme, ngėrtyer me ultėsira tė buta e kodrina tė harbuara gjinjsh, e bente tė ndihej i etur kafshėrisht…
    Nuk kish dashuruar me parė asnjėherė kėshtu.
    Mbase njė here…por…dikur…dikur nė njė epokė tė largėt kur dashuria i dukej si planet i kuq dhe pėrvelues…ndėrkohė qė tani e kishte nė duar dhe e plastifikonte duke i dhėnė forma marramendėse…
    Nėn trupine saj… Nėn magjinė e ėmbėl te saj…
    “Dua tė vdes kėshtu, - mėrmeriti ėmbel ajo duke frymėmarrė lėngshėm… I pėrpiu frymėn, burimin e buzėve, gjuhėn, shpirtin dhe pati deėhire tė vdiste edhe ai nėn tė. Iu kujtua njė gjetje e para disa viteve nė nje akullnajė. Ishin dy skelete tė pėrqafuar butėsisht tė mbetur kushedi se sa mijra vjet nėn akull.
    Njė vdekje e ėmbel…Strukur tek njėri tjetri pėrjetėsisht…
    Dikur, i mėsuar tė rendte sa nga njėra femer tek tjetra, do kish qeshur me kėte “gjetje”. Tani, i pushtuar totalisht nga kjo “gjysmė”, u ndie i ngėrthyer nga njė robėri e dėshiruar…e ėmbel…
    “Te duaaaaaaaaaaaaaaaaaaa…kupton??? – ulėriti pa zė.
    Sytė e saj i dhuruan njė vėshtrim tė qelqtė i cili shkriu diku mbi fytyrėn e tij duke pikuar dy lotė tė kripur…
    Ajo, iu lėshua si hijenė, duke e perpirė me gojėn e nxehtė, duke e risjellė nė qendėr tė universit per ta ripushtuar sėrish nga e para…

    …………………………………..................................... .. . . .

    Nga dritarja e avionit perceptoi tė fundmen panoramė nga atdheu.
    Mbylli sytė dhe u pėrpoq tė risillte nė kujtesė nimfėn e tij.
    Nuk mundi. Imazhi i saj tashme ishte zhdukur.
    “Femra e tij”, kish mbetur pas, atje mes errėsires, tek ballkoni, me vėshtrimin e qelqtė(gati per tu shkrirė) qė ai po e ndjente deri nė palcė…
    Dashuria kishte prolog kėtė veshtrim dhe epilog hapėsirėn ajrore mes tij dhe pragut…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga M_u_Z_a : 13-01-2009 mė 10:11
    E bardha eshte pak...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Urime Suzane !

    Eshte nje tregim me te vertete i ndjere dhe rreqethes per sa i perket detajeve dhe insinuatave.

    U emocionova .

    Ju uroj qe te keni ende tregime te ketij niveli.
    Ju falenderoj per vepren e bukur qe keni postuar.
    Nje stil i nxehte markezian i thurur bukur me zerin femeror dhe karakteristikat tuaja stilistikore.
    Eshte dhe nje tjeter kenaqesi sepse jam i pari qe postoj pas ketij shkrimi dhe keshtu ju uroj dyfish.

    Me respekt, Gentjan Banaj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GeoF : 13-01-2009 mė 17:41

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga GeoF Lexo Postimin
    Urime Suzane !

    Eshte nje tregim me te vertete i ndjere dhe rreqethes per sa i perket detajeve dhe insinuatave.

    U emocionova .

    Ju uroj qe te keni ende tregime te ketij niveli.
    Ju falenderoj per vepren e bukur qe keni postuar.
    Nje stil i nxehte markezian i thurur bukur me zerin femeror dhe karakteristikat tuaja stilistikore.
    Eshte dhe nje tjeter kenaqesi sepse jam i pari qe postoj pas ketij shkrimi dhe keshtu ju uroj dyfish.

