Tirana dhe Shishtaveci, kampione ne ski
E Hene, 12 Janar 2009
Tirana per femra dhe Shishtaveci i Kukesit per meshkuj jane shpallur ekipet kampione ne Shqiperi, ne sportin e skive. Ne kampionatin kombetar qe po zhvillohet keto dite ne Dardhe te Korces dhe qe dhe qe eshte i dyti radhazi, Tirana grumbulloi gjithsej 28 pike, kurse Shishtaveci 30 pike. Garat jane zhvilluar ne nje piste, me gjatesi 200 metra dhe ne gare kane marre pjese 50 sportiste nga i gjithe vendi. Kjo ishte pjesemarrja me e larte, pas vitit te shkuar. Skiatoret kane shenuar edhe rezultate me te larta, se nje vit me pare. Ne kampionat moren pjese ekipet e Pukes, Shishtavecit, Korces, Kukesit, Tiranes, Durresit, Elbasanit, Voskopojes, Vikthuqit, Borjes dhe shkolla e Shishtavecit. Ne skipisten e ndertuar ne nje lartesi prej 1735 metra mbi nivelin e detit, e vetmja ne vend dhe me kushte optimale per organizimin e nje kampionati me permasa kombetare, kampionati u mbyll me sukses te plote.
Krijoni Kontakt