Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    Ali Babaxhan viziton Kosovën, pritet heqja e vizave me Turqinë

    Ministri i Jashtëm i Turqisë arrin në një vizitë dyditore në Kosovë, me një delegacion të përbërë prej rreth 100 vetash.

    E hënë, 12 Janar 2009 14:02

    Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Babaxhan arrin për një vizitë dyditore zyrtare në Kosovë, në krye të një delegacioni të madh turk prej rreth 100 vetash. Shefi i diplomacisë turke sonte do të ketë vetëm një darkë me homologun e tij kosovar Skënder Hyseni.

    Në një deklaratë për mediat turke, Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni ka thënë se pret përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Po ashtu ai ka paralajmëruar se homologun turk do të bisedojë edhe për mundësinë e heqjes së vizave mes dy vendeve. /rtv21/
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    turqija pa viz, izraeli pa viz deshtem e nuk deshtem ma shum po i do shqiptaret Lindja se perendimi !
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #3
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Pse Doruntine do kete me rini shqiptare ne Shqiperi po u be Perendimi pa vize?

    Te arrij vendi nje mireqenie ekonomike si fillim dhe pastaj shofim e bejme me Perendimin.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    jo vetem quditem shum shqiptar e adhurojn izraelin e askush nuk shkon me punu e me jetu atje e pra asht shtet i pasur dhe fole e rrjedhave te pareve te botes asht aty, te gjith lumejt derdhen aty...siq ishte te gjitha rruget te qojnê ne rromê
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #5
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Do thoja te njejten gje per Turqine qe te gjithe krenohen dhe hapin tema qe s'do kete viza por asnje nuk shkon,por preferon te cirret neper shkurret greke.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    ueu ueu ne turqi pa vizaa.
    ata shikojn interesin e tyre se e kutpuan se shqiptaret bejn me shum turizem nz turqi se sa ne vete vnedin e tyre.
    e thote dhe ajo reklama antikombtare ne tv shqiptare (JU KUSHTON ME SHUME PO TE RRINI NE SHTEPI)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2007
    Vendndodhja
    Në Sadovinë të Jerlive- Viti - Kosovë
    Postime
    79
    Jo vetëm Turqia, por është mirë që njiherë e përgjithëmonë ta hjekim frikën se a do të marrim apo jo një vizë, për kuqoqoftë...Pra mendoj se popujt duhet të lëvizin shlirshëm dhe pa dro se do ti maltretoj kush për një vizë qoftë ajo Shengen apo e dikujt tjetër.
    Jo vetëm populli ynë, por ai i gjithë botës është shkapërderdhur, andaj të afërmit e tyre duhet të jenë të lirë që ti vizitojnë ata kudo qofshin.
    E përshëndes një hap të tillë dhe shpresoj se do të vie koha që edhe në vendet tjera të udhëtojmë pa viza...
    exha...(Shpëtimi)

  8. #8
    Edhe kjo pune..., u be si ajo estrada e Fadilit!
    Italise, Gjermanise, Sh.B.A, Frances, Anglise, Greqise, Kanadase, etj., ti jepen vizat...,
    kurse Turqise, ti hiqet viza!
    E ç'ka ketu per tu mburrur???
    Turku largpames, per faktin qe Shqiperia do te hyj ne BE, perpara tyre, kerkon qe te kete nje partner tjeter ne BE, perpara akoma qe Shqiperise ti vihen rregulla, behen marreveshje dhe firmosen kontrata pa drejt terheqje...!
    Shume mire qe nuk ka viza me me turqit..., ashtu sikur nuk ka viza me Italine dhe Zvicren, vizat vihen per te kontrolluar emigrimin, por hiqen kur "ky rrezik" nuk ekziston!
    Pra kush shkon ne Turqi, shkon per te bere pushime ( antipatriot ), ose eshte ndonje tregetar i nderuar ( dallaverexhi, xhambaz ) -ku e ble plaçken per dy lek dhe e shet per tre...
    Bukur shume!

  9. #9
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Babaxhan takohet me udhëheqësit më të lartë të Kosovës

    Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Babaxhan gjatë vizitës dy ditore në vendin tonë sot paradite është takuar me presidentin e Republikës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, ndërsa pritet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Skender Hyseni. Po ashtu ministri Babaxhan do t'i adresohet me një fjalë rasti edhe ligjvënësve të Kosovës.
    Ndërsa në orët e pasdites do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje bashkëpunimi mes Turqisë dhe Kosovës si dhe një marrëveshje për heqjen e vizave për qytetarët e të dy vendeve

    rtk
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Nga sot raportet e Kosovës, raporte këto shtetërore me Turqinë, do të shënojnë një etapë të re




    Prishtinë, 13 janar 2009


    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Ali Babacana, i cili po qëndron për një vizitë zyrtarë në vendin tonë.
    Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, si dhe ministrat Enver Hoxhaj dhe Mahir Jagxhillar.