    Me respekt, Gentjan Banaj

    Pershendetje Gent!
    Proza eshte shkruar "me nje fryme" mbreme pas mesnate.
    I duhet bere nje "operacion i imet plastik" vende - vende.
    Te flenderoj per vleresimin! Eshte kenaqesi komunikimi me ty.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga M_u_Z_a : 13-01-2009 mė 19:09
    E bardha eshte pak...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Vazhdo Suzi te m'i kalosh urimet e mia per ty, me krijimtarine tende te shumemirepritur nga mua. Perqafime, Mondi

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Vazhdo Suzi te m'i kalosh urimet e mia per ty, me krijimtarine tende te shumemirepritur nga mua. Perqafime, Mondi

    Te falenderoj per kurajon i dashur Mond!
    Me ka munguar "fjala" jote...
    E bardha eshte pak...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Kjo eshte proze poetike e mirefillte,bile mua me dha ndiesine e nje poezie te dashur e cila si refreni i nje kenge te shoqeron, kur don te telefonosh nje njeriu te dashur prane nje kabine telefonike ,nga nje tavoline me tavllen mbushur plot me bishta cigaresh apo ne momentin qe del nga dera e aeroportit e deri tek shkallet e avionit .
    Muza ,mua me pelqeu shume,sukse ne shkrimet e tjera .
    ps-mua nuk do te me pelqente me shume po ta operoje
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg Lexo Postimin
    Kjo eshte proze poetike e mirefillte,bile mua me dha ndiesine e nje poezie te dashur e cila si refreni i nje kenge te shoqeron, kur don te telefonosh nje njeriu te dashur prane nje kabine telefonike ,nga nje tavoline me tavllen mbushur plot me bishta cigaresh apo ne momentin qe del nga dera e aeroportit e deri tek shkallet e avionit .
    Muza ,mua me pelqeu shume,sukse ne shkrimet e tjera .
    ps-mua nuk do te me pelqente me shume po ta operoje

    Ok, nuk do e "operoj" edhe pse "nderhyrja kirurgjikale", konsistonte ne "krasitjen" e filizave poetike qe besoj se e rendojne paksa prozen.

    Te falenderoj Ajzberg!!!


    E bardha eshte pak...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Jemi te gjithe nje mendim, e vleresoj dhe shkrimin e ajzberg, por , i lutem suzanes dhe te tjereve te me falin nese e kam gabim, fjalia e fundit mu duk e nxituar dhe ja humbet ate dramacitetin romantik qe tregimi mbartte.
    Kjo ishte ideja ime qe dje dhe mua mu duk me vend nese ajo fjali ishte tre fraza me lart ose te mos ishte fare.
    NJe truk fare i lehte do te ishte mire, por fare i lehte qe te mos prishte ritmin dhe refrenin e embel .
    Me respekt Genti
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GeoF : 14-01-2009 mė 17:49

  9. #9
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Muze e nderuar. Shume me pelqen proza yte dhe gjithnje ndalem per te vjedhur nje fllad, nje cast te vecante qe ke hudhur pavetedije (ndoshta), por qe ka nje te vertete te pamposhtur dhe nje shije te embel. Do te vecoja permbylljen e Pragut...

    Dashuria kishte prolog kėtė veshtrim dhe epilog hapėsirėn ajrore mes tij dhe pragut…

    Kjo e ben te 'panevojshme' ngjarjen e mesiperme, sepse ke arritur ta thuash te gjithen me ne fund, me shume pak fjale. Dashuria s'eshte tjeter vec se nje fluske sapuni, e cila ka te mberthyer ne vete: deshiren, joshjen, veshtrimin, epshin, dalldine, mungesen, mallin, lotet, etj. Me nje te plasur te gjitha keto fluturojne ne qiellin e pafund, dhe ku mbeti dashuria me sy apo e verber!?

    Une kam nje te "mete", ate qe lexoj e kap ashtu sic dua dhe me jep kenaqesi te vecante, por nuk do te thote qe kam te drejte.
    Urime dhe suksese

    Z
    • The rest is silence.


  10. #10
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Citim Postuar mė parė nga M_u_Z_a Lexo Postimin
    Kete proze te shkurter, ua kushtoj mive te mi M & B, duke i pershendetur e perqafuar fort...


    Pragu…


    PRELUDI I NJE TREKENDESHI PROZAIK



    Ėshtė bėrė dukuri qenėsore krijimtaria e Suzana Zisit qofte ne poezi qofte ne prozen poetike te ketij modeli te trekendeshit prozaik Pragu. Ajo synon tė ndėrlidhet me tė gjitha sistemet e dijes pėr tė krijuar funksionin e njė organizmi qė mundet dhe ka forcėn e njė substance tė mendjes qė e ve nė funksionlizim veprimin intim tė tabuizuar nga nje anė, e te deshiruar pergjithėsisht.

    S’domend, nė kėtė vėrdallisje ( siē mund ta quajnė ata qe nuk e kuptojnė !), apo nė kėtė korrespondencė linjash tė anatemuar ne shekuj, , ka dalur nga binarėt e durimit dhe ka sfiduar rrefimin, i cili, nga shkėndija e idesė tė ndezė sfidėn e njė agimi tė ri nė permasėn e jetės ku del substanca e qenies dhe rrezaton dukje e realitetit qė argumenton unitetin dhe realitetin qė fryhet e zbrazet saherė qė dridhet apo ngazėllehet disponimi tradicionali i linjave njerėzore nė raportin intim!





    Kush ka thėne qė dashuria ėshte e verbėr, ka qenė mashtruesi mė i madh. Dashuria ka sy. Sy tė shndritshėm, tė etur, shpues, zhbirues, tė aftė qė tė depėrtojnė edhe nėn dhé apo mijra kilometra larg - kėtė mendoi teksa vėshtroi nga poshtė ballkonit, profilin e saj tė hajthėm…
    Ndėrkohė qė dridhej prej tė ftohtit ngjethės tė qytetit malor, solli nder mend kalvarin disamujor tė njohjes sė tyre ireale…
    I rezultoi i mbushur me dėshirė, dashuri, tėrheqje marramendėse, lotė, dritherima dhe pakėz trishtim, mė se normal ky i fundit pėrderisa gjendeshin mijra kilometra lerg. Iu kujtua njė thėnie e saj: “Njė puthje larg…”.
    Po shpirt – mendoi trishtueshėm – jemi vec njė puthje larg, mjafton qe ti tė lėshohesh si pupėl nga ai ballkon – burg.
    Mes errėsirės, pa dritėn e zbehtė tė cigares se saj. Dora e tij e mardhur, duke guxuar tė levize prej xhepit, shkroi: “Shpirt, mundesh tė mė pergjigjesh tani nė tel?”
    Mes tisit tė mesnatės, pa qe ajo levizi dhe pas kesaj, ai shqoi njė dritė tė pakėt. Ishte ekrani i celularit tė saj. Pas disa sekondash, u ravijezua nje “Po!”.
    “Zemra imeeeeeeeeeeeeee…”
    Zėri saj e rrėnqethi.
    “Ohhhh…pėrse? Pėrse? Pėrse nuk me the?”
    “Surprizė, nuk mund te takoheshim me skemat e lodhura tė bashkėvuajtesve tanė…”
    “Shshshshshtttt!!! Mos!!! Dėgjohesh deri ketu.”
    “Erdha vetem pėr njė kafe, njė pėrqafim dhe nqs ti m do aq sa thua, edhe pėr njė puthje tė gjatė. Kaq. Kėrkoj shumė nga jeta?”
    Nga ana tjetėr, dėgjoi nje ngashėrimė dhe njė rrymė e nxehtė e pėrshkoi tė tėrin duke pėrfytyruar lotėt tek i binin mbi lėkurė, buzė, gjinj… Hmmmmm…ja kėtu hynte ai dhe ia lepinte lotėt duke u ēmendur prej dėshirės qė tė ishin ujvarė dhe te rridhnin e tė rridhnin edhe mė poshtė…”
    Uh, djall, i uleriti vetes, edhe tani qė e ke mė tė gjallė se kurrė pėrballė, vazhdon ta lodhėsh fantazinė?
    Ajo heshtte duke frymėmarrė rėndė dhe duke pritur qė ai tė fliste.
    Mbylli telefonin tejet i trishtuar dhe formuloi sms-nė mė tė shkurtėr qė kish shkruar ndonjėherė: “Nesėr???”
    Ajo iu pėrgjigj nė ēast: “Nė orėn 8 mė telefono.”
    E ngarkoi veten mbi kėmbet e lodhura dhe e ngjiti deri tek hoteli i vogėl nė majėn e kodrės, pėrmes njė rrugice gjarpėruese.
    U shtri ashtu me kėpucė dhe fjeti gjumin e tė vdekurve.
    Tėrė natėn u end mbi trupin e saj duke ia marrė frymėn ėndrrash…




    Nė kohėn bashkohore, ky dialog eshte i perditshem! Sepse shfrimi per te realizuar deshiren eshte eskalues, per largesat apo ndalimet qe i ben largesia! Neper kete realitet rrethanash , Suzana ka venė shenjestren , se bota , nuk zhvillohet mbi parimet e se kaluarės. Ajo ka perjetuar njė esencė ndryshimi, siē e ka orientuar edhe bashkimin shpirtror me bashkimin trupor tė intimave. E ne realitet, ne rrethana shume perēudnuese, akoma cilesohet si i palejuar edhe te shkruhet, te ndjehet e te pasqyrohet nė dimensionet e jetes shqiptare, edhepse, ka pushtuar , ka mbushur e stermbushur nevojen e nje qasjeje objektive, ku arrihet liria dhe nevoja qe e ka njeriu!
    Prej kesaj rrjedhe, jane vene ne spikame ndarjet e nje teresie te burrit dhe gruas. I pari shtigjeve te mergimit, e dyta ne pritje. Dhe, malli, dashuria, ndjenja ! Si mund te mos jene skena te prozes shqiptare keto plage qe synojne te sherohen vetem me unitetin e dy gjymtyreve te ndara nga rrethanat dominuese dhe egzistenciale, per te permbushur botekuptimin dashuri ?!






    …………………………...............……… .................... . .
    Sa po u gjend pėrballė portės, ndjeu ftohtėsi dhe tendosje sikur ti kishin futur nė trup njė skelet akulli.
    Nė gjysmėerrėsirėn e kuqėrremtė tė shtėpisė, u shfaq silueta e saj e brishtė.
    Njė dorė, e tėrhoqi brenda…
    U ndie kaq i dobėt dhe i plogėsht sa mend po humbiste. Zgjati dorėn dhe kėrkoi njė pikė ku tė mbėshtetej. Preku njė pasqyrė. Sipėrfaja e saj e lėmuar, e ndihmoi tė binte…
    Perceptoi siper tij frymėmarrjen dhe gojėn e nxehtė qė i rrėmbeu edhe atė pak frymė qė i kish mbetur…Ēuditėrisht, u ndje i fortė si ujk. E rrėmbeu krahėsh dhe e fundosi nė detin e tij duke u ndier shtroja e saj, ndėrsa ajo gjethja qė pluskonte lagėsht…
    Poshtė saj, sipėr, anash, brenda, jashtė saj…ėmbėl, dhimbshėm, ethshėm, ujshėm, kafshueshėm…dhunshėm…
    I tha qė ishte skllav i saj. Ajo nuk e pranoi aspak kėtė pakt dhe “rishkroi” tė kundėrtėn, duke e bėrė tė ndihej ZOT i trupit dhe shpirtit tė saj…
    Nuk arrinte tė perceptonte nė ishte i plotė. Here ndihej njė gjymtyrė, herė njera gjysmė. Formonin tė dy, njė tė tėrė tė ēmendur dhe tė lumtur. Njė e tėrė e harbuar qė kafshonte jo vetėm lėkurėn por edhe llavėn e nxehtė qė krijonte grumbullime tė kuqe gjaku nėpėr hartėn e universit tė tyre tė pėrbashkėt.
    Lakuriqėsia e saj e hajthme, ngėrtyer me ultėsira tė buta e kodrina tė harbuara gjinjsh, e bente tė ndihej i etur kafshėrisht…
    Nuk kish dashuruar me parė asnjėherė kėshtu.
    Mbase njė here…por…dikur…dikur nė njė epokė tė largėt kur dashuria i dukej si planet i kuq dhe pėrvelues…ndėrkohė qė tani e kishte nė duar dhe e plastifikonte duke i dhėnė forma marramendėse…
    Nėn trupine saj… Nėn magjinė e ėmbėl te saj…
    “Dua tė vdes kėshtu, - mėrmeriti ėmbel ajo duke frymėmarrė lėngshėm… I pėrpiu frymėn, burimin e buzėve, gjuhėn, shpirtin dhe pati deėhire tė vdiste edhe ai nėn tė. Iu kujtua njė gjetje e para disa viteve nė nje akullnajė. Ishin dy skelete tė pėrqafuar butėsisht tė mbetur kushedi se sa mijra vjet nėn akull.
    Njė vdekje e ėmbel…Strukur tek njėri tjetri pėrjetėsisht…
    Dikur, i mėsuar tė rendte sa nga njėra femer tek tjetra, do kish qeshur me kėte “gjetje”. Tani, i pushtuar totalisht nga kjo “gjysmė”, u ndie i ngėrthyer nga njė robėri e dėshiruar…e ėmbel…
    “Te duaaaaaaaaaaaaaaaaaaa…kupton??? – ulėriti pa zė.
    Sytė e saj i dhuruan njė vėshtrim tė qelqtė i cili shkriu diku mbi fytyrėn e tij duke pikuar dy lotė tė kripur…
    Ajo, iu lėshua si hijenė, duke e perpirė me gojėn e nxehtė, duke e risjellė nė qendėr tė universit per ta ripushtuar sėrish nga e para…



    Ne arritjen e realizimit, "Sa po u gjend pėrballė portės, ndjeu ftohtėsi dhe tendosje sikur ti kishin futur nė trup njė skelet akulli."

    Sa e trishtė. Ka te ngjare qe cdo kthim i tille, i shqiptareve nga mergimi, i shqiptareve nga zendanet, te rrezatonte ate skelet akulli. Megjithat Suzana nuk i jep ate dimension. Ajo ka faktuar pamjen pozitive, qe e intensifikon rrjedhen e jetes, e mbars ate dhe e shumzon. Perkunder realitetit te rikthimeve te shumta me semundejet vdekjeprurese e ngjitese!

    I tha qė ishte skllav i saj. Ajo nuk e pranoi aspak kėtė pakt dhe “rishkroi” tė kundėrtėn, duke e bėrė tė ndihej ZOT i trupit dhe shpirtit tė saj…

    Kjo deshmi e flakur prej kohesh se burri ka epersi, del e deshmohet ne bashkohesi ! Edhe perpara ka qene ai raport por i pa deshifruar. se, duke qene e prirur femra te krijoje rrethanat e mrekullise dhe lumturise, i jep prirjet mashkullit te ndjehet Zot. Pa femren , ai eshte i perhumbur, mbase , dhe me te eshte skllav. Spse , burimi i gjithckajes rrjedh nga femra.

    Duke marre parasyshe se kjo proze eshte shkruar nga nje femer, ka dale ne shesh, mjeshtria e ringritjes nga dialogu qe ajo e spikat, se mashkulli jo qe nuk eshte skllav, por ne raporte te tilla eshte dhe Zot !





    …………………………………..................................... .. . . .

    Nga dritarja e avionit perceptoi tė fundmen panoramė nga atdheu.
    Mbylli sytė dhe u pėrpoq tė risillte nė kujtesė nimfėn e tij.
    Nuk mundi. Imazhi i saj tashme ishte zhdukur.
    “Femra e tij”, kish mbetur pas, atje mes errėsires, tek ballkoni, me vėshtrimin e qelqtė(gati per tu shkrirė) qė ai po e ndjente deri nė palcė…
    Dashuria kishte prolog kėtė veshtrim dhe epilog hapėsirėn ajrore mes tij dhe pragut…

    Ne epilogun e ketij trekandeshi prozaik, ku ngjarja lanson vibrime te prekshme ndjenjash, mbijeton me dominimin e vet ndarja. Pastaj, nėper imazhin e asaj ikjeje, ku perthahen deshirat e ndjenjes, e ndizet malli dhe pikellimi, sėrish mbetet lahuria e perlotur e femres qe pret te dashurin, dhe i dashuri qe e perpijnė shtigjet e njė katandie per te realizuar mireqenien e tij te rrenuar nga largesia, ndarja ...!

    i tillė shfaqet Pragu, ku njeri pret me lot, e tjetri perlotet duke u larguar, me synimin e krijimit te nje tersie shpirterore, qe e perbejne dy gjini qe dashurohen, por nga rrethanat e ndryshme, te shpeshten jane te ndare!
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •