
Postuar mė parė nga
M_u_Z_a
Kete proze te shkurter, ua kushtoj mive te mi M & B, duke i pershendetur e perqafuar fort...
Pragu
PRELUDI I NJE TREKENDESHI PROZAIK
Ėshtė bėrė dukuri qenėsore krijimtaria e Suzana Zisit qofte ne poezi qofte ne prozen poetike te ketij modeli te trekendeshit prozaik Pragu. Ajo synon tė ndėrlidhet me tė gjitha sistemet e dijes pėr tė krijuar funksionin e njė organizmi qė mundet dhe ka forcėn e njė substance tė mendjes qė e ve nė funksionlizim veprimin intim tė tabuizuar nga nje anė, e te deshiruar pergjithėsisht.
Sdomend, nė kėtė vėrdallisje ( siē mund ta quajnė ata qe nuk e kuptojnė !), apo nė kėtė korrespondencė linjash tė anatemuar ne shekuj, , ka dalur nga binarėt e durimit dhe ka sfiduar rrefimin, i cili, nga shkėndija e idesė tė ndezė sfidėn e njė agimi tė ri nė permasėn e jetės ku del substanca e qenies dhe rrezaton dukje e realitetit qė argumenton unitetin dhe realitetin qė fryhet e zbrazet saherė qė dridhet apo ngazėllehet disponimi tradicionali i linjave njerėzore nė raportin intim!
Kush ka thėne qė dashuria ėshte e verbėr, ka qenė mashtruesi mė i madh. Dashuria ka sy. Sy tė shndritshėm, tė etur, shpues, zhbirues, tė aftė qė tė depėrtojnė edhe nėn dhé apo mijra kilometra larg - kėtė mendoi teksa vėshtroi nga poshtė ballkonit, profilin e saj tė hajthėm
Ndėrkohė qė dridhej prej tė ftohtit ngjethės tė qytetit malor, solli nder mend kalvarin disamujor tė njohjes sė tyre ireale
I rezultoi i mbushur me dėshirė, dashuri, tėrheqje marramendėse, lotė, dritherima dhe pakėz trishtim, mė se normal ky i fundit pėrderisa gjendeshin mijra kilometra lerg. Iu kujtua njė thėnie e saj: Njė puthje larg
.
Po shpirt mendoi trishtueshėm jemi vec njė puthje larg, mjafton qe ti tė lėshohesh si pupėl nga ai ballkon burg.
Mes errėsirės, pa dritėn e zbehtė tė cigares se saj. Dora e tij e mardhur, duke guxuar tė levize prej xhepit, shkroi: Shpirt, mundesh tė mė pergjigjesh tani nė tel?
Mes tisit tė mesnatės, pa qe ajo levizi dhe pas kesaj, ai shqoi njė dritė tė pakėt. Ishte ekrani i celularit tė saj. Pas disa sekondash, u ravijezua nje Po!.
Zemra imeeeeeeeeeeeeee
Zėri saj e rrėnqethi.
Ohhhh
pėrse? Pėrse? Pėrse nuk me the?
Surprizė, nuk mund te takoheshim me skemat e lodhura tė bashkėvuajtesve tanė
Shshshshshtttt!!! Mos!!! Dėgjohesh deri ketu.
Erdha vetem pėr njė kafe, njė pėrqafim dhe nqs ti m do aq sa thua, edhe pėr njė puthje tė gjatė. Kaq. Kėrkoj shumė nga jeta?
Nga ana tjetėr, dėgjoi nje ngashėrimė dhe njė rrymė e nxehtė e pėrshkoi tė tėrin duke pėrfytyruar lotėt tek i binin mbi lėkurė, buzė, gjinj
Hmmmmm
ja kėtu hynte ai dhe ia lepinte lotėt duke u ēmendur prej dėshirės qė tė ishin ujvarė dhe te rridhnin e tė rridhnin edhe mė poshtė
Uh, djall, i uleriti vetes, edhe tani qė e ke mė tė gjallė se kurrė pėrballė, vazhdon ta lodhėsh fantazinė?
Ajo heshtte duke frymėmarrė rėndė dhe duke pritur qė ai tė fliste.
Mbylli telefonin tejet i trishtuar dhe formuloi sms-nė mė tė shkurtėr qė kish shkruar ndonjėherė: Nesėr???
Ajo iu pėrgjigj nė ēast: Nė orėn 8 mė telefono.
E ngarkoi veten mbi kėmbet e lodhura dhe e ngjiti deri tek hoteli i vogėl nė majėn e kodrės, pėrmes njė rrugice gjarpėruese.
U shtri ashtu me kėpucė dhe fjeti gjumin e tė vdekurve.
Tėrė natėn u end mbi trupin e saj duke ia marrė frymėn ėndrrash
Nė kohėn bashkohore, ky dialog eshte i perditshem! Sepse shfrimi per te realizuar deshiren eshte eskalues, per largesat apo ndalimet qe i ben largesia! Neper kete realitet rrethanash , Suzana ka venė shenjestren , se bota , nuk zhvillohet mbi parimet e se kaluarės. Ajo ka perjetuar njė esencė ndryshimi, siē e ka orientuar edhe bashkimin shpirtror me bashkimin trupor tė intimave. E ne realitet, ne rrethana shume perēudnuese, akoma cilesohet si i palejuar edhe te shkruhet, te ndjehet e te pasqyrohet nė dimensionet e jetes shqiptare, edhepse, ka pushtuar , ka mbushur e stermbushur nevojen e nje qasjeje objektive, ku arrihet liria dhe nevoja qe e ka njeriu!
Prej kesaj rrjedhe, jane vene ne spikame ndarjet e nje teresie te burrit dhe gruas. I pari shtigjeve te mergimit, e dyta ne pritje. Dhe, malli, dashuria, ndjenja ! Si mund te mos jene skena te prozes shqiptare keto plage qe synojne te sherohen vetem me unitetin e dy gjymtyreve te ndara nga rrethanat dominuese dhe egzistenciale, per te permbushur botekuptimin dashuri ?!
...............
.................... . .
Sa po u gjend pėrballė portės, ndjeu ftohtėsi dhe tendosje sikur ti kishin futur nė trup njė skelet akulli.
Nė gjysmėerrėsirėn e kuqėrremtė tė shtėpisė, u shfaq silueta e saj e brishtė.
Njė dorė, e tėrhoqi brenda
U ndie kaq i dobėt dhe i plogėsht sa mend po humbiste. Zgjati dorėn dhe kėrkoi njė pikė ku tė mbėshtetej. Preku njė pasqyrė. Sipėrfaja e saj e lėmuar, e ndihmoi tė binte
Perceptoi siper tij frymėmarrjen dhe gojėn e nxehtė qė i rrėmbeu edhe atė pak frymė qė i kish mbetur
Ēuditėrisht, u ndje i fortė si ujk. E rrėmbeu krahėsh dhe e fundosi nė detin e tij duke u ndier shtroja e saj, ndėrsa ajo gjethja qė pluskonte lagėsht
Poshtė saj, sipėr, anash, brenda, jashtė saj
ėmbėl, dhimbshėm, ethshėm, ujshėm, kafshueshėm
dhunshėm
I tha qė ishte skllav i saj. Ajo nuk e pranoi aspak kėtė pakt dhe rishkroi tė kundėrtėn, duke e bėrė tė ndihej ZOT i trupit dhe shpirtit tė saj
Nuk arrinte tė perceptonte nė ishte i plotė. Here ndihej njė gjymtyrė, herė njera gjysmė. Formonin tė dy, njė tė tėrė tė ēmendur dhe tė lumtur. Njė e tėrė e harbuar qė kafshonte jo vetėm lėkurėn por edhe llavėn e nxehtė qė krijonte grumbullime tė kuqe gjaku nėpėr hartėn e universit tė tyre tė pėrbashkėt.
Lakuriqėsia e saj e hajthme, ngėrtyer me ultėsira tė buta e kodrina tė harbuara gjinjsh, e bente tė ndihej i etur kafshėrisht
Nuk kish dashuruar me parė asnjėherė kėshtu.
Mbase njė here
por
dikur
dikur nė njė epokė tė largėt kur dashuria i dukej si planet i kuq dhe pėrvelues
ndėrkohė qė tani e kishte nė duar dhe e plastifikonte duke i dhėnė forma marramendėse
Nėn trupine saj
Nėn magjinė e ėmbėl te saj
Dua tė vdes kėshtu, - mėrmeriti ėmbel ajo duke frymėmarrė lėngshėm
I pėrpiu frymėn, burimin e buzėve, gjuhėn, shpirtin dhe pati deėhire tė vdiste edhe ai nėn tė. Iu kujtua njė gjetje e para disa viteve nė nje akullnajė. Ishin dy skelete tė pėrqafuar butėsisht tė mbetur kushedi se sa mijra vjet nėn akull.
Njė vdekje e ėmbel
Strukur tek njėri tjetri pėrjetėsisht
Dikur, i mėsuar tė rendte sa nga njėra femer tek tjetra, do kish qeshur me kėte gjetje. Tani, i pushtuar totalisht nga kjo gjysmė, u ndie i ngėrthyer nga njė robėri e dėshiruar
e ėmbel
Te duaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
kupton??? ulėriti pa zė.
Sytė e saj i dhuruan njė vėshtrim tė qelqtė i cili shkriu diku mbi fytyrėn e tij duke pikuar dy lotė tė kripur
Ajo, iu lėshua si hijenė, duke e perpirė me gojėn e nxehtė, duke e risjellė nė qendėr tė universit per ta ripushtuar sėrish nga e para
Ne arritjen e realizimit, "Sa po u gjend pėrballė portės, ndjeu ftohtėsi dhe tendosje sikur ti kishin futur nė trup njė skelet akulli."
Sa e trishtė. Ka te ngjare qe cdo kthim i tille, i shqiptareve nga mergimi, i shqiptareve nga zendanet, te rrezatonte ate skelet akulli. Megjithat Suzana nuk i jep ate dimension. Ajo ka faktuar pamjen pozitive, qe e intensifikon rrjedhen e jetes, e mbars ate dhe e shumzon. Perkunder realitetit te rikthimeve te shumta me semundejet vdekjeprurese e ngjitese!
I tha qė ishte skllav i saj. Ajo nuk e pranoi aspak kėtė pakt dhe rishkroi tė kundėrtėn, duke e bėrė tė ndihej ZOT i trupit dhe shpirtit tė saj
Kjo deshmi e flakur prej kohesh se burri ka epersi, del e deshmohet ne bashkohesi ! Edhe perpara ka qene ai raport por i pa deshifruar. se, duke qene e prirur femra te krijoje rrethanat e mrekullise dhe lumturise, i jep prirjet mashkullit te ndjehet Zot. Pa femren , ai eshte i perhumbur, mbase , dhe me te eshte skllav. Spse , burimi i gjithckajes rrjedh nga femra.
Duke marre parasyshe se kjo proze eshte shkruar nga nje femer, ka dale ne shesh, mjeshtria e ringritjes nga dialogu qe ajo e spikat, se mashkulli jo qe nuk eshte skllav, por ne raporte te tilla eshte dhe Zot !
..................................... .. . . .
Nga dritarja e avionit perceptoi tė fundmen panoramė nga atdheu.
Mbylli sytė dhe u pėrpoq tė risillte nė kujtesė nimfėn e tij.
Nuk mundi. Imazhi i saj tashme ishte zhdukur.
Femra e tij, kish mbetur pas, atje mes errėsires, tek ballkoni, me vėshtrimin e qelqtė(gati per tu shkrirė) qė ai po e ndjente deri nė palcė
Dashuria kishte prolog kėtė veshtrim dhe epilog hapėsirėn ajrore mes tij dhe pragut
Krijoni Kontakt