    Fillimisht kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se ndjehet i nderuar që si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës të pretë në vizitën e parë zyrtare në Kosovën, shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, ministrin e jashtëm të Turqisë.

    Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli i saj i janë shumë mirënjohës dhe falënderues, Qeverisë së Turqisë, kryeministrit Erdogan, presidentit Gyl, ministrit të Jashtëm Baba Jan, për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë popullit dhe shtetit të ri të Kosovës, ka thënë kryeministri Thaçi.

    Turqia është prej vendeve të para që e ka njohur pa asnjë Kosovën shtet i pavarur. Turqia ka qenë vazhdimisht mbështetëse e Kosovës për liri, çlirim, për shtet tash në procesin e tranzicionit dhe do të jetë edhe në procesin integrues euroatlantik, ka potencuar kryeministri Thaçi dhe ka shtuar se “ne si institucione të Republikës së Kosovës e çmojmë shumë prezencën e autoriteteve turke në Kosovë, qofshin ato ushtarake, policore, monetare dhe diplomatike”.

    Është një përkushtim i bashkëpunimit të ngushtë mes dy shteteve tona, një bashkëpunim ky i reflektuar në shumë drejtime, edhe në atë ekonomik, të arsimit, kulturor dhe një bashkëpunim të gjithanshëm. E informova ministrin për suksesin që kemi arritur në vitin 2008 dhe natyrisht shprehëm zotimin tonë se viti 2009 do të jetë viti i vazhdimit të suksesit, por që të ndodh ky sukses edhe më i madh, duhet të fillojmë edhe me zhvillimin ekonomik të Kosovës, tha kryeministri Hashim Thaçi, duke njoftuar gjithashtu se Qeveria e Republikës së Kosovës sot do t’i nënshkruajë dy marrëveshje me ministrin turk, marrëveshje këto që do t’i hapin një perspektivë thellimit të bashkëpunimit të shumanshëm mes institucioneve tona, që do t’a lehtësojnë edhe qarkullimin e lirë të njerëzve, edhe të mallrave, në kuptimin më afirmativ të mundshëm, por që do t’a lehtësojnë edhe investimin prej investitorëve turq në Kosovë.

    Kosova është vend i mundësive të reja. Investitorët dhe delegacioni i madh dhe i fuqishëm që ka ardhur nga Turqia në Kosovë e ka një përvojë dhe eksperiencë shumë pozitive, prandaj unë dua të besoj përvojë do të bartet në Kosovë dhe investitorët turq, si gjithë të tjerët, do ta kenë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të kenë siguri të plotë për të investuar në Kosovë, në mënyrë që këto potenciale dhe këto mundësi të shfrytëzohen në kuptimin më të mirë të mundshëm, u shpreh kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

    Duke i dëshiruar një mirëseardhje miqësore ministrit të Jashtëm, me zotimin për bashkëpunim edhe më të thellë mes dy vendeve, dëshiroj që nga sot raportet e Kosovës, si raporte shtetërore me Turqinë, të shënojnë një etapë të re. Ne po ndërtojmë Kosovë demokratike, shumetnike, me përfaqësim të të gjitha komuniteteve në institucione, në Parlament, gjithashtu edhe në qeverisjen, pra dy ministrat e komunitetit serb, një ministër i komunitetit turk dhe ne do të vazhdojmë me këtë traditë dhe vizion shumetnik për Kosovën si shtet, përfundoi adresimin e tij para mediave kryeministri Hashim Thaçi.

    Ndërsa, ministri i jashtëm i Republikës së Turqisë, Ali Babacana, falëmnderoi Qeverinë e Republikës së Kosovës për gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Turqisë në të gjitha sferat dhe theksoi se Kosova dhe Turqia kanë lidhje historike të bashkëpunimit dhe ato do ti vazhdojnë edhe në të ardhmen.

    “Jemi duke realizuar një vizitë historike në Kosovë, me të cilën kemi lidhje historike. Kosova ka një vetëdije pozitive e cila mund të kontribuojë ne stabilitetin e rajonit në bashkëpunim të mirë me vendet fqinje”, theksoi ministri i Jashtëm i Turqisë, duke shtuar se sot do të bëhet një marrëveshje të heqjes së vizave dhe qytetarët e Kosovës do të mund të shkojnë në Turqi pa kurrfarë pengesa, po ashtu edhe qytetarët turq Kosovën.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pretendenti i Fronit mbretëror, Leka Zogu, viziton Kosovën
    Nga ment në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 08:35
  2. Komisioneri Patten viziton Kosovën
    Nga StterollA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-05-2004, 00:14
  3. Presidenti Moisiu viziton Kosovën
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 23-04-2004, 18:21
  4. Kryetari i kuvendit shqiptar viziton Kosoven
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-06-2003, 03:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •